{"id":20771,"date":"2019-01-28T20:00:13","date_gmt":"2019-01-28T19:00:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20771"},"modified":"2019-01-28T19:54:55","modified_gmt":"2019-01-28T18:54:55","slug":"%ef%bb%bfna-ndau-largesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfna-ndau-largesia\/","title":{"rendered":"\ufeffNa ndau larg\u00ebsia!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njohja me Fredin ishte gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur n\u00eb jet\u00eb. Ishte\nshpirti im binjak dhe isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb e kisha njohur. Ai ishte dashuria\ndhe g\u00ebzimi im. Jemi njohur nj\u00eb ver\u00eb n\u00eb plazh dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb e kuptuam se ishim\nb\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Ishte tep\u00ebr simpatik dhe n\u00eb fillim, i druhesha nj\u00eb\nlidhjeje me t\u00eb pasi vajzat e p\u00eblqenin shum\u00eb dhe shpesh ndodhte q\u00eb, kur ishim bashk\u00eb,\nvajzat e tjera i hidhnin shikime t\u00eb shumta. Por ai ma shprehte gjat\u00eb gjith\u00eb\nkoh\u00ebs se m\u00eb dashuronte, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb nga sa e doja un\u00eb. Fredi punonte\nsi menaxher n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private, nd\u00ebrsa un\u00eb sapo kisha mbaruar shkoll\u00ebn dhe\nfillova pun\u00eb si sekretare. \u201cDo t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb bashk\u00ebjetonim sepse t\u00eb dua dhe\nmendoj se duhet ta hedhim k\u00ebt\u00eb hap n\u00eb lidhjen ton\u00eb\u201d, m\u00eb tha, por prind\u00ebrit e mi\nishin tep\u00ebr tradicional\u00eb dhe nuk e mir\u00ebprit\u00ebn at\u00eb q\u00eb u tham\u00eb. At\u00ebhere, q\u00eb t\u00eb\nbashk\u00ebjetonim, nuk na kishte mbetur zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb fejoheshim m\u00eb par\u00eb\ndhe Fredi e donte shum\u00eb k\u00ebt\u00eb. Bashk\u00ebjetesa ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e re t\u00eb cil\u00ebn\npo e p\u00ebrjetonim \u00e7do dit\u00eb me mjaft d\u00ebshir\u00eb. Ishte di\u00e7ka e re e cila po na p\u00eblqente\nt\u00eb dyve dhe na vuri p\u00ebrball\u00eb situatave t\u00eb ndryshme. Ndodhte q\u00eb kishte edhe z\u00ebnka\nmes nesh dhe kjo ishte normale p\u00ebr \u00e7do \u00e7ift, por diskutimi m\u00eb i madh ndodhi dit\u00ebn\nkur Fredi tha se kishte nj\u00eb ofert\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb pune n\u00eb Itali. \u201cSi do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb\nt\u00eb ndar\u00eb? Un\u00eb nuk e l\u00eb dot familjen e pun\u00ebn q\u00eb t\u00eb vij n\u00eb Itali me ty\u201d, i thash\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk jemi ne \u00e7ifti i vet\u00ebm q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit. Mund t\u2019ia dalim\nsepse duhemi dhe dashuria mund gjith\u00e7ka\u201d, m\u00eb tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk isha aspak dakord me t\u00eb, por me sa dukej, Fredi e kishte pranuar\nk\u00ebt\u00eb ofert\u00eb sapo ia kishin propozuar, pa folur m\u00eb par\u00eb me mua. Edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\ndiskutuam gjat\u00eb, ram\u00eb dakord q\u00eb ta provonim dhe, n\u00ebse lidhja jon\u00eb do t\u00eb ishte\nn\u00eb kriz\u00eb, Fredi do t\u00eb kthehej. E kisha tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk e dija n\u00ebse do\nt\u00eb m\u00ebsohesha dot t\u00eb jetoja pa t\u00eb. E p\u00ebrcolla n\u00eb aeroport dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb nisej\ndhe isha shum\u00eb e m\u00ebrzitur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZem\u00ebr, mos u trishto se do t\u00eb flasim \u00e7do dit\u00eb dhe do ta shohim\nnj\u00ebri-tjetrin shum\u00eb shpesh. K\u00ebt\u00eb po e b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb\u201d, m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ato momente nuk m\u00eb dukej justifikuese asgj\u00eb nga ato q\u00eb