{"id":20820,"date":"2019-02-01T19:00:18","date_gmt":"2019-02-01T18:00:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20820"},"modified":"2019-01-31T13:00:28","modified_gmt":"2019-01-31T12:00:28","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-3\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (3)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8230;N\u00eb dyqan nuk kishte njer\u00ebz. Ishte vet\u00ebm Nadja, nj\u00eb ruse q\u00eb e kishte shtepine te pallati, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit un\u00eb punoja. Ishte kliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave q\u00eb kishte edhe nj\u00eb vajze t\u00eb vog\u00ebl, jo m\u00eb shum\u00eb se dy vje\u00e7e. Ishte gjithnj\u00eb shum\u00eb e sjellshme dhe shum\u00eb e edukuar. Kristo, q\u00eb punonte me mua n\u00eb banak, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb, por ajo nuk ia varte. Hutohej e b\u00ebhej l\u00ebmsh i shkreti Kristo, kur i sh\u00ebrbente asaj. Nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i hidhte buga\u00e7es sheqer, i hodhi krip\u00eb. N\u00eb fakt, Nadja ishte v\u00ebrtet shum\u00eb e bukur. Nj\u00eb bjonde tipike, me sy t\u00eb shkruar e hund\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me nj\u00eb qaf\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e me nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb holle e te l\u00ebmuar, kishte trup t\u00eb p\u00ebrkryer. Po t\u00eb isha mashkull, edhe un\u00eb do t\u00eb bija n\u00eb dashuri me t\u00eb. Ate dite, kur me pa me sy te perlotur, Nadia m\u00eb pyeti se \u00e7\u2019kisha, me nje butesi te jashtezakonshme, duke me prekur leht\u00eb me dor\u00eb. Ia qava hallin, i thash\u00eb qe kam djalin e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb punoja gjithe diten e dites dhe e shihja djalin ve\u00e7 n\u00eb darke&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;Mos\nu m\u00ebrzit, m\u00eb tha, kur t\u00eb mbarosh pun\u00ebn, ngjitu dhe pi nj\u00eb kafe tek un\u00eb. Pse,\nvet\u00ebm un\u00eb t\u00eb pi kafe te ty?!\u201d, me tha duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur\nmbarova pun\u00eb, u ngjita lart tek ajo. N\u00eb fakt, kisha nevoj\u00eb t\u00eb rrija, t\u00eb\nqet\u00ebsohesha pak derisa t\u00eb shkoja te puna tjeter; kisha nevoj\u00eb t\u00eb flisja me\ndik\u00eb. Sht\u00ebpia e saj, ose m\u00eb sakt\u00eb, dhoma e saj, ishte pik\u00ebrisht sip\u00ebr lokalit\nku punoja un\u00eb. Ishte nj\u00eb dhome e vog\u00ebl me dy krevat\u00eb, n\u00eb nj\u00ebrin nga t\u00eb cil\u00ebt po\nflinte si engj\u00ebll vajza e saj e vog\u00ebl. Ne mure, vetem fotografit\u00eb e vajz\u00ebs s\u00eb\nsaj dhe t\u00eb Nadias s\u00eb bukur, si topmodele.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukur se ti Klaudia Shifer!\u201d, i thash\u00eb duke par\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb madhe\nt\u00eb varur n\u00eb mur, ku ajo kishte dal\u00eb, duke u ledhatuar n\u00eb nj\u00eb poz\u00eb shum\u00eb t\u00eb\nbukur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDhe\nLinda Evangjelista, se ti\u201d, ma ktheu ajo, duke qeshur. \u201cKam qen\u00eb topmodele n\u00eb\nLeningrad\u2026\u201d m\u00eb tha. \u201cShiko fotografit\u00eb e mia\u201d dhe m\u00eb zgjati nj\u00eb album t\u00eb madh.\nIshte v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb e bukur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo\nky kush \u00ebsht\u00eb?\u201d, e py\u00ebta duke i treguar nj\u00eb foto, ku kishte dal\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb\nshum\u00eb simpatik, t\u00eb gjat\u00eb, bjond, me flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e me sy bojeqielli\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSergeji,\nbabai i An\u00ebs\u201d, m\u00eb tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShume\ni ri\u201d, i thashe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cIshim\nshoke shkolle, m\u00eb tha, te dy, te papjekur\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo\npse s\u2019e hoqe f\u00ebmij\u00ebn?