{"id":20791,"date":"2019-01-29T16:00:46","date_gmt":"2019-01-29T15:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20791"},"modified":"2019-01-29T14:34:56","modified_gmt":"2019-01-29T13:34:56","slug":"nuk-ndihem-fajtore-per-kete-tradheti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/nuk-ndihem-fajtore-per-kete-tradheti\/","title":{"rendered":"Nuk ndihem fajtore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tradh\u00ebti!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja pse sot mora iniciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkruar\nhistorin\u00eb e jet\u00ebs sime, ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb aksident tragjik q\u00eb ka ndodhur para\npak dit\u00ebsh. D\u00ebshiroja t\u00eb bisedoja me dik\u00eb dhe t\u2019i tregoja historin\u00eb time, por n\u00eb\ndit\u00ebt e sotme, nuk mund t\u2019i hapesh dikujt p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb nj\u00eb hall, pasi sot nuk i\nbesohet as rrob\u00ebs q\u00eb mban veshur. Prandaj zgjodha gazet\u00ebn tuaj, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb rr\u00ebfyer at\u00eb histori q\u00eb kalova n\u00eb jet\u00ebn time dhe q\u00eb sot e kujtoj me lot n\u00eb\nsy, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb tragjedie, q\u00eb i ndodhi personit q\u00eb un\u00eb e doja dhe e\nadhuroja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thon\u00eb se njeriu vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dashuron n\u00eb jet\u00eb dhe\nhistorit\u00eb e tjera jan\u00eb ndjenja p\u00ebr t\u00eb kaluar monotonin\u00eb e p\u00ebrditshme, por n\u00eb\nfakt, me mua nuk ndodhi k\u00ebshtu. P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, po jua tregoj m\u00eb n\u00eb\ndetaje. Historia ime e dashuris\u00eb ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb fshatin ku un\u00eb u martova,\nedhe burrin e mora me dashuri dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kalonim nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb\nlumtur. Ne kishim tre f\u00ebmij\u00eb, im shoq punonte drejtor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs,\nnd\u00ebrsa un\u00eb punoja shit\u00ebse n\u00eb nj\u00eb nga dyqanet e fshatit ku jetonim. Ishim p\u00ebr\nmrekulli t\u00eb Zotit, deri n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur vajza jon\u00eb e vog\u00ebl filloi t\u00eb kishte\nshum\u00eb probleme me sh\u00ebndetin. N\u00eb fillim menduam se ajo kaloi nj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe\nse do t\u00eb ishte di\u00e7ka kalimtare, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ishte k\u00ebshtu. Vajza\nishte shum\u00eb e vog\u00ebl, as nj\u00eb vje\u00e7 nuk kishte mbushur dhe doktor\u00ebt m\u00eb k\u00ebshilluan ta\nshtroja n\u00eb spitalin e fshatit, pasi ajo kishte shum\u00eb temperatur\u00eb. Edhe pse i\njepnim ila\u00e7et q\u00eb na kishin dh\u00ebn\u00eb n\u00eb recet\u00eb doktor\u00ebt, p\u00ebrs\u00ebri nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim.\nK\u00ebshtu, u detyruam ta shtronim n\u00eb spital. Sigurisht q\u00eb vajza ishte shum\u00eb e\nvog\u00ebl dhe m\u00eb donte mua pran\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kjo gj\u00eb m\u00eb detyroi t\u00eb lija edhe pun\u00ebn\nsi shit\u00ebse dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohesha vajz\u00ebs sime t\u00eb vog\u00ebl. Halli q\u00eb m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb,\nm\u00eb b\u00ebri t\u00eb rrija gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb spital. Vet\u00ebm n\u00eb disa raste, kur m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte\nim shoq, shkoja n\u00eb sht\u00ebpi, b\u00ebja ndonj\u00eb pun\u00eb dhe kthehesha p\u00ebrs\u00ebri. Doktori q\u00eb\nkujdesej p\u00ebr vajz\u00ebn time kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb specializimin n\u00eb fshatin ton\u00eb,\nsepse at\u00ebhere ashtu ishte, nuk kishte doktor q\u00eb t\u00eb mos kalonte nj\u00ebher\u00eb aty ku e\nem\u00ebronin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kisha