{"id":20585,"date":"2019-01-18T20:45:36","date_gmt":"2019-01-18T19:45:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20585"},"modified":"2019-01-18T20:41:36","modified_gmt":"2019-01-18T19:41:36","slug":"kujtimet-e-nje-oficeri-policie-nota-e-profesorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/kujtimet-e-nje-oficeri-policie-nota-e-profesorit\/","title":{"rendered":"Kujtimet e nj\u00eb oficeri policie; Nota e profesorit"},"content":{"rendered":"\n<p>At\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb bukur vere rrezet e diellit m\u00eb kishin r\u00ebns nga dritarja kanate hapur mbi tavolin\u00eb ku shkruaja planin ditor t\u00eb pun\u00ebs. M\u00eb pas u mora nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb me afatet e detyrave te dosjeve q\u00eb kisha n\u00eb pro\u00e7es! &#8220;Dreqi ta haj\u00eb&#8221; thash\u00eb me vete. Kaloi mesi muajit dhe duhet t&#8217;i jap forca vetes p\u00ebr realizimin e detyrave, se pastaj a ka zot n\u00ebne t\u00eb dal\u00ebsh me detyr\u00eb t\u00eb parealizuar n\u00eb analiz\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit me shef Janin,i cili ta \u00e7on gjakun ne fund te kembeve, duke te marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ashtu I p\u00ebrq\u00ebndruar mbi dokumente, ndjej t\u00eb shfaqej n\u00eb pragun e deres s\u00eb hapur, oficerin e rojes Nusreti.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Shef \u00c7imi m\u00eb fal q\u00eb t\u00eb pengoj, por m\u00eb mori n\u00eb telefon profesor Zejnullai, I cili k\u00ebrkon puntorin e policis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs .<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ky ?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ka qene professor ne fakultetin juridik ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebn Administrative.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Po e njoh! M\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dhe mua k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb. \u00c7far problemi ka profesori?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ka nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb ia krijon komshiu. Sht\u00ebpin\u00eb e ka tek nj\u00eb vil\u00eb mbrapa gastranomit tek Medreseja.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Lere se do shkoj vete dhe nuk ka problem se ia gjej shtepin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Faleminderit! Po i them q\u00eb do e takoni ju!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; I thoni q\u00eb tani po vij- I thash\u00eb Nusretit duke mbyllur n\u00eb kasaforte \u00e7ka kisha mbi tavolin\u00eb&nbsp;&nbsp;dhe u nisa n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb profesorit, q\u00eb nuk e kishte as 200 m larg nga reparti i policis\u00eb i Medreses\u00eb. Nd\u00ebrsa hapat e mija i afroheshin banes\u00ebs s\u00eb profesorit, mendimet m\u00eb shkuan larg, n\u00eb at\u00eb fund qershori n\u00eb vitin e tret\u00eb student, kur dhash\u00eb provim l\u00ebnd\u00ebn E drejta administrative. Kisha m\u00ebsuar mire l\u00ebnd\u00ebn. N\u00eb provim na merrte vet\u00eb autori q\u00eb kidht\u00eb b\u00ebr\u00eb tre librat e s\u00eb drejt\u00ebs administrative, vet\u00eb profesor Zejnulla Ballanca. Dalin nga dera e kabinetit tre student\u00eb fytyr\u00ebngrysur. I pyeta si dolen. Asnj\u00ebri nuk e kishte marr\u00eb provimin. Megjithat\u00eb guxoj e futem brenda n\u00eb kabinet, p\u00ebrsh\u00ebnd\u00ebs profesorin dhe marr tez\u00ebn. Shkruaj gjithcka rreth asaj q\u00eb k\u00ebrkonte teza dhe si i marr mendim ulem p\u00ebrball\u00eb profesorit, duke i speguar cka kisha me tez\u00eb. Profesori