{"id":20819,"date":"2019-01-31T19:00:36","date_gmt":"2019-01-31T18:00:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20819"},"modified":"2019-01-31T12:57:40","modified_gmt":"2019-01-31T11:57:40","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-2\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi (2)"},"content":{"rendered":"\n<p>Nuk\ne di si e p\u00ebrballova vdekjen e babait. Jo vet\u00ebm sepse e doja dhe m\u00eb donte\nshum\u00eb, por edhe sepse ai vdiq fare-fare papritur. E shtypi nje makine nd\u00ebrsa\nishte duke punuar. Ishte duke pastruar barishtet anes rruges ne Imitos. Shoku\nq\u00eb po punonte bashk\u00eb me t\u00eb, m\u00eb tha qe i kishte shkare kemba nga bordura, nje\ntjeter i kishte thene nje t\u00eb njohurit ton\u00eb q\u00eb babai ishte hedhur vete ne rrotat\ne makines. Edhe mundet. Koh\u00ebt e fundit ai nuk ishte mire me nervat. Ikja e\nvellait qe e donte me shpirt, e kishte tronditur shum\u00eb te shkretin. Rrinte\ngjitha pasditen ne shtepi pa folur me asnjeri. Mamaja m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb as me\nt\u00eb nuk ia kishte qejfi t\u00eb fliste. Shikonte televizor gjith\u00eb pasditen derisa\nflinte. Ende m\u00eb duket e pabesueshme vdekja e tij&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas\nvdekjes s\u00eb babait, mbeta vet\u00ebm me n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb punoja ne\nnje kafeteri dhe ne shtepin\u00eb e nj\u00eb plake, kujdesesha per&nbsp; te. Punoja shume. Nuk kishim asnje burim\ntjeter jetese ne shtepi se mamaja kishte z\u00ebn\u00eb krevatin. <\/p>\n\n\n\n<p>Pikerisht\nne at\u00eb koh\u00eb u njoha me Janin. U njoha rastesisht, duke mbajtur radhen ne\nsupermarket. Ai dukej shum\u00eb serioz. Me beri pershtypje ne fillim veshja e tij\nshik, sikur punonte ne ndonje banke. Ishte veshur me shume gusto, me nj\u00eb kostum\nblu, kemish\u00eb boj\u00ebqielli dhe kravat\u00eb blu te hapur. Ishte mbrapa meje n\u00eb radh\u00eb.\nMe ndihmoi te vija gjerat mbi tapetin e arkes. Shkembyem disa fjale ne lidhje\nme nje shampo te re qe kisha blere dhe u ndame. Kur po ikja, ndjeva se po m\u00eb\nshikonte, por nuk e ktheva kok\u00ebn edhe pse, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kisha edhe un\u00eb\nqejf ta shikoja edhe nj\u00eb her\u00eb&#8230; E pash\u00eb perseri te nesermen perpara shtepise\nku banoja. Me foli vete i pari. U takuam dhe dy-tre here te tjera, besoj se jo\nrastesisht dhe u lidhem&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>E\npashe qe i pelqeja shume. E ndjeva se kishte rene ne dashuri kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb me\nmua. Ne fakt, une isha shume e bukur. Jam marre me sport dhe balet ne qytetin\ntim dhe pa frik\u00eb isha nga vajzat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb ketij qyteti. E gjate, me trup\npa asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb, me flok\u00eb t\u00eb dendur, te zinj, me onde, me sy boj\u00ebqielli, bija\nmenjeher\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Nd\u00ebrsa ai, te them te drejten, nuk ishte\nsimpatik, edhe pse n\u00eb fillim m&#8217;u duk shum\u00eb i bukur. Ishte bjond dhe i dobet, me\nhund\u00eb pak t\u00eb shtremb\u00ebr. Nuk dukej si grek. Ata jan\u00eb zakonisht brun\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.\nAi dukej si lindor ose edhe si shqiptar. Por mua, ne fakt, m\u00eb pelqyen syte e\ntij boj\u00eb qielli te thelle. Ishin m\u00eb t\u00eb bukur se t\u00eb mit\u00eb, edhe pse nuk i shkonin\nme pjes\u00ebt e tjera t\u00eb fytyr\u00ebs&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Me\nJanin kishim shum\u00eb diferenc\u00eb ne moshe. Ndofta kjo ndikonte q\u00eb ai b\u00ebhej shpesh\nnevrik me njerezit qe na shihnin rruges te dyve. Ai b\u00ebhej nevrik qofte edhe kur\nndonj\u00eb m\u00eb shikonte pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. \u00c7do dite e me shume filloi te behej\nxheloz. Kulmi arriti me lindjen e djalit. Arriti te me thoshte se nuk e kisha\nme te, nderkohe qe nuk i kisha lene asnje shkak. E kuptova qe kishte fiksime. Djali\nnuk ishte i vetmi fiksim i tiji. Kishte edhe manine e persekutimit. I dukej\nsikur e ndiqte policia ne lidhje me nje pastrim parash qe ishte bere ne banken\nku punonte ai. U mbyll brenda ne shtepi. Kthehej nga puna, hiqte kostumin e\nkravaten, vishej me pizhama dhe nuk dilte m\u00eb. Rrinte me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa folur me\nasnjeri. Filloi edhe t\u00eb pinte. Pinte shum\u00eb derisa b\u00ebhej, si i thon\u00eb fjal\u00ebs,\n&#8220;tap\u00eb&#8221; e nuk ishte i zoti as p\u00ebr veten e tij. E duroja pa folur.