{"id":20512,"date":"2019-01-17T17:00:03","date_gmt":"2019-01-17T16:00:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20512"},"modified":"2019-01-17T14:25:14","modified_gmt":"2019-01-17T13:25:14","slug":"%ef%bb%bfgjeta-dashurine-e-vertete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfgjeta-dashurine-e-vertete\/","title":{"rendered":"\ufeffGjeta dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb \u201cIntervist\u00ebs\u201d! Vendosa ta ndaja me ju historin\u00eb\ntime. Ka fakte q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtohen disa ngjarje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Po kaloja\nnj\u00eb periudh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, pasi babai ishte i s\u00ebmur\u00eb. Kishte\nkoh\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb at\u00eb gjendje dhe nuk buz\u00ebqeshte m\u00eb. Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb\nshkurt\u00ebr, ai vdiq. Qe pik\u00ebrisht vdekja e tij, jo e papritur, por shum\u00eb e\ndhimbshme, ajo q\u00eb ndryshoi shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00ebn time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, kishte dit\u00eb q\u00eb vuante, por nuk kishte dashur kurr\u00eb t\u00eb largohej\nprej sht\u00ebpis\u00eb ku ishte transferuar me n\u00ebn\u00ebn time para se ajo t\u00eb vdiste. Ikja e\nbabait m\u00eb la nj\u00eb shije mjaft t\u00eb hidhur. Ndihesha krejt e vetme, por n\u00eb dukje\nnuk ishte k\u00ebshtu, pasi kisha tim shoq i cili mundohej t\u00eb ma leht\u00ebsonte dhimbjen\nsadopak. Boshll\u00ebku q\u00eb kisha brenda vetes m\u00eb pati detyruar t\u00eb reflektoja mbi\nthelbin e lidhjeve familjare n\u00eb jet\u00ebn time. Kisha arritur n\u00eb konkluzionin se\nlidhje e v\u00ebrtet\u00eb mes dy njer\u00ebzish q\u00eb duhen reciprokisht, ishte ajo q\u00eb kisha me\ntim at\u00eb dhe jo me Robertin, tim shoq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb duket e \u00e7uditshme&#8230; &#8211; m\u00eb tha ai ca koh\u00eb pas vdekjes s\u00eb babait. &#8211; Edhe\npse e di mir\u00eb sa e lidhur ishe me babain, e shoh q\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon n\u00eb\nsjelljet e tua. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetesh tek un\u00eb, ti ia mbath. Futesh n\u00eb bot\u00ebn\nt\u00ebnde dhe nuk mendon fare p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke t\u00eb drejt\u00eb \u2013 i thash\u00eb me gjakftoht\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Roberti m\u00eb pa me dyshim sepse p\u00ebrgjigjja ime ishte aq e thjesht\u00eb dhe aq\nbrutale, sa e la pa fjal\u00eb. Mbase kishte pritur ndonj\u00eb justifikim ose shpjegim,\npor n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ia pata th\u00ebn\u00eb realitetin n\u00eb sy. Roberti po dilte nga bota ime\nose un\u00eb po hyja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku ai nuk ishte m\u00eb. Kishim 12 vjet martes\u00eb dhe nuk\nkishim f\u00ebmij\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb kisha nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe ky fakt m\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb t\u00eb\nvuaja. Ndoshta po t\u00eb ishim b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, lidhja jon\u00eb do t\u00eb ishte ndryshe, m\u00eb\ne fort\u00eb, por n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb ndodheshim, un\u00eb nuk shihja asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb\nmbante pas Robertit. N\u00eb m\u00ebngjes shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tim eti. At\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb\npar\u00eb e p\u00ebrdornim edhe un\u00eb me Robertin p\u00ebr t\u00eb kaluar pushimet. Si babai, ashtu\nedhe n\u00ebna, ishin shum\u00eb t\u00eb lidhur me at\u00eb sht\u00ebpi. Q\u00eb andej mund t\u00eb v\u00ebshtroheshin\nkodrat e mbushura plot gjelb\u00ebrim dhe lulet q\u00eb val\u00ebviteshin nga era. Aty mund t\u00eb\ngjeje qet\u00ebsin\u00eb e duhur q\u00eb t\u00eb nevojitej p\u00ebr t\u00eb reflektuar. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebja\nshpesh n\u00eb at\u00eb vend. Sapo hyra, ndjeva arom\u00ebn e cigareve q\u00eb pinte im at\u00eb. Ai\nkishte qen\u00eb nj\u00eb duhanpir\u00ebs i rregullt p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Edhe pse mjeku ia\nkishte ndaluar, ai kurr\u00eb nuk hoqi dor\u00eb prej duhanit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha futur n\u00eb kujtime, por menj\u00ebher\u00eb mendova se kisha pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. N\u00eb\nfillim, pastrova oborrin q\u00eb ishte mbushur plot me gjethe t\u00eb r\u00ebna, pastaj u\nngjita n\u00eb katin e dyt\u00eb. Gjith\u00e7ka ishte ashtu si\u00e7 e kishte l\u00ebn\u00eb babai. E dija se\nn\u00eb nj\u00eb valixhe ishin letrat q\u00eb babai dhe n\u00ebna ia kishin d\u00ebrguar nj\u00ebri-tjetrit\nn\u00eb rinin\u00eb e tyre. Me koh\u00eb do t\u2019i lexoja edhe ato, por jo tani. Ra zilja. Me\nsiguri do t\u00eb ishte Ira, komshia q\u00eb vinte dhe i hidhte nga nj\u00eb sy sht\u00ebpis\u00eb. Kur\nhapa der\u00ebn, u gjenda para Enit dhe, p\u00ebr disa momente, nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb thoja.