{"id":20810,"date":"2019-01-30T16:00:39","date_gmt":"2019-01-30T15:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20810"},"modified":"2019-01-30T15:32:51","modified_gmt":"2019-01-30T14:32:51","slug":"%ef%bb%bfpse-e-helmova-ish-vjehrren-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfpse-e-helmova-ish-vjehrren-time\/","title":{"rendered":"\ufeffPse e helmova ish-vjehrr\u00ebn time?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dashur lexues t\u00eb\ngazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjit\u00eb njer\u00ebzit sepse n\u00eb faqet e k\u00ebsaj gazete secili\ngjen vetveten, aq m\u00eb tep\u00ebr ne, q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, jemi m\u00eb t\u00eb vuajturit dhe\nq\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr mw tep\u00ebr v\u00ebmendje\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam nj\u00eb zonj\u00eb\nnga Fush\u00eb-Kruja dhe quhem N. Jam 35 vje\u00e7e, jam martuar dy her\u00eb dhe kam tre\nfemij\u00eb, nj\u00eb nga martesa e par\u00eb dhe dy nga martesa e dyt\u00eb. U martova shum\u00eb e re,\n14 vje\u00e7e, sepse k\u00ebshtu donte babai im. Pas nj\u00eb viti fejese, u martova. F\u00ebmij\u00ebn\ne par\u00eb e linda nj\u00eb vit pasi u martova, 16 vje\u00e7e. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, un\u00eb isha\nf\u00ebmij\u00eb p\u00ebr vete, jo m\u00eb t\u00eb rrisja fwmij\u00eb e vetme. N\u00eb familje ishim pes\u00eb persona\ngjithsej. Burri im pothuaj nuk gjendej kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne\nkishim nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe mes nesh. Ai ishte 20 vjet m\u00eb i madh\nse un\u00eb dhe nuk donte t\u2019ia dinte fare p\u00ebr mua, m\u00eb shihte thjesht si nj\u00eb njeri m\u00eb\nshum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, jo si gruan e tij q\u00eb kishte t\u00eb drejta dhe q\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,\nmeritonte v\u00ebmendjen e tij. K\u00ebshtu, si\u00e7 ju thash\u00eb, un\u00eb linda f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, nj\u00eb\nvajz\u00eb q\u00eb Zoti ma dhuroi at\u00ebhere kur kisha m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ta kisha\npran\u00eb. Vajz\u00ebs ia vun\u00eb emrin vjehrra me vjehrrin sepse mua nuk m\u00eb pyeste kush. E\nquajt\u00ebn Sadete, si mamaja e vjehrrit. Un\u00eb shihja tmerre me sy n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi,\nnuk mund ta imagjoni! Vjehrra ime \u00e7ohej n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe m\u00eb urdh\u00ebronte t\u00eb\ngatuaja, jo sepse nuk kishte koh\u00eb dit\u00ebn, por sepse ashtu donte ajo. Nuk di si\nt\u2019jua p\u00ebrshkruaj. Kjo ka vet\u00ebm emrin tortur\u00eb. Ma merrte vajz\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs\nnga dhoma ime dhe flinte me t\u00eb. Vajza qante dhe ajo e linte t\u00eb qante p\u00ebr t\u00ebr\u00eb\nnat\u00ebn. Un\u00eb shkoja ta merrja vajz\u00ebn dhe ajo m\u00eb linte prapa dere gjith\u00eb nat\u00ebn.\nMua m\u00eb dhimbte n\u00eb zem\u00ebr kur d\u00ebgjoja t\u00eb qarat e saj. Pss nj\u00eb viti e gjys\u00ebm\nvuajtjesh, vendosa t\u00eb largohesha nga sht\u00ebpia e burrit, pavarwsisht se e dija q\u00eb\nai nuk do tw m\u00eb linte t\u00eb ikja sepse kishte n\u00ebvoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore p\u00ebr\nsht\u00ebpin\u00eb dhe prind\u00ebrit e tij. Vjehrra b\u00ebnte t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb rrihte\n\u00e7do nat\u00eb sepse ishte nj\u00eb aktore e mrekullueshme. Nuk mund ta imagjinoni