{"id":20775,"date":"2019-01-28T21:00:21","date_gmt":"2019-01-28T20:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20775"},"modified":"2019-01-28T20:07:57","modified_gmt":"2019-01-28T19:07:57","slug":"%ef%bb%bfurrejtja-qe-mposhti-dashurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfurrejtja-qe-mposhti-dashurine\/","title":{"rendered":"\ufeffUrrejtja q\u00eb mposhti dashurin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha vet\u00ebm 14 vje\u00e7e kur nisi gjith\u00e7ka. Po kaloja\nperiudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, por edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb dikush. V\u00ebrtet\nmund t\u00eb quhet periudha e gabimeve t\u00eb justifikuara, por kjo ndodh vet\u00ebm kur\ngabimet jan\u00eb akoma hipotetike dhe jo nj\u00eb fakt i kryer. Nuk e dija n\u00ebse \u00ebnd\u00ebrroja\napo jeta ishte \u00ebnd\u00ebrr, por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb isha e sigurt\u00eb; se ajo q\u00eb po kaloja, nuk\nmund t\u00eb ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se tmerr i pamerituar. E dija se jeta nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb\np\u00ebr ask\u00ebnd, ve\u00e7se p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebndet, lek dhe dashuri. Nuk e di n\u00ebse mund\nt\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb grupin e atyre njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, por dija se dy\nher\u00eb kam qar\u00eb. Lufta shkakton shum\u00eb d\u00ebme, shkat\u00ebrron gjith\u00e7ka q\u00eb gjen, por\nmendoja se mua nuk do t\u00eb m\u00eb prekte. N\u00eb fakt, mua nuk m\u00eb preku lufta, por koha q\u00eb\nkaloi nga ajo dhe pasojat q\u00eb la pas n\u00eb njer\u00ebz, nuk ishin aq t\u00eb m\u00ebdha sa m\u00eb la\nmua. Shum\u00eb humb\u00ebn familjar\u00ebt, nd\u00ebrsa un\u00eb humba d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar. Q\u00eb e\nvog\u00ebl, kisha probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs e kisha kaluar\nn\u00eb spital. Vuaja nga veshkat. Me vite t\u00eb t\u00ebra kurohesha n\u00ebp\u00ebr spitalet e Greqis\u00eb\ndhe Turqis\u00eb, duke humbur dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e disa vite shkolle.\nM\u00eb n\u00eb fund, pas shum\u00eb vuajtjesh fizike, m\u00eb b\u00ebn\u00eb transplant veshke n\u00eb Greqi. U\nktheva n\u00eb atdheun tim p\u00ebr t\u00eb kaluar e lumtur pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, pasi\nmendoja se vuajtjet e mia apo m\u00eb sakt\u00eb, pjesa ime e vuajtjeve kishte mbaruar, por\nn\u00eb fakt, jo. Ato akoma nuk kishin filluar. Kaloi lufta dhe un\u00eb ndjehesha m\u00eb mir\u00eb.\nTmerri i v\u00ebrtet\u00eb fillon tani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po ndizja furr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb\npjekur buk\u00eb, mora nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb. Nuk e pash\u00eb \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb t\u00eb, por\nndeza shkrep\u00ebsen dhe ajo shp\u00ebrtheu. Kaq mbaj mend dhe, kur u zgjova, e gjeta\nveten n\u00eb Spitalin Ushtarak n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk e dija se \u00e7far\u00eb kishte pasur brenda\nletra, barut, kapsolla, por njoha pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme; k\u00ebrkoja dor\u00ebn,\nk\u00ebrkoja gishtin n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb vendosja unaz\u00ebn e fejes\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn do\nrealizoja \u00ebndrrat e mia vajz\u00ebrore. E dini se&nbsp;\nme \u00e7far\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsuar ajo? Me nj\u00eb fash\u00eb t\u00eb bardh\u00eb e cila shum\u00eb\nshpejt do mbulohej p\u00ebrgjithmon\u00eb me nj\u00eb dorashk\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb endur me dor\u00eb, e\ncila nuk mbushet dot nga gishtat, por q\u00eb gishta do kishte ky\u00e7in e dor\u00ebs. Nga ai\nshp\u00ebrthim, humba dor\u00ebn e majt\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb tani nj\u00eb sakate e plot\u00eb, q\u00eb nuk\nsh\u00ebrbente p\u00ebr ask\u00ebnd. Tani nuk kisha m\u00eb n\u00eb trupin tim vet\u00ebm nj\u00eb veshk\u00eb