i cili rrinte brinjas p\u00ebrball\u00eb meje,duke m\u00eb degjuar kthehet i gjithi perballe. Me b\u00ebn nja dy tre pyetje dhe ftohte m\u00eb thot\u00eb: &#8211; Me jep librez\u00ebn e notave! Ia dhash\u00eb me zem\u00ebr te ngrir\u00eb ashtu si\u00e7 ishte vet\u00eb shprehja e ngrir\u00eb e fytyr\u00ebs s\u00eb profesorit. &#8211; Kam v\u00ebn\u00eb deri tani gjasht\u00eb katra, ndaj ty nuk kam si t\u00eb vej 10 ndon\u00ebse u p\u00ebrgjigje p\u00ebr 10 ! Shoh noten 9 n\u00eb librez\u00eb. Mundi q\u00eb kisha m\u00ebsuar nuk m\u00eb shkoi kot. Pas meje hyri shoku im Agron Ismailati. E prita at\u00eb! Doli i g\u00ebzuar. Kishte marr\u00eb 10. &#8211; A m\u00ebr trap se prej meje more 10! E solla n\u00eb qejf un\u00eb profesorin me p\u00ebrgjigjet e mija. Duke u kredhur ne k\u00ebto kujtime u gjenda tek porta e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb profesorit. Tringellimes se ziles iu pergjegj vet\u00eb profesori, qe u shfaq ne pragun e deres. Nuk kishte ndryshuar fare, burre shpatull gjere, shtatlarte dhe simpatik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Miremengjes profesor! Jam specialisti policise kriminale i zones! U prezantova une.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Urdheroni brenda- foli ai me nje ze mikprit\u00ebs,duke shtuar- Rrime ne verande, apo brenda?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Jashte me mire profesor, se vape eshte.-i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Cfar do pish ?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Nj\u00eb kate profesor,pasi akoma nuk e kam pir\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shadije na bej nga nje kafe se dhe une nuk kam pire.- i foli gruass\u00eb tij dhe pa nderprere ligjeraten me thot\u00eb: &#8211; Nga te kemi ?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Tiranas dhe ish studenti juaj!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ou, m\u00eb behet qejfi q\u00eb prezantohesh keshtu !- Foli ai duke me pyetur &#8211; Si quheni ?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ndricim Mesiti dhe shkurt&nbsp;&nbsp;m\u00eb th\u00ebrrasin \u00c7imi. Theksoj faktin se un\u00eb kam marr\u00eb not\u00ebn 9 tek ju, nd\u00ebrsa shoku im Agron Ismailati pas meje mori 10<\/p>\n\n\n\n<p>. &#8211; Nuk m\u00eb kujtohet si rast, por i kam njohur atij, babain Kadriun. Burr\u00eb i rrall\u00eb. \u2013 ia b\u00ebri profesori,teksa e shoqja e tij si me pershendeti, na serviri kafete.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Profesor, une kam dy burra halle dibran\u00eb, sigurisht nga Dibra e madhe me origjin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Cilet jane ata ? &#8211; pyeti ai gjithe kureshtje.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Refik Simixhiu dhe Vehap Kaba!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>-Oho, Refikun nuk e njoh personalisht, por kam shok vellan\u00eb e tij Ajetin, nd\u00ebrsa me Vehapin kemi qen\u00eb studente n\u00eb Kiev, un\u00eb p\u00ebr drejtesi, nd\u00ebrsa ai per gazetari.- I gezuar nga njohja, profesori shtoi- \u00c7imi, un\u00eb kam patur student n\u00eb vitet 60 dhe babain tend Ramazanin! Profesori luante nga karrikja here pas here, i gezuar qe dol\u00ebm te njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Profesor p\u00ebr problemin q\u00eb m\u00eb ke thirrur nuk po flasim fare, se&nbsp;&nbsp;do merrem vet\u00eb!- e kujtova une.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Lere Cimi se tani kam besim tek ty! Te lutem hajde per dit\u00eb ta pijm\u00eb kafen bashk\u00eb!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr profesor !