{"id":20718,"date":"2019-01-24T15:30:09","date_gmt":"2019-01-24T14:30:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20718"},"modified":"2019-01-24T15:28:42","modified_gmt":"2019-01-24T14:28:42","slug":"%ef%bb%bflojerat-e-fatit-shkaterruan-familjen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bflojerat-e-fatit-shkaterruan-familjen-time\/","title":{"rendered":"\ufeffLoj\u00ebrat e fatit shkat\u00ebrruan familjen time"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, ju\np\u00ebrsh\u00ebndes! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb lexues i rregullt sidomos i k\u00ebsaj\nrubrike q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rr\u00ebfimin e m\u00ebkateve. E lexoj ndoshta p\u00ebr t\u00eb vetmen\narsye sepse m\u00eb duket sikur mes k\u00ebtyre rr\u00ebfimeve dhe historive e gjej veten\nshpesh n\u00eb situata t\u00eb ndryshme. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po shkruaj un\u00eb sot, besoj se i\nkalon kufijt\u00eb e \u00e7do historie apo m\u00ebkati tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer k\u00ebtu. M\u00eb quajn\u00eb\nBeni dhe historia ime ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb dashuri njer\u00ebzore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se\n\u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e prind\u00ebrve ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb\napo kushte. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb doja t\u00eb flisja edhe un\u00eb, t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e k\u00ebtyre\nrr\u00ebfimeve sa t\u00eb dhimbshme, aq edhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Vij nga nj\u00eb familje e thjesht\u00eb\ndhe me shum\u00eb kultur\u00eb, nga nj\u00eb qytet shum\u00eb i madh verior. U rrit\u00ebm shum\u00eb mir\u00eb si\nun\u00eb, ashtu edhe motra ime, sepse vet\u00ebm dy f\u00ebmij\u00eb ishim. Prind\u00ebrit tan\u00eb u\nmunduan q\u00eb t\u00eb mos na mungonte asgj\u00eb, por un\u00eb, ndryshe nga motra ime, isha\nnatyr\u00eb pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ndoshta edhe sepse m\u00eb llastuan m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet\nduke qen\u00eb djal\u00eb i vet\u00ebm. Zvarr\u00eb dhe me nd\u00ebrhyrjen e k\u00ebmb\u00ebnguljen e prind\u00ebrve\ndhe t\u00eb motr\u00ebs mbarova gjimnazin. E mbarova me v\u00ebshtir\u00ebsi sepse nuk m\u00eb p\u00eblqente\nt\u00eb studioja. Edhe pse prind\u00ebrit e mi m\u00eb flisnin vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb mirat dhe\nan\u00ebt pozitive t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb profesioni, mua m\u00eb hynin nga nj\u00eb\nvesh dhe m\u00eb dilnin nga veshi tjet\u00ebr. B\u00ebja sikur m\u00ebsoja, por ishte e kot\u00eb, nuk\nkisha d\u00ebshir\u00eb t\u2019i vazhdoja studimet m\u00eb tej. N\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7are s\u2019kisha \u00e7far\u00eb\nt\u00eb b\u00ebja, k\u00ebshtu q\u00eb sillesha v\u00ebrdall\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet sa me nj\u00eb shok, sa me nj\u00eb\ntjet\u00ebr dhe kthehesha shum\u00eb von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Gjithmon\u00eb e gjeja mamin tim q\u00eb m\u00eb\npriste n\u00eb oborr e shqet\u00ebsuar p\u00ebr vonesat e mia. Kishte djem n\u00eb mosh\u00ebn time q\u00eb\npunonin, ama un\u00eb nuk iu futa