\n\u201cShyqyr, thosha, q\u00eb n\u00eb pun\u00eb vazhdon t\u00eb shkoj\u00eb e na sjell rrog\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn\u2026\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>I\nthashe te vizitohej, por reagoi shum\u00eb keq. M\u00eb q\u00eblloi me shpull\u00eb. Nuk ishte hera\ne par\u00eb q\u00eb m\u00eb godiste. Sa her\u00eb q\u00eb nxehej e pinte, b\u00ebhej shum\u00eb agresiv. Keshtu\nvazhduam, me t\u00eb shtyr\u00eb\u2026E denoncova edhe n\u00eb polici p\u00ebr rrahje, por nuk e di se\nsi e mbylli \u00e7\u00ebshtjen. Pas k\u00ebsaj, nuk p\u00ebrmbahej m\u00eb. Vet\u00ebm pinte dhe p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb m\u00eb\nt\u00eb vog\u00ebl nxehej. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb e hoq\u00ebn edhe nga puna. Gjet\u00ebn pretekst q\u00eb dega e bank\u00ebs\ns\u00eb tyre u mbyll dhe e nxor\u00ebn n\u00eb asistenc\u00eb. Ai as u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente pun\u00eb\ntjet\u00ebr. Gjith\u00eb dit\u00ebn rrinte n\u00eb sht\u00ebpi, shihte televizor dhe pinte. Arriti nj\u00eb\nmoment q\u00eb nuk e duroja dot m\u00eb. Gjeta nj\u00eb sht\u00ebpi me qira ne cepin tjeter t\u00eb\nAthin\u00ebs dhe ika bashk\u00eb me djalin\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Mbase\nnuk u mendova mir\u00eb, kur mora at\u00eb vendim, por nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr. Ai ishte\nb\u00ebr\u00eb i padurueshem. Mendova se do ta p\u00ebrballoja jet\u00ebn vet\u00eb, por e pata shum\u00eb t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00eb. Pasi ika nga sht\u00ebpia e tij, ngela ne mes te kater udheve, vet\u00ebm me\n1000 euro n\u00eb bank\u00eb. Nuk prisja as ndihm\u00eb nga ai, pasi martes\u00eb zyrtare me te nuk\nkisha bere. N\u00eb vitet e para, kur ishim t\u00eb dashuruar, as na shkonte nd\u00ebrmend ta\nb\u00ebnim martes\u00ebn. Ai nuk kishte&nbsp; asnjeri\nk\u00ebtu n\u00eb Athin\u00eb. As n\u00eb kish\u00eb nuk shkonte dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, i urrente ceremonit\u00eb.\n\u201cDo ta v\u00ebm\u00eb kuror\u00ebn pasi te lind\u00eb f\u00ebmija\u201d, m\u00eb thoshte. E pranova k\u00ebt\u00eb, por i\npropozova t\u00eb b\u00ebnim regjistrimin e martes\u00ebs son\u00eb n\u00eb bashki. \u201cDo t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb\nbashki pasi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ADN-n\u00eb e djalit\u201d, me tha m\u00eb von\u00eb, kur i lindi fiksimi se\ndjali nuk ishte i tiji. Edhe k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrtypa, edhe pse ishte shum\u00eb fyese p\u00ebr\nmua. Nuk kisha se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Por, m\u00eb e keqja ishte se nuk pranonte te\nshkoja te beja ADN-n\u00eb qe te provoja se djali ishte i tiji&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu,\nmbeta n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve. Duhet t\u00eb punoja p\u00ebr vete, p\u00ebr djalin dhe p\u00ebr\nmaman\u00eb e s\u00ebmur\u00eb. Fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cGrigori\u201d ku shisja byreqe e sandui\u00e7e\nparadite dhe sherbeja si kamariere n\u00eb nj\u00eb \u201cFlokafe\u201d pasditeve. Te dielave\npunoja neper shtepi, pastroja dhe hekurosja. Ishte e tmerrshme, nuk m\u00eb dilte\nkoha p\u00ebr asgje. Vet\u00ebm pun\u00eb, pun\u00eb dhe pun\u00eb. Me duheshin parat\u00eb p\u00ebr mamane qe\nmbeti spitaleve dhe p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb grua q\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb dy, edhe p\u00ebr\nmaman\u00eb, edhe p\u00ebr djalin. Mamaja b\u00ebhej p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb keq derisa e shkreta nd\u00ebrroi\njeta. Vuajti shum\u00eb. Kishte kancer n\u00eb mel\u00e7i. Harxhova shume p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr doktore e\nila\u00e7e dhe gjith\u00e7ka m\u00eb shkoi kot. I k\u00ebrkova ndihm\u00eb v\u00ebllait me an\u00ebn e nj\u00eb njeriut\nton\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, por ai nuk u b\u00eb i gjall\u00eb. \u00c7udi me at\u00eb njeri, si ndryshoi dhe\nsi u transformua k\u00ebshtu!