\nAs ai. Pastaj tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si\u00e7 e shikon, jam kthyer dhe erdha menj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu, pasi isha i sigurt\u00eb se\ndo t\u00eb t\u00eb gjeja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si vall\u00eb ishte kaq i bindur? Nuk i kisha th\u00ebn\u00eb askujt se do t\u00eb isha aty.\n&#8211; Kemi kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb s\u00eb bashku dhe disa gj\u00ebra kan\u00eb mbetur si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb&#8230;\n&#8211; tha Eni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbi t\u00ebmtha, tek-tuk, i dukej ndonj\u00eb thinj\u00eb. I shkonte ngjyra e argjendt\u00eb\ndhe dukej m\u00eb simpatik. Kishim 10 vjet q\u00eb nuk shiheshim. T\u00eb vegj\u00ebl kishim qen\u00eb\n\u201ct\u00eb fejuar\u201d. Prind\u00ebrit tan\u00eb, duke filluar q\u00eb nga babai im, t\u00eb cilit i p\u00eblqente\nshum\u00eb Eni, ishin t\u00eb bindur se do t\u00eb martoheshim nj\u00eb dit\u00eb, por rrug\u00ebt tona ishin\nndar\u00eb. Eni, sapo mbaroi universitetin, u nis p\u00ebr kualifikim jasht\u00eb. Reagimi i\ntij ishte disi p\u00ebr inat, p\u00ebrderisa un\u00eb kisha filluar dashuri\u00e7kat me dik\u00eb\ntjet\u00ebr. Pastaj, nuk u b\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb. Kur u martova, ai m\u00eb shkroi nj\u00eb let\u00ebr ku\nm\u00eb thoshte se edhe ai ishte martuar atje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A mund t\u00eb hyj? \u2013 m\u00eb pyeti, duke m\u00eb treguar sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sigurisht. M\u00eb b\u00ebhet qejfi q\u00eb je k\u00ebtu\u2026 &#8211; i buz\u00ebqesha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00ebsova p\u00ebr babain t\u00ebnd. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr mua. Ti e di se\nsa p\u00ebr zem\u00ebr e kisha\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe ti i p\u00eblqeje &#8211; i thash\u00eb &#8211; ma thoshte gjithnj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mendonte se ne t\u00eb dy do t\u00eb martoheshim, n\u00ebse nuk gaboj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk gabon &#8211; konfirmova. Pastaj, si pa e kuptuar, shtova &#8211; mbase kemi\ngabuar si ti, edhe un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe un\u00eb k\u00ebshtu mendoj &#8211; tha ai duke u ulur n\u00eb divanin e kuzhin\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fol\u00ebm p\u00ebr babain. Un\u00eb isha ende e emocionuar nga prania e tij pasi po e\nshihja pas shum\u00eb vitesh dhe p\u00ebrs\u00ebri, kur e kisha pran\u00eb, zemra m\u00eb rrihte. Eni m\u00eb\nfoli p\u00ebr bisedat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me babain, p\u00ebr k\u00ebshillat q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb kujtuar nj\u00eb fjali e tij: \u201cEni, merr me vete\nn\u00eb Rusi at\u00eb gj\u00eb q\u00eb ke m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d. Ta pret mendja q\u00eb e kishte p\u00ebr ty, edhe\npse i kushtonte shum\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por un\u00eb t\u00eb lash\u00eb k\u00ebtu, si\nbudalla. U vura n\u00eb siklet nga fjal\u00ebt e tij q\u00eb edhe m\u00eb p\u00eblqenin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke gjetur nuse, apo jo? &#8211; buz\u00ebqesha un\u00eb e z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb. &#8211; Si quhet? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sara &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Jemi ende t\u00eb martuar&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019kuptim ka \u201cende\u201d? Ke nd\u00ebrmend t\u00eb ndahesh? &#8211; e nd\u00ebrpreva.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Besoj se po. Jeta ime po merr kthes\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019kuptim? &#8211; e pyeta, me zemr\u00ebn q\u00eb po m\u00eb dilte nga vendi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di mir\u00eb \u2013 tha dhe papritur, m\u00eb p\u00ebrqafoi e m\u00eb puthi. K\u00ebshtu kaluam t\u00ebr\u00eb\ndark\u00ebn mbi at\u00eb divan t\u00eb rrethuar nga kujtimet. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb e tradhtoja\nRobertin, por nuk provova ndjenj\u00eb faji. Gjith\u00e7ka ishte shum\u00eb e natyrshme. Kisha\nshkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe dashuria me\nEnin ishte ajo q\u00eb po k\u00ebrkoja. Ai m\u00eb propozoi t\u00eb darkonim s\u00eb bashku dhe n\u00eb lokal\nm\u00eb pyeti p\u00ebr Robertin. Ishte e paevitueshme ajo pyetje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam ende e martuar me t\u00eb. \u2013 i dhash\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje q\u00eb m\u00eb kishte\ndh\u00ebn\u00eb ai. &#8211; N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ishte vdekja e babait ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb\nreflektoja mbi nj\u00eb lidhje q\u00eb me vitet \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar. Deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk\ne vija re ose t\u00eb pakt\u00ebn nuk i jepja shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi &#8211; shpjegova. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb kuptoj. Pak a shum\u00eb, e nj\u00ebjta gj\u00eb m\u00eb ka ndodhur edhe mua, sidomos kur\nfillova t\u00eb kuptoja t\u00eb kaluar\u00ebn. Do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nostalgjia p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk\ne di, por jam i sigurt\u00eb se gj\u00ebrat u p\u00ebrshpejtuan kur fillova t\u00eb mendoja m\u00eb\nshum\u00eb p\u00ebr ty. Pse nuk m\u00eb ke shkruar rregullisht ose t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoje thjesht nj\u00eb\nkartolin\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani? &#8211; m\u00eb pyeti papritur. &#8211; Mund t\u00eb takohemi\nfshehurazi, por\u2026 as p\u00ebr mua nuk do t\u00eb ishte e leht\u00eb. &#8211; Ai m\u00eb pa n\u00eb sy. &#8211; M\u00eb\nndodh di\u00e7ka e \u00e7uditshme, jam kthyer dhe nuk kam m\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb t\u00eb\nardhme me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua. Kuptohet, me gruan time. Kam v\u00ebn\u00eb re se ajo e ka\nkuptuar se lidhja jon\u00eb ka marr\u00eb fund. E di se nuk ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndjekur k\u00ebtu n\u00eb\nShqip\u00ebri dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do ta p\u00ebrdor\u00eb si justifikim p\u00ebr divorcin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pak a shum\u00eb, k\u00ebt\u00eb ndjej edhe un\u00eb p\u00ebr Robertin. Nuk dua ta b\u00ebj t\u00eb vuaj\u00eb.\nNuk kam aspak nd\u00ebrmend t\u00eb kem nj\u00eb lidhje jasht\u00eb martese, sepse respektoj veten\ndhe at\u00eb. Kupton? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb pa si t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb fjal\u00eb magjike. Mbase kishte nd\u00ebrmend t\u2019i thoshte\nai vet\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se duheshim ende me nj\u00eb dashuri q\u00eb i kishte lidhjet n\u00eb\nadoleshenc\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eb dashuri q\u00eb e kishim l\u00ebn\u00eb pas dore nga\npapjekuria apo krenaria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Le t\u00eb mendohemi edhe p\u00ebr pak&#8230; &#8211; thash\u00eb si e trembur nga p\u00ebrshpejtimi i\ngj\u00ebrave. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, as q\u00eb m\u00eb shkon nd\u00ebrmend t\u00eb mendohem s\u00ebrish p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb brenda vetes\ne kam shum\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb, prej koh\u00ebsh. &#8211; M\u00eb p\u00ebrqafoi gati me dhun\u00eb e pastaj m\u00eb\ntha: &#8211; Ti je dashuria e jet\u00ebs sime dhe nuk kam dyshime! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb dua Eni, t\u00eb kam dashur gjithmon\u00eb. M\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb dish di\u00e7ka&#8230; Un\u00eb\nnuk mund t\u00eb kem f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebshtu, n\u00ebse mendon se\u2026 &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb vuri gishtat mbi buz\u00eb. &#8211; Nuk mendova aspak at\u00eb. Mendoj vet\u00ebm p\u00ebr ty, p\u00ebr\nsht\u00ebpin\u00eb ku do jetojm\u00eb\u2026 &#8211; dhe qeshi. M\u00eb n\u00eb fund, kisha gjetur dashurin\u00eb e\nv\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb \u201cIntervist\u00ebs\u201d! Vendosa ta ndaja me ju historin\u00eb time. Ka fakte q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtohen disa ngjarje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Po kaloja nj\u00eb periudh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, pasi babai ishte i s\u00ebmur\u00eb. Kishte koh\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb at\u00eb gjendje dhe nuk buz\u00ebqeshte m\u00eb. Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, ai vdiq. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20513,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-20512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}