{"id":20598,"date":"2019-01-19T12:00:52","date_gmt":"2019-01-19T11:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20598"},"modified":"2019-01-19T10:28:35","modified_gmt":"2019-01-19T09:28:35","slug":"dashnoret-me-te-famshme-ne-historine-e-njerezimit%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/dashnoret-me-te-famshme-ne-historine-e-njerezimit%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"Dashnoret m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/peopledotcom.files.wordpress.com\/2017\/10\/monica-lewinsky.jpg\" alt=\"Image result for monica lewinsky\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, krahas burrave t\u00eb shquar, p\u00ebrmenden edhe emrat e\nshum\u00eb grave, t\u00eb d\u00ebgjuara gjithashtu p\u00ebr akte guximi e trim\u00ebrie, p\u00ebr zgjuarsi,\npun\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe trim\u00ebri, por mes tyre ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrmenden\nvet\u00ebm dhe thjesht si femra t\u00eb bukura e t\u00ebrheq\u00ebse, si lajkatare dhe kurtizane,\nq\u00eb kan\u00eb sfiduar &#8220;parimet morale&#8221; t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre. Shum\u00ebkush prej\ntyre nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar nga rrethi fisnor e shoq\u00ebror, madje edhe jan\u00eb d\u00ebnuar\neg\u00ebr e barbarisht, por kjo n\u00eb rastin konkret nuk ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe.\n&#8220;Grat\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb i madhi Oskar Uajlld, i ka krijuar natyra p\u00ebr t&#8217;i\ndashuruar dhe jo p\u00ebr t&#8217;i kuptuar&#8221;\u2026 Ja, pik\u00ebrisht emrat e disa prej k\u00ebtyre\nfemrave, q\u00eb ruhen n\u00eb histori krahas atyre t\u00eb imperator\u00ebve dhe heronjve t\u00eb luft\u00ebrave\nsepse jan\u00eb dashuruar prej tyre, duam t\u00eb p\u00ebrmendim\u2026 Ato jan\u00eb heroina t\u00eb dashuris\u00eb\ns\u00eb lir\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, viktima t\u00eb k\u00ebsaj dashurie&#8230; Edhe pse para saj\nka t\u00eb tjera, m\u00eb t\u00eb lashta, po e fillojm\u00eb me emrin e bukuroshes romake\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Valeria Mesalia, gruaja q\u00eb u\nvra nga Perandori!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Valeria Mesalina, ka hyr\u00eb n\u00eb histori si dashnore e apasionuar, edhe duke\nqen\u00eb e shoqja e nj\u00eb perandori. Ajo ka jetuar n\u00eb shekullin e par\u00eb t\u00eb er\u00ebs son\u00eb\ndhe ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7are. E ka vrar\u00eb i shoqi, perandori, me duart e\ntij, sepse donte t\u00eb vendoste n\u00eb fronin perandorak dashnorin e saj t\u00eb ri, Gaj Silius.\nSipas historian\u00ebve, vrasja e shp\u00ebtoi at\u00eb jo vet\u00ebm nga turpi, por edhe nga\nvuajtjet e tmerrshme fizike sepse ajo ishte sifilitike. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit e saj\npohojn\u00eb se ajo ka qen\u00eb ku e ku m\u00eb e &#8220;p\u00ebrdal\u00eb&#8221; sesa vet\u00eb Imperatori\nNeron, i cili \u00ebsht\u00eb i d\u00ebgjuar p\u00ebr orgjit\u00eb e tij &#8220;t\u00eb egra&#8221;, duke e\nshnd\u00ebrruar pallatin perandorak n\u00eb nj\u00eb bordello t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, madje plot me hareme\np\u00ebr minorene dhe f\u00ebmij\u00eb\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kleopatra, dashnorja mizore!