{"id":20575,"date":"2019-01-18T18:30:40","date_gmt":"2019-01-18T17:30:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20575"},"modified":"2019-01-18T17:09:21","modified_gmt":"2019-01-18T16:09:21","slug":"%ef%bb%bfe-njoha-tim-ate-diten-kur-u-martova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfe-njoha-tim-ate-diten-kur-u-martova\/","title":{"rendered":"\ufeffE njoha tim at\u00eb dit\u00ebn kur u martova"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb mosh\u00ebn 26\nvje\u00e7are nuk e kisha par\u00eb kurr\u00eb fytyr\u00ebn e tim eti, as n\u00eb fotografi, bile ai as\nq\u00eb e dinte q\u00eb ekzistoja. Un\u00eb isha pasoj\u00eb e nj\u00eb dashuri\u00e7ke rinie me maman\u00eb time,\ne cila nuk i kishte th\u00ebn\u00eb atij se priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Sigurisht q\u00eb doja ta\nnjihja baban\u00eb tim biologjik, por nuk dija se si. <\/p>\n\n\n\n<p>Mamaja dhe im at\u00eb u\nnjoh\u00ebn n\u00eb 1979, n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo ishte gati 20 vje\u00e7e,\nkurse ai, 29. Ai kishte vajtur t\u00eb punonte si inxhinier p\u00ebr disa muaj n\u00eb at\u00eb qytet.\nPas k\u00ebsaj kohe, u rikthye n\u00eb Durr\u00ebs, prej nga kishte ardhur, pa i premtuar sime\nm\u00ebje q\u00eb do t\u00eb rikthehej, pa i l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb adres\u00eb. Nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas\nlargimit t\u00eb tij ajo zbuloi se ishte 3 muajshe shtatz\u00ebn\u00eb. Meq\u00eb menstruacionet\nnuk i kish t\u00eb rregullta, as q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb re shtatzanin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb im at\u00eb\nishte ende n\u00eb qytet. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, prind\u00ebrit e mi kurr\u00eb nuk pat\u00ebn\nmarr\u00ebdh\u00ebnie seksuale t\u00eb v\u00ebrteta, vet\u00ebm \u201cshakara\u201d, p\u00ebr shkak se ime m\u00eb nuk\ndonte. Ata as q\u00eb e imagjinonin se mund t\u00eb ngeleshe shtatz\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebshtu. Kur\nzbuloi shtatzanin\u00eb, ime m\u00eb u d\u00ebshp\u00ebrua. Nuk dinte asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb burr\u00eb, as\nadres\u00ebn. Ajo mbante mend vet\u00ebm emrin e tij dhe pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte. <\/p>\n\n\n\n<p>Mamaja ime i tregoi\ngjith\u00e7ka s\u00eb \u00ebm\u00ebs, bile edhe q\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb seks me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por askush\nnuk e besoi. Imagjinoni, shtatz\u00ebn\u00eb dhe e virgj\u00ebr! P\u00ebr ta ishte e pamundur. Ajo\nkujtoi se edhe i ati i f\u00ebmij\u00ebs nuk do ta besonte, prandaj vendosi t\u00eb mos e\nk\u00ebrkonte, por f\u00ebmij\u00ebn e mbajti q\u00eb ta rriste vet\u00eb. T\u00eb vetmit persona q\u00eb e\nmb\u00ebshtet\u00ebn qen\u00eb mamaja dhe daja. Gjyshi u m\u00ebrzit aq shum\u00eb me t\u00eb, sa ndenj\u00ebn tre\nvjet pa folur. Shtatzania kaloi qet\u00eb. Ajo nuk e fshehu at\u00eb prej askujt. Un\u00eb\nlinda me operacion, m\u00eb 28 maj 1980. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mamaja ime nuk kishte pun\u00eb\nfikse, punonte si kamariere. Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare dhe ato\nshoq\u00ebrore, pasi shihej shtremb\u00ebr nga t\u00eb tjer\u00ebt, ajo nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\nrritesha, fillova t\u00eb pyesja p\u00ebr tim at\u00eb. Mamaja kurr\u00eb nuk m\u00eb kishte g\u00ebnjyer.