si i\ndilnin lot\u00ebt kur i tregonte tim shoqi p\u00ebr mua gj\u00ebra t\u00eb paqena, i thoshte q\u00eb\nflisja fshehurazi me komshiun ton\u00eb, q\u00eb u tregoja gj\u00ebra komshinjve p\u00ebr burrin\ndhe prind\u00ebrit e tij e ai fillonte avazin&#8230; trupi i nxir\u00eb, buz\u00ebt e enjtura,\nkoka m\u00eb rrinte e trash\u00eb si daulle p\u00ebrdit\u00eb nga dhimbja dhe t\u00eb qarat. U b\u00ebra\nnj\u00ebzet kile njeri, nuk m\u00eb njihte m\u00eb njeri, prind\u00ebrit e mi nuk doja t\u2019i shihja\nme sy, sepse sa her\u00eb q\u00eb i thoja se burri m\u00eb rrihte, babai m\u00eb p\u00ebrgjigjej prer\u00eb\nse ishte burri im dhe se duhet ta duroja. Ndjehesha e pafuqishme para tyre dhe\ndoja me patjet\u00ebr t\u00eb ikja nga ajo sht\u00ebpi, q\u00eb vet\u00ebm sht\u00ebpi nuk quhej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebhere, ndodhi edhe ajo q\u00eb un\u00eb nuk do ta harroj kurr\u00eb, edhe pse ka shum\u00eb vite q\u00eb ka ndodhur. Kur vjehrra e mori vesh se un\u00eb doja t\u00eb ikja nga sht\u00ebpia, ma merrte vajz\u00ebn dhe nuk m\u00eb linte ta prekja me dor\u00eb. Vuaja dhe nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja, si t\u00eb ikja. Nj\u00eb nat\u00eb ma dha vajz\u00ebn sepse po qante shum\u00eb dhe nuk po pushonte. Un\u00eb e mora n\u00eb krah\u00eb, e mbajta gjith\u00eb nat\u00ebn duke e tundur, por nuk po pushonte. Iu luta ta \u00e7onim n\u00eb spital por ajo nuk donte t\u2019ia dinte, m\u00eb thoshte ta pushoja un\u00eb, sepse un\u00eb isha n\u00ebna e saj. U mundova, por ishte e kot\u00eb. Qau vajza ime e shkret\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebngjes, dha shpirt nga marazi, iku n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb duart e mia dhe un\u00eb nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb. Ai q\u00eb vet\u00ebm quhej burri im, nuk luajti as qerpikun, asnj\u00eb lot nuk derdhi p\u00ebr vajz\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb qaja e qaja pa pushim, por askush nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr vuajtjet e mia, as prind\u00ebrit e mi q\u00eb m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn. Nuk mund ta duroja m\u00eb dhimbjen dhe ai q\u00eb vet\u00ebm quhej burri im, nuk luajti as qerpikun, asnj\u00eb lot nuk derdhi p\u00ebr vajz\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb qaja e qaja pa pushim, por askush nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr vuajtjet e mia, as prind\u00ebrit q\u00eb m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn. Nuk mund ta duroja m\u00eb dhimbjen dhe u mundova t\u00eb vrisja veten. Ata m\u00eb lan\u00eb ashtu si qen, p\u00ebrtok\u00eb, derisa erdhi nj\u00eb komshije dhe lajm\u00ebroi ambulanc\u00ebn q\u00eb m\u00eb \u00e7oi n\u00eb spital. O Zot, isha kthyer n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb bindur sht\u00ebpiake! Pas asaj ngjarjeje, burri im filloi t\u00eb sillej ndryshe, madje m\u00eb tha se kishte vendosur t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb hiqte pak dhimbjen e vajz\u00ebs s\u00eb vdekur. Ngela p\u00ebrs\u00ebri shtatz\u00ebn\u00eb, por k\u00ebsaj here kisha vendosur t\u00eb mos ia jepja m\u00eb kurr\u00eb vjehrr\u00ebs f\u00ebmij\u00ebn tim, edhe sikur t\u00eb vdisja duke m\u00eb rrahur im shoq. K\u00ebt\u00eb her\u00eb linda djal\u00eb dhe isha shum\u00eb e g\u00ebzuar, por kujtimin e vajz\u00ebs nuk mund t\u00eb ma fshinte asgj\u00eb; ajo ishte jeta ime, ajo ishte lindja ime e par\u00eb, ajo m\u00eb m\u00ebsoi ta doja shum\u00eb. Djali lindi