{"id":20759,"date":"2019-01-27T19:00:53","date_gmt":"2019-01-27T18:00:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20759"},"modified":"2019-01-27T14:11:36","modified_gmt":"2019-01-27T13:11:36","slug":"%ef%bb%bfdrogova-prinderit-per-te-qene-e-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfdrogova-prinderit-per-te-qene-e-lire\/","title":{"rendered":"\ufeffDrogova prind\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e lir\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam Elisa nga Durr\u00ebsi. Jam shum\u00eb e m\u00ebrzitur, kam kat\u00ebr vjet q\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb gjendje ankthi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb m\u00ebkati q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, prandaj mendova q\u00eb k\u00ebt\u00eb trishtim q\u00eb m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb, ta ndaj me ju. Jam shum\u00eb e penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe, kur e mendoj tani, dua t\u00eb vras veten, sepse vet\u00ebm kjo m\u00eb shp\u00ebton nga m\u00ebkati q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Jam 20 vje\u00e7e, vajz\u00eb e vetme sepse nj\u00eb mot\u00ebr m\u00eb ka vdekur kur ishte tre vje\u00e7e. Para kat\u00ebr vjet\u00ebsh kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb as nuk do ta b\u00ebj\u00eb askush nga ju, por adoleshenca b\u00ebka \u00e7udira. Kur isha 16 vje\u00e7e, kisha nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb lidhur, por m\u00eb mungonte liria, ajo liri q\u00eb sot po m\u00eb kushton shum\u00eb shtrenjt\u00eb. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb dilja me shoqet, por mami me babin nuk m\u00eb linin q\u00eb t\u00eb dilja shum\u00eb shpesh sepse thonin q\u00eb komshinjt\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin thashetheme. \u201cNuk kemi nerva t\u00eb merremi me fjal\u00ebt e tyre, prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos u japim shkak q\u00eb t\u00eb flasin\u201d, m\u00eb thoshte mami shpesh. Mua m\u00eb vinte inat q\u00eb shoqet e mia, gjimnaziste t\u00eb gjitha (p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte 20 vje\u00e7e), dilnin shum\u00eb shpesh dhe nuk donin t\u2019ia dinin se u b\u00ebrtisnin apo nuk u b\u00ebrtisnin prind\u00ebrit; ato thjesht b\u00ebnin qejfin e tyre. Dilnin n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, kur t\u00eb gjith\u00eb flinin, madje dy nga shoqet e mia i vinin prind\u00ebrit n\u00eb gjum\u00eb me valiume dhe rrinin gjith\u00eb nat\u00ebn jasht\u00eb. Kur zgjoheshin prind\u00ebrit, ato ishin n\u00eb krevat dhe askush nuk merrte vesh asgj\u00eb.  M\u00ebkati im i par\u00eb nisi kur edhe un\u00eb fillova t\u2019u hidhja valium prind\u00ebrve n\u00eb \u00e7aj apo n\u00eb kafe dhe, ata t\u00eb shkret\u00ebt, flinin shum\u00eb&#8230; Kur e kujtoj sot, mallkoj veten q\u00eb e b\u00ebja k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me shoqet. Un\u00eb nuk kisha t\u00eb dashur dhe as nuk doja q\u00eb t\u00eb kisha; thjesht doja t\u00eb k\u00ebrceja dhe t\u00eb arg\u00ebtohesha. Nuk e dija q\u00eb kjo shoqja jon\u00eb m\u00eb e madhe kishte n\u00eb mendje t\u00eb tjera plane p\u00ebr ne. Dilnim dhe k\u00ebrcenim, por edhe shihja q\u00eb na vardiseshin shum\u00eb djem dhe dy nga shoqet e mia nganj\u00ebher\u00eb dilnin nga diskoja ku shkonim gjithmon\u00eb dhe ktheheshin pas nj\u00eb ore ose pak m\u00eb shpejt. I pyesja se ku shkonin, por Flavia (k\u00ebshtu quhej kjo shoqja jon\u00eb m\u00eb e madhe) m\u00eb thoshte se nj\u00eb dit\u00eb do ta merrja vesh edhe un\u00eb se ku shkonin. Isha shum\u00eb e re dhe shum\u00eb e paditur; d\u00ebshira ime ishte thjesht t\u00eb k\u00ebrceja. N\u00eb shkoll\u00eb fillova t\u00eb bija nga m\u00ebsimet, isha vet\u00ebm n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb gjimnaz dhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, shpresoja t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa tani nuk m\u00ebsoja fare sepse