thoshte, por\nmundohesha ta mbaja veten. Muajt e par\u00eb ishin tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua; m\u00eb\nmerrte shum\u00eb malli p\u00ebr Fredin. Edhe pse flisnim me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb telefon,\nvazhdoja t\u00eb ndjeja mall p\u00ebr t\u00eb. Mundohesha t\u00eb fokusohesha sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00eb, por\nkur kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, ajo m\u00eb dukej tep\u00ebr bosh pa pranin\u00eb e tij, ndaj vendosa\nt\u00eb kthehesha te prind\u00ebrit. Ata m\u00eb mir\u00ebprit\u00ebn, madje mamaja u g\u00ebzua shum\u00eb se\ntani do t\u00eb m\u00eb kishte pran\u00eb. Flisja me Fredin, por kjo nuk mjaftonte, doja ta\nshihja dhe t\u00eb ndjeja p\u00ebrs\u00ebri ledhatimet e tij q\u00eb m\u00eb mungonin shum\u00eb. Q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb\nu nis, nuk\nkishte ardhur asnj\u00ebher\u00eb dhe justifikohej se nuk i jepnin leje te puna. Dit\u00eblindja\nime po afrohej dhe un\u00eb isha m\u00ebrzitur se do ta kaloja vet\u00ebm, por nuk ndodhi k\u00ebshtu!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb kam siguruar bilet\u00ebn q\u00eb t\u00eb vish k\u00ebtu p\u00ebr ta festuar bashk\u00eb dit\u00eblindjen\nt\u00ebnde, zem\u00ebr\u201d, m\u00eb tha Fredi nj\u00eb nat\u00eb teksa po flisnim. U lumturova shum\u00eb dhe e\nfal\u00ebnderova p\u00ebr surpriz\u00ebn e bukur q\u00eb m\u00eb b\u00ebri. At\u00eb nat\u00eb nuk fjeta fare, po\nmendoja se si do t\u00eb ishte takimi yn\u00eb, sa do t\u00eb kishte ndryshuar Fredi\u2026 Isha\nshum\u00eb e emocionuar! Mezi prisja dit\u00ebn kur do t\u00eb nisesha, e cila erdhi shum\u00eb\nshpejt. Prind\u00ebrit m\u00eb shoq\u00ebruan n\u00eb aeroport dhe ndenj\u00ebn aty derisa u ngrit avioni.\nSapo zbrita, pash\u00eb Fredin q\u00eb po m\u00eb priste n\u00eb makin\u00eb. E p\u00ebrqafova fort dhe\nai m\u00eb puthi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDuhet t\u00eb jesh e lodhur! Shkojm\u00eb n\u00eb apartament. M\u00eb pas darkojm\u00eb dhe\nbisedojm\u00eb\u201d, m\u00eb tha duke buz\u00ebqeshur. Rrug\u00ebs mbaj mend q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb dhjet\u00ebra\npyetje sepse doja t\u00eb dija gjith\u00e7ka q\u00eb kishte ndodhur me t\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishim\nqen\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit. Kur un\u00eb u shtriva n\u00eb krevat, Fredi vajti n\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb\nmbaronte m\u00eb shpejt. Kur u kthye, un\u00eb isha gati dhe, sapo hapa der\u00ebn, pash\u00eb nj\u00eb\nbuqet\u00eb t\u00eb madhe me tr\u00ebndafila t\u00eb kuq. M\u00eb pas u shfaq Fredi. Ai m\u00eb uroi dit\u00eblindjen,\nm\u00eb puthi dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse isha gati t\u00eb festoja. \u201cMjafton q\u00eb jam me ty, kjo m\u00eb\nb\u00ebn t\u00eb lumtur\u201d, i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb restorant biseduam p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra nga t\u00eb cilat m\u00ebsova edhe q\u00eb Fredi\nishte m\u00ebsuar shum\u00eb shpejt me jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte atje dhe kjo m\u00eb trembte. Mendoja se\nedhe mua mund t\u00eb m\u00eb harronte shpejt sepse larg\u00ebsia ishte nj\u00eb element mjaft negativ\np\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb. \u201cM\u00eb trego si ia ke kaluar ti tani\u201d, m\u00eb tha nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\nun\u00eb nuk kisha nj\u00eb jet\u00eb aq t\u00eb larmishme dhe energjike si ai. \u201cMundohem t\u00eb p\u00ebrqendrohem\nn\u00eb pun\u00eb tani q\u00eb ti nuk je atje dhe tani po jetoj me prind\u00ebrit. Nuk jetoj dot\nvet\u00ebm\u201d, i thash\u00eb. M\u00eb pa disa minuta dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi. \u201cEdhe mua m\u00eb merr malli shum\u00eb\ndhe ashtu si ti, mundohem ta kaloj koh\u00ebn n\u00eb