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga kurtizanet m\u00eb t\u00eb men\u00e7ura n\u00eb histori ka qen\u00eb Mbret\u00ebresha Kleopatra e\nEgjiptit. Ajo nuk ishte fort e bukur, por q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte meshkujt, i vinte ata\nn\u00eb gar\u00eb &#8220;p\u00ebr t\u00eb fituar fronin e mbret\u00ebris\u00eb egjiptiane&#8221;. I ftonte\nmeshkujt q\u00eb i p\u00eblqenin p\u00ebr ta kaluar nat\u00ebn s\u00eb bashku me kushtin q\u00eb po ta\nk\u00ebnaqnin, t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb uleshin n\u00eb fronin mbret\u00ebror. Mir\u00ebpo nj\u00eb nat\u00eb\ndashuri me Kleopatr\u00ebn, n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb mbret, u merrte dashnor\u00ebve gjith\u00eb\njet\u00ebn. N\u00eb m\u00ebngjes, ajo gjente nj\u00eb mij\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t&#8217;i zhdukur dhe, asnj\u00eb nga\ndashnor\u00ebt e saj, pas nat\u00ebs fatale, nuk mbetej n\u00eb jet\u00eb. Specialist\u00ebt egjiptolog\u00eb\nmendojn\u00eb se Kleopatra nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;partizane e flakt\u00eb e\ndashuris\u00eb s\u00eb lir\u00eb&#8221;, por edhe nj\u00eb mjeshtre e st\u00ebrvitur e seksit oral. Ndoshta\npik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye grek\u00ebt e vjet\u00ebr i dhan\u00eb asaj nofk\u00ebn\n&#8220;Fhellatrike&#8221;\u2026 (Fello (lat.)-me thith). At\u00eb e th\u00ebrrisnin gjithashtu\nedhe Hejllon, dometh\u00ebn\u00eb &#8220;buz\u00ebtrash\u00eb&#8221;. Cezari e ka quajtur at\u00eb\n&#8220;nj\u00eb grua t\u00eb men\u00e7ur dhe modeste\u201d, nd\u00ebrsa Mark Antoni e ka gjuajtur\n&#8220;gjahtare t\u00eb qejfeve fizike&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Frina, \u201cprostituta\u201d q\u00eb e\nshp\u00ebtoi populli&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr e shquar, e dh\u00ebn\u00eb pas seksit, ka qen\u00eb grekja e lasht\u00eb\nFrina. Ajo punonte si modele natyrale pran\u00eb piktor\u00ebve dhe skulptor\u00ebve m\u00eb t\u00eb\nshquar t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet. Bazuar n\u00eb bukurin\u00eb e saj, piktor\u00ebt dhe skulptor\u00ebt e\nlasht\u00ebsis\u00eb kan\u00eb krijuar figur\u00ebn e Af\u00ebrdit\u00ebs. Mir\u00ebpo ajo ishte &#8220;e\npangopur&#8221; n\u00eb dashuri dhe u dha aq shum\u00eb pas qejfeve, sa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur\ne d\u00ebnuan me vdekje p\u00ebr prostitucion dhe shkelje t\u00eb normave morale\u2026 Akuza ishte\nse &#8220;prishi moralisht figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Athin\u00ebs&#8221;. Gjyqi\np\u00ebrfundoi e d\u00ebnimi u dha, por nuk u ekzekutua. Kjo ndodhi sepse kur i shqyen\nrrobat dhe populli pa trupin e saj t\u00eb p\u00ebrkryer, t\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb\nmahnitur&nbsp; nga p\u00ebrsosm\u00ebria e formave t\u00eb\nsaj dhe u kthyen kund\u00ebr vendimit: \u201cJo, s&#8217;ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb trup kaq t\u00eb bukur\nt\u00eb fshihet djalli i degjenirimit moral! S&#8217;mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb till\u00eb nj\u00eb\nshpirt t\u00eb degjeneruar!\u201d. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e popullit, Frina u la e lir\u00eb\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Taisa, bukuroshja q\u00eb joshi\nAleksandrin e Madh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e &#8220;dashnoreve t\u00eb flakta&#8221; i\njepet edhe grekes s\u00eb lasht\u00eb Taisa nga Athina, e cila, edhe pse ishte nj\u00eb nga\nvajzat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdala t\u00eb qytetit, e mbante veten si t\u00eb paprekshme. Asnj\u00eb njeri,\nme asnj\u00eb pasuri e me asnj\u00eb dhurat\u00eb nuk e b\u00ebnte dot p\u00ebr vete. Ama, ajo i jepej\nsakaq \u00e7do djali q\u00eb i fitonte zemr\u00ebn\u2026 Historian\u00ebt tregojn\u00eb se p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb at\u00eb\nn\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur edhe Aleksandri i Madh i Maqedonis\u00eb, mir\u00ebpo ajo,\nkrenare dhe e paepur, i tha: \u201cFutu n\u00eb zemren time dhe ke p\u00ebr t\u00eb m\u00eb fituar jo\nvet\u00ebm mua, por t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn!\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Imperatorja e Kin\u00ebs dhe e&#8230;\nseksit oral!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrmendet n\u00eb histori si &#8220;pasionante seksuale&#8221; edhe imperatorja\nkineze Y&nbsp; Hu, e dinastis\u00eb Tan. Ajo futi\nn\u00eb etik\u00ebn e oborrit imperial ritin \u201cputhje e llotusit&#8221;, nj\u00eb gjest ky q\u00eb\nsimbolizonte pushtetin e gruas n\u00eb koh\u00ebn e matriarkatit. Y Tu k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb\ngjith\u00eb oborrtar\u00ebt, ofiqar\u00ebt e lart\u00eb, madje edhe mysafir\u00ebt e perandoris\u00eb, t\u00eb\nshprehnin respektin dhe dashurin\u00eb e tyre ndaj saj n\u00ebp\u00ebrmjet ceremonis\u00eb s\u00eb kunilingusit\u2026\n\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo ceremoni? Nj\u00eb d\u00ebshmi e pakund\u00ebrshtueshme e k\u00ebtij riti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\ntablo e vjet\u00ebr, q\u00eb nga koha e saj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo, imperatorja, paraqitet duke\nngritur me t\u00eb dy duart fustanin e saj, nd\u00ebrsa ofiqari, ulur n\u00eb gjunj\u00eb para saj,\ni puth organin gjenital\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Batori, muza gjakatare!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Alxhbeta Batori, \u201cmuza\u201d e piktorit t\u00eb d\u00ebgjuar Karavaxhio, sipas d\u00ebshmitar\u00ebve\nt\u00eb koh\u00ebs, kishte nj\u00eb bukuri jasht\u00ebtok\u00ebsore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e mbanin si per\u00ebndi.\nMbi fytyr\u00ebn e saj njom\u00ebzake si t\u00eb nj\u00eb vajze te re, nuk u shfaq\u00ebn kurr\u00eb rrudha,\nas kur u plak, as kur vdiq. Sipas legjendave, kjo gj\u00eb ndodhi sepse ajo lahej \u00e7do\nm\u00ebngjes me gjakun e vajzave t\u00eb reja. Asaj n\u00eb rrethet e ngushta i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb\nedhe nofka gjakatare, sepse merrte vajza njom\u00ebzake dhe i fuste n\u00eb nj\u00eb magje\nspeciale me maja t\u00eb holla gozhd\u00ebsh, t\u00eb cilat shkaktonin gjakderdhje pa hyr\u00eb\nthell\u00eb n\u00eb trup. Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, viktima vdes ngadal\u00eb nga humbja e gjakut.\nThuhet se ajo \u00ebsht\u00eb lar\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs me gjakun e mij\u00ebra vajzave t\u00eb k\u00ebtilla. N\u00eb\nvitin 1611, n\u00eb mosh\u00ebn 50-vje\u00e7are, kontesh\u00ebn Alxhbeta Batorin e d\u00ebnuan dhe ia\nlan\u00eb n\u00eb dor\u00eb popullit. Turmat e xhindosura e shqep\u00ebn n\u00eb dru dhe pastaj e muros\u00ebn\nn\u00eb murrin e pallatit t\u00eb saj\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Markiza q\u00eb q\u00ebndroi p\u00ebrkrah\nmbretit t\u00eb Franc\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Markiza &#8220;e \u00ebmb\u00ebl&#8221; De Pompadur ka qen\u00eb favorite e mbretit francez\nLudoviku XV. Ajo mbahet si nj\u00eb nga kurtizanet m\u00eb t\u00eb palodhura dhe pasionante.