nuk ngopesha m\u00eb as me gjum\u00eb. N\u00eb fillim, ato q\u00eb pinim, na i paguante Flavia, pastaj nuk na i paguante m\u00eb dhe un\u00eb fillova t\u00eb merrja lek\u00eb fshehurazi n\u00eb sht\u00ebpi, sepse tashm\u00eb isha e varur nga diskoteka dhe nuk e kuptoja q\u00eb dikush aty po tallej me ne dhe po na drogonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mami dhe babi\nfilluan t\u00eb s\u00ebmureshin p\u00ebr shkak t\u00eb qet\u00ebsuesve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb po u jepja, por un\u00eb\nnuk shqet\u00ebsohesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. M\u00eb shqet\u00ebsonte vet\u00ebm fakti q\u00eb valiumi nuk u b\u00ebnte\nm\u00eb efekt. Ata zgjoheshin dhe nuk flinin aq sa duhej, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb\nsht\u00ebpi. N\u00eb shkoll\u00eb fillova t\u00eb mungoja, sepse Flavia vinte, na nxirrte nga or\u00ebt\ne m\u00ebsimit dhe na merrte p\u00ebr kafe. Ajo b\u00ebnte shpesh shaka me djemt\u00eb q\u00eb vinin te\nshkolla, madje disa i shante dhe ata nuk i kund\u00ebrviheshin. Edhe un\u00eb doja t\u00eb\nisha si ajo, e guximshme dhe t\u00eb mos kisha frik\u00eb nga askush. Nj\u00eb nat\u00eb, mami\nishte zgjuar n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs dhe pasi nuk m\u00eb kishte gjetur n\u00eb krevat, kishte\nlajm\u00ebruar policin\u00eb. Policia erdhi dhe m\u00eb gjeti n\u00eb diskotek\u00ebn m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Durr\u00ebs. M\u00eb mor\u00ebn prej aty dhe m\u00eb \u00e7uan n\u00eb sht\u00ebpi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi ik\u00ebn polic\u00ebt,\nmendova se mami dhe babi do t\u00eb m\u00eb vrisnin. N\u00eb fakt, ata nuk than\u00eb asgj\u00eb, por\nshikimi i tyre thoshte shum\u00eb, edhe pse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb asgj\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebnte\np\u00ebrshtypje, nd\u00ebrsa sot, m\u00eb vret. Un\u00eb mendova se ata ishin budallenj q\u00eb nuk m\u00eb\nb\u00ebrtit\u00ebn dhe po vrisja mendjen se si t\u00eb dilja nat\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb shkoja p\u00ebrs\u00ebri\nt\u00eb k\u00ebrceja te diskoteka. Mami dhe babi sa vinin e po s\u00ebmureshin edhe m\u00eb shum\u00eb.\nN\u00eb fillim nisi t\u00eb m\u00eb vinte keq p\u00ebr ata, por pastaj, kur mendoja q\u00eb ata nuk m\u00eb\nlinin t\u00eb dilja, nuk e vrisja m\u00eb mendjen. Tani, kur e kujtoj, dua vet\u00ebm t\u00eb vras\nveten dhe, m\u00eb besoni, kam tentuar disa her\u00eb ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha\nende e virgj\u00ebr dhe doja q\u00eb virgj\u00ebrin\u00eb time t\u2019ia jepja t\u00eb dashurit t\u00eb zemr\u00ebs, q\u00eb\nduhet t\u00eb ishte i ve\u00e7ant\u00eb, ta doja dhe t\u00eb m\u00eb donte. N\u00eb shkoll\u00ebn time ishte nj\u00eb\ndjal\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente. Edhe ai, me sa duket, m\u00eb kishte qejf, por akoma nuk\nkishim mundur t\u00eb flisnim dhe t\u00eb njiheshim m\u00eb mir\u00eb. Landi ishte n\u00eb vit t\u00eb\nkat\u00ebrt, nd\u00ebrkoh\u00eb qe un\u00eb isha n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb. Nuk e dija se si do t\u2019ia b\u00ebja, por\ne kuptoja q\u00eb sa vinte dhe e doja m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb shoqja jon\u00eb na\nprezantoi. Ai m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb takoheshim dit\u00eb tjet\u00ebr dhe un\u00eb i thash\u00eb se mund\nt\u00eb takoheshim tw neswrmen, se do merrja edhe nj\u00eb shoqe me vete&#8230; Kur i thash\u00eb\nq\u00eb kjo shoqe ishte Flavia, ai u step dhe m\u00eb tha se ndoshta do t\u00eb ishte mw mir\u00eb\nq\u00eb t\u00eb mos takoheshim. \u201cTani u kujtova qw neswr kam njw punw\u201d, mw tha. Nuk\ninsistova, edhe pse m\u2019u duk v\u00ebrtet \u00e7udi qw ai ndryshoi ashtu, menjwherw,\nmegjithwse nw fillim ishte shum\u00eb i ekzaltuar q\u00eb pranova t\u00eb pinim kafe dit\u00ebn e\nnes\u00ebrme. Nga ana tjet\u00ebr, Flavia donte q\u00eb t\u00eb dilja n\u00eb dark\u00eb me \u00e7do kusht dhe un\u00eb\nisha e detyruar t\u00eb dilja, sepse ajo m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte se do t\u00eb shkonte te prind\u00ebrit\ne mi dhe do t\u2019u tregonte p\u00ebr t\u00eb gjitha her\u00ebt q\u00eb un\u00eb kisha dal\u00eb fshehurazi nga\nsht\u00ebpia. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I thashw Flavias se\nprindwrve tw mi valiumi s\u2019po u bwnte mw efekt dhe ajo mw tha se kwtw punw do ta\nrregullonte ajo. Po atw ditw, ajo m\u00eb dha nw nj\u00eb qese di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb at\u00ebhere nuk e\ndija se \u00e7far\u00eb ishte, por ajo m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u2019ua hidhja n\u00eb ushqim. Ashtu b\u00ebra.\nKur vajta n\u00eb sht\u00ebpi, ia hodha mamit dhe babit n\u00eb ushqim. Kur ata m\u00eb than\u00eb t\u00eb\nhaja dark\u00eb, u thash\u00eb q\u00eb m\u00eb dhimbte koka dhe nuk m\u00eb hahej buk\u00eb. K\u00ebshtu, ika n\u00eb\ndhom\u00ebn time dhe po prisja q\u00eb ajo \u201cdi\u00e7kaja\u201d t\u00eb b\u00ebnte efektin. Nuk kaloi shum\u00eb\ndhe d\u00ebgjova mamin e babin t\u00eb qeshnin me t\u00eb madhe. Zbrita t\u00eb shihja, por \u00e7far\u00eb\nt\u00eb shihja?! Prind\u00ebrit e mi i kishte kapur dalldia; ata qeshin dhe flisnin,\nflisnin dhe qeshnin pa pushim. I pyeta se \u00e7far\u00eb kishin dhe ata m\u2019u p\u00ebrgjigj\u00ebn\nme t\u00eb qeshur se ishin t\u00eb g\u00ebzuar, nuk e dinin pse, por vet\u00ebm q\u00eb ndiheshin mir\u00eb.\nE pash\u00eb q\u00eb ata nuk e kishin mendjen fare tek un\u00eb dhe vajta n\u00eb dhom\u00ebn time e u\nvesha. Kur po dilja, mendova se mami me babin do b\u00ebnin namin, por ata vazhdonin\nt\u00eb qeshnin, nd\u00ebrsa mami m\u00eb tha q\u00eb, kur t\u00eb kthehesha, t\u00eb blija nj\u00eb pako\nmakarona, sepse ato q\u00eb kishin ngr\u00ebn\u00eb, kishin qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. U habita nga\najo q\u00eb d\u00ebgjova, por n\u00eb at\u00eb ngaz\u00ebllim q\u00eb isha un\u00eb sepse po dilja, nuk ua vura\nshum\u00eb veshin. Me sa kuptova, ajo q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb qese, e kishte b\u00ebr\u00eb efektin\ne saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkova te diskoteka dhe aty gjeta Flavian e kat\u00ebr shoqe t\u00eb tjera q\u00eb kishin pir\u00eb, kishin ardhur n\u00eb qejf dhe po k\u00ebrcenin aq shum\u00eb sa vet\u00ebm ato binin n\u00eb sy aty brenda. Un\u00eb qesha dhe u ula n\u00eb tavolin\u00eb. Nuk e dija q\u00eb ajo nat\u00eb do t\u00eb ishte fatale p\u00ebr mua. Fillova t\u00eb pija dhe t\u00eb k\u00ebrceja sepse k\u00ebrcimi ishte pika ime e dob\u00ebt. Flavia k\u00ebt\u00eb e dinte mir\u00eb dhe e shfryt\u00ebzonte sipas qejfit t\u00eb saj, jo vet\u00ebm me mua, por edhe me shoqet e tjera. Ajo njihte shum\u00eb djem dhe sa her\u00eb q\u00eb shkonim n\u00eb diskotek\u00eb, ata na qerasnin. Si\u00e7 ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, e pyesja Flavian se ku shkonin shoqet e mia her\u00eb pas here, por ajo gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte q\u00eb do ta merrja vesh shum\u00eb shpejt. Nj\u00ebher\u00eb, Flavia m\u00eb pyeti n\u00ebse isha e virgj\u00ebr dhe unw iu p\u00ebrgjigja q\u00eb nuk isha. M\u00eb vinte turp t\u00eb tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pasi t\u00eb gjitha shoqet e mia e kishin humbur virgj\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebm un\u00eb jo. At\u00eb nat\u00eb, vija re Falvian q\u00eb po m\u00eb shihte ndryshe dhe nuk po e kuptoja se ku donte t\u00eb dilte. E pyeta disa her\u00eb n\u00ebse ishte e m\u00ebrzitur me mua p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, por ajo vet\u00ebm qeshte dhe nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. N\u00eb nj\u00eb moment Flavia m\u00eb pyeti n\u00ebse isha e virgj\u00ebr dhe un\u00eb iu p\u00ebrgjigja q\u00eb nuk isha. M\u00eb vinte turp t\u00eb tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pasi