{"id":20486,"date":"2019-01-16T23:00:40","date_gmt":"2019-01-16T22:00:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20486"},"modified":"2019-01-16T22:22:09","modified_gmt":"2019-01-16T21:22:09","slug":"%ef%bb%bfa-mund-te-quhet-familja-e-sotme-nje-familje-ideale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfa-mund-te-quhet-familja-e-sotme-nje-familje-ideale\/","title":{"rendered":"\ufeffA mund t\u00eb quhet familja e sotme nj\u00eb \u201cfamilje ideale\u201d?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Duke trajtuar\nproblemet e familjes moderne, revista elektronike \u201cLive Science\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje\nse termi \u201cfamilje ideale\u201d, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb zakonisht nga dy prind\u00ebr dhe dy ose m\u00eb\nshum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sekseve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb streh\u00eb dhe nj\u00eb ekonomi t\u00eb\np\u00ebrbashk\u00ebt, etj. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term me koncept shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe aspak real.\nKjo, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, vazhdon revista, ndodh sepse n\u00eb bot\u00eb ekzistojn\u00eb edhe\nforma t\u00eb tjera t\u00eb bashkimit&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Kultura t\u00eb\nndryshme, familje t\u00eb ndryshme<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb\nn\u00eb vise t\u00eb ndryshme dhe u p\u00ebrkasin kulturave t\u00eb ndryshme, kan\u00eb edhe forma t\u00eb\nndryshme organizimi n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb cilat nuk i ngjajn\u00eb fare familjes q\u00eb\np\u00ebrfytyrohet&nbsp; si ideale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, p\u00ebr\nshembull, nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare, \u00ebsht\u00eb ajo\nkur mashkulli, zakonisht i pasur ose i veshur me pushtet, ka shum\u00eb gra dhe t\u00eb\ngjitha ato, s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt e tyre, jetojn\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nform\u00eb tipike e jet\u00ebs familjare. N\u00eb disa kultura t\u00eb tjera e vise t\u00eb tjera, ndodh\ne kund\u00ebrta, grat\u00eb kan\u00eb disa burra ose mbajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie intime nj\u00ebher\u00ebsh me\nshum\u00eb meshkuj. Po t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb v\u00ebshtrim kontinentit Jugamerikan, me leht\u00ebsi\ndo t\u00eb v\u00ebsh re se f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb disa baballar\u00eb, sepse n\u00ebna e tyre, n\u00eb\nperiudh\u00ebn q\u00eb nga konceptimi i f\u00ebmij\u00ebs e deri pas lindjes s\u00eb tij, ka patur\nmarr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me disa partner\u00eb. N\u00eb ato vise, kjo gj\u00eb duket normale dhe e\nligjshme, pasi atje, gruaja mund t\u00eb shkoj\u00eb me k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron. K\u00ebshtu, fjala\nvjen, popullsia e quajtur Musua, q\u00eb jeton n\u00eb viset e Kin\u00ebs juglindore, midis\nSicuanjit dhe Junjanit, jeton n\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha familjare, ku frenat e\n\u201cpushtetit\u201d, pra, t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs familjare, i kan\u00eb n\u00eb duart e tyre grat\u00eb.\nBaballar\u00ebt atje nuk sh\u00ebnohen fare n\u00eb listat familjare dhe nuk quhen pjes\u00ebtar\u00eb\nt\u00eb familjes, megjith\u00ebse hyjn\u00eb e dalin nat\u00ebn nga nj\u00ebra grua te tjetra, pasi ata\nu p\u00ebrkasin familjeve t\u00eb n\u00ebnave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, ka edhe nj\u00eb\narsye me karakter historik, q\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb ta quash familjen ton\u00eb ideale. Gjer\nsot e k\u00ebsaj dite, antropolog\u00ebt nuk kan\u00eb gjetur ende d\u00ebshmi t\u00eb forta q\u00eb t\u00eb\ntregojn\u00eb se b\u00ebrthama e familjes, ashtu sikurse e p\u00ebrfytyrojm\u00eb ne sot, ka\nekzistuar p\u00ebr ndonj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe. P\u00ebrkundrazi, ka fakte q\u00eb tregojn\u00eb\nse, q\u00eb n\u00eb periudhat m\u00eb t\u00eb lashta, \u201cfamilja\u201d p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb grup motrash dhe\nnj\u00eb grup meshkujsh q\u00eb u sh\u00ebrbenin atyre. Ishte nj\u00eb kooperativ\u00eb ku u sh\u00ebrbehej\nf\u00ebmij\u00ebve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe del se ky bashkim kujdestar\u00ebsh p\u00ebr rritjen e\nf\u00ebmij\u00ebve, luante nj\u00eb rol ku e ku m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb tij,\nsesa ndjenja e dashuris\u00eb midis mashkullit dhe femr\u00ebs, q\u00eb konsiderohet sot si\nbaz\u00eb e bashkimit familjar, si baz\u00eb e institucionit t\u00eb martes\u00ebs n\u00eb \u00e7ift.