\u201d, i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk\ndo ta b\u00ebja kurr\u00eb! Te vret ai atje lart\u201d, tha dhe tundi kok\u00ebn mendueshem&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi\nia b\u00ebn? Si e p\u00ebrballon jet\u00ebn, vet\u00ebm jeton?\u201d, e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo,\ntha ajo, vet\u00ebm. K\u00ebtu jam krejt e vetme\u2026 Punoj e jetoj. Dhe nuk jetoj keq\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKu\npunon\u201d, e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebn do?\u201d, m\u00eb tha, duke me zgjatur filxhanin me kafe dhe duke m\u00eb shikuar\ndrejt e n\u00eb sy. Tunda kok\u00ebn. \u201cPunoj si &#8220;eskort\u00eb&#8221;, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb, grafio,\nsi i thon\u00eb k\u00ebtu, dometh\u00ebn\u00eb, prostitut\u00eb, tha dhe u ul anash meje n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtanga, nuk ma priste mendja kurr\u00eb q\u00eb Nadja, e mira Nadja, e \u00ebmbla Nadja,\nt\u00eb ishte prostitut\u00eb. Mendoja se punonte kamariere n\u00eb ndonj\u00eb lokal t\u00eb mir\u00eb, ose\nq\u00eb nuk punonte fare se mund t\u00eb kishte ndonj\u00eb burr\u00eb q\u00eb e mbante pa pun\u00eb, pasi\ngjithnj\u00eb dit\u00ebn e shihja duke ngjitur ose duke zbritur shkall\u00ebt e pallatit,\nvet\u00ebm, ose me vajz\u00ebn e saj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cVertet s\u2019e dije?!\u201d, me tha ajo. Tunda kok\u00ebn. Nuk dija \u00e7\u2019te thosha. Kisha\nngelur pa tekst, si\u00e7 thoshte Liza, nj\u00eb shoqja ime. Nuk ma priste mendja kurr\u00ebn\ne kurr\u00ebs q\u00eb ajo t\u00eb ishte prostitut\u00eb. E dija q\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebnin shum\u00eb ruse,\nmadje edhe shqiptare, por gjithmon\u00eb prostitutat i kisha menduar si femra gjysem\nfemra-gjysem meshkuj, t\u00eb egra n\u00eb fytyr\u00eb ose t\u00eb lyera e t\u00eb st\u00ebrlyera si ato q\u00eb\nshikoja kur kaloja ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Omonia. M\u00eb kujtohet se nj\u00eb her\u00eb kisha par\u00eb\nedhe nj\u00eb plak\u00eb nja 100 kile q\u00eb \u201ckishte dal\u00eb p\u00ebr gjah\u201d dhe m\u00eb zuri e qeshura. \u201cPo\nkush vjen me ty, moj plakushe?\u201d, thash\u00eb at\u00ebhere me vete dhe humba n\u00eb kujtime&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Prostitut\u00eb&#8230; &#8211; p\u00ebrs\u00ebriti Nadja, si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb Omonia&#8230; &#8211; i thash\u00eb un\u00eb me nj\u00eb z\u00eb q\u00eb mezi m\u00eb doli nga goja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; un\u00eb nuk jam si ato t\u00eb Omonias, as si ato te studiove&#8230;\nUn\u00eb punoj me telefon&#8230; Kam nj\u00eb vajz\u00eb, &#8211; vazhdoi, &#8211; dhe kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja\nrrug\u00eb p\u00ebr ta rritur at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar prind\u00ebrit atje larg\u2026 Jan\u00eb t\u00eb dy pa\npun\u00eb, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Kam edhe tre motra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla se un\u00eb&#8230; \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebja\ntjet\u00ebr? T\u00eb punoja servitore (kamariere)?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si punon me telefon? \u2013 e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eshte nje zyr\u00eb si Call center. Njer\u00ebzit q\u00eb duan t\u00eb takohen me mua,\ntelefonojn\u00eb dhe une shkoj me makinen e agjencis\u00eb. Esht\u00eb e thjesht\u00eb, bukuroshja\nime, &#8211; tha, duke qeshur hidhur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pash\u00eb n\u00eb sy. Nuk e di pse n\u00eb at\u00eb \u00e7ast nuk m\u2019u duk ajo Nadja e \u00ebmb\u00ebl, ai engj\u00eblli\nNadja. Se pse m\u2019u duk sikur qe b\u00ebr\u00eb pis, sikur l\u00ebkura e but\u00eb e faqeve t\u00eb saj