\nSekreti i pasioneve t\u00eb saj, thuhet ka qen\u00eb selinoja, t\u00eb cil\u00ebn ajo e p\u00ebrdorte\nshum\u00eb. N\u00eb menun\u00eb e saj ditore nuk mungonin kurr\u00eb dy ushqime afrodiziake; \u00e7okollata\ndhe rr\u00ebnj\u00ebt e selinos\u00eb. Dama mondane, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, merrte nj\u00eb filxhan kakao\nme pluhur nga rr\u00ebnjet e selinos\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb drek\u00eb mjaftohej vet\u00ebm me nj\u00eb\nsallat\u00eb nga deg\u00ebt e selinos\u00eb, nj\u00eb ose dy kokrra moll\u00eb dhe thelpinj arrash. Ato,\nthuhet, i ndiznin pasionet dhe k\u00ebrkonte orgaz\u00ebm 5-10 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb\u2026 \u00cbsht\u00eb interesante,\npor fallxhoret e koh\u00ebs e kishin paralajm\u00ebruar q\u00ebkur ishte n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7 se ajo\n&#8220;do ta \u00e7mendtte&#8221; mbretin e Franc\u00ebs. Dhe vertet, q\u00eb nga momenti q\u00eb e\ntakoi n\u00eb nj\u00eb ballo maskarad\u00eb, mbreti la mendjen pas saj. Me zgjuarsin\u00eb dhe\npasionin e saj ajo arriti t\u00eb b\u00ebhej favoritja kryesore e mbretit. Markiza\nPompadur mbeti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs jo vet\u00ebm nj\u00eb dashnore apasionante,\ngjithmon\u00eb e fresk\u00ebt dhe origjinale, por edhe nj\u00eb k\u00ebshilltare e mikesh\u00eb e zgjuar\ndhe e men\u00e7ur e tij, gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb k\u00ebsi rastesh\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Inesa Armand, dashnorja proletare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E parandjejm\u00eb se shum\u00ebkush nga ata q\u00eb e kan\u00eb\nd\u00ebgjuar emrin e revolucionares s\u00eb flakt\u00eb, Inesa Armand, do t\u00eb habiten. Ajo adhuronte idet\u00eb e komunizmit shkencor dhe i kushtoi\nveprimtaris\u00eb revolucionare gjith\u00eb jet\u00ebn e saj, por nga ana tjet\u00ebr, ushqente nj\u00eb\nrespekt t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb dashuri pasionante p\u00ebr p\u00ebrhap\u00ebsin dhe mbrojt\u00ebsin\nkryesor t\u00eb k\u00ebtyre ideve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Vladimir Ili\u00e7 Leninin. Ata u njoh\u00ebn\nbashk\u00eb kur Lenini ishte emigrant jasht\u00eb shtetit. Inesa iu dha Leninit, udh\u00ebheq\u00ebsit\nhistorik t\u00eb &nbsp;proletariatit bot\u00ebror\nter\u00ebsisht, shpirt\u00ebrisht e fizikisht dhe m\u00eb e bukura \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto,\nishte n\u00eb dijeni edhe bashk\u00ebshortja e tij zyrtare, shoqja e tij e jet\u00ebs dhe e\nluft\u00ebs, Krupskaja, e cila e ka dashur dhe e ka adhuruar Leninin gjithashtu\ngjith\u00eb jet\u00ebn. Inesa Armandi \u00ebsht\u00eb njohur me Leninin n\u00eb Paris dhe i forcoi\nlidhjet shpirt\u00ebrore me t\u00eb, si t\u00eb thuash, para syve t\u00eb Krupskajas, e cila i falte\nLeninit \u00e7do m\u00ebkat, me kusht q\u00eb ai t\u00eb mos shqet\u00ebsohej dhe t&#8217;i p\u00ebrkushtohej\nplot\u00ebsisht kauz\u00ebs s\u00eb Revolucionit Proletar, kauz\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i kishin p\u00ebrkushtuar\njet\u00ebn edhe Inesa, edhe ajo vet\u00eb. Inesa Armand vdiq n\u00eb Mosk\u00eb dhe hiri i saj\n\u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb muret e Kremlinit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Izadora Dunkan, bohemja e Eseninit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ishte e martuar zyrtarisht me poetin rus Sergej\nEsenin, por b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shthurur prej bohemeje dhe nuk e ka kund\u00ebrshtuar\ndashurin\u00eb e adhuruesve t\u00eb tjer\u00eb. Sipas bashk\u00ebkoh\u00ebsve, ajo nuk ka qen\u00eb ndonj\u00eb\nbukuroshe e spikatur, por kishte nj\u00eb seksapil t\u00eb mahnitsh\u00ebm dhe