i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe ishte p\u00ebr t\u2019u habitur me torturat psikologjike dhe fizike q\u00eb kisha kaluar un\u00eb. Edhe k\u00ebsaj here, vjehrra donte t\u2019ia vinte emrin vet\u00eb, por un\u00eb nuk pranova kurrsesi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do t\u2019ju shfaros\nt\u00eb gjith\u00ebve, &#8211; i k\u00ebrc\u00ebnova, &#8211; n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni si me vajz\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emrin ia vum\u00eb un\u00eb\nedhe burri. E quajt\u00ebm Kledi, me p\u00eblqimin e t\u00eb dyve. Djali rritej i sh\u00ebndetsh\u00ebm\ndhe un\u00eb i rrija mbi kok\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Vjehrra nuk po gjente dot m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb\nma merrte si vajz\u00ebn, por un\u00eb isha e vendosur t\u00eb mos b\u00ebja t\u00eb nj\u00ebjtin gabim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kledi im i bukur\nrritej dhe un\u00eb e doja m\u00eb shum\u00eb se jet\u00ebn time. Vjehrra ime, si\u00e7 ju thash\u00eb, nuk\npo gjente dot m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ma largonte djalin dhe filloi t\u00eb hapte fjal\u00eb sikur\ndjalin nuk e kisha me burrin dhe se e tradhtoja at\u00eb. Burri nisi t\u00eb m\u00eb rrihte\nakoma m\u00eb keq. Aty m\u00eb lindi ideja dhe d\u00ebshira e madhe q\u00eb ta vrisja vjehrr\u00ebn, por\nduhej t\u00eb gjeja nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shihja t\u00eb vuante dhe jo t\u00eb vdiste p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh.\nNj\u00eb dit\u00eb i hodha bar miu n\u00eb ushqim. Si\u00e7 duket, i kisha hedhur pak dhe ajo vet\u00ebm\nkishte t\u00eb vjella e nuk \u00e7ohej dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ajo qante nga dhimbjet dhe mua m\u00eb\nb\u00ebhej zemra mal&#8230; M\u00eb falni q\u00eb po shprehem k\u00ebshtu, por k\u00ebt\u00eb ndjeja dhe k\u00ebt\u00eb po\ntregoj. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur e pash\u00eb q\u00eb filloi t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb mir\u00eb, i hodha prap\u00eb\ndhe k\u00ebsaj here, nuk doja q\u00eb ajo t\u00eb shp\u00ebtonte. I hodha dyfishin e asaj q\u00eb i\nkisha hedhur dhe ajo, pas disa minutash p\u00ebrp\u00eblitjeje, vdiq. Askujt nuk i shkonte\nmendja tek un\u00eb, sepse e dinin q\u00eb un\u00eb kisha frik\u00eb nga njer\u00ebzit n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk\nmund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb kund\u00ebr saj. Vjehrra vdiq dhe un\u00eb ndihesha shum\u00eb mir\u00eb, por\nkur vinin njer\u00ebzit p\u00ebr ngush\u00ebllim, nis\u00ebn t\u00eb m\u00eb thonin me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke shp\u00ebtuar moj\nt\u00eb keqen! Zoti \u00ebsht\u00eb i madh, ia mori shpirtin, si\u00e7 ia mori ajo vajz\u00ebs t\u00ebnde\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebhere fillova t\u00eb\nndihesha keq sepse e kuptova se pavar\u00ebsisht torturave q\u00eb m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb ata mua,\nun\u00eb nuk kisha asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i hiqja asaj jet\u00ebn; Zoti ia kishte dh\u00ebn\u00eb, Zoti duhet\nt\u2019ia merrte, por hakmarrja qenka shum\u00eb e keqe. Ajo t\u00eb verbon syt\u00eb, nuk sheh\nasgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 s\u00eb keqes dhe do me \u00e7do kusht t\u00eb marr\u00ebsh hak. Un\u00eb nuk mund t\u00eb\njetoja m\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi sepse