{"id":20827,"date":"2019-01-31T14:00:34","date_gmt":"2019-01-31T13:00:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20827"},"modified":"2019-01-31T13:38:08","modified_gmt":"2019-01-31T12:38:08","slug":"u-bera-shoqe-me-gruan-e-dashnorit%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/u-bera-shoqe-me-gruan-e-dashnorit%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"U b\u00ebra shoqe me gruan e dashnorit\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb prej 2 vjet\u00ebsh, kam qen\u00eb e lidhur me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00eb ka dashur shum\u00eb. Edhe un\u00eb e doja, por jo aq sa ai. Ne nuk u martuam, por vendos\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebjetonim. Lidhja jon\u00eb po shkonte p\u00ebr mrekulli, t\u00eb dy duheshim, shkonim shum\u00eb mir\u00eb, kishim shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me nj\u00ebri-tjetrin, por ai nuk mund t\u00eb m\u00eb jepte dot at\u00eb q\u00eb doja un\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb; nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kuptova vet\u00ebm pas nj\u00eb viti i gjys\u00ebm, pasi nuk merrnim kurr\u00eb masa mbrojt\u00ebse. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, faj\u00ebsoja edhe veten, pasi asnj\u00ebri nga t\u00eb dy nuk e dinte kush nuk b\u00ebnte dot f\u00ebmij\u00eb. Vendos\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analizat dhe nga p\u00ebrgjigja e tyre, rezultoi se ai ishte steril. M\u00eb erdhi shum\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr veten, kur mendoja se nuk mund t\u00eb b\u00ebhesha me f\u00ebmij\u00eb. Kaluan disa koh\u00eb dhe d\u00ebshira ime sa vinte e shtohej. K\u00ebtu filluan edhe problemet nd\u00ebrmjet nesh dhe k\u00ebshtu, vendosa t\u00eb ndahesha prej tij. Edhe pse nuk e doja shum\u00eb, kisha jetuar dy vjet me t\u00eb dhe m\u00eb vinte keq q\u00eb p\u00ebrfundoi k\u00ebshtu, ndaj qaja pa pushim. Ndihesha shum\u00eb keq, sepse m\u00eb dukej sikur isha b\u00ebr\u00eb un\u00eb shkak i ndarjes. Pas disa muajsh, fillova t\u00eb kisha probleme me vezoret dhe kisha dhimbje shum\u00eb t\u00eb forta. Shkova p\u00ebr t\u2019u vizituar, b\u00ebra disa analiza dhe doktor\u00ebt m\u00eb diagnostikuan me infeksion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mit\u00ebr. N\u00ebse nuk operohesha, do t\u00eb mbetesha shterp\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Kur e mora k\u00ebt\u00eb lajm, nuk doja t\u00eb jetoja. Fillova t\u00eb mendoja shum\u00eb gj\u00ebra, madje ndihesha fajtore edhe p\u00ebr djalin me t\u00eb cilin kam qen\u00eb lidhur, sepse mendoja se e kisha akuzuar pa t\u00eb drejt\u00eb. Kaluan disa koh\u00eb dhe un\u00eb u operova, por gjith\u00e7ka shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Dal\u00ebngadal\u00eb fillova ta merrja veten dhe mendova t\u00eb filloja pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr mendjen. Gjeta pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ku nuk hyn kushdo. Kisha nj\u00eb rrog\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe ndihesha shum\u00eb krenare p\u00ebr veten. Ishte ai profesion q\u00eb un\u00eb e kam dashur dhe e kam \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb. Q\u00ebkur hyra n\u00eb pun\u00eb, u lidha shum\u00eb me nj\u00eb koleg t\u00eb pun\u00ebs, duke qen\u00eb se edhe ai filloi pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb me mua. Shkonim shum\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb dhe vendos\u00ebm t\u00eb bashkoheshim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb projekt pune shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pas disa koh\u00ebsh, zbulova se ai ishte i martuar dhe se e shoqja punonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani, por kishte zyr\u00eb tjet\u00ebr. Kaluan disa muaj dhe vum\u00eb re se midis nesh kishte lindur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se p\u00eblqim. Ndjenim nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Rrinim gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs bashk\u00eb dhe ishim t\u00eb lumtur kur shihnim nj\u00ebri-tjetrin. Un\u00eb mundohesha t\u00eb rrija sa m\u00eb larg tij, por e kisha t\u00eb pamundur, sepse ai m\u00eb k\u00ebrkonte gjithmon\u00eb. E linte t\u00eb shoqen t\u00eb priste p\u00ebr mua dhe un\u00eb gjithmon\u00eb i thoja se po vepronte shum\u00eb keq. Ai filloi t\u00eb m\u00eb thoshte fjal\u00eb t\u00eb bukura, m\u00eb