\n\u201cD\u00ebgjo bij\u00eb, mami dhe babi u dashuruan shpejt e shpejt dhe un\u00eb ngela shtatz\u00ebn\u00eb.\nM\u00eb pas, babi yt iku dhe un\u00eb nuk e k\u00ebrkova m\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte ajo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\nPastaj, m\u00eb thoshte se nga syt\u00eb i ngjaja tim eti dhe m\u00eb tregonte si ishte ai.\nMua m\u00eb p\u00eblqente kur hapej me mua. N\u00eb \u00e7do dit\u00eblindje k\u00ebrkoja t\u00eb d\u00ebgjoja k\u00ebto\ngj\u00ebra p\u00ebr babin, bile edhe tani ia k\u00ebrkoj. <\/p>\n\n\n\n<p>Pasi linda un\u00eb,\nmami nuk u lidh menj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr. Kjo ndodhi kur un\u00eb isha 7 vje\u00e7e.\nAjo u dashurua me t\u00eb dhe u martua. Edhe njerku im kishte dy vajza dhe gruaja i\nkishte vdekur. Pas dy vjet\u00ebsh, atyre u lindi nj\u00eb djal\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam\nndjer\u00eb xhelozi p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb, sepse mamaja na donte nj\u00eblloj. Pavar\u00ebsisht martes\u00ebs\ns\u00eb mamas\u00eb, un\u00eb nuk arrita ta quaja njerkun tim baba, sepse nuk doja. Kur shkova\nn\u00eb shkoll\u00eb, isha e vetmja q\u00eb nuk kisha baba. Pik\u00ebrisht asokohe fillova ta pyesja\nmaman\u00eb p\u00ebr baban\u00eb, por ajo m\u00eb thoshte vet\u00ebm emrin dhe profesionin e tij. Mbase\nnuk donte t\u00eb m\u00eb thoshte m\u00eb shum\u00eb sepse kishte frik\u00eb se mos e zbuloja dhe\nl\u00ebndohesha.<\/p>\n\n\n\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs,\nsikur e lash\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, megjithat\u00eb, kur mbusha 15 vje\u00e7e, fillova ta\nndjeja shum\u00eb munges\u00ebn e tij dhe m\u00eb hipi n\u00eb kok\u00eb q\u00eb ta njihja. K\u00ebsaj radhe, un\u00eb\ndhe shoqja ime e ngusht\u00eb, filluam t\u00eb kontrollonim num\u00ebratorin telefonik t\u00eb\ngjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk arrit\u00ebm asgj\u00eb. Un\u00eb filloja k\u00ebrkimet, por pasi i thosha\nmamit, ajo me dekurajonte dhe mua m\u00eb binte vrulli. Me kalimin e koh\u00ebs, d\u00ebshira\np\u00ebr t\u00eb njohur tim at\u00eb rritej. Kur mbusha 19 vje\u00e7e, m\u00eb vdiq nj\u00eb daj\u00eb dhe kjo\nngjarje m\u00eb preku shum\u00eb, pasi ai nuk ishte martuar dhe vdiq i vet\u00ebm. Kur mendoja\nse kjo mund t\u00eb ndodhte edhe me baban\u00eb tim, d\u00ebshp\u00ebrohesha. <\/p>\n\n\n\n<p>Punoja n\u00eb nj\u00eb\nnd\u00ebrmarrje telekomunikacioni, kur kolegia ime, Ana, m\u00eb tha se ne mund ta gjenim\nbaban\u00eb tim n\u00eb internet. Un\u00eb i thash\u00eb se ishte e pamundur. Si mund t\u00eb gjesh nj\u00eb\nnjeri q\u00eb i di vet\u00ebm emrin? Meq\u00eb un\u00eb po filloja pushimet, ajo m\u00eb premtoi se do\nta k\u00ebrkonte p\u00ebr mua dhe, kur t\u00eb kthehesha, do t\u00eb ma thoshte. Kur u ktheva,\ngjeta n\u00eb tavolin\u00ebn e zyr\u00ebs adres\u00ebn dhe numrin e tij t\u00eb telefonit. Mbeta e\nparalizuar; nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Vendosa t\u2019i telefonoja tezes dhe t\u2019i thosha se\nkisha gjetur adres\u00ebn e babait. Ajo m\u00eb tha se do t\u2019i telefononte ajo. Pastaj,\nmora edhe maman\u00eb duke i k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb informacione p\u00ebr baban\u00eb. Ajo gati sa\ns\u2019vdiq nga frika kur i thash\u00eb q\u00eb do t\u2019i telefonoja babit, sepse gjithmon\u00eb\nkishte menduar se ai do t\u00eb m\u00eb refuzonte, por nuk m\u00eb pengoi t\u2019i telefonoja. <\/p>\n\n\n\n<p>Tezja e mori babin\nn\u00eb telefon dhe konfirmoi t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dinim; e pyeti p\u00ebr emrin e profesionin\ndhe n\u00ebse kishte qen\u00eb n\u00eb qytetin ton\u00eb n\u00eb vitin 1979. Gjith\u00e7ka p\u00ebrputhej. Pasi\nkonfirmoi t\u00eb dh\u00ebnat, tezja nuk e zgjati shum\u00eb, por me z\u00ebrin q\u00eb i dridhej, i tha\nse gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kish qen\u00eb n\u00eb qytetin ton\u00eb, kishte qen\u00eb i lidhur me nj\u00eb vajz\u00eb\ne cila m\u00eb pas kishte mbetur shtatz\u00ebn\u00eb. N\u00eb fillim ai nuk foli, p\u00ebr m\u00eb pas, p\u00ebr\n\u00e7udi, nuk dyshoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori, bile k\u00ebrkoi t\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mua.\nPastaj tha se gjithmon\u00eb kishte dashur t\u00eb kishte edhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Ai\nvazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb Durr\u00ebs, ishte martuar dhe kishte kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, tre djem\ndhe nj\u00eb vajz\u00eb. Q\u00eb m\u00eb par\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb tezes se, n\u00ebse ai donte t\u00eb m\u00eb njihte,\nduhet t\u00eb m\u00eb telefononte vet\u00eb. Nga frika se mos zhg\u00ebnjehesha, mendoja se n\u00ebse ai\nnuk do t\u00eb m\u00eb telefonte, historia do t\u00eb mbyllej me aq dhe un\u00eb do ta hiqja nga\nmendja. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai m\u00eb mori n\u00eb\ntelefon pas 15 dit\u00ebsh. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, rrija n\u00eb ankth. Mendoja se ai nuk\nkishte interes t\u00eb m\u00eb njihte ose se kishte dyshime n\u00ebse isha v\u00ebrtet vajza e tij.\nNj\u00eb dit\u00eb po ecja n\u00eb rrug\u00eb dhe ai m\u00eb mori n\u00eb telefon. Ishte num\u00ebr i panjohur dhe\ne kuptova se ishte ai. \u201cT\u2019ia hap apo t\u00eb mos ia hap?\u201d, pyesja veten. Pas nj\u00eb\nhezitimi, ia hapa. Ai m\u2019u prezantua dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse e dija kush ishte. Un\u00eb u\ng\u00ebzova shum\u00eb. Me at\u00eb q\u00ebndrim ai m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoja se ishte ndryshe nga \u00e7\u2019kisha\nmenduar un\u00eb dhe se nuk do t\u00eb m\u00eb refuzonte. Pas atij kontakti, filluam t\u00eb\nflisnim shum\u00eb n\u00eb telefon. Ai m\u00eb telefononte gjithmon\u00eb dhe mua m\u00eb dukej sikur\nrikuperonim vitet e humbura dhe bisedat q\u00eb nuk kishim b\u00ebr\u00eb. I tregonim gjith\u00e7ka\nnjeri-tjetrit. Ai m\u00eb thoshte se donte t\u00eb m\u00eb njihte, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, donte q\u00eb\nhistoria jon\u00eb t\u00eb mbahej e fsheht\u00eb, pasi nuk e dinte si do t\u00eb reagonte gruaja\ndhe familja e tij. Donte t\u00eb p\u00ebrgatiste m\u00eb par\u00eb familjen e vet. Pas disa koh\u00ebsh,\nm\u00eb tha se familja e tij nuk kishte reaguar mir\u00eb dhe e shtyu njohjen ton\u00eb. Mbeta\npak e zhg\u00ebnjyer, por e kuptova pozicionin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha vite q\u00eb isha\ndashuruar me Andin, i cili ishte 10 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb dhe, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb,\nkishim vendosur edhe dat\u00ebn e martes\u00ebs, 23 shtator 2007. Vendosa t\u00eb ftoja edhe\ntim at\u00eb. Dasm\u00ebn do ta b\u00ebnim n\u00eb kish\u00eb dhe mua nuk kishte kush t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte.\nIm at\u00eb e pranoi ftes\u00ebn dhe m\u00eb tha se do t\u00eb vinte edhe n\u00ebse familja e tij nuk do\nt\u00eb donte. Dit\u00ebn e dasm\u00ebs isha shum\u00eb n\u00eb ankth, sepse nuk e dija n\u00ebse ai do t\u00eb\nvinte. T\u00eb mit\u00eb e dinin historin\u00eb dhe mundoheshin t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronin af\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos\nm\u00ebrzitesha. Duheshin edhe 5 or\u00eb p\u00ebr ceremonin\u00eb e dasm\u00ebs dhe kisha vajtur n\u00eb nj\u00eb\nsallon bukurie p\u00ebr t\u2019u rregulluar. Aty, im at\u00eb m\u00eb telefonoi dhe m\u00eb tha se\nkishte ardhur n\u00eb qytetin tim. U lumturova aq shum\u00eb sa desh dola nga salloni me\nbigudinat n\u00eb kok\u00eb. I tregova ku isha dhe e pyeta n\u00ebse mund t\u00eb vinte deri aty.\nNd\u00ebrkoh\u00eb, zemra m\u00eb rrihte fort. <\/p>\n\n\n\n<p>Qe momenti m\u00eb\nemocionant i jet\u00ebs sime. Nuk doja asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm ta njihja. M\u00eb n\u00eb fund,\npas vitesh q\u00eb flisnim n\u00eb telefon, kishte ardhur momenti i shum\u00ebpritur. Ai\nerdhi, ne u p\u00ebrqafuam fort dhe qam\u00eb. Ceremonia shkoi shum\u00eb mir\u00eb, megjith\u00ebse nuk\nkishim b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb. Pas saj, fol\u00ebm shum\u00eb me njeri-tjetrin; ai u njoh edhe\nme tim shoq. Po at\u00eb dit\u00eb, ai u kthye n\u00eb Durr\u00ebs. Pas muajit t\u00eb mjaltit, m\u00eb erdhi\nnj\u00eb ftes\u00eb e papritur: Gruaja e tij na kishte ftuar t\u00eb dyve t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb vizit\u00eb\nn\u00eb sht\u00ebpi. Shkuam dhe njoh\u00ebm familjen e tij, kush\u00ebrinjt\u00eb e kush\u00ebrirat. Pas\nk\u00ebsaj, familja ime u shtua, sepse m\u2019u shtua nj\u00eb gjyshe, mamaja e tij plak\u00eb, q\u00eb\nishte shum\u00eb e mir\u00eb, si edhe xhaxhallar\u00eb dhe nj\u00eb hall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj se n\u00eb faktin\nq\u00eb lidhja ime me tim at\u00eb doli p\u00ebr mbar\u00eb, ndikoi ajo q\u00eb ne t\u00eb dy prit\u00ebm momentin\ne duhur, asnj\u00ebher\u00eb nuk i vum\u00eb kushte nj\u00ebri-tjetrit dhe duruam shum\u00eb. Kjo ka\nqen\u00eb nj\u00eb nga dhuratat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. Tjetra \u00ebsht\u00eb Marioja, djali\nim nj\u00ebvje\u00e7ar.&nbsp; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb mosh\u00ebn 26 vje\u00e7are nuk e kisha par\u00eb kurr\u00eb fytyr\u00ebn e tim eti, as n\u00eb fotografi, bile ai as q\u00eb e dinte q\u00eb ekzistoja. Un\u00eb isha pasoj\u00eb e nj\u00eb dashuri\u00e7ke rinie me maman\u00eb time, e cila nuk i kishte th\u00ebn\u00eb atij se priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Sigurisht q\u00eb doja ta njihja baban\u00eb tim biologjik, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20575","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20575"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20575\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}