{"id":20815,"date":"2019-01-30T19:00:43","date_gmt":"2019-01-30T18:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20815"},"modified":"2019-01-30T18:39:43","modified_gmt":"2019-01-30T17:39:43","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-1\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi (1)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E\ndiel, 27 dhjetor 2009<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot\ne kisha pushim. Djali shkoi ne frontistirion e Anglishtes e prej andej do te\nshkonte ne Akademine e Futbollit dhe une mbeta vetem. Ktheva permbys gjithe\nshtepine. Pastrova, lava e shplava gjith\u00e7ka. Me pas, si\u00e7 thote Nadja, shoqja\nime ruse, &#8220;i dhashe vetes shperblim&#8221; nje xhiro ne qender. Me pelqen\nte shetis ne &#8220;Ermou&#8221;. Dal atje edhe kur nuk kam plan per te blere\nndonje gje. Shikoj dyqanet, provoj ndonje rrobe apo ndonje pale kepuce. Me pelqen\nte provoj rroba. I vesh, shkoj para pasqyrave te medha dhe admiroj veten. Po te\nkisha lindur ne Tirane, do te isha bere topmodele mbase, ndersa ne qytetin tim\nky zanat vetem enderrohej. Qyteti im, edhe pse afer qendres se rrethit ishte\nshume konservator. Ve\u00e7 kesaj, gjithnje kam patur vellain qe me rrinte \u00e7ekan ne\nkoke dhe nuk me linte te beja asgje nga ato qe pelqeja une. Ndaj pothuajse nuk\nmbaj mend asgje te bukur nga adoleshenca ime&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U\nfuta ne &#8220;Eleftorudakis&#8221; te blija ndonje gazete. E kisha zakon qe te\nblija nje apo dy gazeta kur kisha pushim. Me shume me terhiqnin revistat dhe\n&#8220;dhorot&#8221;qe kishin me shumice ato sesa shkrimet e gazetareve&#8230; Po\nshihja raftet e mbushura me libra, kur vemendjen ma terhoqi nje liber i vogel.\nSa e pashe, zemra filloi te me rrahe fort&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\nmora nga rafti dhe fillova ta shfletoj. E mbylla shpejt duke pare rreth e\nrrotull. Me erdhi turp. Eh, cfare tipi jam une! Ka momente qe jam e turpshme si\nte isha nje virgjereshe 15 vjecare, ka momente te tjera qe nuk me behet vone\nper asgje dhe mund te heq rrobat nje e nga nje para njeqind njerezve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\nmora librin, e mbeshtolla me tufen me gazeta qe kisha zgjehdur dhe shkova te\npaguaja. Pashe rreth e rrotull. Isha ne &#8220;momentet e vajzes se\nturpshme&#8221;. Me dukej sikur te gjithe rreth e rrotull me shikonin. Nuk i\nduroj dot shikimet direkte te njerezve. E kam patur kete te keqe qe e vogel dhe\nvazhdoj ta kem deri tani qe po u afrohem te tridhjetave. &#8220;Edhe ti je si\najo&#8221; me dukej sikur do me thoshin te tjeret kur te lexonin titullin e atij\nlibri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\nskuqur&nbsp; ja dorezova vajzes qe punonte te\narka. Ajo ishte nje vajze e re, bjonde, shume e bukur, e veshur ne menyre\nprovokuese me nje bluze te hapur qe i tregonte pothuajse gjithe gjoksin. Edhe\najo me pa ne sy ne menyre te vecante. Duhet te jete lesbike, mendova. Ose\nndofta me kuptoi. &#8220;Te jete c&#8217;te doje e shkofte ne djall&#8221;, e mallkova\nme vete&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\nfuta shpejt e shpejt ne cante qesen me librin bashke me gazetat. Kur pashe\ndatat e tyre u kujtova. Neser mbushej nje vit plot nga dita qe fillova pune.