t\u00eb huaj,\npor edhe nj\u00eb \u00e7orape t\u00eb zez\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Mendova se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, jeta ime kish\np\u00ebrfunduar, edhe pse vet\u00ebm 14 vjet kishin kaluar prej saj. Pyesja veten me \u00e7far\u00eb\ndo ta mbushja pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb saj? A do t\u00eb vazhdoja t\u00eb jetoja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb dhe\nmentalitet q\u00eb k\u00ebrkon njer\u00ebz me dy duar? Dashuris\u00eb ia kisha hequr viz\u00ebn. As n\u00eb\nskutat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb nd\u00ebrgjegjes nuk mendoja se mund t\u00eb ekzistonte dashuria p\u00ebr\nmua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koha kalonte dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb sh\u00ebronte gjith\u00e7ka. Un\u00eb\nmund t\u00eb b\u00ebja pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, madje kisha mund\u00ebsi edhe t\u00eb q\u00ebndisja n\u00eb makin\u00eb.\nFillimi ishte i v\u00ebshtir\u00eb, por m\u00eb pas ia mora dor\u00ebn, u b\u00ebra eksperte e pun\u00ebve\nsht\u00ebpiake me nj\u00eb dor\u00eb. Kjo koh\u00eb e kaluar b\u00ebri q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshtatesha, por\nedhe t\u00eb rifitoja besimin dhe t\u00eb ecja p\u00ebrpara. Me an\u00eb t\u00eb t\u00eb njohurve q\u00eb kishte\nim at\u00eb, pata mund\u00ebsi t\u00eb mbaroja shkoll\u00ebn tet\u00eb-vje\u00e7are dhe t\u00eb ndiqja m\u00eb pas\nrregullisht t\u00eb mesmen. N\u00eb fillim, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb rrinin pran\u00eb nga m\u00ebshira, por\npas disa koh\u00ebsh, shoq\u00ebria filloi t\u00eb zbehej me disa dhe t\u00eb forcohej me t\u00eb tjer\u00ebt.\nShok\u00ebt e klas\u00ebs k\u00ebrkonin femra q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsonin ata dhe jo nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb paplot\u00eb\nsi un\u00eb. Ishte i vetmi E, ai q\u00eb m\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar. Afrohesha \u00e7do\ndit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me t\u00eb, madje m\u00eb shoq\u00ebronte n\u00eb sht\u00ebpi pasi mbaronim shkoll\u00ebn\nsepse banonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje. Mendoja se ai s\u2019m\u00eb shikonte si fem\u00ebr, por\nthjesht si nj\u00eb njeri i cili ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb miku. Nj\u00eb dit\u00eb, kur\npo shkonim p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, erdh\u00ebn me makina luksoze disa djem dhe na ndaluan te\nk\u00ebmb\u00ebt. Ai tha se ishin disa kush\u00ebrinj t\u00eb tijt\u00eb. U takuam dhe u njoha me ta. N\u00eb\nnj\u00ebrin nga takimet (kjo ndodhi me B.), ndjeva se ai ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn me nj\u00eb\nforc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb tjer\u00ebt. Ata ishin pes\u00eb djem. At\u00eb dit\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruan deri\nte rruga e sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb pas, nuk u duk\u00ebn p\u00ebr disa dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndodhi q\u00eb me dat\u00eb 19 dhjetor, kur po kthehesha nga\nshkolla, erdhi B. vet\u00ebm dhe m\u00eb takoi. Ai e dinte historin\u00eb time, por p\u00ebrs\u00ebri\nd\u00ebshironte t\u00eb m\u00eb njihte. Fillova t\u00eb takohesha me t\u00eb. Mendoja me vete se nuk\nkisha \u00e7far\u00eb t\u00eb humbja pasi gjith\u00e7ka q\u00eb kisha e kisha humbur e asgj\u00eb nuk m\u00eb\npengonte. Edhe pse isha e p\u00ebrk\u00ebdhelura e sht\u00ebpis\u00eb, isha nj\u00eb vajz\u00eb jo shum\u00eb e\nzhvilluar dhe nuk kisha ndonj\u00eb pamje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kisha pamjen e nj\u00eb njeriu q\u00eb\nka hequr shum\u00eb. Ndodhi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, E. dhe B., bashk\u00eb me tre kush\u00ebrinjt\u00eb e tjer\u00eb,\nerdh\u00ebn dhe m\u00eb mor\u00ebn me makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb sht\u00ebpi, pasi po binte shum\u00eb\nshi. Doja t\u00eb ikja n\u00eb sht\u00ebpi, por makina mori drejtim tjet\u00ebr. M\u00eb than\u00eb q\u00eb do\nshkonim p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, por kur pash\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, e kuptova se\nkisha mb\u00ebrritur n\u00eb Tiran\u00eb. Hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga lokalet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kryeqytetit i cili\nkishte edhe hotel. Nuk e di \u00e7far\u00eb kam pir\u00eb, por di q\u00eb aty humba edhe di\u00e7ka\ntjet\u00ebr, past\u00ebrtin\u00eb prej vajze, ve\u00e7se jo me nj\u00eb njeri, por me kat\u00ebr meshkuj.