asaj rruge, por nj\u00eb tjetre e cila m\u00eb \u00e7orientoi\nfare. Fillova t\u00eb ndjeja nevojen p\u00ebr t\u00eb pasur gjithmon\u00eb lek n\u00ebp\u00ebr xhepa sepse m\u00eb\nvinte turp t\u00eb ulesha e t\u00eb shoq\u00ebrohesha me shoq\u00ebrin\u00eb time, k\u00ebshtu q\u00eb, si i\npapun\u00eb q\u00eb isha, fillova t\u00eb frekuentoja klubet dhe loj\u00ebrat e fatit. \u00c7do nat\u00eb\nvija gjithnj\u00eb e m\u00eb von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Kishte raste q\u00eb fitoja, por shumic\u00ebn e kohes\ni humbisja edhe ato q\u00eb fitoja. Nuk mjaftoi kjo, por fillova t\u00eb merrja edhe nga\nbuxheti i familjes ato pak t\u00eb ardhura q\u00eb kishim ne. I merrja pa i pyetur fare prind\u00ebrit\nn\u00ebse kishin lek apo jo. Me pak fjal\u00eb, un\u00eb p\u00ebrfitoja nga zem\u00ebrgjer\u00ebsia dhe\ndashuria e prind\u00ebrve t\u00eb mi t\u00eb cil\u00ebt ishin gati t\u00eb jepnin edhe jet\u00ebn p\u00ebr mua.\nSidomos mamaja ime m\u00eb kishte kaq pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe p\u00ebr zem\u00ebr, sa m\u00eb plot\u00ebsonte\n\u00e7do d\u00ebshir\u00eb q\u00eb kisha. <\/p>\n\n\n\n<p>Bixhozi dhe\nloj\u00ebrat e fatit m\u00eb t\u00ebrhiqnin si me magnet. Nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb mos shkoja, b\u00ebhesha\nshum\u00eb keq dhe nuk m\u00eb zinte vendi vend. Isha gati t\u00eb shisja gjith\u00e7ka vet\u00ebm t\u00eb mos\nrrija pa shkuar te loj\u00ebrat e fatit. Edhe familjen po e rr\u00ebnoja \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb\nshum\u00eb dhe ata, pavar\u00ebsisht se m\u00eb qortonin, p\u00ebrs\u00ebri nuk k\u00ebmb\u00ebngulnin, aq shum\u00eb\nm\u00eb donin. Nuk m\u00eb flisnin shum\u00eb se kishin frik\u00eb se m\u00eb l\u00ebndonin. Dashuria e tyre\nndaj meje i kalonte t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, duke\npar\u00eb gjendjen jo t\u00eb mir\u00eb financiare n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb shkrepi n\u00eb mendje t\u00eb emigroja\nn\u00eb Itali. Prind\u00ebrit her\u00eb pas here m\u00eb sugjeronin t\u00eb futesha n\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb sepse\nishim varf\u00ebruar shum\u00eb ekonomikisht e megjithat\u00eb, ishin ata q\u00eb i gjet\u00ebn parat\u00eb\nborxh p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb ikja n\u00eb Itali. Me k\u00ebto lek dhe me dokumente fallco shkova\nn\u00eb Itali. E dija se gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebja n\u00eb Shqip\u00ebri kishte qen\u00eb gabim dhe rrug\u00ebn\np\u00ebr n\u00eb Itali e mora me mendjen pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb dhe t\u2019u d\u00ebrgoja\nprind\u00ebrve t\u00eb mi lek\u00ebt e marra borxh. N\u00eb fakt, nuk ndodhi k\u00ebshtu, nuk ua ktheva\nasnj\u00ebher\u00eb ato lek q\u00eb ata i mor\u00ebn borxh p\u00ebr mua. Me pak fjal\u00eb, isha nj\u00eb djal\u00eb\nharam. N\u00eb Itali m\u00eb priti nj\u00eb i af\u00ebrm i familjes ton\u00eb. U sistemova dhe isha mes\ngjith\u00eb t\u00eb mirave, me t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, me t\u00eb pir\u00eb dhe me sht\u00ebpi falas, nuk paguaja qira\nfare. Si fillim, ishin ata q\u00eb m\u00eb jepnin ndonj\u00eb lek, k\u00ebshtu q\u00eb e fillova duhanin\nme lek\u00ebt e tyre sepse un\u00eb as nuk kisha filluar pun\u00eb. Nuk hiqja dot dor\u00eb