\n&#8220;Dhurate te bukur i bere vetes per njevjetorin&#8221;, i thashe vetes dhe\nqesha. Nje djalosh, qe nga fytyra dukej qe ishte shqiptar, di\u00e7 me foli. Degjova\nvetem &#8220;kukla mu&#8221;. Kujtoi se i qesha atij si dukej&#8230; Vazhdova\nrrugen&#8230;. Atmosfera e vitit te ri ndjehej gjithandej. Qendra e Athines, ose me\nsakte sheshi &#8220;Sindagma&#8221; me pelqente. Sivjet, shyqyr Zotit,\ndemonstratat nuk zgjaten shume, se kishte dy vjet qe nuk e ndjenim fare\nnderrimin e viteve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\nlashe &#8220;Ermoun&#8221; dhe sportin tim te preferuar, proven e rrobave, dhe\nmorra rrugen per ne shtepi. I ngrita doren nje taksie qe me ndaloi te kembet e\nmia. Nuk me durohej sa te lexoja librin, por me vinte zor ta hapja ne sy te\nshoferit, nje grek tipik, me mustaqe te holla qe dukej, ne fakt, se interesohej\nvetem per ate cka thoshte Radio ne lidhje me mbledhjen e qeverise.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkova\npothuajse me vrap ne shtepi. Nuk me durohej sa hapa librin. &#8220;The diary of\na callgril&#8221;. &#8220;Ditari i nje prostitute&#8221;, thashe me vete, me ze\ndhe fillova ta lexoj si e cmendur. Anglishten e kisha mesuar mire ne qytetin\ntim. Kisha nje mesues plak, te persekutuar qe kishte mbaruar shkollen e Fulcit\ndhe qe e kishte kaluar gjithe jeten neper burgje. Ai me kishte shume qejf dhe\nma mesonte me merak gjuhen. Ne fakt, kisha talent per gjuhe te huaja. &#8220;E\nper cfare nuk kisha talent une?!&#8221;, buzeqesha me vete&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U\ncova, i bera cunit per te ngrene dhe u shtriva prape. Librin e mbarova brendas\nnates. E me pas, nuk me zuri qe nuk me zuri gjumi. Nje vit i jetes sime me\nerdhi si ne nje sekonde para syve. Dhe krahasoja jeten time me ate te vajzes se\nlibrit. Nuk e di pse historite e saj me dukeshin asgje para te mijave.\nHistorite e saj me dukeshin te akullta, te veshura me rroba shik, me Channnel,\nYves Saint Lorent, Versace. Ndersa te miat&#8230; Historite e saj mbanin ere parfum\nDior e Barbury, ndersa te miat ere djerse e kembesh te palara&#8230; U ula ndenjur\nmbi krevat dhe mbylla syte. Me erdhen para sysh te gjitha ngjarjet e jetes\nsime, me nje intensitet mbytes, si uji qe del nga turbinat e hidrocemtraleve.\nDhe fillova te shkruaja, te shkruaja si e cmendur,. Lumi i fjaleve qe rridhte\nnga truri nuk perballohej nga dora ime. Shkruajta, shkruajta, shkruajta derisa\nu gdhi e me pas. Shkruajta gjithe jeten time. Kisha qe ne gjimnaz pa shkruar.\nAtehere madje kisha botuar te &#8220;Zeri i Rinise&#8221;ca vjersha dhe nje\nskice. Dhe vendosa te mbaj ditar, te shkruaj cdo gje qe me ndodh gjate dites.\nMbase botoja edhe une nje dite nje liber si ky i vogli qe kisha ne dore, nje\nliber qe te ishte bestseller, por nje best seller qe te mos mbante ere parfumi,\npor ere djerse, ere gjak&#8230; Dhe kete vendim e mora fiks nje dite para se te\nmbushej nje vit nga fillimi i punes sime, i punes qe me vinte rende ta mendoja\ndhe nuk me vinte rende ta beja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka\nnisi qekur u ndava me Janin. Kujtoja se kisha arritur lumturine e vertete kur u\nmartova me te. U martova me nje grek ne gjendje te mire ekonomike dhe bera nje\nfemije me te&#8230;! E \u00e7&#8217;desha m\u00eb shum\u00eb nga jeta?! K\u00ebshtu mendoja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe\nfillimi ishte vertet i bukur. \u00c7do gj\u00eb m\u00eb dukej parajs\u00eb. Sa nuk fluturoja. Por\nato gjera qe lumturia e casteve te para nuk me linte t\u2019i shihja, ato ma bene te\npadurueshme jeten me te\u2026 M&#8217;u kujtua im ate qe me thoshte: &#8220;Kur sapo njeh\nnje njeri me te cilin mendon te kalosh jeten, nuk duhet te kesh per te asnje\nverejte, se kjo puna e pasionit, eshte si ajo qe ndodh me nje vazo porcelani qe\nte pelqen shume. Duhet qe&nbsp; ajo te mos\nkete asnje te \u00e7are a te gervishtur sado te vogel, sepse me kalimin e kohes ajo\ne gervishtur do te zmadhohet dhe do t\u00eb t\u00eb dal\u00eb fare vazua nga qejfi&#8221;.