gati nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb spital dhe vajza ende nuk\nkishte p\u00ebrmir\u00ebsimin q\u00eb ne k\u00ebrkonim, madje po b\u00ebhej m\u00eb keq akoma. Nj\u00eb dit\u00eb, kur\nora sh\u00ebnonte gati 12 e nat\u00ebs, kuptova se vajza u b\u00eb shum\u00eb keq dhe b\u00ebrtita me t\u00eb\nmadhe. N\u00eb sekond\u00eb, erdhi doktori dhe dha ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb vajz\u00ebs. Ai i b\u00ebri nj\u00eb\ngjilp\u00ebr\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe i vendosi p\u00ebrs\u00ebri serumin. Un\u00eb vet\u00ebm qaja kur shikoja\nvajz\u00ebn aq t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb po luftonte me vdekjen dhe doktori, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, m\u00eb\nkapi nga krah\u00ebt, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Vajza jote \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe, n\u00ebse do t\u00eb sillesh n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk do t\u00eb kesh forc\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di pse, por ato fjal\u00eb, n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb n\u00ebntori,\nm\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb mendje. Ishte i vetmi ngush\u00ebllim q\u00eb kisha marr\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb\nvuajtjesh p\u00ebr vajz\u00ebn dhe p\u00ebr mua. Vajza ishte n\u00ebn efektin e ila\u00e7eve dhe mua nuk\nm\u00eb zinte gjumi. Po ecja n\u00eb korridorin e gjat\u00eb t\u00eb spitalit, kur d\u00ebgjova z\u00ebrin e\ndoktorit, i cili m\u00eb ftoi n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb \u00e7aj. Aty ai m\u00eb sqaroi p\u00ebr\nproblemin e vajz\u00ebs dhe m\u00eb tha se ajo, pas pak dit\u00ebsh do t\u00eb kishte p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb\nduksh\u00ebm. Ai gjithashtu m\u00eb tha se, n\u00ebse doja, mund t\u00eb pushoja n\u00eb dhom\u00ebn ku\nflinte ai. Ndoshta ju nuk mund t\u00eb m\u00eb kuptoni, po n\u00eb at\u00eb spital, n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb\nftoht\u00eb dimri dhe me at\u00eb hall q\u00eb kisha un\u00eb, doktori u b\u00eb shoku im m\u00eb i mir\u00eb. Ai\nm\u00eb rrinte shum\u00eb pran\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas dy dit\u00ebsh, vajza filloi t\u00eb reagonte dhe kishte p\u00ebrmir\u00ebsim,\najo filloi t\u00eb hante nga pak dhe nj\u00eb nat\u00eb na kishte mbetur q\u00eb do rrinim n\u00eb\nspital e pastaj do shkonim n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb nat\u00eb, doktori m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb dukesh shum\u00eb e zbeht\u00eb&#8230; Hajde n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb t\u00eb\nmas pak tensionin. N\u00ebse nuk do t\u00eb jesh mir\u00eb, nuk mund t\u2019i sh\u00ebrbesh vajz\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu b\u00ebra. Kur shkova n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ai m\u00eb kapi\ndor\u00ebn dhe po m\u00eb maste pulsin, por ajo qe kuptoja ishte se ne ishim shum\u00eb pran\u00eb\nnj\u00ebri\u2013tjetrit dhe prekja e tij m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrhumbesha n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr,\nkisha shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pak ngroht\u00ebsi n\u00eb ato momente dhimbjeje p\u00ebr mua. Ndoshta\nk\u00ebt\u00eb gj\u00eb doktori e kishte kuptuar dhe me nj\u00eb dor\u00eb ai m\u00eb shtr\u00ebngonte dor\u00ebn,\nkurse me dor\u00ebn tjet\u00ebr, m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli faqen. Un\u00eb buz\u00ebqesha dhe u duk sikur ai\nvet\u00ebm at\u00eb shenj\u00eb priti prej meje dhe afroi buz\u00ebt e tij te t\u00eb miat. N\u00eb ato\nmomente, po m\u00eb dukej vetja si nj\u00eb vajz\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are, ndoshta sepse\ndoktori ishte pes\u00eb vjet m\u00eb i vog\u00ebl se un\u00eb. Ajo nat\u00eb e fundit n\u00eb spital ishte nj\u00eb\nnat\u00eb e paharrueshme