nj\u00eb thjesht\u00ebsi\nshum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse natyrore, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete sakaq&#8230; Ishte valltare dhe k\u00ebrcente\nzbathur, natyrsh\u00ebm, si t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb apo t\u00eb endej e g\u00ebzuar n\u00eb\nndonj\u00eb livadh. N\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb saj spikaste nj\u00eb shkatht\u00ebsi dhe harmoni\nmarramend\u00ebse. \u00c7do l\u00ebvizje e saj tregonte se ajo e donte jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha\naspektet dhe shfaqjet e saj\u2026 Ajo kishte edhe nj\u00eb talent t\u00eb spikatur si\nshkrimtare. N\u00eb nj\u00eb nga librat e saj, ajo ka th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00eb rast se arti im i\nvall\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb simbolik, at\u00ebhere n\u00eb k\u00ebrcimin tim mish\u00ebrohet vet\u00ebm nj\u00eb simbol\ndhe ai \u00ebsht\u00eb: Gruaja duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe e \u00e7liruar nga kusht\u00ebzimet, t\u00eb\ncilat n\u00eb fakt q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme puritane&#8221;.\nBashk\u00ebkoh\u00ebsit nuk e paragjykonin dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e d\u00ebnonin p\u00ebr\n&#8220;prap\u00ebsit\u00eb&#8221; e saj, por e quanin valltare gjeniale q\u00eb e b\u00ebri\nvall\u00ebzimin t\u00eb fliste me goj\u00eb dhe t\u00eb ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme&#8221;. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Lili Brik dhe\nsekreti i saj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lista e admiruesve t\u00eb saj dhe e atyre q\u00eb ajo\nu fali dashuri dhe intimitet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb. N\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen njer\u00ebz shum\u00eb\nt\u00eb d\u00ebgjuar, duke filluar nga shkrimtar\u00ebt Lui Aragon, Pavllo Neruda deri te Iv\nSen-Lorani dhe Majakovski. Ajo ishte lajkatare dhe kanakare, duke i b\u00ebr\u00eb\nmeshkujt p\u00ebr vete me ledhat e saj e me fjal\u00ebt e \u00ebmbla q\u00eb u p\u00ebshp\u00ebriste\u2026 &#8220;\u00cbsht\u00eb\ne nevojshme, thoshte ajo, q\u00eb t&#8217;ua mbush\u00ebsh mendjen meshkujve se ata jan\u00eb t\u00eb\nmrekulluesh\u00ebm, madje gjenial\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb tjer\u00ebt nuk i kuptojn\u00eb\u2026\nDhe, kryesorja, t\u2019u lejosh atyre at\u00eb q\u00eb n\u00eb familje nuk u lejohet, qoft\u00eb edhe\ngj\u00ebra t\u00eb tilla t\u00eb thjeshta si pirja e duhanit ose endja nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, pa\nndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. T\u00eb tjerat, l\u00ebrua n\u00eb dor\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb bukura dhe\nfustaneve t\u00eb m\u00ebndafshta&#8230; Ja, kaq duhet! T\u00eb tjerat vijn\u00eb vet\u00eb\u2026\u201d. N\u00ebse Lili Brikut\ni tekej t\u00eb lidhej n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie intime me dik\u00eb, nuk kishte zot ta ndalonte.\nLegjendat p\u00ebr t\u00eb s&#8217;kan\u00eb mbarim. Ajo ishte shum\u00eb e k\u00ebndshme n\u00eb muhabete dhe\nbiseda, ishte e men\u00e7ur dhe dinte t\u00eb nxirrte n\u00eb pah kur donte cil\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr\nta b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebbiseduesin p\u00ebr vete. Vishej gjithmon\u00eb sipas mod\u00ebs, me shije dhe\nsqim\u00eb t\u00eb madhe, duke fshehur me zgjuarsi edhe ndonj\u00eb t\u00eb met\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb saj.