{"id":20834,"date":"2019-01-31T18:00:16","date_gmt":"2019-01-31T17:00:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20834"},"modified":"2019-01-31T17:15:26","modified_gmt":"2019-01-31T16:15:26","slug":"%ef%bb%bfu-prisha-me-shoqen-se-i-thashe-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfu-prisha-me-shoqen-se-i-thashe-te-verteten\/","title":{"rendered":"\ufeffU prisha me shoqen, se i thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke mar\u00eb shkas nga nj\u00eb histori q\u00eb lexova n\u00eb\ngazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, vendosa edhe un\u00eb t\u00eb tregoj nj\u00eb histori q\u00eb m\u00eb ka ndodhur. Po\ne shkruaj p\u00ebrvoj\u00ebn time jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb eksperienc\u00ebn q\u00eb kam kaluar, por\nedhe p\u00ebr t\u00eb treguar se q\u00ebllimet e mira jo p\u00ebrher\u00eb mjaftojn\u00eb. Un\u00eb u p\u00ebrpoqa t\u00eb\ntregohesha e drejt\u00eb, por ja q\u00eb u nd\u00ebshkova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Po e nis q\u00eb nga fillimi,\nduke ju treguar pak p\u00ebr veten time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam 35 vje\u00e7e, e martuar dhe kam nj\u00eb vajz\u00eb.\nP\u00ebr 10 vjet kam punuar n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb italiane k\u00ebpuc\u00ebsh ku shumica jan\u00eb gra\nshqiptare t\u00eb pun\u00ebsuara. Q\u00eb n\u00eb fillim, kur fillova pun\u00eb, u njoha me nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb\nm\u00eb mbajti shum\u00eb af\u00ebr. M\u00eb fliste gjithmon\u00eb dhe m\u00eb jepte k\u00ebshilla, si p\u00ebrsa i p\u00ebrket\nprofesionit, ashtu edhe n\u00eb lidhje m\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb duhet t\u00eb vendosja me koleg\u00ebt.\nE mbaj mend si sot q\u00eb m\u00eb thonte se duhet t\u00eb tregohesha korrekte dhe se nuk duhet\nt\u00eb kisha shum\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur sespe nuk ishte gj\u00eb e mir\u00eb. Duke qen\u00eb se un\u00eb\nisha disi naive dhe i flisja p\u00ebr veten time, m\u00eb thonte q\u00eb t\u00eb tregohesha m\u00eb e\nrezervuar sepse koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs nuk i hynte n\u00eb pun\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebja kur dilja nga puna.\nN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i merrja me pozitivitet k\u00ebshillat e saj sepse e dija q\u00eb ajo\nishte dashamir\u00ebse ndaj meje. Ajo kishte mosh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs sime dhe m\u00eb trajtonte me\nshum\u00eb dashamir\u00ebsi. Kur kisha rreth 4 vjet q\u00eb kisha filluar pun\u00eb, erdhi n\u00eb pun\u00eb\nnj\u00eb vajz\u00eb e re. E kisha pasur n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjimnaz. Nuk e njihja nga af\u00ebr, por\nsi fytyr\u00eb e mbaja mend mir\u00eb dhe kishim pothuajse shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe\najo m\u00eb dha t\u00eb njohur. U p\u00ebrpoqa ta mbaja af\u00ebr, sepse dihet q\u00eb kur shkon n\u00eb nj\u00eb\nambient t\u00eb ri pune, t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb me dashamir\u00ebsi e t\u00eb mbajn\u00eb\naf\u00ebr. M\u00eb dukej se ishte tipi im dhe m\u00eb p\u00eblqente shoq\u00ebria me t\u00eb. Me kalimin e\nkoh\u00ebs u b\u00ebm\u00eb shoqe gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta. Rrinim bashk\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb pun\u00eb, por\nedhe jasht\u00eb pune. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb isha e fejuar, nd\u00ebrsa B. kishte nj\u00eb t\u00eb\ndashur. I prezantova B.-s\u00eb t\u00eb fejuarin dhe ajo m\u00eb prezantoi t\u00eb dashurin. Dilnim\nndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt dhe ia kalonim mir\u00eb se ishim edhe natyra t\u00eb ngjashme. Me\npak fjal\u00eb, zum\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dasm\u00ebn ton\u00eb ata ishin miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, madje\npothuajse t\u00eb gjitha organizimet e dasm\u00ebs i kam b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me B-n\u00eb. Ajo m\u00eb shoq\u00ebronte\nngado, si p\u00ebr t\u00eb zgjedhur fustanin e nus\u00ebris\u00eb, si edhe p\u00ebr t\u00eb prenontuar\nlokalin. Brenda disa vitesh u lidh\u00ebm shum\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. U b\u00ebm\u00eb shoqe aq t\u00eb\nngushta sa dhe ta kishim kaluar t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn bashk\u00eb, nuk do t\u2019i kishim\nkaluar t\u00eb gjitha ato gj\u00ebra. Un\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb me vajz\u00ebn dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo uu\nfejua me t\u00eb dashurin e saj, nd\u00ebrsa miq\u00ebsia jon\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte e fort\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, shkova tek estetisja q\u00eb kam posht\u00eb\npallatit dhe gjeta dy vajza q\u00eb b\u00ebnin muhabet me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn e vet\u00ebm qeshnin. Nj\u00ebra\ntregonte p\u00ebr t\u00eb dashurin e vet q\u00eb, rast\u00ebsisht, kishte emrin e t\u00eb fejuarit t\u00eb\nB-s\u00eb. Nuk ishte vet\u00ebm kjo, kishte edhe mjaft gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me t\u00eb\nfejuarin e B-s\u00eb, aq sa pas nj\u00eb ore q\u00eb d\u00ebgjoja bisedat e tyre, u binda se i\ndashuri i asaj vajz\u00ebs ishte i fejuari i B-s\u00eb. Nuk doja ta besoja. Kjo vajza\nfoli edhe n\u00eb telefon me t\u00eb dhe ai i tha se po vinte ta merrte me makin\u00eb, nuk i\nrezistova dot kuriozitetit dhe dola nga parukeria me nj\u00eb justifikim koti, q\u00eb t\u00eb\nshikoja n\u00ebse ishte v\u00ebrtet ai tek i cili dyshoja. Dyshimi im nuk kishte qen\u00eb i\nkot\u00eb. Ajo hipi n\u00eb makin\u00ebn e atij q\u00eb un\u00eb e njihja mir\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment do t\u00eb\nkisha dashur t\u2019i dilja p\u00ebrpara dhe t\u00eb shikoja reagimin e tij, por ishte e\npamundur. U b\u00ebra keq, sikur t\u00eb kishte qen\u00eb burri im. M\u00eb rrihte zemra fort dhe m\u00eb\nmerrej fryma. Mezi prita sa shkova n\u00eb sht\u00ebpi e i thash\u00eb burrit se \u00e7far\u00eb kisha m\u00ebsuar.\nM\u00eb rrinte mendja gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs te shoqja ime q\u00eb po p\u00ebrgatitej t\u00eb martohej\nme nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e tradhtonte. P\u00ebr momentin, vendosa t\u00eb mos i thoja gj\u00eb B-s\u00eb. Kur\nra muhabeti me k\u00ebt\u00eb zonj\u00ebn q\u00eb m\u00eb mbante af\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, i mora mendim se si do t\u00eb\nvepronte ajo n\u00ebse do t\u00eb kishte marr\u00eb vesh se burri im kishte dashnore. Ajo ma\npreu shkurt se nuk do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb jet\u00ebn familjare t\u00eb askujt, qoft\u00eb edhe t\u00eb\nmiqve t\u00eb saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, kur shkova n\u00eb pun\u00eb, e hapa si\nnatyrsh\u00ebm bised\u00ebn me shoqen. I thash\u00eb se n\u00ebse ajo do ta kishte par\u00eb burrin tim\nt\u00eb m\u00eb tradhtonmte, un\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb ma tregonte. Edhe ajo m\u00eb tha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn\ngj\u00eb, ndaj un\u00eb mora zem\u00ebr dhe i thash\u00eb ato \u00e7ka dija. Ajo u m\u00ebrzit shum\u00eb dhe\nfilloi t\u00eb qante. M\u00eb dhimbte shpirti p\u00ebr t\u00eb, por ishte m\u00eb mir\u00eb ta merrte vesh para\nse t\u00eb martohej se kush ishte ai q\u00eb kishte n\u00eb krah. N\u00eb ato momente, nuk ma mori\nmendja se t\u00eb nes\u00ebrmen ajo do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb njeri tjet\u00ebr. Erdhi n\u00eb pun\u00eb\ndhe m\u00eb tha se kishte biseduar me t\u00eb fejuarin dhe ai i kishte th\u00ebn\u00eb se e kishte\nvet\u00ebm shoqe at\u00eb goc\u00ebn. M\u00eb tha se i besonte t\u00eb fejuarit dhe m\u00eb akuzonte se i\nkisha futur n\u00eb sherr. U ndjeva shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e\nprisja at\u00eb reagim t\u00eb saj. Sado q\u00eb dashuria mund t\u00eb verboj\u00eb, njeriu duhet t\u00eb\njet\u00eb i aft\u00eb t\u2019i kuptoj\u00eb disa gj\u00ebra. Shkova dhe e bisedova menj\u00ebher\u00eb me\nbashk\u00ebshortin tim n\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe ai m\u00eb tha se kisha vepruar gabim q\u00eb i\nkisha treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por un\u00eb gjithmon\u00eb kisha menduar si p\u00ebr veten time q\u00eb\ndo t\u00eb doja ta dija dhe ta shp\u00ebtoja nga ai njeri i cili e tradhtonte dhe ajo t\u00eb\nishte e lir\u00eb t\u00eb zgjidhte dik\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb e respektonte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, nuk flasim. Ajo, bashk\u00eb me\nt\u00eb fejuarin e saj u martuan dhe tani kan\u00eb edhe nj\u00eb vajz\u00eb. Ai p\u00ebrs\u00ebri e tradhton\npasi kam d\u00ebgjuar p\u00ebrs\u00ebri vajz\u00ebn q\u00eb e pash\u00eb tek estetistja t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr at\u00eb, q\u00eb\ntani \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i shoqes sime. Ja, pra, k\u00ebshtu u prisha un\u00eb me shoqen e\nngusht\u00eb, vet\u00ebm se vendosa t\u2019i tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke mar\u00eb shkas nga nj\u00eb histori q\u00eb lexova n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, vendosa edhe un\u00eb t\u00eb tregoj nj\u00eb histori q\u00eb m\u00eb ka ndodhur. Po e shkruaj p\u00ebrvoj\u00ebn time jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb eksperienc\u00ebn q\u00eb kam kaluar, por edhe p\u00ebr t\u00eb treguar se q\u00ebllimet e mira jo p\u00ebrher\u00eb mjaftojn\u00eb. Un\u00eb u p\u00ebrpoqa t\u00eb tregohesha e drejt\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20453,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20834","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20834\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}