nga\nvesi i vjet\u00ebr i loj\u00ebrave t\u00eb fatit, k\u00ebshtu q\u00eb, si pa u ndjer\u00eb, iu futa p\u00ebrs\u00ebri\nasaj rruge. Rash\u00eb rehat n\u00eb at\u00eb familje q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrahu dhe m\u00eb jepte lek\u00eb sa her\u00eb\ndoja. Ata m\u00eb ndihmonin dhe m\u00eb jepnin lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb dilja e t\u00eb\nk\u00ebrkoja pun\u00eb, por un\u00eb s\u2019e ndoqa k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. U ndjeva komod sepse m\u2019u plot\u00ebsuan\ndisa gj\u00ebra dhe s\u2019e vrava m\u00eb mendjen p\u00ebr pun\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, prind\u00ebrit e mi\nprisnin nga un\u00eb q\u00eb t\u2019i ndihmoja, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb laja borxhin q\u00eb kishin marr\u00eb p\u00ebr\nmua. Dhe, nuk ishin pak, por nj\u00eb shum\u00eb goxha e madhe. Gjeta nj\u00eb pun\u00eb part time,\npor edhe ato q\u00eb i fitoja, t\u00eb nes\u00ebrmen ose n\u00eb dark\u00eb i harxhoja t\u00eb gjitha te loj\u00ebrat\ne fatit dhe nuk m\u00eb ngelte asnj\u00eb lek n\u00eb xhep, as p\u00ebr cigare. Dit\u00ebt e para kur\nshkova n\u00eb Itali i merrja pothuasje \u00e7do dit\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb telefon sepse shfryt\u00ebzoja\nmikpritjen e miqve t\u00eb familjes, por nuk shkoi shum\u00eb gjat\u00eb dhe telefonatat me\nfamiljen i rrallova gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, bile fillova t\u2019i kisha bezdi n\u00eb\ntelefon, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndjeja mall. Kishte raste kur ata m\u00eb qaheshin n\u00eb telefon\ndhe m\u00eb pyesnin n\u00ebse punoja dhe a do t\u2019ua d\u00ebrgoja parat\u00eb p\u00ebr borxhin sepse\npersoni q\u00eb ua kishte dh\u00ebn\u00eb u vinte her\u00eb pas here t\u00eb k\u00ebrkonte lek\u00ebt e veta.\nNdonj\u00ebher\u00eb sillesha ashp\u00ebr n\u00eb telefon, edhe n\u00eb rastet kur e d\u00ebgjoja maman\u00eb tek\nqante nga ana tjet\u00ebr. Ishin lot\u00ebt e nj\u00eb n\u00ebne q\u00eb i qante zemra p\u00ebr djalin e saj\nq\u00eb kishte marr\u00eb rrug\u00eb jo t\u00eb mira dhe q\u00eb nuk po ua shp\u00ebrblente dashurin\u00eb dhe\nsakrific\u00ebn q\u00eb kishin b\u00ebra ata p\u00ebr t\u00eb. Tani, kur i mendoj, m\u00eb vjen t\u00eb ul\u00ebras nga\ndhimbja dhe e urrej veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb u b\u00ebra prind\u00ebrve t\u00eb mi, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\nun\u00eb nuk u ndala vet\u00ebm k\u00ebtu, vazhdova akoma m\u00eb keq. Fillova t\u00eb mos u dilja n\u00eb\ntelefon fare, ndonj\u00ebher\u00eb edhe i g\u00ebnjeja duke u p\u00ebrgjigjur italisht dhe u thosha:\n\u201cnuk e njohim Benin\u201d. E di q\u00eb teksa po lexoni k\u00ebt\u00eb histori, do m\u00eb urreni ose edhe\ndo m\u00eb mallkoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje mizore ndaj prind\u00ebrve t\u00eb mi, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb\nnuk logjikoja fare. M\u00eb rr\u00ebnqethet mishi tani kur i kujtoj ato sjellje dhe nuk e\ndua veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes time, avash-avash po b\u00ebhesha i\npadurueshem edhe p\u00ebr familjen e miqve tan\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00ebprit\u00ebn. Dilja nat\u00ebn e vija\nn\u00eb m\u00ebngjes dhe ato lek q\u00eb kisha pasur me vete, i kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha te loj\u00ebrat\ne fatit. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht,\nkisha krijuar totalisht var\u00ebsi ndaj bixhozit dhe loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Arrita n\u00eb\nnj\u00eb pik\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk fitoja m\u00eb, por ngela pa asnj\u00eb qindark\u00eb n\u00eb xhep, k\u00ebshtu\nq\u00eb thash\u00eb t\u2019i bija n\u00eb qaf\u00eb s\u00ebrish mamas\u00eb, meqen\u00ebse ajo m\u00eb rrinte shum\u00eb af\u00ebr dhe\nishte gati t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Mami im e shkret\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte her\u00eb pas\nhere n\u00eb telefon, merrte vete nga Shqip\u00ebria, edhe pse mezi ushqeheshin me ato\npak t\u00eb ardhura q\u00eb kishin. Un\u00eb i telefonova dhe i thahs\u00eb se kisha ngelur n\u00eb\nrrug\u00eb t\u00eb madhe pa asnj\u00eb lek, s\u2019kisha m\u00eb pun\u00eb dhe flija n\u00eb nj\u00eb furgon q\u00eb ndodhej\nn\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb makinash. Ajo pra, mami im tep\u00ebr e shqet\u00ebsuar, merr n\u00eb telefon\nnj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm tjet\u00ebr t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr t\u00eb Italis\u00eb dhe&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Mami im e\nshkret\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte her\u00eb pas here n\u00eb telefon, merrte vet\u00eb nga Shqip\u00ebria, edhe\npse mezi ushqeheshin me ato pak t\u00eb ardhura q\u00eb kishin. Un\u00eb i telefonova dhe i\nthash\u00eb se kisha ngelur n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe pa asnj\u00eb lek, s\u2019kisha m\u00eb pun\u00eb dhe flija\nn\u00eb nj\u00eb furgon q\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb makinash. Ajo pra, mami im, tep\u00ebr e\nshqet\u00ebsuar, i telefonoi nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr t\u00eb Italis\u00eb dhe\ni k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonte mua. Doja me patjet\u00ebr t\u00eb largohesha nga familja ku\nisha strehuar, sepse ata i kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha marr\u00eb rrug\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, u\nlargova tek i af\u00ebrmi tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb sugjeroi mami. I af\u00ebrmi im doli t\u00eb m\u00eb priste,\nu tregua shum\u00eb miq\u00ebsor dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb ndihmonte, k\u00ebshtu q\u00eb u sistemova n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e tij. Ishte njeri shum\u00eb i mir\u00eb. M\u00eb respektuan dhe m\u00eb trajtuan shum\u00eb\nmir\u00eb. Ishte v\u00ebrtet shum\u00eb pozitiv si person, saq\u00eb m\u00eb gjeti edhe nj\u00eb pun\u00eb me\npages\u00eb goxha t\u00eb mir\u00eb, por un\u00eb ato lek\u00eb q\u00eb merrja, i lija t\u00eb gjitha n\u00eb loj\u00ebrat e\nfatit sepse isha si ajo shprehja: Ujku qimen e nd\u00ebrron, por zakonin s\u2019e harron.