{"id":20518,"date":"2019-01-17T18:00:39","date_gmt":"2019-01-17T17:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20518"},"modified":"2019-01-17T14:42:13","modified_gmt":"2019-01-17T13:42:13","slug":"%ef%bb%bfu-rilargova-nga-vendi-im-per-te-mbyllur-plaget-e-se-shkuares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfu-rilargova-nga-vendi-im-per-te-mbyllur-plaget-e-se-shkuares\/","title":{"rendered":"\ufeffU rilargova nga vendi im p\u00ebr t\u00eb mbyllur plag\u00ebt e s\u00eb shkuar\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebt e kaluara me shpres\u00ebn se njeriu q\u00eb ti dashuron do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb\nmenj\u00ebher\u00eb sa t\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb ankthi m\u00eb i bukur n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb vajze. Un\u00eb\nq\u00eb do t\u2019ju tregoj nj\u00eb histori t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs sime p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam nostalgji\nedhe sot. Quhem Aida dhe m\u00eb par\u00eb kam jetuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore.\nPrind\u00ebrit e mi, duke qen\u00eb t\u00eb dy me arsim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesi, kan\u00eb punuar n\u00eb\ngjimnazin e shkoll\u00ebs ku m\u00ebsoja un\u00eb. Isha n\u00eb vitin e tret\u00eb kur n\u00eb oborrin e\nshkoll\u00ebs pash\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb bukur, me trup shum\u00eb sportiv, tep\u00ebr i rregullt n\u00eb\nveshje e me shum\u00eb shije. Sa e pash\u00eb, nj\u00eb dridhje m\u00eb mpiu, por u ndjeva aq keq\nkur teksa bisedonte me nj\u00eb m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr gati 10 minuta, nuk\nguxoi t\u00eb m\u2019i hidhte asnj\u00ebher\u00eb syt\u00eb, q\u00eb un\u00eb ia kisha ngulur dhe kisha fillur t\u2019i\nk\u00ebrkoja me ngulm. Nuk isha e sh\u00ebmtuar, por ishte sh\u00ebndeti im i tep\u00ebrt ndoshta\nq\u00eb e pengoi at\u00eb djal\u00eb t\u00eb m\u00eb shihte. P\u00ebr fat, m\u00ebsuesi q\u00eb bisedonte m\u00eb th\u00ebrriti\ndhe m\u00eb tha ta shoq\u00ebroja k\u00ebt\u00eb djal\u00eb deri te profesor Petriti. Sa me fat m\u2019u duk\nvetja! Me emocion ngjisja shkall\u00ebt, e magjepsur nga pamja e atij djaloshi q\u00eb m\u00eb\nmbeti n\u00eb mendje p\u00ebr kat\u00ebr muaj rresht, deri dit\u00ebn kur do ta shihja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb\ndyt\u00eb. Kur erdhi, ishte fillimi im n\u00eb vitin e kat\u00ebrt dhe prind\u00ebrit kishin\nmenduar q\u00eb burs\u00ebn p\u00ebr studime t\u00eb ma merrnin n\u00eb Milano, ku un\u00eb kisha edhe dajot,\npor deri n\u00eb ato momente mua m\u00eb dukej paksa e larg\u00ebt \u00ebndrra e Juridikut dhe\nsidomos, studimet n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj. Isha aq e turbulluar&#8230; Isha informuar p\u00ebr\nat\u00eb djalin q\u00eb e kisha par\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb se ishte nga qyteti i\nElbasanit, p\u00ebr shum\u00eb vjet, emigrant n\u00eb Angli. Quhej Luis dhe ishte ve\u00e7 25 vje\u00e7.\nSa i bukur m\u2019u duk ai em\u00ebr! M\u00eb dukej si idhulli im dhe nisa t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsoja\nveten&#8230; Mendoja se ai kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb m\u2019i hidhte syt\u00eb mua, nj\u00eb \u201ctrashaluqeje me\nfaqe t\u00eb kuqe\u201d, si\u00e7 m\u00eb quante motra ime e vog\u00ebl. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse nuk i kushtoja r\u00ebnd\u00ebsi pamjes, vlerat e mia si individ n\u00eb shoq\u00ebri\ndhe shkoll\u00eb ishin t\u00eb kompletuara p\u00ebr faktin se isha nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse-shembull, madje\nn\u00eb or\u00ebt kur mungonin m\u00ebsuesit, isha e zonja t\u2019ua shpjegoja m\u00ebsimin nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb\nklasave m\u00eb t\u00eb vogla, sidomos atyre t\u00eb fillores. M\u00ebsuesin\u00eb e kisha n\u00eb gjak nga\nprind\u00ebrit e mi, por ata asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb inkurajuan q\u00eb un\u00eb t\u00eb vazhdoja rrug\u00ebn e\ntyre. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2001, kur isha n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt, Luisi\nerdhi s\u00ebrish t\u00eb takonte drejtorin e shkoll\u00ebs, Petrin, i cili kishte djalin n\u00eb\nAngli, p\u00ebr fat t\u00eb keq, pa dokumente, ndaj ata mbanin lidhje me an\u00eb t\u00eb Luisit.\nSa e pash\u00eb, ngriva e t\u00ebra. Besoj se ka shum\u00eb personave u ka ndodhur q\u00eb sa kan\u00eb\npar\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb ose djal\u00eb, t\u2019i ken\u00eb th\u00ebn\u00eb vetes: \u201cDuhet t\u00eb luftoj p\u00ebr t\u00eb patur\nat\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u201d, por beteja ime ishte e heshtur, me sulm, t\u00ebrheqje dhe n\u00eb\nfund, viktim\u00eb mbetej shpirti q\u00eb, i d\u00ebrrmuar nga ankthi e pavendosm\u00ebria, rrinte\nakoma n\u00eb sulm p\u00ebr t\u00eb pritur reagimin e jasht\u00ebm nga personi q\u00eb e sundonte.\nK\u00ebshtu mbeti shpirti im duke k\u00ebrkuar syt\u00eb e Luisit deri n\u00eb momentin kur u\nprezantova dhe i dhash\u00eb t\u00eb njohur duke pyetur p\u00ebr djalin e profesor Petritit,\nsi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb muhabet. <\/p>\n\n\n\n<p>Kjo gj\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb m\u00eb ndihmoi, pasi u afrova t\u00eb d\u00ebgjoja z\u00ebrin e Luisit,\nta pyesja teksa m\u00eb dridhej z\u00ebri dhe t\u00eb shihja me pasion buz\u00ebt tek fliste, por\npa e patur mendjen tek ato q\u00eb thoshte. Verb\u00ebria ime shkonte deri atje sa isha\nbudallepsur dhe nuk ia shk\u00ebpusja syt\u00eb, edhe pse p\u00ebrgjigjja e dh\u00ebn\u00eb prej tij\nkishte mbaruar prej disa minutash. Luisi mendoi se mos isha e dashura e shokut\nt\u00eb tij, pa ma shprehur k\u00ebt\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr, nga stepja ime mendoi at\u00eb q\u00eb\ndo m\u00eb thoshte disa vite m\u00eb pas, se mos isha ndonj\u00eb simpatizante e tij, gj\u00eb t\u00eb\ncil\u00ebn e kishte kuptuar. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb viti, do t\u00eb nisesha p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb Itali dhe po b\u00ebja\np\u00ebrgatitjet e fundit p\u00ebr t\u2019u larguar larg vendit. Luisin nuk e kisha par\u00eb dhe\nshpresat nuk i kisha humbur se nj\u00eb dit\u00eb do ta shihja p\u00ebr t\u2019i shprehur ndjenjat\ne mia q\u00eb nuk ishin venitur akoma, pasi deri at\u00ebhere, asnj\u00eb mashkull nuk m\u2019i\nkishte zgjuar ndjenjat si fem\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Ishte 13 shtator 2002. Ishin minutat e fundit para se t\u00eb hipja n\u00eb avion,\nkur pash\u00eb Luisin. Mendova se m\u00eb g\u00ebnjenin syt\u00eb, por jo, ai ishte atje. Nuk e\np\u00ebrballova dot d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur, por as ai nuk m\u00eb kishte\nharruar aq shpejt. M\u00eb tha se do t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Itali te v\u00ebllai i tij m\u00eb i madh\npasi kishte patur nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ndodhej n\u00eb spital prej nj\u00eb muaji.\nSa shum\u00eb u g\u00ebzova q\u00eb ai po vinte n\u00eb Itali, pik\u00ebrisht me avionin ku isha un\u00eb dhe\nne do t\u00eb shkonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet! U nis\u00ebm t\u00eb dy n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku zemra\nime rrihte fort nga g\u00ebzimi, nd\u00ebrsa Luisit as q\u00eb mund t\u2019i shkonte n\u00eb mendje p\u00ebr\nmua. Vazhdoja t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe, pasi fshiva lot\u00ebt e\nndarjes nga prind\u00ebrit dhe motra. Nuk ishim pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb avion, por\nideja se ai ndodhej diku aty af\u00ebr meje, brenda avionit ku un\u00eb kisha marr\u00eb krah\u00eb\np\u00ebr fillimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb re, m\u00eb b\u00ebnin udh\u00ebtaren m\u00eb t\u00eb