pas disa koh\u00ebsh, fillova t\u00eb kisha makthe dhe\nshija vjehrr\u00ebn time q\u00eb rrinte ulur n\u00eb karrige p\u00ebrball\u00eb meje, madje nj\u00eb her\u00eb e\npash\u00eb sikur ishte shtrir\u00eb me mua n\u00eb krevat. Ndihesha shum\u00eb m\u00eb keq se p\u00ebrpara,\nsituata isht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, si p\u00ebr mua, ashtu edhe p\u00ebr burrin tim,\nk\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb ndaheshim dhe djalin ta mbaja un\u00eb sepse ai ishte n\u00eb pun\u00eb\ndhe nuk kishte kush ta mbante. U ndam\u00eb me mir\u00ebkuptim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e fal\u00ebnderoj\nshum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb u ktheva te\nprind\u00ebrit e mi dhe ata silleshin me mua m\u00eb mir\u00eb se m\u00eb p\u00ebrpara, edhe djalin ma\nmbanin m\u00eb mir\u00eb. Fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00ebmb\u00ebltore dhe fillova ta merrja veten pak e\nnga pak. Fillova t\u00eb shkoja n\u00eb kish\u00eb \u00e7do t\u00eb diel\u00eb dhe rr\u00ebfehesha sepse m\u00eb b\u00ebnte\nt\u00eb ndihesha mir\u00eb dhe vet\u00ebm kisha e prifti e dinin sekretin tim. Tani q\u00eb e dini\nedhe ju, uroj t\u00eb mos m\u00eb gjykoni keq. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb von\u00eb u njoha me\nnj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb i cili nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn time; ai m\u00eb\ndonte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb isha dhe \u00e7ka ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ma respektonte dhe\nvazhdon t\u00eb ma respektoj\u00eb djalin n\u00eb maksimum. Me Nerin kam dy f\u00ebmij\u00eb, dy vajza\nt\u00eb bukura si yje, q\u00eb i dua jasht\u00ebzakonisht dhe q\u00eb rriten t\u00eb bukura e t\u00eb\nsh\u00ebndetshme. Nuk e di si do ta shlyej fajin q\u00eb e b\u00ebra vite m\u00eb par\u00eb nga\nhakmarrja. Jam penduar, por p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nuk mund t\u2019ia them askujt\nsepse do t\u00eb lija rrug\u00ebve f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe Nerin, q\u00eb e dua m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb\ngjith\u00eb. Ju faleminderit q\u00eb lexuat rr\u00ebfimin tim dhe uroj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kaloni nj\u00eb\njet\u00eb t\u00eb lumtur pran\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb doni dhe n\u00ebse e shihni se pran\u00eb atij njeriu q\u00eb\nkeni zgjedhur apo ju kan\u00eb zgjedhur jeta nuk shtyhet, mos u mundoni ta shtyni me\nforc\u00eb sepse do t\u2019ju duket p\u00ebrjet\u00ebsi dhe do t\u00eb detyroheni t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra q\u00eb nuk\nnuk do t\u00eb donit kurr\u00eb t\u2019i b\u00ebnit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Me respekt, N nga Fush\u00eb-Kruja<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjit\u00eb njer\u00ebzit sepse n\u00eb faqet e k\u00ebsaj gazete secili gjen vetveten, aq m\u00eb tep\u00ebr ne, q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, jemi m\u00eb t\u00eb vuajturit dhe q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr mw tep\u00ebr v\u00ebmendje\u2026 Un\u00eb jam nj\u00eb zonj\u00eb nga Fush\u00eb-Kruja dhe quhem N. Jam 35 vje\u00e7e, jam martuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20812,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2212],"class_list":["post-20810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-vjehrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}