{"id":20846,"date":"2019-02-02T19:00:59","date_gmt":"2019-02-02T18:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20846"},"modified":"2019-01-31T17:55:47","modified_gmt":"2019-01-31T16:55:47","slug":"%ef%bb%bfditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-4\/","title":{"rendered":"\ufeffDitari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi (4)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8230;Harxhova qimet e kok\u00ebs p\u00ebr analiza, skanera e radiografira. U shk\u00ebputa nga puna dhe i harxhova t\u00eb gjitha parate neper doktore. Zoti me ndihmoi e ma sh\u00ebroi djalin, por mbeta pa asnj\u00eb euro, madje u futa edhe n\u00eb borxhe\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrkova borxh nj\u00eb her\u00eb k\u00ebtej, nj\u00eb her\u00eb andej, por nuk vonoi dhe filluan te\nma mbyllnin der\u00ebn kudo. I shkova edhe babait t\u00eb djalit, por ai ma p\u00ebrplasi n\u00eb\nfytyr\u00eb: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb djali im, m\u00eb tha, por i yti!\u201d. E luta me lot n\u00eb sy t\u00eb b\u00ebnte\nanalizat e ta v\u00ebrtetonte, por nuk pranonte. Tamam psikopat m\u2019u duk kur e pash\u00eb\nt\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me at\u00eb robd\u00ebshambrin roz\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk e shikoja dot me sy dhe nuk\ne lejoja ta vishte\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk m\u00eb ftoi t\u00eb futesha as brenda. Te dera biseduam. Ishte dob\u00ebsuar dhe\nzverdhur n\u00eb fytyr\u00eb. Me siguri, nuk dilte m\u00eb nga sht\u00ebpia. I ktheva kurrizin pa\nfolur dhe dola n\u00eb rrug\u00eb. Binte shi, isha lagur e b\u00ebr\u00eb qull, por un\u00eb nuk e\nndjeja\u2026 Lot\u00ebt m\u00eb rr\u00ebshqisnin posht\u00eb faqeve dhe bashkoheshin me pikat e shiut q\u00eb\nbinin pa pushim n\u00eb fytyr\u00ebn time. Kisha mbetur v\u00ebrtet keq, pa nj\u00eb qindark\u00eb n\u00eb\nxhep, si i thon\u00eb fjal\u00ebs. K\u00ebmb\u00ebt m\u00eb \u00e7uan instinktivisht para der\u00ebs s\u00eb Nadjas. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur, kukla mu? &#8211; m\u00eb tha ajo e shqet\u00ebsuar, kur m\u00eb pa lot\u00ebt,\nduke k\u00ebrkuar me syt\u00eb e saj t\u00eb but\u00eb syt\u00eb e mi, t\u00eb fshehur prapa kapak\u00ebve gjys\u00ebm\nt\u00eb mbyllur, q\u00eb shikonin posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam pa asnj\u00eb evro n\u00eb xhep! &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Kam dy muaj pa paguar qerane dhe\ntre fatura dritash pa likuiduar. Nes\u00ebr m\u00eb presin dritat\u2026 Dua t\u00eb punoj me ty. Ma\nrregullon dot?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo nuk foli, por u kthye mbrapsht dhe ktheu p\u00ebrmbys nj\u00eb komodin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.\nPosht\u00eb saj, kishte ngjitur nj\u00eb zarf. E hapi dhe nxori 500 euro. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shko paguaj dritat, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; se do t\u00eb v\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjob\u00eb e pastaj\nbisedojm\u00eb\u2026 &#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb vajza e saj shtrir\u00eb n\u00eb krevat, filloi t\u00eb qante.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ik, kukla mu, &#8211; m\u00eb tha, duke m\u00eb ledhatuar me dy duar n\u00eb dy krah\u00ebt e mi. E\nkishte zakon k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjeje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ktheva p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb, duke hedhur v\u00ebshtrimin nga krevati ku flinte vajza e\nsaj dhe befas k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb ndaluan. M\u2019u kujtua djali im, q\u00eb me siguri tani do t\u00eb\nishte duke luajtur me Luiz\u00ebn, plak\u00ebn shqiptare qe mbante kat\u00ebr-pes\u00eb femij\u00ebt e\nlagjes q\u00eb i kishin prind\u00ebrit n\u00eb pun\u00eb. \u00c7\u2019do t\u00eb thoshte ai po t\u00eb merrte vesh\npun\u00ebn e re q\u00eb kishte filluar mami i tij q\u00eb ai e donte aq shum\u00eb?! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ik, pra! &#8211; m\u00eb tha Nadja dhe m\u00eb shtyu leht\u00eb me dor\u00eb. &#8211; Ik, mos u vono, se\npo t\u00eb pres\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasdite, Nadja m\u00eb prezantoi me taksistin e saj. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i dob\u00ebt\ne i im\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cilin vija dor\u00ebn n\u00eb zjarr q\u00eb ishte shqiptar. Sa u fut\u00ebm n\u00eb\nmakin\u00eb e derisa zbrit\u00ebm, atij nuk i pushoi goja. Me foli p\u00ebr Evangjelatosin,\nemisionin e nj\u00eb nate m\u00eb par\u00eb, ku ai kishte futur gazetar\u00ebt e tij n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb\nsallami dhe ata kishin filmuar t\u00eb gjitha pisll\u00ebqet q\u00eb b\u00ebheshin aty\u2026 Ai m\u00eb ndaloi\nn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku nuk kisha qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, diku prapa spitalit \u201cEvangjelizmo\u201d,\nku po m\u00eb priste nj\u00eb grua e sh\u00ebndosh\u00eb e rrumbullake, t\u00eb cil\u00ebn ma prezantoi si\nzonja Eftalia&#8230; M\u00eb von\u00eb, do ta merrja vesh se ajo ishte personi i par\u00eb q\u00eb\ntakonte vajzat dhe n\u00ebse ato i p\u00eblqenin, i \u00e7onte te pronari i madh, n\u00eb t\u00eb\nkund\u00ebrt\u00ebn&#8230; Taksisti m\u00eb zgjati dor\u00ebn dhe u largua. Rregulli qe i rrepte:\nAsnjeri nuk duhet ta njihte gjithe sistemin zinxhir, por vetem nj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb\ntij\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ec\u00ebm pak me k\u00ebmb\u00eb derisa ajo ndaloi p\u00ebrpara nj\u00eb dere me xhama dhe me\nkangjella t\u00eb nj\u00eb pallati t\u00eb vjet\u00ebr, por t\u00eb mbajtur shum\u00eb mir\u00eb. Ajo hapi der\u00ebn\nme \u00e7el\u00ebs. U ngjit\u00ebm me ashensor dhe ndaluam n\u00eb katin e pest\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri ajo hapi\nder\u00ebn dhe u fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb apartament. \u201cPrit nj\u00eb sekond\u00eb\u201d, m\u00eb tha dhe u fut n\u00eb\nnj\u00ebr\u00ebn nga dhomat. E ndoqa nga pas. Hodha syt\u00eb rreth e qark. Apartamenti m&#8217;u\nduk shum\u00eb luksoz, plot me antikuar\u00eb dhe abazhur\u00eb t\u00eb mod\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Ndryshe\nnga \u00e7\u2019e kisha menduar, nuk po emocionohesha fare, isha shum\u00eb gjakftoht\u00eb. Si\u00e7\nduket, e kisha mbledhur veten. Ndofta edhe ngaq\u00eb nuk e dija ekzakt\u00ebsisht \u00e7\u2019m\u00eb\npriste\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde, &#8211; m\u00eb tha ajo pas pak dhe ma b\u00ebri me dor\u00eb nga tavolina ku ishte\nulur nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-tave. Zyra ishte shum\u00eb luksoze, me biblioteka\nlibrash e me rafte t\u00eb m\u00ebdhenj me dru are. Nd\u00ebrkoh\u00eb, doli jasht\u00eb n\u00eb heshtje,\nduke m\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm me at\u00eb burr\u00eb q\u00eb, si\u00e7 dukej, ishte pronari, nj\u00eb grek tipik, i\nshkurt\u00ebr, i sh\u00ebndosh\u00eb, zeshkan, me flok\u00eb plot thinja, t\u00eb qethur shkurt, me nj\u00eb\ncigarishte n\u00eb goj\u00eb dhe me tespijet q\u00eb i l\u00ebvizte paksa me nervoziz\u00ebm n\u00eb dor\u00eb.\nIshte veshur i t\u00ebri me t\u00eb zeza. M\u00eb shikoi paksa n\u00ebn vetulla. O Zot, \u00e7far\u00eb\nv\u00ebshtrimi! Dukej sikur do t\u00eb t\u00eb zhvishte me sy. Nuk e di se pse m&#8217;u fiksua n\u00eb\nmendje q\u00eb duhet t\u00eb ishte nga Kreta. Nga pamja dhe l\u00ebvizjet q\u00eb b\u00ebnte, me krijoi\np\u00ebrshtypjen se duhet te kishte punuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb polici\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk u ngrit fare nga tavolina e zyr\u00ebs, nd\u00ebrsa un\u00eb vazhdoja t\u00eb rrija n\u00eb\nk\u00ebmb\u00eb. Nuk m\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb ulesha, por pas pak, u \u00e7ua edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nga je? &#8211; m\u00eb pyeti. I thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ai nuk foli. M\u2019u afrua, duke me\nardhur rrotull si ujku viktim\u00ebs s\u00eb tij. Instiktivisht, u t\u00ebrhoqa duke v\u00ebn\u00eb\nduart n\u00eb gjoks. Zemra filloi t\u00eb m\u00eb rrihte shpejt. Gjith\u00eb ajo qet\u00ebsi q\u00eb kisha\nderi at\u00ebher\u00eb, m\u00eb iku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebqind\u00ebn e sekond\u00ebs\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos ki frik\u00eb! &#8211; tha. &#8211; K\u00ebtu jemi vet\u00ebm. Eftalia tani po shikon televizor\nn\u00eb dhom\u00ebn e ndenjjes. Nuk guxon t\u00eb hyj\u00eb.