t\u00eb gjitha shoqet e mia e kishin humbur virgj\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebm un\u00eb jo. At\u00eb nat\u00eb, vija re Flavian q\u00eb po m\u00eb shihte ndryshe dhe nuk po e kuptoja se ku donte t\u00eb dilte. E pyeta disa her\u00eb n\u00ebse ishte e m\u00ebrzitur me mua p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, por ajo vet\u00ebm qeshte dhe nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. N\u00eb nj\u00eb moment, na erdh\u00ebn disa pije n\u00eb tavolin\u00eb dhe kamarieri na tha q\u00eb na i kishin d\u00ebrguar disa djem q\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb diku p\u00ebrball\u00eb nesh. Flavia i pa dhe qeshi, ngriti gotat dhe na tha edhe neve q\u00eb t\u00eb vepronim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Ne vepruam ashtu si\u00e7 na tha ajo. Duhet ta kisha kuptuar q\u00eb n\u00eb fillim se ajo po na p\u00ebrdorte, por ajo ishte shum\u00eb e zgjuar, kurse ne ishim vet\u00ebm 16 vje\u00e7e. Ajo u afrua dhe m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eli, ai djali me\nt\u00eb bardha t\u00eb ka shum\u00eb qejf dhe do t\u00eb dilni pak jasht\u00eb q\u00eb t\u00eb bisedoni. Si thua?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb e pash\u00eb dhe i\nthash\u00eb q\u00eb ne mund t\u00eb bisedonim edhe dit\u00ebn tjet\u00ebr sepse nuk ndihesha edhe aq\nmir\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli dhe un\u00eb dola p\u00ebrjashta me k\u00ebt\u00eb djalin, q\u00eb ishte hera e\npar\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb e shihja. Dol\u00ebm dhe, q\u00eb te dera, ai m\u00eb hodhi dor\u00ebn n\u00eb\nqaf\u00eb dhe filloi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte. Un\u00eb ia hoqa dor\u00ebn dhe ec\u00ebm pak drejt bregdetit,\nsepse diskoteka ishte n\u00eb plazh. U ndal\u00ebm af\u00ebr nj\u00eb makine dhe ai m\u00eb ftoi q\u00eb t\u00eb\nhynim brenda sepse b\u00ebnte pak si ftoht\u00eb. Mua m\u00eb merreshin pak mendt\u00eb dhe\npranova. Me sa duket, Flavia e kishte kurdisur planin shum\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb po\nb\u00ebja at\u00eb q\u00eb donte ajo. U fut\u00ebm n\u00eb makin\u00eb dhe ai djali filloi t\u00eb m\u00eb puthte kudo.\nDoja ta ndaloja, por nuk kisha fuqi. E shtyja, por forca e tij e kalonte shum\u00eb\nher\u00eb timen. Nuk mbaj m\u00eb mend asgj\u00eb. Vet\u00ebm kur u zgjova, isha shum\u00eb keq dhe\nndodhesha n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb spitalit. Nj\u00eb doktor sip\u00ebr kok\u00ebs, m\u00eb tha se aty m\u00eb\nkishte \u00e7uar pronari i diskotek\u00ebs dhe prind\u00ebrit e mi, q\u00eb qanin sip\u00ebr meje sikur\nt\u00eb kisha vdekur. Do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sikur t\u00eb kisha vdekur! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur hapa syt\u00eb, mami\nm\u2019u hodh n\u00eb qaf\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi aq fort, sa mendova se m\u00eb mori frym\u00ebn. Babi\nishte mbledhur kruspull dhe mbante n\u00eb goj\u00eb nj\u00eb cigare t\u00eb pandezur. Kur e pa q\u00eb\nu zgjova, erdhi dhe qau edhe ai. Qam\u00eb t\u00eb tre dhe ata kurr\u00eb nuk m\u00eb pyet\u00ebn se\n\u00e7far\u00eb ndodhi at\u00eb nat\u00eb. Vet\u00ebm m\u00eb pyet\u00ebn se me k\u00eb rrija q\u00eb isha katandisur n\u00eb at\u00eb\ngjendje. Ia tregova t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb, edhe pse e dija q\u00eb ata nuk do t\u00eb donin\nkurr\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonin di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e tyre. U premtova p\u00ebr shpirtin e\nmotr\u00ebs s\u00eb vdekur q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrkushtohesha shkoll\u00ebs dhe q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb\nb\u00ebja gj\u00ebra t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas dy dit\u00ebsh,\nshkova n\u00eb shkoll\u00eb. Kur dola jasht\u00eb, gjeta Flavian te dera e shkoll\u00ebs. Iu afrova\ndhe