e\nkishte humbur bardh\u00ebsin\u00eb dhe ishte nxir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa fiton? &#8211; i thash\u00eb, duke rrufitur ngadal\u00eb kafen\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Fitoj minimumi 100-150 euro n\u00eb dite, por ka raste q\u00eb arrin edhe 300 euro\nbrenda dit\u00ebs, ose m\u00eb sakt\u00eb, brenda nat\u00ebs, &#8211; shtoi duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy e duke\nn\u00ebnqeshur. Ashtu, e ulur k\u00ebmb\u00ebkryq mbi krevat, me nj\u00eb pal\u00eb tuta sporti firmato\nAdidas dhe me flok\u00eb t\u00eb mbledhura dy bishtaleca anash, dukej si nj\u00eb vajz\u00eb e\nvog\u00ebl 15 vje\u00e7are\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kaq shum\u00eb?! &#8211; thash\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb fillova t\u00eb llogaritja me mend: 200\neuro mesatarisht ne dit\u00eb, per 30 dit\u00eb n\u00eb muaj\u2026 &#8211; Ti fiton 6000 euro n\u00eb muaj?! &#8211;\ngati sa nuk th\u00ebrrita\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Avash, avash, &#8211; m\u00eb tha ajo, &#8211; se nuk jam makin\u00eb seksi un\u00eb! Kam edhe un\u00eb\nnevoj\u00eb p\u00ebr pushime. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb e b\u00ebj pushim. E b\u00ebj pushim edhe nj\u00eb jav\u00eb\nn\u00eb muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb periodave, por nuk dal keq, &#8211; tha, &#8211; 2000-3000 euro n\u00eb\nmuaj, i fitoj\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti beson te Zoti? &#8211; i thash\u00eb, duke i treguar kryqin e madh dhe Sh\u00ebn\nM\u00ebrin\u00eb q\u00eb kishte ne mur. &#8211; Nuk ke frik\u00eb se te vret Zoti, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb, kukla mu (kukulla ime) &#8211; ma ktheu ajo. Un\u00eb as genjej, as\nmashtroj njeri. Punoj n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb q\u00eb u plot\u00ebson qejfin njer\u00ebzve dhe ata e\npaguajn\u00eb at\u00eb. Zyra m\u00eb paguan mua\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa merr p\u00ebr nj\u00eb njeri? &#8211; e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; 90 euro p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm 20 euro m\u00eb takojn\u00eb mua, plus\nbakshishet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb japin shpesh bakshish? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, por m\u00eb shume se nga bakshishet fitoj nga ata qe jane te pangopur dhe\nduan ta bejne me shume se nje here brenda ores\u2026 Une, ne fakt, raportoj nje dhe\nato 20 euro plus, i fus n\u00eb xhepin tim\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb or\u00eb rri atje? &#8211; i thashe gjithe tmerr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eh, &#8211; ma ktheu Nadja, duke m\u00eb shkelur leht\u00eb syrin. &#8211; Ilia, taksisti im,\nthot\u00eb me shaka se ora jone nuk ka 60, por 40 minuta&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mesohesh, zem\u00ebr. Fillimi eshte i v\u00ebshtir\u00eb. M\u00eb pas m\u00ebsohesh gjithnj\u00eb e m\u00eb\nshum\u00eb dhe puna t\u00eb b\u00ebhet mekanike. Kam ca patriotet e tua aty n\u00eb grafio q\u00eb e\nb\u00ebjn\u00eb at\u00eb pun\u00eb, duke ngr\u00ebne karamele ose duke mbajtur \u00e7am\u00e7ak\u00ebz n\u00eb goj\u00eb&#8230; Oh,\njan\u00eb t\u00eb shkath\u00ebta ato patriotet e tua! Ua marrin parat\u00eb me dhun\u00eb klient\u00ebve. Un\u00eb\nnuk e b\u00ebj kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb bejn\u00eb ato. Sillen shum\u00eb keq me klient\u00ebt\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb e degjoja pa folur, por nuk m\u00eb shqitej mendimi se un\u00eb punoja gjith\u00eb\ndit\u00ebn, edhe t\u00eb shtunave, edhe t\u00eb dielave dhe nuk arrija t\u00eb fitoja as nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn\ne atyre parave q\u00eb fitonin ato duke p\u00ebrtypur \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E, si thua, vjen edhe ti t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb?! \u00c7far\u00eb m\u00eb the, Nadja?