{"id":20609,"date":"2019-01-19T23:00:56","date_gmt":"2019-01-19T22:00:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20609"},"modified":"2019-01-19T12:32:51","modified_gmt":"2019-01-19T11:32:51","slug":"%ef%bb%bfcduhet-bere-kur-humbasim-deshiren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfcduhet-bere-kur-humbasim-deshiren\/","title":{"rendered":"\ufeff\u00c7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb kur humbasim d\u00ebshir\u00ebn?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Disa vjet m\u00eb par\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se d\u00ebshira p\u00ebr seks\n\u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb genet p\u00ebrkat\u00ebse dhe drejtohet prej tyre. Disa\ntrash\u00ebgojn\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tyre nj\u00eb libido t\u00eb fort\u00eb, ata duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks\n\u00e7do dit\u00eb, disa t\u00eb tjer\u00eb mjaftohen me nj\u00eb kontakt n\u00eb jav\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tret\u00ebt\nmbeten t\u00eb k\u00ebnaqur edhe vet\u00ebm me nj\u00eb dashuri platonike\u2026 N\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb kushteve\nt\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb cilat lind dhe rritet individi, libidoja mund t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb\nndryshime, shtohet ose zbehet. K\u00ebshtu, fjala vjen, gjat\u00eb pushimeve, d\u00ebshira p\u00ebr\nseks \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, d\u00ebshira mbetet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb\nregjistruar n\u00eb genet e \u00e7do individi\u2026 Por, pse ndodh q\u00eb individ\u00eb t\u00eb caktuar, n\u00eb\nperiudha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, nuk duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks? Kjo ndodh pik\u00ebrisht\nsepse zbehet libidoja. N\u00eb rastet kur ajo zbehet dhe ulet n\u00ebn nivelin e s\u00eb\nzakonshmes, shkaku duhet k\u00ebrkuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb te sh\u00ebndeti dhe duhet treguar\ninteresim p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore fizike\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Te meshkujt<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebshira p\u00ebr seks, ose si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon t\u00eb thuhet, libidoja, lidhet\ndirekt me sistemin hormonal. P\u00ebr meshkujt, varet nga sasia dhe cil\u00ebsia e\ntestosteronit, pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb cilit prodhohet n\u00eb testikuj, n\u00ebn nj\u00eb\nkontroll t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb Sistemit Nervor Qendror.&nbsp;\nN\u00eb rast se sasia e testosteronit \u00ebsht\u00eb e madhe, at\u00ebhere oreksi seksual\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja. Mendohet se karakteristikat kryesore fizike t\u00eb\nk\u00ebtyre meshkujve jan\u00eb trupi i lidhur, gjaknxeht\u00ebsia, r\u00ebnia e hershme e flok\u00ebve\nn\u00eb kok\u00eb dhe dend\u00ebsia e qimeve n\u00eb vende jo gjithmon\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr ta, si,\nfjala vjen, n\u00eb fytyr\u00eb, n\u00eb gjoks, n\u00eb shpin\u00eb, etj. Zakonisht, t\u00eb till\u00eb jan\u00eb\nbanor\u00ebt e zonave jugore t\u00eb Detit Mesdhe. Me kalimin e mosh\u00ebs, sasia e\ntestosteronit n\u00eb gjak fillon t\u00eb ulet (mesatarisht, 1-3%) dhe, deri n\u00eb mosh\u00ebn\ngjasht\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are, ky proces kalon pothuajse pa u v\u00ebn\u00eb re\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2007, shkenc\u00ebtar\u00ebt amerikan\u00eb, n\u00ebn drejtimin e profesorit Piter\nGrrem,&nbsp; zbuluan edhe nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb\nndikon n\u00eb libidon mashkullore. Pasi studiuan 200 barinj t\u00eb Kenias Veriore, duke\ni matur secilit nivelin e testosteronit, ata sqaruan se sa m\u00eb shum\u00eb gra\nlegjitime t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mashkull, aq m\u00eb pak hormone ka dhe se, njer\u00ebzit m\u00eb\nbrutal\u00eb, jan\u00eb beqar\u00ebt. Shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk e gjet\u00ebn dot at\u00ebhere shkakun dhe kjo\nmbeti enigm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Te femrat<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe te grat\u00eb, situata n\u00eb parim mbetet e nj\u00ebllojt\u00eb sepse n\u00eb libidon e tyre,\nndikon i nj\u00ebjti hormon, testosteroni. Sa m\u00eb shum\u00eb hormon t\u00eb till\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb\nfem\u00ebr n\u00eb gjak, aq m\u00eb shpesh i shkon mendja te seksi, megjith\u00ebse hormoni\nmashkullor, n\u00eb rastin e dh\u00ebn\u00eb, p\u00ebrpunohet n\u00eb vezoren e femr\u00ebs. Por, duhet\nmbajtur parasysh se sfondi fem\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb aq i q\u00ebndruesh\u00ebm sa mashkullori.