i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb k\u00ebrkonte kurr\u00eb m\u00eb sepse un\u00eb nuk do t\u00eb dilja. Ajo m\u00eb\nkishte droguar mua, un\u00eb kisha droguar prind\u00ebrit e mi, njer\u00ebzit e mi m\u00eb t\u00eb\nshtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe ajo, si ma shp\u00ebrbleu? M\u00eb la t\u00eb gjakosur rrug\u00ebve&#8230; I\nthash\u00eb t\u00eb largohej sepse nuk doja t\u2019ia shihja m\u00eb fytyr\u00ebn. Ajo qeshi dhe m\u00eb tha\nse q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ajo do t\u00eb shkonte te prind\u00ebrit e mi dhe do t\u2019u tregonte gjith\u00e7ka,\npor fytyra iu nxi edhe m\u00eb shum\u00eb kur i thash\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkonte tek ata kur t\u00eb\ndonte sepse ata tashm\u00eb dinin gjith\u00e7ka dhe se vazhdonin t\u00eb m\u00eb donin ashtu si m\u00eb\np\u00ebrpara. I thash\u00eb se asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thoshte apo b\u00ebnte ajo, nuk m\u00eb trembte m\u00eb\ndhe se, q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, ajo nuk ekzistonte m\u00eb p\u00ebr mua. Un\u00eb nuk e mallkova edhe pse\najo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb humbja gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr mua, at\u00eb q\u00eb doja t\u2019ia dhuroja\nnjeriut q\u00eb doja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tentova disa her\u00eb\nt\u00eb vrisja veten sepse ndihesha v\u00ebrtet n\u00eb ankth, ankth q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket\nsikur e kam kaluar, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se un\u00eb ende e ndjej pesh\u00ebn e fajit n\u00eb\nshpirt. Landin e takova disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe pasi e lam\u00eb p\u00ebr kafe, i tregova\ngjith\u00e7ka. Ai, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste apo t\u00eb b\u00ebnte sikur nuk i interesonte,\nm\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb tha se m\u00eb kishte shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. Me Landin u lidha at\u00ebher\u00eb\ndhe, edhe sot, pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh, e dua shum\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por\nedhe pse m\u00eb pranoi ashtu si\u00e7 isha. Jet\u00ebn ua dedikoj prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe Landit\nsepse pa ata, un\u00eb sot do t\u00eb kisha vdekur. Flavian e kam par\u00eb q\u00eb vjen dhe merr\nvajza te shkolla&#8230; Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb dikush t\u2019i tregonte vendin dhe t\u2019i\nm\u00ebsonte q\u00eb nuk luhet ashtu me jet\u00ebn e vajzave. Un\u00eb b\u00ebra m\u00ebkatin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb\njet\u00ebn time, drogova prind\u00ebrit e mi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e \u201clir\u00eb\u201d, liri q\u00eb sot nuk e dua!\nDua vet\u00ebm prind\u00ebrit e mi dhe Landin, q\u00eb e kam jet\u00ebn time. Ju faleminderit dhe\nuroj q\u00eb askujt nga ju t\u00eb mos i ndodh\u00eb kjo q\u00eb m\u00eb ka ndodhur mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Elisa. Dr.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Elisa nga Durr\u00ebsi. Jam shum\u00eb e m\u00ebrzitur, kam kat\u00ebr vjet q\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb gjendje ankthi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb m\u00ebkati q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, prandaj mendova q\u00eb k\u00ebt\u00eb trishtim q\u00eb m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb, ta ndaj me ju. Jam shum\u00eb e penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe, kur e mendoj tani, dua t\u00eb vras [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20760,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2200],"class_list":["post-20759","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prinder"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20759\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}