{"id":20738,"date":"2019-01-25T17:00:25","date_gmt":"2019-01-25T16:00:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20738"},"modified":"2019-01-25T16:23:06","modified_gmt":"2019-01-25T15:23:06","slug":"%ef%bb%bfluftoj-per-vajzen-time-me-leucemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfluftoj-per-vajzen-time-me-leucemi\/","title":{"rendered":"\ufeffLuftoj p\u00ebr vajz\u00ebn time me leu\u00e7emi!"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Dashuria me e madhe n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb\ndashuria q\u00eb ka n\u00ebna p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Vet\u00ebm dashuria per prind\u00ebrit mund t`i afrohet\nk\u00ebsaj dashurie. Mbajtja n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj krijon lidhjen e\npandashme mes tyre. T\u00eb vjetrit thon\u00eb se n\u00ebna ndjen se kur do t\u2019i s\u00ebmuret f\u00ebmija,\nndjen se kur nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe di se kur e mundon di\u00e7ka. Un\u00eb p\u00ebr veten time e\nkonsideroj veten me fat q\u00eb Zoti m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, edhe pse me nj\u00ebrin\nprej tyre kam vuajtur dhe po vuaj akoma. Vuajtja m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb vuajtja\nfizike q\u00eb kaloj duke u kujdesur p\u00ebr t\u00eb, por ajo shpirt\u00ebrore kur shoh engj\u00ebllin\ntim duke u p\u00ebrpjekur me jet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Tani jam 45 vje\u00e7e dhe kam tri\nvajza e dy djem. Kur isha 40 vje\u00e7e, kisha dy djem e dy vajza. Ata ishin t\u00eb\nrritur dhe mua e burrit tim na lindi d\u00ebshira p\u00ebr nj\u00eb foshnj\u00eb q\u00eb t\u00eb na\ngjall\u00ebronte jet\u00ebn e cila ishte kthyer n\u00eb monotoni. Edhe pse isha n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb\nmadhe, doktor\u00ebt m\u00eb than\u00eb se p\u00ebrderisa kisha lindur m\u00eb par\u00eb, ekzistonte nj\u00eb\nmund\u00ebsi shum\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb dilte me probleme. <\/p>\n\n\n\n<p>Kur u thash\u00eb f\u00ebmij\u00ebve se do t\u00eb\nb\u00ebja nj\u00eb bebe, ata u k\u00ebnaq\u00ebn dhe tek asnj\u00ebri nuk pash\u00eb as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn shenj\u00eb\nxhelozie. Muajt kaluan dhe un\u00eb ndjehesha mir\u00eb. B\u00ebm\u00eb t\u00eb gjitha analizat dhe,\nsipas mjek\u00ebve, \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull; do t\u00eb lindja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.\nPas n\u00ebnt\u00eb muajve linda nj\u00eb vajz\u00eb e bukur, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt thonin se i ngjante nj\u00eb engj\u00eblli\ndhe ngulmuan ta quanim Anxhela. Nuk ua prish\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb mjaft i qet\u00eb,\njo i bezdissh\u00ebm dhe kjo b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta donin fort. E trajtonim si nj\u00eb\nkukull. Kur zgjohej nga gjumi, ajo, tamam si nj\u00eb kukull, shkonte nga krah\u00ebt e\nnj\u00ebrit, n\u00eb krah\u00ebt e tjetrit. Ishim nj\u00eb familje e p\u00ebrsosur ku sundonte harmonia\ndhe lumturia e pafund. Burri m\u00eb donte dhe un\u00eb, gjithashtu. Edhe f\u00ebmij\u00ebt ishin\nshum\u00eb t\u00eb mbar\u00eb. Ata merrnin pjes\u00eb aktivisht n\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb na\ndilte koha edhe t\u00eb dilnim. Ishim t\u00eb lumtur. Tre vjet pas lindjes s\u00eb Anxhel\u00ebs, nj\u00eb\ne papritur trokiti n\u00eb der\u00ebn ton\u00eb. Nj\u00eb dhimbje e thell\u00eb do t\u00eb na pushtonte t\u00eb\ngjith\u00ebve; Anxhela u s\u00ebmur. <\/p>\n\n\n\n<p>Kishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb edukatoret m\u00eb\nthonin se ajo nuk luante si dit\u00ebt e tjera dhe ishte si e p\u00ebrgjumur. Kur vinte\nn\u00eb sht\u00ebpi kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rrinte n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe nuk ngrihej as p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb,\nas p\u00ebr t\u00eb luajtur. Q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb u b\u00ebra merak t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, por mendova\nse mos ishte ndonj\u00eb viroz\u00eb e stin\u00ebs dhe nuk e \u00e7ova te spitali, por nd\u00ebrrova\nmendje dhe thash\u00eb se m\u00eb mir\u00eb se doktori nuk mund ta dija un\u00eb. Doktori m\u00eb dha\ndisa analiza p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb. P\u00ebrgjigjja e analizave ishte fatale. Vajza ime ishte\nme leu\u00e7emi. U trondita shum\u00eb. Me vajz\u00ebn n\u00eb krah u futa n\u00eb makin\u00eb dhe, sa hap e\nmbyll syt\u00eb, arrita te puna e burrit. Ai u tremb shum\u00eb kur m\u00eb pa ashtu, nuk e\nmerrte me mend se \u00e7\u2019mund t\u00eb kishte ndodhur. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7`ke? &#8211; m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po\n\u00e7mendem! &#8211; i thash\u00eb &#8211; Ja p\u00ebrgjigjja e analiz\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai e mori n\u00eb dor\u00eb po nuk po\nkuptonte asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7`do t\u00eb thot\u00eb kjo? &#8211; m\u00eb pyeti\nai &#8211; ti e di se nuk i kuptoj k\u00ebto t\u00eb shkreta analiza. M\u00eb thuaj \u00e7`\u00ebsht\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb fundi! Anxhela ka leu\u00e7emi.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, mos! &#8211; tha ai dhe u ul n\u00eb\nnj\u00eb prej shkall\u00ebve t\u00eb cilat akoma nuk i kishte zbritur. <\/p>\n\n\n\n<p>Ishte nj\u00eb tmerr! Nuk e di si e\nkaluam at\u00eb dit\u00eb. Ky tmerr u b\u00eb lemeri kur e mor\u00ebn vesh f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb dhe t\u00eb\ngjith\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb dashur. Ata rend\u00ebn sa e mor\u00ebn vesh. <\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr e shtruam Anxhel\u00ebn n\u00eb\nspital dhe un\u00eb i q\u00ebndroja pran\u00eb nat\u00eb e dit\u00eb. Ajo m\u00eb par\u00eb ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i\nsh\u00ebndetsh\u00ebm, por nga dita n\u00eb dit\u00eb, nisi t\u00eb tretej. Nuk hante ushqim dhe mbahej\nvet\u00ebm me serume. Ila\u00e7et i zinin vendin e ushqimit n\u00eb stomak. F\u00ebmij\u00ebt vinin me radh\u00eb,\npor te dhoma e saj nuk futeshin dot. Ishte nj\u00eb s\u00ebmundje shum\u00eb e keqe. <\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndruam n\u00eb spital p\u00ebr dy muaj\ndhe pastaj u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi. Ishte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk do ta harroj kurr\u00eb,\npavar\u00ebsisht se ajo u pasua me shum\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb tilla. Kjo dit\u00eb ishte e\nndryshme sepse b\u00ebnte ndryshimin mes jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb lumtur dhe jet\u00ebs q\u00eb do t\u00eb\nkishim ne tani. Familja jon\u00eb tashm\u00eb ishte \u00e7orientuar. Jeta jon\u00eb ishte e z\u00ebn\u00eb me\nmjekime, serume, analiza. Un\u00eb isha gjithmon\u00eb pran\u00eb Anxhel\u00ebs dhe nuk kisha koh\u00eb\nt\u00eb merresha me tjet\u00ebr pun\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kur ishin n\u00eb sht\u00ebpi duhej t\u00eb m\u00eb ndihmonin\nmua ose t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin kur p\u00ebrpiqesha t\u00eb gatuaja apo t\u00eb merresha me ndonj\u00eb\npun\u00eb. Nuk kishte rehati n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, e cila para shum\u00eb pak kohe ishte e\npushtuar nga lumturia. <\/p>\n\n\n\n<p>Burri ishte shum\u00eb i m\u00ebrzitur dhe,\npak nga pak, filloi t\u00eb vinte von\u00eb nga puna. Kur vinte dhe un\u00eb e pyesja, m\u00eb\ng\u00ebnjente duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se kishte shum\u00eb pun\u00eb ose ndonj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr. E\nkuptoja se donte t\u2019i shmangej \u201cluft\u00ebs\u201d n\u00eb sht\u00ebpi. Dy djemt\u00eb ishin n\u00eb shkoll\u00eb\ndhe iu desh q\u00eb pasdite t\u00eb pun\u00ebsoheshin sepse gjendja ekonomike, me papun\u00ebsin\u00eb\ntime dhe mjekimet e analizat e Anxhel\u00ebs, tashm\u00eb ishte jo e mir\u00eb. Dy vajzat m\u00eb\nndihmonin mua, merreshin me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe, kur u dilte pak koh\u00eb,\nmerreshin me m\u00ebsimet. <\/p>\n\n\n\n<p>Erdhi koha q\u00eb Anxhela t\u00eb shtrohej\nprap\u00eb n\u00eb spital e filloi p\u00ebrs\u00ebri i nj\u00ebjti avaz: Serumet, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vinin e\nshkonin, burri i cili pas pun\u00ebs ishte i abonuar te dera e spitalit\u2026 Ai tani nuk\nishte m\u00eb burri i urt\u00eb q\u00eb rrezatonte mir\u00ebsi sa her\u00eb q\u00eb fliste. Jo! Ai ishte\nshnd\u00ebrruar, nevrikosej p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe kur nevrikosej, ikte, humbte p\u00ebr dy or\u00eb.