\nK\u00ebtu luajn\u00eb rolin e tyre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb menstruacionet,\nshtatzanin\u00eb, lindjet, klimaksin&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ulja e libidos nuk vjen dot n\u00eb\nnivelin e d\u00ebshiruar pa nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb midis gjinekologut dhe\nendokrinologut. Por, n\u00eb rast se niveli i testosteronit te nj\u00eb fem\u00ebr bie n\u00eb\nminimum, at\u00ebhere shkaku duhet k\u00ebrkuar te kontraceptiv\u00ebt q\u00eb merren nga goja. N\u00eb\nvitin 2005, shkenc\u00ebtar\u00ebt e Universitetit t\u00eb Bostonit b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zbulim q\u00eb\ntronditi gjith\u00eb bot\u00ebn. Ata faktuan se marrja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e hapjeve\nkontraceptive, b\u00ebhet shkak p\u00ebr t\u00eb krijuar n\u00eb gjakun e femrave nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e cila\nneutralizon testosteronin. Ata treguan me an\u00eb t\u00eb testeve dhe eksperimenteve se\nato gra q\u00eb merrnin nga goja kontraceptiv\u00eb, e kishin nivelin e hormonit\nmashkullor n\u00eb gjakun e tyre pothuajse kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ato q\u00eb kishin\npreferuar mjete t\u00eb tjera mbrojt\u00ebse kund\u00ebr shtatzanis\u00eb. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se\nniveli i duhur i testosteronit nuk arrihet edhe pasi ato heqin dor\u00eb nga k\u00ebto\nmjete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, nuk jan\u00eb vet\u00ebm faktor\u00ebt hormonal\u00eb q\u00eb zgjidhin problemin e&nbsp; libidos. Po t\u00eb ishin vet\u00ebm ata, puna do t\u00eb\nishte m\u00eb e thjesht\u00eb: Provo nivelin, korrektoje me an\u00eb t\u00eb barnave dhe mbaroi\npuna. Libidoja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i nd\u00ebrlikuar. Nuk mjafton vet\u00ebm fakti q\u00eb n\u00eb\ngjak t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb caktuar testosteroni, por duhet, ve\u00e7 k\u00ebsaj, q\u00eb edhe\ntruri t\u00eb reagoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si do t\u00eb reagoj\u00eb, p\u00ebr shembull, truri i nj\u00eb njeriu q\u00eb ndodhet n\u00ebn nj\u00eb\nstres t\u00eb vazhduesh\u00ebm ose n\u00ebn nj\u00eb depresion t\u00eb fort\u00eb nervor? \u00cbsht\u00eb e natyrshme\nq\u00eb s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb reaguar. Instikti i vet\u00ebmbrojtjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se ai\nseksual. Pa u plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat jet\u00ebsore, k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga nj\u00eb\ns\u00ebmundje, etj., libidoja do t\u00eb hesht\u00eb. Kur ka njeriu hall koke, nuk i shkon\nmendja te seksi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shkaqe t\u00eb tilla si pagjum\u00ebsia,\ndietat e ndryshme, s\u00ebmundjet, madje edhe nj\u00eb lodhje e thjesht\u00eb banale, si fizike\nashtu edhe psikike, ta heqin si me magji d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb seks. Meq\u00eb ra\nfjala, gjat\u00eb s\u00ebmundjeve, libidoja mund t\u00eb zbehet jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes\ns\u00eb keqe shpirt\u00ebrore q\u00eb shkakton s\u00ebmundja, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ila\u00e7eve t\u00eb\nndryshme q\u00eb merren p\u00ebr sh\u00ebrimin e saj. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e detyrueshme q\u00eb\nk\u00ebto ila\u00e7e t\u00eb ken\u00eb karakter hormonal. K\u00ebshtu, fjala vjen, d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr seks\nmund ta ulin ila\u00e7e t\u00eb tilla si neuroleptik\u00ebt, diuretik\u00ebt, lila\u00e7et p\u00ebr kurimin e\ntensionit, diabetit, etj., k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb rast se mjeku ju jep p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb hapje,\nlexoni me kujdes intruksionet e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. T\u00eb pakt\u00ebn e merrni vesh pse\nju ka ikur d\u00ebshira p\u00ebr seks.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; D\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr seks ta heqin edhe disa faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sidomos problemet\nfamiljare. D\u00ebshira p\u00ebr seks varet shum\u00eb edhe nga partneri. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se\nfillimet e marr\u00ebdh\u00ebnieve jan\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb pasionante. Kjo koh\u00eb zgjat nga\ngjasht\u00eb muaj deri n\u00eb dy-tre vjet. Kjo \u00ebsht\u00eb koha e caktuar nga natyra, p\u00ebr t\u00eb\nz\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn. Pastaj, gradualisht, vjen ftohja, nj\u00eb ftohje e \u201cnatyrshme\u201d, kur\nhumbet jo libidon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por pasionin e spikatur n\u00eb fillimin e\nmarr\u00ebdh\u00ebnieve. Ambientimi luan n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pas\ntij fillon jeta seksuale \u201crutin\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb armiku kryesor i libidos p\u00ebr t\u00eb dy\npartner\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zakonisht, kjo mefsht\u00ebsi seksuale fillon me nj\u00eb \u201cr\u00ebnie moral\u00eb\u201d t\u00eb\npartner\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb shfaqin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit, duke\ne krahasuar partnerin e vet me t\u00eb tjer\u00eb (nj\u00eb dijetar ka th\u00ebn\u00eb: I dashuri apo e\ndashura jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm. Atje ku fillon krahasimi, dashuria merr\nfund.)&nbsp; Grat\u00eb dhe burrat fillojn\u00eb t\u2019i\nkrahasojn\u00eb partner\u00ebt e tyre me ata q\u00eb sapo kan\u00eb njohur nga jasht\u00eb, duke harruar\nse \u00e7do njeri, q\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb do t\u00eb \u201cvihet n\u00eb gar\u00eb\u201d me kandidatin e ri dhe,\nn\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj rruge, mbetet vet\u00ebm nj\u00eb shteg: Vetmia dhe ulja e rregullt e\nlibidos\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u00c7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb kur humbim d\u00ebshir\u00ebn?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mira e t\u00eb mirave \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili, si mashkulli dhe femra, t\u00eb shkoj\u00eb sakaq\nte mjeku. N\u00eb fillim duhet shkuar tek endokrinologu, i cili do t\u00eb mat\u00eb sasin\u00eb e\nhormoneve. N\u00eb rast se hormonet jan\u00eb brenda standardeve, at\u00ebhere duhet shkuar te\nseksologu. N\u00eb fund t\u00eb fundit, libidoja \u00ebsht\u00eb fusha e tij. Por, natyrisht, mund\nt\u00eb p\u00ebrpiqet secili q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale. Ja disa\nrekomandime t\u00eb mjek\u00ebve me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Potenca seksuale, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore,\nfizike dhe psikike t\u00eb \u00e7do individi t\u00eb rritur dhe, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb\ngjendje, duhet koh\u00eb. P\u00ebr t\u00eb arritur rezultate sa m\u00eb t\u00eb mira, \u00ebsht\u00eb e\ndomosdoshme q\u00eb periudha e kurimit t\u00eb ndahet n\u00eb disa etapa. N\u00eb etap\u00ebn e par\u00eb,\npara s\u00eb gjithash, duhet q\u00eb secili t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\ndhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme, pra, t\u00eb ket\u00eb kushte normale p\u00ebr pun\u00eb dhe p\u00ebr riaft\u00ebsimin e\nforcave, t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb fizike t\u00eb\nrregullt dhe t\u00eb pranueshme. Pastaj, gradualisht, duhet rezervuar n\u00eb \u00e7do dit\u00eb\nnj\u00eb koh\u00eb e caktuar p\u00ebr \u201cjet\u00ebn personale\u201d, madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim mund t\u00eb lihet\nnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, partner\u00ebt duhet t\u2019i p\u00ebrkushtohen nj\u00ebri-tjetrit,\nduke e \u201chabitur pal\u00ebn tjet\u00ebr me \u201csurpriza\u201d reciproke. R\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb kuptohet se\nprojekti p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb seksuale t\u00eb past\u00ebr dhe cil\u00ebsore, k\u00ebrkon koh\u00eb dhe forca&#8230;\nPor, s\u2019keni p\u00ebr t\u2019u penduar sepse ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga projektet m\u00eb\ninteresante, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs suaj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa vjet m\u00eb par\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se d\u00ebshira p\u00ebr seks \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb genet p\u00ebrkat\u00ebse dhe drejtohet prej tyre. Disa trash\u00ebgojn\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tyre nj\u00eb libido t\u00eb fort\u00eb, ata duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb seks \u00e7do dit\u00eb, disa t\u00eb tjer\u00eb mjaftohen me nj\u00eb kontakt n\u00eb jav\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tret\u00ebt mbeten t\u00eb k\u00ebnaqur edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20610,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[306],"class_list":["post-20609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}