&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>U ndame dhe pothuajse cdo dit\u00eb shkoja paradite n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e profesorit. K\u00ebshtu ndodhi dhe at\u00ebhere kur un\u00eb nuk kisha as nj\u00eb or\u00eb q\u00eb isha larguar nga sht\u00ebpia e tij dhe po punoja n\u00eb zyre, kur oficeri i rojes Nusreti m\u00eb th\u00ebrret : &#8211; Shef Cimi t\u00eb k\u00ebrkon profesor Zejnullai n\u00eb telefon. Menh\u00ebhere shkova tek oficeri rojes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Alo, professor! \u00c7imi jam!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7imi a mund t\u00eb vish tek sht\u00ebpia se kam nj\u00eb problem!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Erdha ! &#8211; Dhe v\u00ebrtet u turra thuajse me vrap, pasi nuk m&#8217;u duk i qet\u00eb z\u00ebri profesorit. Sapo hyra ne oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij shoh nj\u00eb grua tek 40 q\u00eb qante me kok\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtetur tek supi profesorit<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb keqen babi mos u m\u00ebrzit ! T&#8217;i jap babi lek\u00ebt ! &#8211; E qet\u00ebsonte profesorin vajz\u00ebn e tij. Sapo m\u00eb pa mua m&#8217;u drejtua : &#8211; Faleminderit \u00c7imi \u00ebe erdhe! I kan\u00eb vjedhur \u00e7ant\u00ebn me lek\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>. &#8211; Si \u00ebsht\u00eb puna?i ka ndodhur? -pyeta,teksa shihja p\u00ebrreth dy burra t\u00eb prer\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb nga shqet\u00ebsimi dhe sigurisht t\u00eb panjohur nga ana ime. Gjithashtu dhe vajz\u00ebn e profesorit nuk e njihja, vecse kisha d\u00ebgjuar nga profesori p\u00ebr t\u00eb .<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Une jam i shoqi &#8211; m\u00eb thote nj\u00ebri nga dy personat dhe vijoi p\u00ebr personin tjet\u00ebr,- ndersa ky \u00ebsht\u00eb shoku i pun\u00ebs i ime shoqe.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrsh\u00ebndes me kok\u00eb personin tjet\u00ebr, nj\u00eb burr\u00eb simpatik, me gjyslyke,i cili nga pamja dukej q\u00eb e kishte humbur fare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; \u00c7imi, t\u00eb lutem d\u00ebgjoje nj\u00eb her\u00eb,time bij\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Patjet\u00ebr profesor !- thash\u00eb me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrhumbur, ku as vet\u00eb nuk e kuptoja \u00e7far do b\u00ebja! &#8211; Shkojm\u00eb n\u00eb zyre ju lutem se k\u00ebtu ne oborr nuk zgjidhim gj\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Sapo mor\u00ebm rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb se af\u00ebr ishim, personi me gjyslyke tha:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ta marr makin\u00ebn?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Af\u00eber jemi &#8211; i thash\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pak u ndodh\u00ebm ne zyren time une bashke me vajz\u00ebn e profesorit,shokun e saj t\u00eb pun\u00ebs dhe bashk\u00ebshortin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Tani m\u00eb fol si \u00ebsht\u00eb puna? Fol qet\u00eb t\u00eb lutem!- ia b\u00ebra une me duart direkt ne tastier\u00ebn e makin\u00ebs s\u00eb shkrimit i gatsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb kallzim.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Si mblodhi pak veten ajo filloi:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ishim n\u00eb Durr\u00ebs per t\u00eb porositur disa materiale, pasi do t\u00eb hapim nj\u00eb lokal.Rruges n\u00eb kthim kemi ndaluar tek Shkumbini Petrol ne autostrad\u00eb kemi marr\u00eb nafte. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb un\u00eb nxorra portofolin nga \u00e7anta e pagova naft\u00ebn mbrapa nesh priste nj\u00eb fiat tjet\u00ebr t\u00eb furnuzohej.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; \u00c7far tipi ishte Fiati &#8211; e nd\u00ebrpreva un\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ladi \u00e7far tipi ishte Fiati ? &#8211; pyeti ajo shokun e saj, personin me gjyslyke. &#8211; pasi nuk i njoh tipet e makinave.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Croma ngjyr\u00eb metalizato !- u p\u00ebrgjegj shoku saj, t\u00eb cilit aty i n\u00ebsova emrin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; M\u00eb fal se dhe ty do t\u00eb pyes!-&nbsp;I fola Ladit,<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa ai heshti, e bija profesorit vazhdoi:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>-Erdha n\u00eb sht\u00ebpi tek babi t\u00eb leja nj\u00eb porosi, nd\u00ebrsa Ladi q\u00ebndroi tek makina.Nuk q\u00ebndrova m\u00eb shum\u00eb se \u00e7erek ore n\u00eb sht\u00ebpi me prind\u00ebrit dhe nuk e di se pse mu desh \u00e7anta ndaj shkova tek makina. Ladi q\u00ebndronte i qet\u00eb ne krye t\u00eb makin\u00ebs. &#8220;Ladi \u00e7anta !&#8221; i thash\u00eb . Ai u kthye vrik e m\u00eb thot\u00eb, nuk e more me vete, Un\u00eb e lash\u00eb mbrapa mor Ladi.E humba fare.Sa nuk po m\u00eb binte t\u00eb fik\u00ebt. Kisha 5 milion lek\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00eb. Kaq zoti shef ! Nuk di \u00e7far t\u00eb them m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;I marr deklarim dhe Ladit,i cili tha q\u00eb nuk kam l\u00ebvizur fare nga makina ime Fiat regata.Shikoja nga porta dhe prisja shoqen time t\u00eb iknim se kishim nj\u00eb qerre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Nuk kam par\u00eb asnj\u00eb person rreth e rrotull, pasi \u00ebsht\u00eb rrugic\u00eb qorre. Kaq foli Ladi, nd\u00ebrsa burri i saj nuk dinte asnj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr q\u00ebllimet e hetimit, ngaq\u00eb nuk kishte q\u00ebn\u00eb me ta,por e kishin lajm\u00ebruar p\u00ebr ngjarjen e ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Si mbarova me personat e d\u00ebmtuar menjeher\u00eb i raportova shefit tim Janit. &#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vjedhje e \u00e7uditshme shef ! Nuk di nga t&#8217;ia filloj. Kallzuesja flet qart\u00eb ndon\u00ebse e tronditur ngaq\u00eb i jan\u00eb vjedhur 5 milion lek\u00eb bashk\u00eb me \u00e7ant\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; \u00c7imi i jep drejtim ti nuk ta kam merakun! Merr ndihm\u00ebsit e tu dhe ngrini detyra p\u00ebr zbulimin e k\u00ebsaj vjedhje. \u00c7far ke nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb m\u00eb thuaj!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Duke patur parasysh porosit\u00eb e shefit thirra dy ndihmesit e mi, Kostaqin dhe Ilirin. I shpjegova \u00e7far kishte ndodhur dhe t\u00eb tre u p\u00ebrq\u00ebndruam n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb nga ku mund t&#8217;ia fillonim p\u00ebr zbulimin e ngjarjes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kostaq, cili mund t\u00eb ket\u00eb Fiat croma metalizato ?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Nj\u00eb e ka Xhati nga lagja pran\u00eb stacionit fundit t\u00eb Tiranes s\u00eb Re dhe Crom\u00eb tjet\u00ebr mtalizato e p\u00ebrdor \u00c7akalli me sht\u00ebpi p\u00ebrtej ochakut.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kam mendimin se Xhati nuk merret me vjedhje. Ai \u00ebsht\u00eb pistoletaxhi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb- tha Iliri.