b\u00ebnte komplimente, madje m\u00eb tha edhe se i p\u00eblqeja shum\u00eb. Un\u00eb isha natyr\u00eb shum\u00eb e turpshme dhe i vetmi shok q\u00eb kisha n\u00eb pun\u00eb, ishte ai. U dashurova pas tij. Ai k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb t\u00eb lidheshim, por un\u00eb nuk doja, sepse e dija q\u00eb ishte i martuar dhe gruaja e tij ishte shum\u00eb e njohur n\u00eb kompani. Nj\u00eb dit\u00eb fillova t\u2019i q\u00ebndroja ftoht\u00eb dhe nuk i flisja. Ai ishte shum\u00eb krenar nga natyra dhe nuk m\u00eb pyeste se \u00e7far\u00eb kisha, por edhe ai m\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Normalisht q\u00eb ndihesha keq nga m\u00ebnyra se si po sillej, por ishte m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu. Pas disa dit\u00ebsh, nuk duroi dot m\u00eb, erdhi tek un\u00eb, m\u00eb tha se ishte i \u00e7mendur pas meje dhe se nuk b\u00ebnte dot pa mua. N\u00eb nj\u00eb moment \u00e7mendurie, p\u00ebrfunduam n\u00eb shtrat. Mendova se ishte vet\u00ebm aventur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb krijoja iluzione p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, pasi dija gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dhe nuk mund t\u00eb pretendoja q\u00eb t\u00eb linte t\u00eb shoqen p\u00ebr mua. K\u00ebshtu, m\u00eb pas, edhe un\u00eb do t\u00eb humbisja pun\u00ebn dhe un\u00eb nuk e doja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mendova se, q\u00eb prej asaj dite, do t\u00eb m\u00eb linte dhe nuk do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb, por nuk ndodhi ashtu, ai vazhdonte t\u00eb ishte i magjepsur pas meje. Kaluan 6 muaj dhe mora vesh se gruaja e tij ishte shtatz\u00ebn\u00eb. Ai do t\u00eb shkonte p\u00ebr pushime me t\u00eb jasht\u00eb shtetit dhe donte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetej me mua para se t\u00eb ikte. U takuam dhe at\u00eb dit\u00eb b\u00ebm\u00eb dashuri pa p\u00ebrdorur masa mbrojt\u00ebse. Kaluan dy muaj dhe un\u00eb kuptova se isha shtatz\u00ebn\u00eb. Nuk mund ta besoja, mendova se kisha kancer dhe nuk mund t\u00eb mbetesha kurr\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb. I thash\u00eb atij se isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe nuk mund ta besoj q\u00eb ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb abortoj, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se, po ta merrnin vesh t\u00eb tjer\u00ebt, do ta na p\u00ebrzinin nga puna; e shoqja do ta linte dhe nuk do ta lejonte ta shihte f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb priste prej tij. Un\u00eb nuk doja t\u00eb abortoja, sepse ishte realizuar \u00ebndrra e jet\u00ebs sime dhe nuk doja ta humbisja. Filloi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb ma merrte f\u00ebmij\u00ebn pasi ta lindja. Fillova t\u00eb kisha shum\u00eb frik\u00eb, pasi po t\u00eb abortoja, mendoja se s\u2019do t\u00eb mbetesha m\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, po ta lindja, ai do t\u00eb ma merrte. U mendova mir\u00eb dhe isha e sigurt\u00eb se doja ta sillja n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb, pasi po t\u00eb b\u00ebja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb ishte nj\u00eblloj sikur ta vrisja me duart e mia dhe Zoti do t\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkonte me d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh. Atij i dukej e leht\u00eb ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por p\u00ebr mua ishte krejt e kund\u00ebrta, sepse po ta b\u00ebja, do t\u00eb m\u00eb vriste gjith\u00eb jet\u00ebn ndjenja e fajit. Ai nuk duronte dot t\u00eb m\u00eb shihte mua shtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me t\u00eb shoqen shtirej sikur ishin t\u00eb lumtur. Pavar\u00ebsisht se ndihesha shum\u00eb keq, vendosa t\u00eb hiqja dor\u00eb nga puna dhe t\u00eb largohesha p\u00ebrgjithmon\u00eb prej tij. Isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb do t\u00eb kisha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, edhe pse ky f\u00ebmij\u00eb nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb baba; Ishte vet\u00ebm imi. Vendosa t\u00eb dilja jasht\u00eb shtetit dhe shkova p\u00ebr t\u00eb jetuar e vetme bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn tim q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb lindte. E gjith\u00eb shtatzania shkoi p\u00ebr mrekulli. Un\u00eb kisha punuar shum\u00eb gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb mujave t\u00eb shtatzanis\u00eb dhe kisha grumbulluar para m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Erdhi dita e shum\u00ebpritur p\u00ebr mua dhe linda vajz\u00eb. Nuk kam fjal\u00eb t\u2019jua p\u00ebrshkruaj lumturin\u00eb q\u00eb ndjeva n\u00eb at\u00eb moment q\u00eb e kisha n\u00eb duart e mia. Kaluan disa koh\u00eb dhe vendosa t\u00eb kthehesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri, bashk\u00eb me vajz\u00ebn time. Mor\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi me qira dhe gjeta nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb agjenci turistike. Nj\u00eb dit\u00eb, kur po punoja, d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb q\u00eb m\u00eb pyeti: \u201cCil\u00ebt aviona udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Bolonja?\u201d. U drodha e t\u00ebra kur d\u00ebgjova at\u00eb z\u00eb; nuk e kisha harruar aspak. Ishte ai, babai i vajz\u00ebs sime. P\u00ebr momentin, nuk m\u00eb njohu, pasi un\u00eb kisha ndryshuar shum\u00eb, por pasi m\u00eb pa me v\u00ebmendje, m\u00eb mori p\u00ebrkrahu dhe dol\u00ebm jasht\u00eb. M\u00eb pyeti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, por un\u00eb iu p\u00ebrgjigja se f\u00ebmija ishte vet\u00ebm imi dhe se atij s\u2019kishte pse t\u2019i interesonte aspak se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me t\u00eb. M\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi s\u00ebrish, por k\u00ebsaj here ishte ai, babai i vajz\u00ebs sime. P\u00ebr momentin, nuk m\u00eb njohu, pasi un\u00eb kisha ndryshuar shum\u00eb, por pasi m\u00eb pa me v\u00ebmendje, m\u00eb mori p\u00ebrkrahu dhe dol\u00ebm jasht\u00eb. M\u00eb pyeti p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, por un\u00eb iu p\u00ebrgjigja se f\u00ebmija ishte vet\u00ebm imi dhe se atij s\u2019kishte pse t\u2019i interesonte aspak se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me t\u00eb. M\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi s\u00ebrish, por k\u00ebsaj here nuk pata frik\u00eb, sepse isha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grua e fort\u00eb dhe e gatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me mish e me shpirt vajz\u00ebn time, qoft\u00eb edhe nga i ati. Nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr erdhi s\u00ebrish n\u00eb agjenci, por un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb. Ai filloi t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte komplimente duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se isha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e bukur, por k\u00ebsaj here nuk doja t\u00eb bija m\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e tij, edhe pse ndjeja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. At\u00eb dit\u00eb ai u largua dhe nuk erdhi m\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb. Mendova se tashm\u00eb nuk do t\u00eb vinte m\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, pasi mbaroi m\u00ebsimin, vajza m\u00eb erdhi n\u00eb agjenci. I thash\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb priste ulur te nj\u00ebra nga karriget derisa t\u00eb b\u00ebhesha gati dhe shkova n\u00eb banj\u00eb. Kur dola, sa nuk m\u00eb ra pika, m\u2019u b\u00eb gjaku uj\u00eb kur pash\u00eb vajz\u00ebn duke folur me t\u00eb atin. U afrova dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeta ftoht\u00eb sepse nuk doja t\u2019i bija n\u00eb sy vajz\u00ebs. Ajo m\u00eb pyeti: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ky xhaxhi q\u00eb po t\u00eb k\u00ebrkonte?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja se ishte nj\u00eb klient, por nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb gjaku\nuj\u00eb. Aty ai m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ah, kjo qenka vajza jote?