lumtur. Udh\u00ebtimi\nzgjati nj\u00eb or\u00eb e gjys\u00ebm derisa zbrita atje ku m\u00eb prisinin dajot, por para se\nt\u2019i takoja, prita t\u00eb zbriste edhe Luisi. Udh\u00ebtimin nga avioni deri n\u00eb dalje t\u00eb\naeroportit e b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb dhe shk\u00ebmbyem disa fjal\u00eb n\u00eb lidhje me pun\u00ebn e\nshkoll\u00ebn. Aty m\u00ebsova se n\u00eb Angli Luisi punonte dhe vazhdonte shkoll\u00ebn mekanike\np\u00ebr inxhinier. Ishte e disata her\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb Itali tek i v\u00ebllai, nd\u00ebrsa m\u00eb\nvuri n\u00eb dijeni se v\u00ebllai i tij nuk banonte shum\u00eb larg dajove t\u00eb mi. Sa m\u00eb\np\u00eblqeu ky sqarim! M\u2019u duk sikur me at\u00eb sqarim, ai donte t\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb dijeni\nse nuk ishte shum\u00eb larg meje.<\/p>\n\n\n\n<p>U ndam\u00eb dhe un\u00eb shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dajove t\u00eb mi, por m\u2019u desh vet\u00ebm nj\u00eb\njav\u00eb p\u00ebr t\u2019u ambientuar n\u00eb at\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sht\u00ebpin\u00eb ku mund t\u00eb\ngjeja Luisin. Shkova n\u00eb lagjen periferike ku ndodhej v\u00ebllai i tij. E gjeta me\npak v\u00ebshtir\u00ebsi, por n\u00eb librin e num\u00ebrator\u00ebve kisha gjetur nj\u00eb num\u00ebr sht\u00ebpie, i\ncili m\u00eb ndihmoi shum\u00eb. Luisi u habit dhe doli t\u00eb m\u00eb priste n\u00eb nj\u00eb stacion\nautobusi, me makin\u00ebn e v\u00ebllait. Para se t\u00eb vinim n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb pyeti se p\u00ebrse e\nkisha k\u00ebrkuar. I thash\u00eb se ai ishte i vetmi person q\u00eb njihja n\u00eb at\u00eb vend. Qeshi\ndhe m\u00eb ofroi nj\u00eb kafe. U fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal. Un\u00eb e shihja n\u00eb sy Luisin dhe\nbuz\u00ebqeshja, nd\u00ebrsa ai, me nj\u00eb kultur\u00eb p\u00ebr t\u2019u patur zili dhe nj\u00eb pamje q\u00eb sa\nvinte e m\u00eb mahniste, m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Q\u00eb n\u00eb fillim kam fiksuar shikimin t\u00ebnd, kur ishe n\u00eb gjimnaz. M\u00eb b\u00ebri\np\u00ebrshtypje edhe g\u00ebzimi q\u00eb shfaqe kur m\u00eb pe n\u00eb aeroport. Ai shikim m\u00eb la t\u00eb\nkuptoja shum\u00eb gj\u00ebra. Pastaj, ardhja jote k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar m\u00eb ngjall\nkuriozitetin p\u00ebr ty&#8230; Djali i Petritit t\u00eb njihte dhe m\u00eb ka folur mir\u00eb p\u00ebr ty e\np\u00ebr familjen t\u00ebnde. N\u00ebse ti ndjen di\u00e7ka p\u00ebr mua&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ishin fjal\u00ebt e Luisit, nd\u00ebrsa un\u00eb i kapa dor\u00ebn dhe, duke e par\u00eb drejt\ne n\u00eb sy, i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00ebse ti ndjen di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, un\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb till\u00eb e kam ndjer\u00eb\nq\u00eb n\u00eb momentin kur t\u00eb kam par\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2001&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nisa t\u2019i flisja p\u00ebr ato ndjenja. U ndjeva mir\u00eb q\u00eb Luisi dinte di\u00e7ka, nd\u00ebrsa\nisha n\u00eb dilem\u00eb n\u00ebse duhet ta pyesja se si i dukesha para dy vjet\u00ebsh, kur m\u00eb\nkishte par\u00eb. Ai, pa ngurruar, m\u00eb tha se nj\u00eb fem\u00ebr e zgjuar di t\u2019i fsheh\u00eb\ndifektet e trupit me gjestet e saj t\u00eb kulturuara. Pamja ime, pas 2 vjet\u00ebsh,\nkishte p\u00ebsuar ndryshim dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies n\u00eb dashuri me Luisin, nj\u00eb\nndjenj\u00eb e thell\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte g\u00ebrryer me ankth dhe merak se mos ndoshta nj\u00eb\ndit\u00eb do ta shihja t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Tashm\u00eb, ndodhesha p\u00ebrball\u00eb\nnj\u00eb dashurie e cila vazhdoi gati dy vjet. Un\u00eb nisa Juridikun dhe i mbaja\nlidhjet me Luisin, i