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; At\u00ebhere Kostaq dhe Ilir do shkoni tek Shkumbini Petrol e do q\u00ebndroni rreth 3 or\u00eb atje nga ora 10 deri n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb drek\u00ebs,koh\u00eb ne t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shfaqet Fiati croma,pasi n\u00eb or\u00ebn 12.00&#8242; t\u00eb d\u00ebmtuarit jan\u00eb furnizuar atje.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen Kostaqi se bashku me Ilirin u vendos\u00ebn pran\u00eb Shkumbinit Petrol nd\u00ebrsa makina e policis\u00eb me dy agjent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00ebndruan m\u00eb larg. Komunikimi p\u00ebr \u00e7do situat\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej me radio. Q\u00ebndruan por asgj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb me interes nuk ndodhi. Kostaqi n\u00eb bisrd\u00eb me nj\u00eb nga punonj\u00ebsit e benzinatos m\u00ebsoi se \u00e7do dite pothuajse ne k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore vjen nj\u00eb Fiat Croma me dy djem t\u00eb rinj dhe nj\u00eb vajz\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; At\u00ebhere Kostaq sipas karakteristikave q\u00eb jep punonh\u00ebsi i benzinatos duhet t\u00eb jen\u00eb \u00c7akalli me Rraqen.-dhe menduesh\u00ebm u thash\u00eb &#8211; Do vij dhe un\u00eb me ju nes\u00ebr ndon\u00ebse kam nj\u00eb qerre pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyre.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen u nis\u00ebm me fugon policie un\u00eb, Kostaqi dhe Iliri. Q\u00ebndronim n\u00eb ambientet e Shkumbinit Petrol dhe kishte kaluar mbi nj\u00eb or\u00eb dhe asgj\u00eb me interes! U m\u00ebrzita dhe u them ndihm\u00ebsve t\u00eb mij :<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ikim ! Ndize makin\u00ebn Zamir!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Niuk ishim shk\u00ebputur nga Shkumbini Petrol,as 200 m kur Kostaqi th\u00ebrret:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Croma p\u00ebrball\u00eb nesh!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Zamiri menjehere manovron me shkatht\u00ebsi. Kthen makin\u00ebn andej nga u nis\u00ebm dhe shohim se Fiati Croma hyri tek Shkumbini Petrol ! Menjeher\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb dhe ne. Me shpejt\u00ebsi e shkatht\u00ebsi hapim dyert e Crom\u00ebs dhe i bllokojme \u00c7akallin ne timon dhe Rraqen me nj\u00eb femer q\u00eb e mbante n\u00eb sedilen e mbrapme! I shoq\u00ebrojm\u00eb n\u00eb Komisariat.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dal\u00eb ku t\u00eb dal\u00eb thash\u00eb me vete se asnj\u00eb prov\u00eb nuk kam. Ky aspekt e&nbsp;&nbsp;r\u00ebndonte fort&nbsp;&nbsp;psikologjin\u00eb time! As vet\u00eb nuk dija \u00e7far m\u00eb shtynte t\u00eb veproja pa asnj\u00eb prov\u00eb direkte. Gjith\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb kisha: kur vajza e profesorit kishte paguar lek\u00ebt, duke nxjerre portofolin nga \u00e7anta tek Shkumbini Petrol, mbrapa saj ka qen\u00eb fiati Croma.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi i shoq\u00ebrojm\u00eb n\u00eb ambientet e komisariatit ne zyr\u00ebn time th\u00ebrres vajz\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb fiatin Croma!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Nga je?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Nga Gramshi. &#8211; foli ajo me nj\u00eb z\u00eb q\u00eb&nbsp;&nbsp;dridhej nga frika.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Nga i njeh k\u00ebta dy djemt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; N\u00eb disko parmbr\u00ebm\u00eb!