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk m\u00eb p\u00eblqeu pyetja q\u00eb m\u00eb b\u00ebri sepse m\u2019u duk shum\u00eb ironike dhe fillova t\u00eb\nndjeja frik\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ai erdhi s\u00ebrish dhe m\u00eb tha se vajza ishte shum\u00eb e\nbukur dhe se kishte syt\u00eb e tij. E k\u00ebrc\u00ebnova duke i th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse i afrohej edhe\nnj\u00eb her\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do ta merrnin vesh q\u00eb ishte vajza e tij. Nga fjal\u00ebt dukej\nsikur nuk kishte frik\u00eb, por brenda tij e dija q\u00eb ishte shum\u00eb i frik\u00ebsuar. M\u00eb\ntha q\u00eb ishte vajza e tij dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb ta takonte. I kujtova se ai nuk e\ndonte k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por m\u00eb tha se at\u00ebhere nuk ekzistonte, nd\u00ebrsa tani ishte k\u00ebtu\ndhe donte ta njihte e t\u00eb rrinte sa m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb. Ai kishte t\u00eb drejt\u00eb, por un\u00eb\nnuk i harroja dot fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb thoshte para se t\u00eb vinte n\u00eb jet\u00eb vajza. Vendosa ta\nlejoja ta shihte, por i thash\u00eb se vajza kurr\u00eb nuk do ta merrte vesh t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebn; q\u00eb ai ishte i ati. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre duket sikur ram\u00eb dakord dhe ai\nvinte e shihte vajz\u00ebn, por kur ajo m\u00eb pyeste p\u00ebr t\u00eb, un\u00eb i thoja q\u00eb e kisha\nshok. Nj\u00eb dit\u00eb po bisedoja me vajz\u00ebn dhe ajo m\u00eb pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse t\u00eb gjitha shoqet e mia kan\u00eb baba, kurse un\u00eb jo?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Iu p\u00ebrgjigja se babi i saj nuk jetonte m\u00eb, por nuk e desha veten kura ajo\nm\u00eb pyeti s\u00ebrish:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse nuk \u00ebsht\u00eb ai shoku yt babi im? Ai m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja, ndihesha e pafuqishme, mezi po e mbaja t\u00eb qar\u00ebn.\nI thash\u00eb se xhaxhi nuk mund t\u00eb b\u00ebhej babai i saj sepse ai kishte familje dhe\nf\u00ebmij\u00eb. Vajza u m\u00ebrzit pak, por pastaj e kuptoi. Ajo e donte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb\nshum\u00eb, mbase e lidhte gjaku, nd\u00ebrsa un\u00eb \u00e7do dit\u00eb ndihesha edhe m\u00eb keq dhe nuk\ndija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. E pyeta at\u00eb \u00e7far\u00eb kishte nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebnte e m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb\nvazhdonim k\u00ebshtu, ta shihte vajz\u00ebn fshehtas dhe t\u00eb mos e merrte vesh askush se\nkishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr. Nuk munda t\u00eb duroja dot. P\u00ebr momentin u hoqa sikur\npranova, por m\u00eb pas mora vendimin t\u00eb takoja t\u00eb shoqen dhe t\u2019i thoja gjith\u00eb t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebn. Mendova se ajo do t\u00eb m\u00ebrzitej me mua dhe nuk do t\u00eb m\u00eb besonte, por\np\u00ebrkundrazi, m\u00eb ofroi mb\u00ebshtetje si ekonomiksht, ashtu edhe shpirt\u00ebrisht. Ajo\nme tha se un\u00eb kisha qen\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb \u201cviktimat\u201d e burrit t\u00eb saj. M\u00eb tha\ngjithashtu se tashm\u00eb ishte lodhur nga mashtrimet e zhg\u00ebnjimet e t\u00eb shoqit,\nk\u00ebshtu q\u00eb kishte vendosur t\u00eb divorcohej prej tij. Nuk e kishte b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot,\npasi kishte menduar p\u00ebr t\u00eb birin, por ishte shum\u00eb e shkat\u00ebrruar shpirt\u00ebrisht\ndhe nuk mund t\u00eb duronte m\u00eb. M\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb sepse n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, edhe\nun\u00eb e kisha zhg\u00ebnjyer, duke e ditur q\u00eb ishte i martuar dhe nisa nj\u00eb lidhje me\nt\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani kan\u00eb kaluar disa koh\u00eb dhe ai endet i vet\u00ebm rrug\u00ebve, duke shkuar sa te\nnj\u00ebra te tjetra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, prandaj njeriu\nduhet t\u00eb jet\u00eb 100% i bindur dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr ato q\u00eb b\u00ebn, sepse n\u00eb mes\njan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe ata dalin m\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb prej 2 vjet\u00ebsh, kam qen\u00eb e lidhur me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00eb ka dashur shum\u00eb. Edhe un\u00eb e doja, por jo aq sa ai. Ne nuk u martuam, por vendos\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebjetonim. Lidhja jon\u00eb po shkonte p\u00ebr mrekulli, t\u00eb dy duheshim, shkonim shum\u00eb mir\u00eb, kishim shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me nj\u00ebri-tjetrin, por ai nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20828,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20827\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}