pun\u00eb sepse t\u00eb mendoj \u00e7do minut\u00eb\u201d,\ntha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ato momente ishin mjaft prek\u00ebse, por Fredi tha se at\u00eb nat\u00eb duhej vet\u00ebm t\u00eb g\u00ebzoheshim\nsepse ishte nj\u00eb dit\u00eb tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb dy dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr mua\u201d, i thash\u00eb. M\u00eb pas vajt\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ambient tjet\u00ebr p\u00ebr\nt\u00eb k\u00ebrcyer, ku ia kaluam mjaft bukur. Ishte nata m\u00eb e bukur q\u00eb kisha kaluar dhe\nm\u00eb vinte keq q\u00eb dit\u00ebt po kalonin dhe un\u00eb duhet t\u00eb kthehesha, ndaj p\u00ebrpiqesha t\u2019i\nshijoja n\u00eb maksimum. Gjat\u00eb asaj kohe, vizitova shum\u00eb vende q\u00eb nuk i kisha par\u00eb\nasnj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebrjetova momente t\u00eb paharrueshme. Kur e pyeta n\u00ebse do t\u00eb\nvazhdonim k\u00ebshtu, ai m\u00eb tha se p\u00ebr momentin, nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb. Nuk doja\nt\u00eb diskutonim, ndaj nuk e vazhdova m\u00eb bised\u00ebn. Kthimi ishte tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb,\npor mendova se kujtimet do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb fakt, fillova ta kisha\nedhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tani q\u00eb kisha kaluar disa dit\u00eb pran\u00eb Fredit, ndaj i thash\u00eb\nse duhet t\u00eb gjenim patjet\u00ebr nj\u00eb zgjidhje sepse e ndjeja q\u00eb lidhja jon\u00eb ishte\nftohur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund t\u00eb q\u00ebndroj larg personave q\u00eb dua\u201d, i thash\u00eb. Ai nuk dinte \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigjeje\nt\u00eb m\u00eb jepte, por m\u00eb premtoi se do t\u00eb zgjidhej gjith\u00e7ka dhe m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohesha.\nKishin kaluar 6 muaj dhe akoma asnj\u00eb zgjidhje. Fredi erdhi nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, q\u00ebndroi\ndisa dit\u00eb dhe iku p\u00ebrs\u00ebri. M\u00eb premtonte se gj\u00ebrat do t\u00eb rregulloheshin dhe ne\ndo t\u00eb ishim shum\u00eb shpejt bashk\u00eb, por ky mbeti vet\u00ebm nj\u00eb premtim t\u00eb cilin ai nuk\ne mbajti kurr\u00eb. Kur m\u00eb telefononte, nuk doja t\u2019i p\u00ebrgjigjesha ose edhe kur\nndodhte, p\u00ebrgjigjesha shum\u00eb ftoht\u00eb. Ai e kuptoi k\u00ebt\u00eb, ndaj m\u00eb tha se m\u00eb kishte\nrezervuar nj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Itali, k\u00ebsaj here, 2 mujor. Edhe pse kjo nuk\nishte zgjidhja q\u00eb un\u00eb doja, p\u00ebrs\u00ebri u g\u00ebzova q\u00eb do ta shihja shum\u00eb shpejt dhe k\u00ebt\u00eb\nher\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndronim m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Mora me vete m\u00eb shum\u00eb veshje\nse her\u00ebn e par\u00eb dhe u nisa. Avioni nisej n\u00eb 13.30 dhe un\u00eb kisha vajtur m\u00eb her\u00ebt.\nNisja e avionit u vonua 30 minuta pasi na njoftuan se kishte nj\u00eb problem t\u00eb\ncilin po e riparonin. Pas njoftimit q\u00eb lajm\u00ebronte nisjen e avionit, u ula e\nlodhur n\u00eb vendin tim. Pash\u00eb q\u00eb af\u00ebr meje ishte ulur edhe nj\u00eb djal\u00eb rreth t\u00eb\n35-ve i cili me shum\u00eb mir\u00ebsjellje m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb ulesha nga ana e dritares n\u00ebse d\u00ebshiroja.\nAt\u00eb moment m\u00eb dukej sikur po p\u00ebrjetoja nj\u00eb d\u00e9j\u00e0 vu, m\u00eb dukej sikur e kisha par\u00eb\ndiku. \u201cQuhem Bruno\u201d, u prezantua ai. Ishte mjaft i k\u00ebndsh\u00ebm edhe n\u00eb bised\u00eb.\nQuhej Bruno, ishte 34 vje\u00e7 dhe beqar. Shkonte n\u00eb Itali p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore\npasi prej disa muajsh e shqet\u00ebsonte ky\u00e7i i k\u00ebmb\u00ebs t\u00eb cilin e kishte vrar\u00eb teksa\nluante futboll.