{"id":20727,"date":"2019-01-24T22:30:38","date_gmt":"2019-01-24T21:30:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20727"},"modified":"2019-01-24T21:24:25","modified_gmt":"2019-01-24T20:24:25","slug":"%ef%bb%bfa-jam-normale-ne-marredheniet-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfa-jam-normale-ne-marredheniet-seksuale\/","title":{"rendered":"\ufeffA jam normale n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale?"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb grat\u00eb ia drejtojn\u00eb m\u00eb shpesh seksologut. N\u00ebse k\u00ebnaq\u00ebsia\nmashkullore dhe ajo fem\u00ebrore ndryshojn\u00eb, edhe ajo midis dy femrave gjithashtu\nndryshon, sepse reagimet e trupit ton\u00eb varen nga emocionet, nga trash\u00ebgimia,\npor edhe nga eksperiencat e p\u00ebrjetuara&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>A jam normale n\u00ebse&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. &#8230;e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta\narrij orgazm\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Sigurisht, shumica e grave e arrijn\u00eb orgazm\u00ebn mesatarisht nj\u00eb n\u00eb dy her\u00eb\nkur b\u00ebjn\u00eb dashuri. Orgazma sistematike \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb. Kjo ndodh p\u00ebr arsye t\u00eb\nndryshme, si p\u00ebr shembull nga lodhja, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mjekimi q\u00eb po merr, nga\ngjendja shpirt\u00ebrore jo e favorshme, etj. \u00cbsht\u00eb interesante, por nj\u00eb grua e\nndjen p\u00ebrgjith\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebsaj radhe nuk do ta arrij\u00eb orgazm\u00ebn, sado t\u00eb insistoj\u00eb.\nMbase kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse nganj\u00ebher\u00eb e grat\u00eb simulojn\u00eb at\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. &#8230;kam vet\u00ebm orgazma\nklitoridiane?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, kjo i ndodh shumic\u00ebs s\u00eb grave. Orgazma klitoridiane \u00ebsht\u00eb orgazma\ntipike fem\u00ebrore. Megjithat\u00eb, edhe pse nj\u00eb grua mendon se ka arritur vet\u00ebm orgazm\u00ebn\nklitoridiane, ajo arrin edhe at\u00eb vaginale. Kjo sepse muret e vagin\u00ebs\nkontraktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ritmike dhe t\u00eb pavullnetshme sa her\u00eb arrihet orgazma,\ncilado qoft\u00eb origjina e saj (klitorisi, vagina, gjinjt\u00eb ose zona t\u00eb tjera\nerogjene). Pra, vagina merr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha orgazmat. Ka seksolog\u00eb q\u00eb\nmendojn\u00eb se t\u00eb gjitha orgazmat jan\u00eb vaginale dhe flasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pik\u00ebnisje\nvaginale ose klitoridiane, duke ditur q\u00eb p\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb vaginal.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. &#8230;e arrij k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb vet\u00ebm\nn\u00eb nj\u00eb pozicion?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; &nbsp;Shumica e femrave e arrijn\u00eb orgazm\u00ebn\nsidomos n\u00eb nj\u00eb pozicion ose vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion. Ka arsye t\u00eb ndryshme q\u00eb e\nshpjegojn\u00eb nj\u00eb fenomen t\u00eb till\u00eb. Stimulimi i nj\u00eb zone t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb\nvagin\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb momentin e arritjes s\u00eb orgazm\u00ebs, sepse\nkjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e ndjeshme. Ka gra t\u00eb tjera q\u00eb e arrijn\u00eb orgazm\u00ebn\nvet\u00ebm n\u00ebse i mbajn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e shtr\u00ebnguara, disa e kan\u00eb t\u00eb nevojshme t\u2019i ken\u00eb k\u00ebmb\u00ebt\ne hapura. Kjo varet nga toniciteti i muskujve q\u00eb mund t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb ose p\u00ebrkundrazi,\nta bllokoj\u00eb orgazm\u00ebn. Pastaj, nj\u00eb pozicion mund t\u00eb jet\u00eb eksitues n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nm\u00eb shum\u00eb emocionale, sesa fizike: N\u00ebse ai lejon kontaktin e ve\u00e7ant\u00eb midis\ntrupave ose lejon pamjen e trupit t\u00eb partnerit q\u00eb tjetrit i duket shum\u00eb erotik,\nat\u00ebhere ndihmon n\u00eb arritjen e orgazm\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4. &#8230;e arrij orgazm\u00ebn m\u00eb\nshpejt kur masturbohem?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e njohur. Nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e njeh trupin e saj e arrin orgazm\u00ebn\nn\u00ebp\u00ebrmjet masturbimit n\u00eb tre minuta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7ift kjo koh\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e\ngjat\u00eb. N\u00eb fakt, tjetri nuk ka si ta dij\u00eb ekzakt\u00ebsisht n\u00ebse stimulimi seksual\nushtrohet me presionin e duhur, me l\u00ebvizjen e duhur, me shpejt\u00ebsin\u00eb dhe ritmin\ne duhur, n\u00ebse l\u00ebvizja duhet t\u00eb jet\u00eb konstante ose e ndryshueshme, me intensitet\nn\u00eb rritje ose jo&#8230; Nj\u00eb grua vet\u00eb e di m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb i b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb efekt. N\u00ebse\nia komunikon k\u00ebt\u00eb partnerit, ai mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnq\u00ebsi\npartneres.