\nUn\u00eb nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb merresha me asnj\u00eb, ndaj ia vija t\u00eb gjith\u00eb fajin\nvetes. F\u00ebmij\u00ebt ishin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe nuk merreshin vesh se si t\u00eb\norganizoheshin e t\u00eb hanin drek\u00eb e dark\u00eb. Un\u00eb nuk shk\u00ebputesha dot p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast\nnga Anxhela. Familja ime ishte shkat\u00ebrruar, por me t\u00eb gjitha k\u00ebto un\u00eb prap\u00eb se\nprap\u00eb mendoja vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin e vajz\u00ebs sime dhe shpresoja at\u00ebhere e shpresoj\ntani se ajo do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb u telefonova t\u00eb gjith\u00ebve\ndhe u thash\u00eb se i prisja n\u00eb lokalin af\u00ebr spitalit. U caktova nj\u00eb or\u00eb kur mund\nt\u00eb ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Pagova nj\u00eb infermiere q\u00eb t\u00eb mos ma linte vajz\u00ebn p\u00ebr\nasnj\u00eb sekond\u00eb vet\u00ebm. Erdh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. I pash\u00eb nga dritarja e lokalit dhe pata\nnostalgji p\u00ebr familjen q\u00eb kisha patur. At\u00ebhere kishte patur nj\u00eb magji mes tyre,\nnj\u00eb magji kjo t\u00eb cil\u00ebn nuk po e shihja m\u00eb. Jo se m\u00eb pengonte xhami i lokalit, por\ndukej q\u00eb nga larg se ishte tavolina me e trishtuar n\u00eb at\u00eb lokal. Zemra m\u2019u\nlig\u00ebshtua, por u mundova ta mblidhja veten dhe u futa n\u00eb lokal. U ula af\u00ebr burrit\ndhe isha e rrethuar nga f\u00ebmij\u00ebt e mia e ai, burri q\u00eb kisha dashur me shum\u00eb n\u00eb\njet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E di se jeni shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur.\nT\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb lumtur para se t\u00eb na ndodhte kjo gj\u00eb e tmerrshme. Un\u00eb dua q\u00eb\nju t\u00eb jeni po aq t\u00eb lumtur sa keni qen\u00eb. Dua t\u2019ju jem pran\u00eb n\u00eb \u00e7do moment si\u00e7\nkam qen\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb sapo Anxhela t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nmoment dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim dua t\u2019i rri pran\u00eb asaj dhe t\u00eb mos i largohem, q\u00eb\nm\u00eb von\u00eb t\u00eb m\u00eb ngelet merak se nuk isha n\u00eb vendin e duhur, n\u00eb momentin e duhur. E\ndi se edhe ju k\u00ebt\u00eb d\u00ebshironi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb duhet ta kalojm\u00eb. Duhet jo\nvet\u00ebm pun\u00eb, por edhe p\u00ebrkrahje dhe durim shum\u00eb i madh. Un\u00eb kam marr\u00eb nj\u00eb vendim\ndhe ju jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebni si t\u00eb doni. T\u00eb gjith\u00eb jeni t\u00eb m\u00ebdhenj. E vetmja q\u00eb\nka nevoj\u00eb p\u00ebr mua tani \u00ebsht\u00eb Anxhela\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Fola aq shum\u00eb, i thash\u00eb t\u00eb gjitha\ne ata nuk fol\u00ebn sepse nuk kishin \u00e7\u2019t\u00eb thonin, ngaq\u00eb nuk u lash\u00eb radh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Neve do t\u00eb na kesh gjithmon\u00eb\npran\u00eb! &#8211; m\u00eb than\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm ai nuk foli, burri im, babai\ni vajz\u00ebs. U ktheva nga ai dhe i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebto fjal\u00eb ishin edhe p\u00ebr ty. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai p\u00ebrs\u00ebri nuk foli dhe un\u00eb nuk u\nmora me me t\u00eb. Heshtja e tij fliste m\u00eb shum\u00eb se mij\u00ebra fjal\u00eb. Ai nuk do t\u00eb ecte\nn\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb. Ishte nj\u00eb njeri i dob\u00ebt, t\u00eb cilin e ke n\u00eb krah vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e\nlumturis\u00eb. Meqen\u00ebse s\u00ebmundja e vaz\u00ebs ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr mua n\u00eb at\u00eb\nmoment, nuk m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb, \u201clufta\u201d me s\u00ebmundjen\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e ashp\u00ebr ose ne jemi m\u00ebsuar me t\u00eb, por un\u00eb luftoj \u00e7do dit\u00eb dhe do\nt\u00eb vazhdoj t\u00eb luftoj derisa vajza ime t\u00eb futet mes shoqeve t\u00eb saj dhe t\u00eb jet\u00eb\nsi gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashuria me e madhe n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria q\u00eb ka n\u00ebna p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Vet\u00ebm dashuria per prind\u00ebrit mund t`i afrohet k\u00ebsaj dashurie. Mbajtja n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj krijon lidhjen e pandashme mes tyre. T\u00eb vjetrit thon\u00eb se n\u00ebna ndjen se kur do t\u2019i s\u00ebmuret f\u00ebmija, ndjen se kur nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20739,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20738\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}