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFutbolli i ka k\u00ebto\u201d, m\u00eb tha duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAh, qenke e dashuruar\u201d, tha pasi i tregova p\u00ebr arsyen e udh\u00ebtimit tim. N\u00eb\nat\u00eb moment, nj\u00ebra nga stjuardesat na lajm\u00ebroi se duhej t\u00eb b\u00ebnim ulje t\u00eb detyruar\np\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb problemi n\u00eb avion. N\u00eb fillim u tremb\u00ebm, madje kishte nga ata t\u00eb\ncil\u00ebt u acaruan sepse vonesa u prishte planet q\u00eb kishin. Brunoja m\u00eb ftoi t\u00eb\npinim di\u00e7ka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prisnim nisjen e avionit, por nisja nuk u b\u00eb at\u00eb nat\u00eb,\nndaj edhe ndenj\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel. Ndihesha mir\u00eb q\u00eb isha me Brunon, i cili\nn\u00eb at\u00eb moment, nj\u00ebra nga stjuardesat na lajm\u00ebroi se duhet t\u00eb b\u00ebnim ulje t\u00eb detyruar\np\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb problemi n\u00eb avion. N\u00eb fillim u tremb\u00ebm, madje kishte nga ata q\u00eb\nu acaruan sepse vonesa u prishte planet q\u00eb kishin. Brunoja m\u00eb ftoi t\u00eb pinim di\u00e7ka,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prisnim nisjen e avionit, por nisja nuk u b\u00eb at\u00eb nat\u00eb, ndaj edhe\nndenj\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel. Ndihesha mir\u00eb q\u00eb isha me Brunon, i cili edhe m\u00eb\nndihmoi shum\u00eb sepse vet\u00ebm nuk do t\u00eb mund t\u00eb orientohesha dot. Por, tersi\nvazhdonte t\u00eb na ndiqte sepse na than\u00eb se avioni nuk mund t\u00eb nisej m\u00eb p\u00ebr shkak\nt\u00eb defektit q\u00eb nuk kishin mundur ta rregullonin dhe fluturimi yn\u00eb nuk do t\u00eb\nishte i sigurt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTa dija, do t\u00eb kisha udh\u00ebtuar me makin\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pa q\u00eb u m\u00ebrzita shum\u00eb dhe po mundohesha t\u2019i telefonoja Fredit e ta vija\nn\u00eb dijeni p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo t\u2019i telefonosh t\u00eb fejuarit? Ja merre!\u201d, tha ai dhe m\u00eb zgjati telefonin\ne tij. E pash\u00eb dhe po mendoja se sa i mir\u00eb dhe i sjellsh\u00ebm ishte, kuptova se po\nm\u00eb t\u00ebrhiqte shum\u00eb. Fola me Fredin dhe i thash\u00eb se nuk nisesha dot. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMua nuk m\u00eb japin leje t\u00eb vij, do mundohem t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb t\u00eb\nmarr\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj ai i acaruar a thua se e kisha fajin un\u00eb q\u00eb avioni ishte\nprishur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk ka problem, mos u mundo\u201d, i thash\u00eb dhe i shpjegova se isha me Brunon\nt\u00eb cilin e kisha njohur n\u00eb avion dhe ai do t\u00eb m\u00eb ndihmonte. M\u00eb tep\u00ebr ia thash\u00eb\nk\u00ebt\u00eb sepse nuk m\u00eb p\u00eblqeu m\u00ebnyra se si m\u2019u p\u00ebrgjigj. Fredi u b\u00eb shum\u00eb xheloz dhe\nu acarua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKush \u00ebsht\u00eb ai? Si e njohe? Nuk mund t\u00eb\nq\u00ebndrosh me dik\u00eb q\u00eb nuk e njeh&#8230;\u201d e t\u00eb tjera si k\u00ebto. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk jam f\u00ebmij\u00eb t\u00eb m\u00eb m\u00ebsosh gj\u00ebra q\u00eb m\u2019i kan\u00eb m\u00ebsuar prind\u00ebrit kur kam\nqen\u00eb e vog\u00ebl\u201d, i thash\u00eb dhe i mbylla telefonin. Brunoja e kuptoi q\u00eb u m\u00ebrzita\ndhe, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsuar, m\u00eb tha se kishte lajm\u00ebruar mikun e tij t\u2019i sillte makin\u00ebn\ndhe m\u00eb pas do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte te Fredi. E fal\u00ebnderova dhe e pyeta pse po sillej aq\nmir\u00eb me mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE di q\u00eb ti mendon se po mundohem t\u00eb t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr vete, por m\u00eb beso, nuk jam\ni till\u00eb\u201d. M\u00eb p\u00eblqente q\u00eb ishte i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i sinqert\u00eb. Kaluam dy dit\u00eb\nn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit dhe u lidh\u00ebm shum\u00eb bashk\u00eb. \u00c7udit\u00ebrisht, ai m\u00eb\nb\u00ebnte ta ndjeja m\u00eb pak munges\u00ebn e Fredit. Ashtu si\u00e7 m\u00eb premtoi, m\u00eb \u00e7oi n\u00eb\nqytetin ku jetonte Fredi dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb kisha pritur q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte\nnumrin e telefonit, por nuk e b\u00ebri dhe kjo m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb, edhe pse m\u00eb erdhi\npak keq!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShpresoj t\u00eb shihemi p\u00ebrs\u00ebri\u201d, m\u00eb tha dhe iku. E ndoqa me sy derisa makina\ne tij nuk dukej m\u00eb. Ndjeva nj\u00eb boshll\u00ebk pas ndarjes me t\u00eb, por u ktheva,\np\u00ebrqafova Fredin dhe m\u00eb pas sqaruam edhe z\u00ebnk\u00ebn q\u00eb pat\u00ebm. Ai, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb\nmadhe t\u00eb koh\u00ebs e kalonte n\u00eb pun\u00eb, ishte i fiksuar pas pun\u00ebs dhe kjo nuk m\u00eb\np\u00eblqente. Kishte ndryshuar shum\u00eb! Diskutuam edhe her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka do\nt\u00eb b\u00ebnim ne t\u00eb dy dhe e kuptova se ai nuk donte ta linte pun\u00ebn, por as un\u00eb nuk\nmund t\u00eb jetoja atje sepse ishte e pamundur t\u00eb ndodhte kjo. Gj\u00ebrat mes nesh\nkishin ndryshuar dhe ne nuk ndjenim m\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, si m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po shihja n\u00ebp\u00ebr dyqane, d\u00ebgjova dik\u00eb q\u00eb m\u00eb thirri. Ishte\nBrunoja! \u201cFati na takoi p\u00ebrs\u00ebri\u201d, tha duke qeshur teksa vinte p\u00ebrball\u00eb meje. U\nul\u00ebm t\u00eb pinim di\u00e7ka dhe fol\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe p\u00ebr problemet\nq\u00eb kisha me Fredin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00e7uditem, m\u00eb tha. Dit\u00ebn q\u00eb ti bisedove me t\u00eb dhe u m\u00ebrzite, e kuptova\nq\u00eb lidhja juaj ishte paska e ftoht\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn q\u00eb u largua, Brunoja nuk m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje sikur i\ninteresoja sadopak, por isha gabuar. M\u00eb tha se i kisha p\u00eblqyer q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb\nq\u00eb u takuam, por nuk kishte guxuar t\u00eb m\u00eb thoshte asgj\u00eb sepse isha e fejuar.\nNdjeva zemr\u00ebn t\u00eb m\u00eb rrihte fort&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fati, jo vet\u00ebm q\u00eb na takoi, por b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ishim bashk\u00eb sepse u ndava me\nFredin. T\u00eb dy vendos\u00ebm t\u2019i jepnim fund lidhjes sepse edhe ai nuk mendonte t\u00eb\nlargohej prej andej. Tashm\u00eb kishte nisur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha\npritur\u2026 asgj\u00eb. Megjithat\u00eb, ajo pritje m\u00eb sh\u00ebrbeu q\u00eb t\u00eb takoja Brunon, pas t\u00eb\ncilit jam e dashuruar marr\u00ebzisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njohja me Fredin ishte gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur n\u00eb jet\u00eb. Ishte shpirti im binjak dhe isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb e kisha njohur. Ai ishte dashuria dhe g\u00ebzimi im. Jemi njohur nj\u00eb ver\u00eb n\u00eb plazh dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb e kuptuam se ishim b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Ishte tep\u00ebr simpatik dhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20772,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2206],"class_list":["post-20771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-largesia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}