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>5. &#8230;ndjej d\u00ebshir\u00eb vet\u00ebm\nkur ka d\u00ebshir\u00eb partneri?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ift d\u00ebshira nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e pranishme. Shpesh,\nndjesia q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshiruar, q\u00eb e duan, zgjon te gruaja d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\ndashuri. Askush q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak i informuar nuk e quan anormale d\u00ebshir\u00ebn e femr\u00ebs\nn\u00eb form\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb partnerit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>6. &#8230;m\u00eb joshin edhe burrat\ne tjer\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb fillim t\u00eb nj\u00eb lidhjeje, kur jemi t\u00eb dashuruar t\u00eb dy, nuk shohim ask\u00ebnd\np\u00ebrve\u00e7 t\u00eb dashurit\/\u00ebs. Kjo mund t\u00eb zgjas\u00eb nga disa muaj deri n\u00eb disa vjet,\nsipas gjendjes s\u00eb lidhjes. Pastaj lidhja b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme m\u00eb e\nhapur dhe fillon t\u00eb shoh\u00ebsh edhe burrat e tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 partnerit t\u00ebnd. N\u00eb k\u00ebt\u00eb\nmoment duhet t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb mos ndjehesh fajtore. \u00cbsht\u00eb normale t\u00eb ndjesh nj\u00eb\njoshje t\u00eb till\u00eb, edhe sikur kjo joshje t\u00eb jet\u00eb seksuale. Duhet ta pranosh k\u00ebt\u00eb\nq\u00eb t\u00eb mos vuash. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh lidhje seksuale jasht\u00ebmartesore,\npor thjesht t\u00eb pranosh se ndjen joshje t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs. Duke u\nnisur nga ky pik\u00ebv\u00ebshtrim, je e lir\u00eb ta duash partnerin t\u00ebnd, duke ditur se\nekzistojn\u00eb edhe mund\u00ebsi t\u00eb tjera&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>7. &#8230;nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb filmat\npornografik\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Askush nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb shikoj\u00eb filmat porno. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb\nse je anormale, por thjesht q\u00eb ata nuk p\u00ebrshtaten me imagjinat\u00ebn t\u00ebnde erotike.\nEdhe nj\u00eb person q\u00eb eksitohet nga k\u00ebta filma, mund t\u00eb mos e p\u00eblqej\u00eb k\u00ebt\u00eb\neksitim! Kjo ndodh sepse secili prej nesh zot\u00ebron nj\u00eb ideal seksual, q\u00eb mund t\u00eb\nmos i korrespondoj\u00eb atij t\u00eb filmave porno. Gjithashtu, mund t\u00eb themi se\nseksualiteti q\u00eb shihet n\u00eb ato filma nuk i p\u00ebrgjigjet realitetit, prandaj t\u00eb mos\nduash t\u2019i shoh\u00ebsh ata \u00ebsht\u00eb normale dhe ndodh shpesh te grat\u00eb q\u00eb nuk para stimulohen\nnga ana vizuale, pra, nga imazhet seksuale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>8. &#8230;jam e heshur kur b\u00ebj\ndashuri?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; R\u00ebnkimet gjat\u00eb seksit shpesh konsiderohen si nj\u00eb prov\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme\nk\u00ebnaq\u00ebsie, por kjo bindje u detyrohet filmave porno, pasi shum\u00eb gra k\u00ebnaqen,\nmegjith\u00ebse heshtin. N\u00eb nj\u00eb film, p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb dikush po k\u00ebnaqet, thirrjet\nose r\u00ebnkimet jan\u00eb sinjali m\u00eb i mir\u00eb. Regjisori i tyre nuk k\u00ebrkon t\u2019i p\u00ebrgjigjet\nrealitetit, por t\u2019u jap\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb ekran. N\u00eb\njet\u00ebn reale gj\u00ebrat jan\u00eb ndryshe. Mund t\u00eb b\u00ebrtas\u00ebsh para se ta arrish orgazm\u00ebn\nsepse je i habitur, ke ndonj\u00eb dhimbje ose ndjen k\u00ebnaq\u00ebsi. Pra, n\u00ebse heshtni, ju\njeni thjesht normale. Gjithashtu, jeni normale edhe n\u00ebse b\u00ebrtisni. Me pak fjal\u00eb,\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk ekziston asnj\u00eb rregull.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>9. &#8230;kam d\u00ebshir\u00eb ta filloj\njet\u00ebn seksuale pas t\u00eb nj\u00ebzetave?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; D\u00ebshira p\u00ebr ta filluar jet\u00ebn seksuale i korrespondon nj\u00eb faze pjekurie n\u00eb\njet\u00ebn e \u00e7dokujt. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb secili t\u00eb ndjek\u00eb ritmin e vet. Disa\nvajza e fillojn\u00eb at\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re dhe m\u00eb pas, si pasoj\u00eb e nj\u00eb\neksperience t\u00eb par\u00eb shum\u00eb t\u00eb keqe, mund t\u00eb rrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa seks.\nPastaj, 90% e femrave jan\u00eb t\u00eb zh\u00ebnjyera nga raporti i par\u00eb seksual. Kjo tregon\nse ato shpesh nuk kan\u00eb pritur momentin e duhur. Pra, \u00ebsht\u00eb krejt normale q\u00eb ju\nkeni vendosur t\u2019i filloni marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale pas t\u00eb nj\u00ebzetave. Mosha\nmesatare e raportit t\u00eb par\u00eb seksual p\u00ebr femrat \u00ebsht\u00eb 17 vje\u00e7 e gjys\u00ebm,\nmegjithat\u00eb kjo nuk varet vet\u00ebm nga pjekuria e femr\u00ebs, por edhe nga takimet!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>10. &#8230;nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb\nlidhjet e shkurtra?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dashuria e nj\u00eb nate mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e bukur, por jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\nDisa njer\u00ebz din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri dallimin mes dashuris\u00eb dhe joshjes fizike.\nKjo ndodh shpesh te burrat q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebnaqen me nj\u00eb histori t\u00eb shkurt\u00ebr. Disa\nt\u00eb tjer\u00eb ndjejn\u00eb nevoj\u00ebn t\u2019i bashkangjisin joshjes fizike dashurin\u00eb shpirt\u00ebrore,\ngj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm seksin. N\u00ebse ju nuk jeni e lumtur me histori t\u00eb\nshkurtra, mos ia impononi vetes, sepse mund t\u00eb ndjeheni fajtore dhe e l\u00ebnduar.\nPor, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ju t\u00eb ndryshoni mendim. N\u00ebse p\u00ebrkundrazi, ju p\u00eblqejn\u00eb\naventurat e shkurtra, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk jeni e aft\u00eb t\u00eb keni lidhje\nserioze dhe t\u00eb jeni besnike. N\u00eb jet\u00eb vjen nj\u00eb moment i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr\ngjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>11. &nbsp;&#8230;nuk e arrijm\u00eb orgazm\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vet\u00ebm nj\u00eb e treta e \u00e7ifteve e arrijn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb orgazm\u00ebn s\u00eb bashku, n\u00eb t\u00eb\nnj\u00ebjtin moment. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e k\u00ebndshme, por nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete. T\u00eb\ngjith\u00eb seksolog\u00ebt mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur secili arrin orgazm\u00ebn e vet.\nPse? Sepse ju at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoni nga k\u00ebnaq\u00ebsia e tjetrit kur arrin\norgazm\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur e arrini orgazm\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jeni secili n\u00eb bot\u00ebn\ntuaj paralele.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>12. &#8230;ndjej k\u00ebnaq\u00ebsi, por\njo di\u00e7ka t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, pra, nuk ngjitem n\u00eb qiellin e shtat\u00eb, si\u00e7 kam d\u00ebgjuar?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shpesh, kur dikush fillon jet\u00ebn seksuale, mund t\u00eb zhg\u00ebnjehet nga k\u00ebnaq\u00ebsia\nq\u00eb ndjen, sepse, n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb shohin n\u00ebp\u00ebr filma, duket ndryshe! Kjo \u00ebsht\u00eb\nnormale, sepse k\u00ebnaq\u00ebsia zbulohet e zhvillohet me shtimin e eksperiencave. \u00cbsht\u00eb\nthelb\u00ebsore t\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb kultivosh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndjehet, q\u00eb ajo pak nga pak t\u00eb\nshtohet. Nganj\u00ebher\u00eb, orgazma \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, nganj\u00ebher\u00eb e k\u00ebndshme.\nFakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ndryshe e b\u00ebn at\u00eb m\u00eb interesante.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb grat\u00eb ia drejtojn\u00eb m\u00eb shpesh seksologut. N\u00ebse k\u00ebnaq\u00ebsia mashkullore dhe ajo fem\u00ebrore ndryshojn\u00eb, edhe ajo midis dy femrave gjithashtu ndryshon, sepse reagimet e trupit ton\u00eb varen nga emocionet, nga trash\u00ebgimia, por edhe nga eksperiencat e p\u00ebrjetuara&#8230; A jam normale n\u00ebse&#8230; 1. &#8230;e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta arrij orgazm\u00ebn? &#8211; Sigurisht, shumica [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":16393,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[2194],"class_list":["post-20727","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-marredhenie-seksual"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20727\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}