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo u tremb. Me sa duket isha shfytyruar, kushedi si do t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb n\u00eb\nfytyr\u00eb. M\u00eb erdh\u00ebn fare papritur fjal\u00ebt e saj se punonte si prostitut\u00eb dhe aq m\u00eb\ntep\u00ebr, nuk e kisha menduar kurre se mund te beja kete lloj pune dhe do te me\nbehej nje propozim i tille kaq hapur\u2026 Sikur te ma kishte propozuar dikush\ntjeter, me siguri do t\u2019ia kisha flakur surratit filxhanin e kafes\u00eb q\u00eb mbaja n\u00eb\ndor\u00eb, nd\u00ebrsa Nadjas\u2026 Nuk mund t\u2019ia merrja p\u00ebr ters Nadjas, ma tha aq natyrsh\u00ebm,\nme aq \u00ebmb\u00eblsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e b\u00ebj dot, &#8211; i thash\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos e fyer, shtova: &#8211; Nuk jam e\nzonja, zem\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb kam par\u00eb q\u00eb lodhesh e torturohesh, q\u00eb b\u00ebn dy-tre pun\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; prandaj\nta thash\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e shtyva dot m\u00eb as kafen\u00eb. Nuk e di, por nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb\np\u00ebrball\u00eb saj. Nuk di se \u00e7far\u00eb u thye tek un\u00eb, nuk e di pse q\u00eb nga ai moment q\u00eb\najo m\u00eb tha se punonte si prostitut\u00eb, pash\u00eb nj\u00eb Nadja tjet\u00ebr\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithe ate dite, edhe t\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb mbeti mendja tek ajo Nadja engj\u00ebllore,\naq e past\u00ebr, aq e mir\u00eb\u2026 q\u00eb na ishte prostitut\u00eb dhe i fitonte parat\u00eb me grushta\u2026\nUn\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb muajin, merrja sa merrte ajo n\u00eb dhjete dite dhe punonte vet\u00ebm\nnga ora 10 e dark\u00ebs, deri n\u00eb kat\u00ebr te mengjesit. K\u00ebt\u00eb llogari fillova ta b\u00ebja\nsa here shikoja Nadian te kalonte para dyqanit tim\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nderkohe, vazhdoja te punoja te kafeteria dhe n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi si pastruese. Pun\u00ebn e byrek\u00ebve te \u201cGrigori\u201d e lash\u00eb. Nuk e p\u00ebrballoja dot. Sht\u00ebpin\u00eb ku punoja, e pastroja duke marre me vete edhe \u00e7unin, pasi kisha frik\u00eb ta lija vet\u00ebm. Kur pastroja shtepin\u00eb e kisha kollaj se e vija t\u00eb shikonte televizor, por kur pastroja shkallet e pallatit, e kisha v\u00ebshtir\u00eb. Ai nuk rrinte n\u00eb nj\u00eb vend. Ngjitej e zbriste sa lart posht\u00eb. Ndodhi at\u00eb kohe q\u00eb djali m\u2019u semur rend\u00eb, mori nj\u00eb t\u00eb ftohur&#8230; Nga temperatura e larte, pati probleme n\u00eb kok\u00eb. E mallkova veten kur doktori me tha q\u00eb djali kishte meningjit. \u201cZoti me denoi\u201d, thash\u00eb me vehte. Paraja, duhej, puna duhej, por duhet t\u00eb kujdesesha m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr djalin. Nuk duhet ta merrja me vete. Dy jav\u00eb nuk shkova n\u00eb pun\u00eb. Djalin ma shtruan n\u00eb spital. Q\u00ebndroi nj\u00eb muaj aty. E \u00e7ova n\u00eb doktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ku ishin e ku nuk ishin&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8230;N\u00eb dyqan nuk kishte njer\u00ebz. Ishte vet\u00ebm Nadja, nj\u00eb ruse q\u00eb e kishte shtepine te pallati, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit un\u00eb punoja. Ishte kliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave q\u00eb kishte edhe nj\u00eb vajze t\u00eb vog\u00ebl, jo m\u00eb shum\u00eb se dy vje\u00e7e. Ishte gjithnj\u00eb shum\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2214,2213],"class_list":["post-20820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-ditari","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20820\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}