\nMora vesh se ata e kishin pasur k\u00ebt\u00eb plan m\u00eb p\u00ebrpara dhe se B. ishte ai q\u00eb do t\u00eb\nlozte rolin, por n\u00eb fakt ai kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me mua dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk\nkishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb shok\u00ebt e tij b\u00ebn\u00eb me mua, madje nuk qe aty.\nUrrejtja ime nuk do mposhtej kurr\u00eb nga dashuria e atij. Kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\nkur thon\u00eb se kurr\u00eb mos urre se bie n\u00eb nivelin e atij q\u00eb urren, por un\u00eb e urreja\nat\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00e7oi n\u00eb at\u00eb nivel. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo dit\u00eb n\u00eb at\u00eb hotel, t\u00eb cilit nuk ia m\u00ebsova\nasnj\u00ebher\u00eb emrin, nuk do t\u00eb hiqet nga kujtesa ime.&nbsp; Ndjeja nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb edhe tani nuk e\nshpjegoj dot. M\u00eb dukej sikur gjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund p\u00ebr jet\u00ebn time, por me\nndihm\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs sime, e cila nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb sekond\u00eb, q\u00eb n\u00eb\nmomentin e operimit tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb Greqi e deri m\u00eb sot, kam arritur ta marr veten.\nAjo gjithmon\u00eb m\u00eb thot\u00eb se Zoti t\u00eb mbyll nj\u00eb der\u00eb, por t\u00eb hap nj\u00eb dritare dhe n\u00eb\nfakt, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga emisionet sociale q\u00eb un\u00eb i shikoja\nvazhdimisht, ndoqa historin\u00eb e nj\u00eb vajze e cila kishte lindur e verb\u00ebr. M\u00eb b\u00ebri\nshum\u00eb p\u00ebrshtypje fakti q\u00eb ajo kishte mbaruar shkoll\u00ebn p\u00ebr Psikologji me nota t\u00eb\nshk\u00eblqyera, por nuk e pranonte dot iden\u00eb se nuk shihte, p\u00ebrkundrazi, ishte\nshum\u00eb optimiste. Menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb shkoi n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn time. Kur\nvazhdoja shkoll\u00ebn, m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb l\u00ebnda e anglishtes dhe nga filmat e shumt\u00eb\nq\u00eb kisha par\u00eb, kisha arritur ta p\u00ebrvet\u00ebsoja k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb. E hodha\nsi mendim dhe menj\u00ebher\u00eb, prind\u00ebrit b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb ndiqja kurset\nn\u00eb gjuh\u00ebn angleze. Aty kam krijuar shoq\u00ebrin\u00eb time t\u00eb re, madje jam njohur dhe\nme Tomin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Amerika dhe m\u00eb ka angazhuar t\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb n\u00eb\nndihm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Historit\u00eb e k\u00ebtyre njer\u00ebzve m\u00eb b\u00ebjn\u00eb\ngjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar t\u00eb kaluar\u00ebn time dhe p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb\nshpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isha vet\u00ebm 14 vje\u00e7e kur nisi gjith\u00e7ka. Po kaloja periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, por edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb dikush. V\u00ebrtet mund t\u00eb quhet periudha e gabimeve t\u00eb justifikuara, por kjo ndodh vet\u00ebm kur gabimet jan\u00eb akoma hipotetike dhe jo nj\u00eb fakt i kryer. Nuk e dija n\u00ebse \u00ebnd\u00ebrroja apo jeta ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20776,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20775","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}