\nLili Brik ishte femra e par\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb q\u00eb doli jasht\u00eb me pantallona.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">&nbsp;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Merlin Monro<\/strong><strong>,\nbukuroshja enigmatike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ka hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kinematografis\u00eb\nbot\u00ebrore si aktorja m\u00eb enigmatike. Ka patur marr\u00ebdhenie shoq\u00ebrore t\u00eb ngushta me shum\u00eb\npersonalitete, megjithat\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb e mbyllur dhe me gjallje, nuk ka\nlejuar t\u00eb ekspozohet\u2026 K\u00ebshtu, fjala vjen, \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb dhe\nmarr\u00ebdh\u00ebniet e saj me ish-Presidentin e SHBA-s\u00eb Xhon Kenedi. Thuhet, madje se\nata t\u00eb dy kan\u00eb patur edhe intimitet mes tyre, por kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb\nndonj\u00eb fakt konkret, t\u00eb gjith\u00eb ngren\u00eb supet. Nj\u00eb gj\u00eb ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb;\nMerlin Manro i ka sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha reputacionit shoq\u00ebror dhe politik t\u00eb\nKenedit. Me nj\u00eb vel enigmatik \u00ebsht\u00eb mbuluar jo vet\u00ebm jeta, por edhe vdekja e\nsaj. Q\u00eb nga dita e vdekjes se &#8220;bjondes simpatike t\u00eb t\u00eb gjitha kohrave dhe\nt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve&#8221; kan\u00eb kaluar 50 vjet, por n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve\nruhet ende imazhi i nj\u00eb femre plot seksapil, e cila t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete q\u00eb me\nshikimin e par\u00eb\u2026 Ajo ka b\u00ebr\u00eb dashuri sa ka dashur, pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb dhe p\u00ebr\n\u00e7udi, njer\u00ebzit e medias, duke p\u00ebrfolur emrin e saj, vazhdojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb fitojn\u00eb\n\u00e7do vit miliarda dollar\u00eb\u2026&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Edvina Karri, ministrja hakmarr\u00ebse<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2026N\u00eb vitin 1993, disa gazeta britanike shkruan\nse kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Britanis\u00eb Madhe, Mejxher kishte marr\u00ebdh\u00ebnie\njasht\u00ebmartesore me nj\u00eb zonj\u00eb t\u00eb quajtur Kler Latimer. Kryeministri dhe zonja n\u00eb\nfjal\u00eb i hodh\u00ebn gazetat n\u00eb gjyq dhe, sigurisht, e fituan davan\u00eb. Gazetar\u00ebt ishin\nbazuar n\u00eb thashetheme dhe opinione, nd\u00ebrsa gjyqi k\u00ebrkonte fakte konkrete, t\u00eb\ncilat gazetar\u00ebt nuk i dispononin\u2026 Mejxheri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb doli i pafajsh\u00ebm. Mir\u00ebpo\npas dy dekadash, doli qart\u00eb se, pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb gjyqit, Kryeministri Anglez,\nMejxher, e kishte pasur nj\u00eb t\u00eb dashur, ve\u00e7se ajo nuk quhej Kler Latimer, por\nEdvina Karri dhe k\u00ebt\u00eb fakt ajo e pohonte vet\u00eb n\u00eb kujtimet e saja t\u00eb botuara nga\n\u201cThe Times\u201d n\u00eb vitin 2002. Edvina nuk ishte artiste, por Ministre e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,\nn\u00eb kabinetin britanik dhe ajo e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr hakmarrje\u2026 Sepse pas gjyqit,\nKryeministri Mejxher ishte ftohur dhe mbante ndaj saj vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb\nftoht\u00eb zyrtar. E megjithat\u00eb, lidhjet e tyre vazhduan &#8220;n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb\nmadhe&#8221; edhe