\nK\u00ebshtu m\u00eb thoshte im at\u00eb. Nuk e di se ku e kishte lexuar apo d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb\nshprehje, por e thoshte shpesh sa her\u00eb q\u00eb binte fjala p\u00ebr martes\u00ebn time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jani\nishte tmerresisht xheloz. E kisha vene re kete qe ne fillim por nuk e quaja gj\u00eb\nt\u00eb keqe, madje, te them te verteten, me pelqente xhelozia e tij, se tregonte se\nai me donte&#8230;. Ra ne dashuri me mua qe ne shikimin e pare, qe kur me pa te\nsupermarketi &#8220;Galaksia&#8221;, para shtepise sone&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Une\nkisha shkuar ne Greqi me prinderit dhe me vellain n\u00eb koh\u00ebn e firmave\npiramidale. U detyruam sepse n\u00eb Shqip\u00ebri mbet\u00ebm pa sht\u00ebpi. E shit\u00ebm at\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nmarr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb madhe dhe parat\u00eb i fut\u00ebm te Gjallica. Por bashk\u00eb me\nfirm\u00ebn u zhduk\u00ebn edhe parat\u00eb tona. U detyruam t\u00eb merrnim rrug\u00ebn e Greqis\u00eb. N\u00eb\nShqip\u00ebri nuk kishim as sht\u00ebpi, as pun\u00eb, asnj\u00eb gj\u00eb. Mamaja ishte me komb\u00ebsi\ngreke dhe e patem kollaj p\u00ebr dokumentat&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak\nkoh\u00eb pasi arrit\u00ebm k\u00ebtu, v\u00ebllai u zu keq me ne te gjithe dhe iku nga shtepia.\nShkak u b\u00eb droga. Nuk e di se si u ngat\u00ebrrua v\u00ebllai im me &#8220;mallin&#8221;,\nsi\u00e7 i thoshte ai. Un\u00eb e mora vesh e para. N\u00eb fakt nga un\u00eb ai nuk fshihej. Ma\ntha tro\u00e7. Nuk rroj dot pa &#8220;mall&#8221;. Filloi t\u00eb harxhonte gjithnj\u00eb e m\u00eb\nshum\u00eb para. Arriti deri aty sa filloi t\u00eb merrte nga lek\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Aty\nfilloi sherri me babain. U zun\u00eb keq. Me grushta. U gjakosen q\u00eb t\u00eb dy. Q\u00eb nga ai\nmoment v\u00ebllai iku nga sht\u00ebpia. Me mua u takua edhe ca her\u00eb t\u00eb tjera, pastaj\ngjithnj\u00eb e m\u00eb rrall\u00eb flisnim e akoma m\u00eb rralle takoheshim. Tani eshte ne\nAmerike. As aty nuk i kishte pun\u00ebt mir\u00eb. Merrte heroin\u00eb. U katandis si\nmos me keq. Tanime me ne nuk komunikon fare, madje nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb\napo i vdekur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak\nmuaj pasi iku v\u00ebllai, m\u00eb vdiq babai dhe mbeta vet\u00ebm me n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb&#8230;<em>(vijon <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E diel, 27 dhjetor 2009 Sot e kisha pushim. Djali shkoi ne frontistirion e Anglishtes e prej andej do te shkonte ne Akademine e Futbollit dhe une mbeta vetem. Ktheva permbys gjithe shtepine. Pastrova, lava e shplava gjith\u00e7ka. Me pas, si\u00e7 thote Nadja, shoqja ime ruse, &#8220;i dhashe vetes shperblim&#8221; nje xhiro ne qender. Me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-20815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20815\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}