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb kultur\u00ebn\nper\u00ebndimore, po ta shikosh holl\u00eb, familja ideale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shum\u00eb i\nrrall\u00eb. Le t\u00eb p\u00ebrmendim disa shifra: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb SHBA, 9% e\nf\u00ebmij\u00ebve jetojn\u00eb vet\u00ebm me nj\u00ebrin nga prind\u00ebrit e tyre. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e\nkat\u00ebrta e t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebve, jetojn\u00eb vet\u00ebm. Por, sa raste ka kur n\u00eb t\u00eb\nnj\u00ebjtin qytet f\u00ebmij\u00ebve u jeton edhe babai, edhe njerku?! Sa raste t\u00eb tjera ka\nkur f\u00ebmij\u00ebt marrin mbiemrin e n\u00ebnave dhe jetojn\u00eb me gjyshin e me gjyshen nga\nn\u00ebna ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo ndodh, sepse n\u00eb\nt\u00ebr\u00ebsi, edhe atje ku institucioni i martes\u00ebs dhe i familjes ekziston si form\u00eb e\nvetme jetese, ai nuk nd\u00ebrtohet mir\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, i shtyr\u00eb vet\u00ebm nga instikti\nnatyror p\u00ebr t\u00eb \u201cmos ngelur vet\u00ebm\u201d, baz\u00eb e krijimit t\u00eb familjes nuk jan\u00eb vet\u00ebm\nndjenja e dashuris\u00eb dhe e respektit reciprok, por ato p\u00ebrzihen me ndjenja dhe\ninteresa t\u00eb tjera ekonomike dhe shoq\u00ebrore. Ja, pra, edhe nj\u00eb shkak q\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb\nta quash familjen moderne \u201cnj\u00eb familje t\u00eb p\u00ebrsosur dhe ideale\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si e p\u00ebrjetojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ndarjen e prind\u00ebrve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>F\u00ebmij\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht ata n\u00eb\nmosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, si rregull, e vuajn\u00eb shum\u00eb ndarjen e njer\u00ebzve t\u00eb tyre m\u00eb\nt\u00eb dashur e t\u00eb af\u00ebrt. Ata rrojn\u00eb me shpres\u00eb s\u00eb mami dhe babi, s\u00eb shpejti, do t\u00eb\nbashkohen. Ka, natyrisht, edhe ndonj\u00eb rast kur, pas ndarjes, f\u00ebmij\u00ebt marrin\nfrym\u00eb lirisht dhe kjo ndodh kur grindjet dhe skandalet n\u00eb familjen e tyre kan\u00eb\nzgjatur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e tyre, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb\nndjesh\u00ebm dhe e kuptojn\u00eb kur prind\u00ebrit nuk e ndjejn\u00eb veten t\u00eb lumtur s\u00eb bashku,\naq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ndarjet jan\u00eb paraprir\u00eb nga grindjet, sqarimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me\nz\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akuzat e nd\u00ebrsjellta. Shp\u00ebtojini f\u00ebmij\u00ebt tuaj t\u00eb pakt\u00ebn prej\nk\u00ebtyre skenave t\u00eb tmerrshme p\u00ebr ta dhe p\u00ebrpiquni t\u00eb mos e ulni nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb\nsyt\u00eb e tyre. Kujdes duhet t\u00eb ken\u00eb sidmos gjyshi, gjyshja, xhaxhallar\u00ebt, tezet\napo hallat. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, bie fjala, kur d\u00ebgjon nga goja e\ntyre t\u00eb dalin sharje dhe epitete nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat p\u00ebr njeriun e tij m\u00eb t\u00eb\naf\u00ebrt. Por cilat jan\u00eb, sipas psikolog\u00ebve, disa nga pasojat e k\u00ebtyre ndarjeve te\nf\u00ebmij\u00ebt, sipas moshave dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ta kalojn\u00eb sa m\u00eb\nleht\u00eb k\u00ebt\u00eb traum\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Te f\u00ebmij\u00ebt nga mosha dy deri n\u00eb tre\nvje\u00e7, p\u00ebr shembull, ndarja e prind\u00ebrve mund t\u00eb shkaktoj\u00eb ndjenj\u00ebn e nj\u00eb frike\nt\u00eb madhe, frik\u00ebn e vetmis\u00eb. Kjo frik\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet shkas p\u00ebr dizekuilibrim\nshpirt\u00ebror, ndryshime t\u00eb shpeshta t\u00eb humorit, madje mund t\u00eb shkakoj\u00eb edhe\ntronditje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb e pengojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb zhvillimin e tij normal fizik dhe\nndjesor. F\u00ebmij\u00ebt nuk e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb motivet nga t\u00eb cilat udh\u00ebhiqen\nprind\u00ebrit n\u00eb jet\u00ebn e tyre. F\u00ebmij\u00ebt nga mosha tre deri n\u00eb gjasht\u00eb vje\u00e7,\nzakonisht, vuajn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak se nuk ndikojn\u00eb dot p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar\nsituat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019i prer\u00eb rrug\u00ebn ndarjes. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ata, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb\ngjat\u00eb, i mundon nj\u00eb alarm i brendsh\u00ebm dhe ndjenja e pasiguris\u00eb n\u00eb vetvete.\nShkollar\u00ebt, nga mosha gjasht\u00eb deri n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, e kan\u00eb zhg\u00ebnjimin edhe\nm\u00eb t\u00eb madh sepse fillimisht u duket sikur kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i ndihmojn\u00eb prind\u00ebrit\ne tyre q\u00eb t\u00eb pajtohen dhe, kur ky pajtim nuk arrihet, u duket sikur nj\u00eb pjes\u00eb\nt\u00eb madhe t\u00eb fajit e pat\u00ebn ata vet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, zakonisht, formohet\npersonaliteti i njeriut dhe stresi q\u00eb shkaktohet nga largimi i n\u00ebn\u00ebs apo\nbabait, mund t\u2019u l\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda jo vet\u00ebm shpirt\u00ebrore, por\nedhe fizike. P\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebto trauma, psikolog\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>K\u00ebshilla p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb nuk\ne evitojn\u00eb dot ndarjen<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. P\u00ebrpiquni t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb ndarje sa \u201cm\u00eb\nt\u00eb but\u00eb\u201d dhe t\u00eb mbeteni miq me nj\u00ebri-tjetrin. Nj\u00eb ndarje e \u201cqet\u00eb\u201d e dy\nbashk\u00ebshorteve, i plagos m\u00eb pak f\u00ebmij\u00ebt.&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Mos e b\u00ebni f\u00ebmij\u00ebn mjet shantazhi\nkund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebshtu ndodh pothuajse gjithmon\u00eb, por kjo\ne d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb \u00e7do mosh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. Mos i nd\u00ebrprisni p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast\n(sado kritike t\u00eb jet\u00eb gjendja) p\u00ebrkujdesjet ndaj f\u00ebmij\u00ebve. Lexojuni atyre\np\u00ebrralla, sh\u00ebtitini n\u00eb park. N\u00eb rast se f\u00ebmij\u00ebs, pas ndarjes, do t\u2019i ndodhen\npran\u00eb t\u00eb dy prind\u00ebrit, ai do t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb shum\u00eb pasojave t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb sjell\nndarja e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. P\u00ebrpiquni t\u00eb pushoni s\u00eb bashku. N\u00eb\nrast se ju do t\u00eb ruani me ish-bashk\u00ebshortin nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qytet\u00ebruar, kalojini\ns\u00eb bashku festat, dit\u00ebt e pushimit, pushimet e gjata t\u00eb dimrit dhe t\u00eb ver\u00ebs.\n\u00c7ojini f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb teatrin e kukullave ose n\u00eb k\u00ebndin e loj\u00ebrave si edhe m\u00eb\npar\u00eb. Kjo do t\u2019i bind\u00eb ata se nuk kan\u00eb humbur asnj\u00ebrin prej prind\u00ebrve\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke trajtuar problemet e familjes moderne, revista elektronike \u201cLive Science\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje se termi \u201cfamilje ideale\u201d, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb zakonisht nga dy prind\u00ebr dhe dy ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sekseve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb streh\u00eb dhe nj\u00eb ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, etj. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term me koncept shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe aspak real. Kjo, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20487,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1356],"tags":[2119],"class_list":["post-20486","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-living","tag-familje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20486\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}