kat\u00ebr vite t\u00eb tjera, megjith\u00ebse n\u00eb publik Mejxheri tregohej\nndaj saj tep\u00ebr indiferent, madje gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 1997, zgjedhje t\u00eb\ncilat konservator\u00ebt i humb\u00ebn, kur e njoftuan se Karri nuk kishte fituar n\u00eb zon\u00ebn\ne saj elektorale dhe nuk do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb parlament, ai ishte g\u00ebzuar dhe e\nkishte pritur lajmin me duartrokitje. Kjo dhe t\u00eb tjera e pat\u00ebn t\u00ebrbuar Edvina\nKarrin dhe ajo nxitoi t\u00eb botonte kujtimet e saj. Libri i saj u mir\u00ebprit, nd\u00ebrsa\nMejxherit iu prish karriera. Edvin\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnuan me jet\u00ebn, por ndjenja e\nhakmarrjes dhe sedra e l\u00ebnduar e femr\u00ebs doli m\u00eb e fort\u00eb\u2026 P\u00ebr asnj\u00eb personalitet\ntjet\u00ebr politik britanik nuk i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb publikut holl\u00ebsi t\u00eb atilla intime dhe\nk\u00ebto i dha &#8220;partnerja e tij&#8221;, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse Mejxheri e la p\u00ebr\nt\u00eb ruajtur karrier\u00ebn politike. Mejxheri e p\u00ebsoi sepse largoi nga jeta e tij nj\u00eb\ngrua q\u00eb e deshi fort\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Silvia Kristel, aktorja legale e Presidentit\nFrancez<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Aktorja\n<\/strong><strong><em>Silvia\nKristel<\/em><\/strong><strong> q\u00eb po e shikoni n\u00eb nj\u00eb fotografi gjat\u00eb rolit\nt\u00eb saj n\u00eb filmin erotik &#8220;Emanuel&#8221;, ishte dashnore e Presidentit elegant\nFrancez Valeri Zhiskar d&#8217;Esten. Marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre intime kishin filluar shum\u00eb\nkoh\u00eb p\u00ebrpara se ai t\u00eb zgjidhej president i Franc\u00ebs dhe, m\u00eb e bukura \u00ebsht\u00eb se ai\nnuk i ka fshehur kurr\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, madje edhe pasi u zgjodh President.\nSilvia ftohej si mikesh\u00eb nderi n\u00eb t\u00eb gjitha pritjet dhe ceremonit\u00eb zyrtare t\u00eb Presidentit,\nku shpesh luante rolin e &#8220;Zonj\u00ebs s\u00eb Par\u00eb&#8221; pa qen\u00eb as nj\u00eb dit\u00eb e\nshoqja e Presidentit\u2026&nbsp; Ve\u00e7 k\u00ebsaj,\nd&#8217;Esteni gjente menyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb me vete n\u00eb udh\u00ebtimet\njasht\u00eb vendit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ana Pinzho dhe vajza e Miteranit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1995, nj\u00eb nga dekretet e para t\u00eb Presidentit\nZhak Shirak habiti gjith\u00eb opinionin publik francez. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr dekretin me\nan\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit urdh\u00ebrohej &#8220;shp\u00ebrngulja&#8221; e Ana Pinzhos dhe e vajz\u00ebs\ns\u00eb saj Mazarina, nga pallati Jelisei. K\u00ebng\u00ebtarja Ana Pinzho ishte dashnore e\nparaardh\u00ebsit s\u00eb tij, Fransua Miteran dhe Mazarina ishte vajza e tij, e lindur\nnga k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie ilegale. Fakti q\u00eb Presidenti Miteran kishte nj\u00eb vajz\u00eb\njasht\u00eb martese ishte i njohur n\u00eb opinionin publik francez, por ajo q\u00eb u b\u00eb e\nnjohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe i habiti francez\u00ebt ishte fakti se ajo, dashnorja e\nMiteranit dhe vajza e saj, kishin jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pallatin\npresidencial &#8220;ilegalisht&#8221; dhe se apartamentin e tyre luksoz, vet\u00ebm\nnj\u00eb