\nEdhe pse ndryshova qytet, nuk hiqja dot dor\u00eb nga zanati i vjet\u00ebr, m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb\nsi s\u00ebmundje. K\u00ebtu te ky i af\u00ebrmi im rash\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb sy p\u00ebr sjelljen time\njo korrekte. Ai e kuptoi menj\u00ebher\u00eb q\u00eb un\u00eb isha nj\u00eb egoist, bixhozxhi, shfryt\u00ebzues\ni t\u00eb tjer\u00ebve dhe e keqja e vetes, prandaj nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt nuk kishte\nvajtur fare n\u00eb pun\u00eb, por po m\u00eb priste mua t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi (si\u00e7 thash\u00eb,\nun\u00eb shkoja n\u00eb dark\u00eb te loj\u00ebrat e fatit dhe kthehesha n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt). Sa m\u00eb\npa, pa u zgjatur fare, ai m\u00eb k\u00ebrkoi shkurt dhe prer\u00eb t\u00eb largohesha menj\u00ebher\u00eb\nnga sht\u00ebpia e tij. Pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb un\u00eb isha kthyer si mos m\u00eb keq, komplet i\nrr\u00ebnuar, kisha l\u00ebn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash te kazinoja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb,\np\u00ebrfundova duke fjetur shkall\u00ebve t\u00eb apartamenteve dhe, her\u00eb pas here, n\u00ebp\u00ebr\nmakinat e braktisura n\u00eb varreza. Gjendja ime e mjeruar kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb nj\u00eb\nfamiljeje po nga Veriu, q\u00eb ishin me banim n\u00eb at\u00eb qytet. Ata, nga zem\u00ebrmir\u00ebsia e\ntyre dhe nga keqardhja p\u00ebr mua sepse nuk m\u00eb njihnin mir\u00eb, m\u00eb strehuan n\u00eb\nfamiljen e tyre. Me familjen pothuajse e kisha nd\u00ebrprer\u00eb totalisht komunikimin.\nNuk kisha me \u00e7far\u00eb t\u00eb jetoja, ndaj fillova t\u00eb merrja borxh te shqiptar\u00ebt q\u00eb\nnjihja dhe me t\u00eb cil\u00ebt na bashkonte e nj\u00ebjta meze si\u00e7 i thon\u00eb, e nj\u00ebjta loj\u00eb.\nN\u00eb pun\u00eb nuk m\u00eb merrte njeri se isha edhe pa letra. Personat q\u00eb u kisha borxh\nlek\u00ebt, m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin her\u00eb pas here, donin lek\u00ebt e tyre mbrapsht me \u00e7do kusht\ndhe kishin t\u00eb drejt\u00eb. Vet\u00ebm kur u gjenda kaq ngusht\u00eb, u lidha me prind\u00ebrit dhe\npa i pyetur fare se si ishin me sh\u00ebndet e si ia kishin b\u00ebr\u00eb nga ana ekonomike,\nu k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonin lek\u00eb urgjent se isha n\u00eb rrezik se m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin\nborxhlinjt\u00eb. Ata t\u00eb shkret\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbrojtur mua, i gjet\u00ebn lek\u00ebt borxh\nshpejt dhe m\u2019i d\u00ebrguan, por nuk zgjati shum\u00eb dhe un\u00eb arrita n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa s\u2019kisha\nme se t\u00eb ushqehesha. I af\u00ebrmi i mamas\u00eb time kishte shok nj\u00eb pronar restoranti\ndhe e kishte porositur t\u00eb m\u00eb jepte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb kur t\u00eb kaloja andej. Megjith\u00ebse\nm\u00eb kishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb, atij i vinte keq p\u00ebr mua dhe interesohej e m\u00eb fliste\ngjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time, por un\u00eb nuk mbushja m\u00eb. Kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb\ngjith\u00ebve si nj\u00eb person parazit q\u00eb nuk punonte dhe jetonte me l\u00ebmoshat e t\u00eb\ntjer\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rash\u00eb edhe n\u00eb sy t\u00eb policis\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb futen n\u00eb\nburg si emigrant pa letra dhe, pas disa dit\u00ebsh, m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Shqip\u00ebri.