cili pas mbarimit t\u00eb vitit t\u00eb fundit, donte t\u00eb kthehej n\u00eb\nItali, pasi isha dhe un\u00eb aty af\u00ebr, por kjo nuk ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb\ndokumnetacionit, si\u00e7 ishte justifikuar disa her\u00eb ai. Kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb,\npasi ne nuk u pam\u00eb p\u00ebr 1 vit rresht dhe kjo, p\u00ebr faj t\u00eb Luisit, i cili kisha\nzbuluar se mbante lidhje intime me nje grua t\u00eb pasur e cila i siguronte t\u00eb\nardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe udh\u00ebtimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb\nishte i lidhur me mua. Nuk e di pse rash\u00eb aq shum\u00eb moralisht sa humba vitin e tret\u00eb\nt\u00eb Juridikut duke iu rikthyer provimeve edhe nj\u00eb her\u00eb. Doja t\u00eb fshija nga\nkujtesa pushimet q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb n\u00eb Palermo t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb Lond\u00ebr, Zvic\u00ebr dhe\nshum\u00eb qytete t\u00eb tjera, ku kishim q\u00ebndruar p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb si t\u00eb dashuruar.\nNuk e ngrita telefonin e Luisit p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht pasi dija gjith\u00e7ka dhe ai,\npas disa tentativave, nuk m\u00eb shqet\u00ebsoi, gj\u00eb q\u00eb tregonte se ndarja jon\u00eb ishte\nb\u00ebr\u00eb me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb heshtur. <\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb shpejt e mora veten, mbarova shkoll\u00ebn dhe mbrojta masterin p\u00ebr dy\nvjet t\u00eb tjera. M\u2019u ofrua pun\u00ebsim n\u00eb shtetin italian, por mendova t\u00eb rikthehesha\nte prind\u00ebrit e mi q\u00eb ishin zhvendosur n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shkak se motra vazhdonte\nstudimet p\u00ebr Mjek\u00ebsi. U riktheva me plot \u00ebndrra dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kisha\npatur aventura, por mendja dhe shpirti im, kur i rikthehesha dashuris\u00eb s\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb, ndalonte te syt\u00eb e Luisit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, e takova rast\u00ebsisht vitin e shkuar n\u00eb shtator, n\u00eb zyrat e\nnj\u00eb prej institucioneve t\u00eb nd\u00ebrvarura nga Ministria e Pun\u00ebs ku kisha paraqitur\nCV-n\u00eb time p\u00ebr pun\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte b\u00ebr\u00eb edhe Luisi, si inxhiner. K\u00ebt\u00eb e\nkuptova nj\u00eb dokumentet q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb&#8230; Sa keq u ndjeva! Ai m\u00eb foli, por\nun\u00eb i thash\u00eb se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndaheshim, ashtu si\u00e7 kishim b\u00ebr\u00eb n\u00eb fund t\u00eb\nlidhjes son\u00eb, pa sqarime; nuk kish m\u00eb kuptim t\u00eb justifikonim nj\u00ebri-tjetrin. Sot\nndodhem n\u00eb Milano, jam n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb avokatie si p\u00ebrkthyese dhe asistente. U\nlargova nga vendi im p\u00ebr t\u00eb mos hapur plag\u00ebt e nj\u00eb t\u00eb shkuare, ku qe nj\u00eb\ndashuri e past\u00ebr, q\u00eb shpesh e lexoj n\u00eb romanet e Balzakut, duke mbetur ithtarja\ne tyre dhe e Daniel Stillit, nj\u00eb shkrimtare e re ku gjej vetveten.<strong>Aida<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e kaluara me shpres\u00ebn se njeriu q\u00eb ti dashuron do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb menj\u00ebher\u00eb sa t\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb ankthi m\u00eb i bukur n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb vajze. Un\u00eb q\u00eb do t\u2019ju tregoj nj\u00eb histori t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs sime p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam nostalgji edhe sot. Quhem Aida dhe m\u00eb par\u00eb kam jetuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20519,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20518\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}