mur e ndante nga Jelizej\u2026 Pas vdekjes s\u00eb Miteranit, ndodhi edhe nj\u00eb skandal\ntjet\u00ebr q\u00eb zuri p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb faqet e para t\u00eb gazetave franceze: Familja legjitime\ne Mireanit nuk e lejoi dashnoren dhe vajz\u00ebn e saj t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb\nzyrtare t\u00eb varrimit t\u00eb Miteranit. Tani, ish-k\u00ebng\u00ebtarja punon n\u00eb nj\u00eb nga\nmuzeumet e Parisit, nd\u00ebrsa e bija, Mazarina, ka fituar me gjyq at\u00ebsin\u00eb legjitime\nt\u00eb Miteranit, mban legalisht mbiemrin e tij dhe merret sikurse edhe i ati, me\npolitik\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Monika\nLevinski, t\u00eb fitosh para me dashurin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb SHBA, Monika Levinskin nuk e simpatizojn\u00eb,\nmadje e quajn\u00eb t\u00eb pabes\u00eb dhe intrigante sepse donte t&#8217;i shkat\u00ebrronte karrier\u00ebn\npolitike dhe jet\u00ebn personale Presidentit simpatik Bill Klinton, vet\u00ebm e vet\u00ebm\np\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb grusht para me rrefimet e saj p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet intime midis\ntyre\u2026 Megjithat\u00eb, Monik\u00ebn g\u00ebnjeshtare nuk ke se si e quan sepse Klintoni e\npranoi se ishte fajtor dhe k\u00ebrkoi para s\u00eb shoqes e gjith\u00eb amerikan\u00ebve ndjes\u00eb\np\u00ebr &#8220;m\u00ebkatet&#8221; e tij\u2026 Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, amerikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mahnitur me\nzgjuarsin\u00eb e Monik\u00ebs, me zot\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb fituar zemr\u00ebn e Klintonit dhe\najo i &#8220;v\u00eb kapakun&#8221; me parashikimin e saj p\u00ebr t\u00eb ruajtur p\u00ebr\nhistorin\u00eb, edhe fustanin me t\u00eb cilin vishej kur b\u00ebnte dashuri me Billin\u2026 P\u00ebr\nKlintonin, dashuria me Monik\u00ebn ishte e mbushur me rreziqe t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr pak\ne la at\u00eb pa familje, pa pushtetin e Presidentit, madje mund ta linte edhe pa\nliri sepse n\u00eb vendin e tij, &#8220;shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit n\u00eb ambientet\ne Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, d\u00ebnohet me burgim\u2026 Monika, pas k\u00ebsaj, nuk ka l\u00ebn\u00eb vend pa\nvajtur p\u00ebr t\u00eb promovuar librin e saj me kujtime, si dhe dokumentarin\n&#8220;Monika n\u00eb drit\u00ebn bardh\u00eb e zi&#8221;, nga t\u00eb cil\u00ebt fitoi miliona dollar\u00eb.\nNjer\u00ebzit, amerikan\u00ebt sidomos, jan\u00eb t\u00eb habitur: &#8220;E \u00e7\u2019e t\u00ebrhoqi te kjo\ntrashaluqe nj\u00eb nga president\u00ebt m\u00eb simpatik\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb?\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, krahas burrave t\u00eb shquar, p\u00ebrmenden edhe emrat e shum\u00eb grave, t\u00eb d\u00ebgjuara gjithashtu p\u00ebr akte guximi e trim\u00ebrie, p\u00ebr zgjuarsi, pun\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe trim\u00ebri, por mes tyre ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrmenden vet\u00ebm dhe thjesht si femra t\u00eb bukura e t\u00ebrheq\u00ebse, si lajkatare dhe kurtizane, q\u00eb kan\u00eb sfiduar &#8220;parimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20599,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[2169],"class_list":["post-20598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-monka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20598\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}