\nPrind\u00ebrit e mi, edhe pse u kisha b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb ato t\u00eb zeza dhe i kisha rr\u00ebnuar\nnga ana ekonomike, u g\u00ebzuan jasht\u00eb mase kur m\u00eb pan\u00eb. Ata s\u2019e dinin q\u00eb djali i\ntyre ishte shnd\u00ebrruar komplet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh, shfryt\u00ebzues, egoist dhe i pasjellsh\u00ebm.\nK\u00ebt\u00eb ata e pan\u00eb me kthimin tim n\u00eb sht\u00ebpi sepse n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zija mend, fillova\nt\u00eb sillesha akoma m\u00eb keq. Motra ime ishte krejt ndryshe nga un\u00eb. Ajo ishte e\narsimuar, e pun\u00ebsuar, e edukuar dhe e ndihmonte shum\u00eb familjen time. Me pak\nfjal\u00eb, ishim si dita me nat\u00ebn. Pa e l\u00ebn\u00eb akoma mir\u00eb familjen time q\u00eb t\u00eb \u00e7mallej\nme mua, un\u00eb fillova t\u00eb k\u00ebrkoja lek p\u00ebr cigare e p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit. Fillova t\u00eb\nshisja gj\u00ebrat e sht\u00ebpis\u00eb pa i pyetur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e rr\u00ebnova fare familjen time.\nU bija n\u00eb qaf\u00eb p\u00ebr lek, filluan grindjet dhe i detyroja t\u00eb jepnin para edhe nga\nlek\u00ebt e buk\u00ebs. Pavar\u00ebsisht torturave psikologjike, dhimbjes dhe skamjes q\u00eb po u\ndhuroja, prind\u00ebrit e mi silleshin p\u00ebrs\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb me mua. M\u00eb k\u00ebshillonin me\nt\u00eb mira e m\u00eb dhuronin dashuri, nd\u00ebrsa un\u00eb u p\u00ebrgjigjesha vet\u00ebm me ashp\u00ebrsi.\nArrita deri aty sa thyeja gj\u00ebrat e sht\u00ebpis\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb m\u00eb jepnin\ngjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkoja. Nj\u00eb dit\u00eb, durimi i familjes time kishte arritur kulmin,\nk\u00ebshtu q\u00eb me lot n\u00eb sy, mamaja me motr\u00ebn m\u00eb mor\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb dhe m\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr\ngjith\u00eb vuajtjet q\u00eb kishin hequr p\u00ebr fajin tim. Babai im ishte shum\u00eb i urt\u00eb dhe\ni sjellsh\u00ebm e asnj\u00ebher\u00eb nuk sillej ashp\u00ebr me mua, por mami me motr\u00ebn at\u00eb dit\u00eb\nm\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u2019i th\u00ebrrisja nd\u00ebrgjegjes dhe t\u00eb kuptoja sa keq i kisha b\u00ebr\u00eb familjes\ntime dhe sa posht\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb un\u00eb si person.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Beni, p\u00ebr\nhir t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi dhuruar gjithmon\u00eb, duhet t\u00eb ndryshosh e t\u00eb fillosh\nnj\u00eb jet\u00eb t\u00eb ndershme sepse do na l\u00ebsh n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Ti s\u2019e ke iden\u00eb \u00e7far\u00eb\nkemi hequr ne k\u00ebtej n\u00eb Shqip\u00ebri duke lar\u00eb borxhet e tua. Sa k\u00ebrc\u00ebnime dhe sa\nnet\u00eb pa gjum\u00eb kemi kaluar duke menduar p\u00ebr ty n\u00ebse ishe gjall\u00eb apo jo, sepse ti\nnuk b\u00ebheshe i gjall\u00eb. Ne t\u00eb dhuronim dashuri, nd\u00ebrsa ti vet\u00ebm na gjuaje me gur.