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb thuaj si u njoh\u00ebt ?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ata shpenzonin lek\u00eb pa fund dhe m\u00eb than\u00eb se merreshin me teeg\u00ebti!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; \u00c7far bisedash keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebta dy dit\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Asgj\u00eb zoti shef! Vet\u00ebm se m\u00eb merrnin tek sht\u00ebpia ku rrija me qira dhe shpenzonin lek\u00eb pa hesap!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;-N\u00ebs\u00eb nuk tregon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn v\u00ebndin ne biruc\u00eb e ke!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Shef un\u00eb jam e pafajshme! Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb gj\u00eb!-&nbsp;&nbsp;m\u00eb lutej ajo dhe zuri t\u00eb qaj\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ilir \u00e7oje tek dhoma e shoq\u00ebrimit ! &#8211; I thash\u00eb ndihm\u00ebsit tim dhe kur mbeta vet\u00ebm th\u00ebrres Kostaqin ne zyr\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shiko Kostaq un\u00eb me Lirin do t\u00eb marrim n\u00eb pyetje Rraqen,nd\u00ebrsa ti tek zyra ngjitur do marr\u00ebsh \u00c7akallin bashk\u00eb me kolegun tim Besnikun.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ok! Patjet\u00ebr! E zbus un\u00eb ate! &#8211; fliste dhe vendi s&#8217;e zinte vend Kostaqin deri sa ta merrte n\u00eb pyetje \u00c7akallin!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pak minutash vjen Iliri duke shoqeruar Rraqen.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;-Merr karriken dhe ulu p\u00ebrball\u00eb meje !- i thash\u00eb Rraqes\/<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu b\u00ebri. U ul dhe syte i mbante p\u00ebrdhe,nd\u00ebrsa Iliri m\u00eb rrinte n\u00eb krahe.&nbsp;E shikoja dhe mendoja : \u00c7im Mesiti ky me tre klas\u00eb do ta fusi ty!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; O Rraqe ! A ke respekt p\u00ebr shefin?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Po shef !- pohoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Rraqe ! Shefi t\u00eb ka arr\u00ebstuar dhe p\u00ebr tre dit\u00eb t\u00eb kam nxjerr\u00eb nga burgu ndon\u00ebse nuk ke l\u00ebn\u00eb ballkone sht\u00ebpiash n\u00eb katet e para pa vjedhur rroba &#8211; i thoja duke i hedhur shikimin ngultas n\u00eb sy dhe n\u00eb fakt mendoja q\u00eb nuk kishim prova t\u00eb plota,q\u00eb ai dilte p\u00ebr tre dit\u00eb nga dhomat e izolimit.Por Rraqja nuk merrte vesh nga nenet e Kodit Penal,por vet\u00ebm dinte t\u00eb vidhte.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nga zyra ngjitur u d\u00ebgjua nj\u00eb piskam\u00eb. Isht\u00eb z\u00ebri i Cakallit ! E mora me mend q\u00eb Rraqja e d\u00ebgjoi z\u00ebrin e p\u00ebrvuajtur t\u00eb shokut t\u00eb tij dhe filloi t\u00eb dridhej.E dija q\u00eb tmerrohej n\u00ebse e provonte shkopin e gom\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Po mir\u00eb mor Rraqe goc\u00ebn e hall\u00ebs shefit q\u00eb t\u00eb ndihmon i ke vjedh \u00e7ant\u00ebn !&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; O \u00c7akall ! \u00cbsht\u00eb goca hall\u00ebs shefit q\u00eb i kemi vjedhur \u00e7ant\u00ebn! O \u00c7akall trego!-Thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb Rraqja. Dol\u00ebm t\u00eb tee dhe shkuam tek zyra ngjitur!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; A m\u00ebr \u00c7akall !- i thash\u00eb- Un\u00eb dhe Rraqja t\u00eb shp\u00ebtuam nga shkopi i gom\u00ebs!