&nbsp;\nKjo \u00ebsht\u00eb zyra dhe sht\u00ebpia ime&#8230; Pasi vuri paksa buz\u00ebn n\u00eb gaz, ose m\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb them, pasi e vari paksa buz\u00ebn e poshtme, vazhdoi: &#8211; Qenke e bukur, moj\nallvanose! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tha k\u00ebto fjal\u00eb dhe zgjati sakaq dor\u00ebn drejt gjoksit tim. Un\u00eb mbeta si e\nngrir\u00eb. S&#8217;kisha fuqi as t\u00eb l\u00ebvizja e jo m\u00eb t\u00eb kund\u00ebrveproja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pa prit t\u00eb t\u00eb shikojme nj\u00eb her\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha dhe, duke thithur\ncigarishten, m\u00eb zb\u00ebrtheu kopsat e k\u00ebmish\u00ebs dhe m\u00eb ngriti lart sutjenat\u2026 Dy\nduart e tij m\u00eb prek\u00ebn gjoksin, duke ma ngritur lart, sikur ta peshonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Aha! \u2013 tha &#8211; poli orea. (Shum\u00eb i bukur). Pa hiqi pantallonat, &#8211; shtoi dhe\nzgjati dor\u00ebn e djatht\u00eb mes k\u00ebmb\u00ebve te mia. Duhet t\u00eb t\u00eb kontrollojm\u00eb &#8211; tha. &#8211; Ne\nkujdesemi p\u00ebr klient\u00ebt tan\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mpir\u00eb, si\u00e7 isha, e lash\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u00e7\u2019t\u00eb donte. &#8220;Mos ki merak, m\u00eb\nkishte th\u00ebn\u00eb Nadja, pronari shkon vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb. Esht\u00eb maniak\nseksual dhe do t&#8217;i nd\u00ebrroj\u00eb vazhdimisht. Thon\u00eb se nuk b\u00ebn dot dy her\u00eb dashuri\nme t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fem\u00ebr. Nuk ke p\u00ebr ta takuar m\u00eb ve\u00e7 dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Ruajna Zot e\nnuk t\u00eb bie ndonj\u00eb shofer maniak, se me at\u00eb do t\u00eb kesh t\u00eb b\u00ebsh vazhdimisht, \u00e7do\nnat\u00eb.\u201d&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>E mart\u00eb, 29 dhjetor<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si sot, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kisha klientin e par\u00eb. Po rrija me Ilian, shoferin,\nsip\u00ebr n\u00eb Kolonaqi. Ishim ulur n\u00eb nj\u00eb nga ato kafet\u00eb q\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn rrin\u00eb plot,\nt\u00eb mbushura m\u00eb student\u00ebt. Ai m\u00eb qerasi me nj\u00eb frape, q\u00eb po e pinim ngadal\u00eb-ngadal\u00eb\nq\u00eb t\u00eb shtynim or\u00ebt, kur, befas, ra zilja e celularit. U p\u00ebrgjigja. M\u00eb k\u00ebrkonin\nn\u00eb nj\u00eb bank\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Bank\u00eb?! &#8211; pyeta un\u00eb e \u00e7uditur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; m\u00eb tha Ilia, &#8211; bank\u00eb! Un\u00eb kam \u00e7uar vajza edhe n\u00eb zyra funeralesh\ndhe ato kan\u00eb b\u00ebr\u00eb seks me klient\u00ebt sip\u00ebr arkivoleve, kurse ty t\u00eb duket \u00e7udi n\u00eb\nbank\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cO Zot, \u00e7far\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb vesh\u00ebt mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, thash\u00eb m\u00eb\nvete. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos u \u00e7udit! &#8211; m\u00eb tha Ilia. &#8211; Do Zoti t\u00eb k\u00ebrkon ndonj\u00eb punonj\u00ebs banke dhe\njo \u201csecurity\u201d, se ata t\u00eb l\u00ebn\u00eb bakshish\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U nis\u00ebm. Banka ishte n\u00eb breg t\u00eb detit&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8230;Harxhova qimet e kok\u00ebs p\u00ebr analiza, skanera e radiografira. U shk\u00ebputa nga puna dhe i harxhova t\u00eb gjitha parate neper doktore. Zoti me ndihmoi e ma sh\u00ebroi djalin, por mbeta pa asnj\u00eb euro, madje u futa edhe n\u00eb borxhe\u2026 K\u00ebrkova borxh nj\u00eb her\u00eb k\u00ebtej, nj\u00eb her\u00eb andej, por nuk vonoi dhe filluan te ma mbyllnin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2214,2213],"class_list":["post-20846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-ditari","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20846"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20846\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}