\nTi, a ke zem\u00ebr apo shpirt? <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ishin\nfjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb than\u00eb si mamaja dhe motra ime. M\u00eb than\u00eb edhe plot t\u00eb tjera, t\u00eb\ncilat m\u00eb hap\u00ebn syt\u00eb. M\u00eb kishin folur edhe her\u00eb t\u00eb tjera, por si duket, kishte\nardhur momenti q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb kuptoja pak nga pak se \u00e7far\u00eb i kisha shkaktuar\nfamiljes sime dhe vetes. Kuptova se isha shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb person pa zem\u00ebr, i\nkeq dhe kisha vrar\u00eb personat e mi m\u00eb t\u00eb dashur, mamin, babain dhe motr\u00ebn time\nq\u00eb m\u00eb donte si drit\u00ebn e syve. Pasi heshta p\u00ebr pak, shp\u00ebrtheva n\u00eb t\u00eb qara n\u00eb\nkrah\u00ebt e prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe u premtova se do t\u00eb ndryshoja rrug\u00eb. Ishte e\nv\u00ebrtet\u00eb&#8230; Zoti b\u00ebri mrekulli dhe un\u00eb ndryshova. Megjith\u00ebse m\u2019u duk shum\u00eb von\u00eb\nsepse kisha krijuar plag\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda te familja ime, ata p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb fal\u00ebn\nme dashurin\u00eb e tyre t\u00eb pafund dhe m\u00eb ndihmuan ta kaloja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb\nnuk u k\u00ebrkova lek, por p\u00ebrpiqesha me pun\u00eb t\u00eb ndershme q\u00eb t\u2019ua shlyeja sadopak\nat\u00eb sakrific\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua. Nuk do m\u00eb mjaftoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u2019ua\nshp\u00ebrblej sacrific\u00ebn apo t\u2019ua shlyej dhimbjen q\u00eb u kam shkaktuar prind\u00ebrve dhe\nmotr\u00ebs time. Kam qen\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb njeri shum\u00eb i keq, i cili fal\u00eb nj\u00eb mrekullie\ndhe dashuris\u00eb s\u00eb pafund t\u00eb familjes, sot \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrkush. <\/p>\n\n\n\n<p>Shpeshher\u00eb,\nkur e kujtoj at\u00eb koh\u00eb, m\u00eb vjen turp nga vetja dhe m\u00eb vjen t\u00eb p\u00eblcas nga\nd\u00ebshp\u00ebrimi kur mendoj se sa dhimbje u kam shkaktuar prind\u00ebrve t\u00eb mi aq t\u00eb\nmrekulluesh\u00ebm e zem\u00ebrgjer\u00eb me mua. Le t\u00eb jet\u00eb kjo let\u00ebr nj\u00eb apel dhe nj\u00eb\nk\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr falje ndaj prind\u00ebrve t\u00eb mi kaq t\u00eb shenjt\u00eb dhe engj\u00ebllor\u00eb ndaj meje.\nI dua m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka dhe m\u00eb p\u00ebshtiroset vetja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u kam b\u00ebr\u00eb, edhe\npse tashm\u00eb nuk jam m\u00eb i nj\u00ebjti dhe ndonj\u00ebher\u00eb, \u00ebnd\u00ebrroj sikur ka qen\u00eb dikush\ntjet\u00ebr e jo un\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S\u00eb pari, ju p\u00ebrsh\u00ebndes! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb lexues i rregullt sidomos i k\u00ebsaj rubrike q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rr\u00ebfimin e m\u00ebkateve. E lexoj ndoshta p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye sepse m\u00eb duket sikur mes k\u00ebtyre rr\u00ebfimeve dhe historive e gjej veten shpesh n\u00eb situata t\u00eb ndryshme. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-20718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20718\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}