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ndihm\u00ebsi im Ilir vrik doli n\u00eb koridor me dor\u00ebn n\u00eb ball\u00eb,duke v\u00ebn\u00eb buz\u00ebn ne gaz.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; \u00c7far ke ?- i them un\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ore ti je talent ! Ti je I lindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb! Nuk m\u00eb shkoj\u00eb nd\u00ebrmend q\u00eb do e thyje n\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Rraqen. &#8211; \u00c7far t\u00eb b\u00ebja mor Ili r ! Trurin do t\u00eb veja n\u00eb pun\u00eb !<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Gjat\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb pyetjes t\u00eb dy Rraqja dhe \u00c7akallitreguan qart\u00eb gjith\u00eb mekanizmin e vjedhjes s\u00eb \u00e7ant\u00ebs me lek\u00eb br\u00ebnda.Se si e kishin ndjekur Fiatin Regata,deri sa kishte ndaluar ne rrugic\u00eb qorre mbrapa gastranomit tek Medreseja. Ata kishin pare personin me gjyslyke qe i kishte kthyer kurrizin makines dhe Rraqja ashtu shtatshkurter pa hije ne toke ishte p\u00ebrkulur,hapur der\u00ebn me kujdes dhe marr\u00eb \u00e7ant\u00ebn! Ne kontrollin e banes\u00ebs se sht\u00ebpis\u00eb&nbsp;&nbsp;Rraqes sekuestruam \u00e7ant\u00ebn me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lek\u00ebv\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb shtepin\u00eb e \u00c7akallit sekuestruam sasin\u00eb e lek\u00ebve t\u00eb tjera. Lajm\u00ebruam vajz\u00ebn e profesorit, e cila erdhi me t\u00eb shoqin dhe Ladin. Me gishtat q\u00eb i l\u00ebvizja ne tastier\u00eb t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb shkrimit m\u00eb shpejt se tiktaku i or\u00ebs b\u00ebra arrestimin ne flagranc\u00eb t\u00eb Rraqes dhe \u00c7akallit. Ishte von\u00eb n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shkoj apo mos t\u00eb shkoj thash\u00eb me vete! Nuk e zgjata por me nj\u00eb makin\u00eb&nbsp;&nbsp;sh\u00ebrbimi&nbsp;&nbsp;shkova.&nbsp;I bie ziles ! Der\u00ebn e hapi profesori. I hidhem n\u00eb qaf\u00eb disi i mall\u00ebngjyer! E mora me mend nga shprehja e fytyr\u00ebs s\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb tij qe atij i kishte treguar e bija.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Po sot do m\u00eb vesh 10 profesor !<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ai nuk m&#8217;i hiqte duart nga shpatullat dhe me ftoi brenda! &#8211; Shadije b\u00ebji&nbsp;&nbsp;nj\u00eb pjat\u00eb sup\u00eb djalit se \u00ebsht\u00eb pa buk\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn !&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ah profesor na m\u00ebsove t\u00eb kemi nder dhe respekt, na m\u00ebsove q\u00eb mos t\u00eb tutemi t\u00eb shohim njer\u00ebzit n\u00eb sy !<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ky tregim t\u00eb kushtohet ty qe gjith\u00eb jet\u00ebn ishe goj\u00ebmjalt\u00eb dhe njeri i p\u00ebrkushtuar i shkenc\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb bukur vere rrezet e diellit m\u00eb kishin r\u00ebns nga dritarja kanate hapur mbi tavolin\u00eb ku shkruaja planin ditor t\u00eb pun\u00ebs. M\u00eb pas u mora nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb me afatet e detyrave te dosjeve q\u00eb kisha n\u00eb pro\u00e7es! &#8220;Dreqi ta haj\u00eb&#8221; thash\u00eb me vete. Kaloi mesi muajit dhe duhet t&#8217;i jap forca vetes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20586,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,94,1],"tags":[],"class_list":["post-20585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori-nga-jeta","category-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}