p\u00ebr mua, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai m\u00eb dhuroi, por edhe\np\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb lindi brenda meje. Nuk e dja n\u00ebse isha vet\u00ebm un\u00eb ajo nga e\ncila doktori p\u00ebrfitoi apo me t\u00eb gjitha femrat ai sillej n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por kjo\ngj\u00eb nuk m\u00eb interesonte. N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb vetmie t\u00eb mbushur me dhembjen q\u00eb ndjeja p\u00ebr\nvajz\u00ebn time, n\u00eb krah\u00ebt e tij ndjeva ngroht\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte\nmunguar. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebra, nuk u ndjeva kurr\u00eb fajtore. Ai ishte nj\u00eb moment q\u00eb\nashtu e ndjeva dhe vet\u00ebm kaq. P\u00ebrjetimi i asaj nate, nuk do t\u00eb zhdukej kollaj\nnga kujtesa ime. Ndoshta doktori e quajti di\u00e7ka kalimtare, si\u00e7 mund t\u2019i kishte\nndodhur edhe me t\u00eb tjerat, por p\u00ebr mua ishte fillimi i nj\u00eb ndjenje t\u00eb re. Q\u00eb\nprej asaj kohe, un\u00eb shkoja vazhdimisht n\u00eb spital, gjoja p\u00ebr t\u00eb kontrolluar\nvajz\u00ebn, por doktori nuk ishte m\u00eb i nj\u00ebjti, ai ishte shum\u00eb i ftoht\u00eb me mua. Ndoshta\nk\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte sepse nuk donte t\u00eb rrezikonte vendin e pun\u00ebs. Un\u00eb ia shpreha\nndjenjat e mia duke i th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb ndjeja un\u00eb mbas asaj nate q\u00eb kalova n\u00eb\nspital, por ai ma ktheu:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Z\u00ebre sikur nuk e kemi jetuar kurr\u00eb at\u00eb moment&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur ty dhe veten time&#8230;\n&#8211; i thash\u00eb, por asnj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive nuk mora prej tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E di \u00e7far\u00eb mendoj sot? Si nuk kisha frik\u00eb se do t\u00eb m\u00eb\ndilte sekreti, si nuk kisha frik\u00eb se do ta merrte vesh im shoq dhe do b\u00ebhej\nnami?! Kot nuk thon\u00eb dashuria t\u00eb b\u00ebn t\u00eb fort\u00eb dhe nuk pyet p\u00ebr pengesa. Ama, k\u00ebt\u00eb\nton\u00ebn nuk mund ta quanim dashuri, pasi kishte m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb na ndanin sesa\nna bashkonin. Mbas dy vjet\u00ebsh, doktorin e transferuan n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr dhe\nun\u00eb, nuk kisha marr\u00eb vesh asnj\u00eb gj\u00eb prej tij. Ajo nat\u00eb mbeti shum\u00eb gjat\u00eb n\u00eb\nkujtes\u00ebn time, derisa nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb ekranin e televizorit lexova emrin e tij&#8230;\nKishte humbur jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident automobilistik!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb moment, lot\u00ebt, ashtu si pa u ndjer\u00eb, rrodh\u00ebn\nn\u00eb faqet e mia. Im shoq m\u00eb pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb gjeti?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00cbsht\u00eb doktori q\u00eb shp\u00ebtoi vajz\u00ebn ton\u00eb&#8230; &#8211; i\nthash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mendova se e kisha harruar ata njeri, por ai erdhi p\u00ebrs\u00ebri\nn\u00eb kujtes\u00ebn time, tani, m\u00eb dhembsh\u00ebm se 20 vjet m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsyeja pse sot mora iniciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkruar historin\u00eb e jet\u00ebs sime, ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb aksident tragjik q\u00eb ka ndodhur para pak dit\u00ebsh. D\u00ebshiroja t\u00eb bisedoja me dik\u00eb dhe t\u2019i tregoja historin\u00eb time, por n\u00eb dit\u00ebt e sotme, nuk mund t\u2019i hapesh dikujt p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb nj\u00eb hall, pasi sot nuk i besohet as rrob\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20791","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20791\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}