<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn\nq\u00eb m\u00eb vdiq ime m\u00eb, mendova te kthehesha ne Shqiperi. Ta varrosja maman\u00eb atje e\nt\u00eb rrija aty p\u00ebrfundimisht. Po ku te shkoja, ku t\u00eb mbytesha?! Nuk me priste\nasnje. Nuk kisha as shtepi e as te aferm p\u00ebrvec ca kush\u00ebrinjve q\u00eb u kisha\nharruar dhe emrin\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p><strong>E h\u00ebn\u00eb 28 dhjetor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si\nsot, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, fillova pun\u00ebn n\u00eb &#8220;grafio&#8221; (zyr\u00eb). As vet\u00eb nuk e\ndi si e mora at\u00eb vendim. Nuk mund te them se ishte nje vendim i \u00e7astit, edhe\npse vendimi p\u00ebrfundimtar u mor n\u00eb nj\u00eb t\u00eb qind\u00ebn e sekond\u00ebs dhe nuk u kthye\nmbrapsht\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Gjith\u00e7ka\nnisi nj\u00eb dite kur kisha djalin semure e isha duke punuar te \u201cGrigori\u201d, me syt\u00eb\ne mbushur me lot. N\u00eb dyqan nuk kishte njer\u00ebz. Ishte vet\u00ebm Nadja, nj\u00eb ruse q\u00eb e\nkishte shtepine te pallati, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit un\u00eb punoja. Ishte\nkliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave q\u00eb kishte edhe\nnj\u00eb vajze t\u00eb vog\u00ebl, jo m\u00eb shum\u00eb se dy vje\u00e7e. Ishte gjithnj\u00eb shum\u00eb e sjellshme\ndhe shum\u00eb e edukuar. Kristo, q\u00eb punonte me mua n\u00eb banak, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri\nme t\u00eb, por ajo nuk ia varte. Hutohej e b\u00ebhej l\u00ebmsh i shkreti Kristo, kur i\nsh\u00ebrbente asaj. Nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i hidhte buga\u00e7es sheqer, i hodhi krip\u00eb.\nN\u00eb fakt, Nadja ishte v\u00ebrtet shum\u00eb e bukur. Nj\u00eb bjonde tipike, me sy t\u00eb shkruar\ne hund\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me nj\u00eb qaf\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e me nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb holle e te l\u00ebmuar,\nkishte trup t\u00eb p\u00ebrkryer. Po t\u00eb isha mashkull, edhe un\u00eb do t\u00eb bija n\u00eb dashuri me\nt\u00eb. Ate dite, kur me pa me sy te perlotur, Nadia m\u00eb pyeti se \u00e7\u2019kisha, me nje\nbutesi te jashtezakonshme, duke me prekur leht\u00eb me dor\u00eb. Ia qava hallin, i\nthash\u00eb qe kam djalin e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb punoja gjithe diten e dites dhe e\nshihja djalin ve\u00e7 n\u00eb darke&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Mos\nu m\u00ebrzit, m\u00eb tha, kur t\u00eb mbarosh pun\u00ebn, ngjitu dhe pi nj\u00eb kafe tek un\u00eb. Pse,\nvet\u00ebm un\u00eb t\u00eb pi kafe te ty?!\u201d, me tha duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur mbarova pun\u00eb, u ngjita lart tek ajo. N\u00eb fakt kisha nevoj\u00eb t\u00eb rrija, t\u00eb qet\u00ebsohesha pak derisa t\u00eb shkoja te puna tjeter, kisha nevoj\u00eb t\u00eb flisja me dik\u00eb. Sht\u00ebpa e saj, ose m\u00eb sakt\u00eb, dhoma e saj, ishte&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Vijon&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e di si e p\u00ebrballova vdekjen e babait. Jo vet\u00ebm sepse e doja dhe m\u00eb donte shum\u00eb, por edhe sepse ai vdiq fare-fare papritur. E shtypi nje makine nd\u00ebrsa ishte duke punuar. Ishte duke pastruar barishtet anes rruges ne Imitos. Shoku q\u00eb po punonte bashk\u00eb me t\u00eb, m\u00eb tha qe i kishte shkare kemba [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2214],"class_list":["post-20819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-ditari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}