{"id":20452,"date":"2019-01-16T19:03:30","date_gmt":"2019-01-16T18:03:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20452"},"modified":"2019-01-16T19:03:35","modified_gmt":"2019-01-16T18:03:35","slug":"%ef%bb%bfshoqet-deshen-te-me-prishnin-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfshoqet-deshen-te-me-prishnin-familjen\/","title":{"rendered":"\ufeffShoqet desh\u00ebn t\u00eb m\u00eb prishnin familjen"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d! Fillimisht, dua\nt\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb u jepni njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb treguar historit\u00eb e\ntyre. Un\u00eb kam vuajtur shum\u00eb nga fjal\u00ebt e njer\u00ebzve, ndaj vendosa t\u2019ju shkruaja\nq\u00eb t\u00eb tregoja se sa shum\u00eb dhembin fjal\u00ebt e pav\u00ebrteta q\u00eb thuhen p\u00ebr ty. Jam nj\u00eb\nvajz\u00eb nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are. Jam e martuar dhe kam dy f\u00ebmij\u00eb. Jeta ime ka\npasur shum\u00eb trazira, t\u00eb cilat i kam kaluar me jo pak dhimbje. Me bashk\u00ebshortin\ntim jam njohur q\u00ebkur isha ende e vog\u00ebl. U dashuruam me nj\u00ebri-tjetrin si f\u00ebmij\u00eb.\nMes nesh kishte vet\u00ebm ndjenja t\u00eb pastra, ndaj vendos\u00ebm t\u00eb martoheshim dhe t\u00eb\nkrijonim familje. Fillimisht, jetonim me vjehrr\u00ebn dhe vjehrrin, por m\u00eb pas,\nbashk\u00ebshorti d\u00ebshironte q\u00eb ne t\u00eb jetonim vet\u00ebm dhe kjo ishte ajo q\u00eb un\u00eb doja,\ngjithashtu. K\u00ebshtu b\u00ebm\u00eb. Im shoq ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike dhe\nsht\u00ebpia q\u00eb blem\u00eb ishte shum\u00eb e bukur, por fatkeq\u00ebsisht, nuk mund t\u00eb them t\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr lagjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u zhvendos\u00ebm. Njer\u00ebzit aty e m\u00ebsuan shum\u00eb shpejt\nq\u00eb ne ishim n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb ekonomike dhe shkonim shum\u00eb mir\u00eb me\nnj\u00ebri-tjetrin, ndaj edhe filluan t\u00eb ndiheshin zilit\u00eb e tyre. Mundohesha t\u2019i\nhidhja pas krah\u00ebve shikimet dashakeqe q\u00eb m\u00eb ndiqnin sa her\u00eb dilja nga sht\u00ebpia.\nEdhe shoqet e mia, sa her\u00eb q\u00eb dilja me to, se si m\u00eb shihnin, ndryshe nga her\u00ebt\ne tjera. Kuptova q\u00eb ato tani m\u00eb donin vet\u00ebm p\u00ebr interes, vet\u00ebm sepse isha un\u00eb\najo q\u00eb paguaja sa her\u00eb dilnim, prandaj fillova t\u2019i reduktoja daljet me to.\nGjat\u00eb asaj kohe, un\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb dhe im shoq, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronte\nshum\u00eb af\u00ebr, filloi t\u00eb punonte n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb qershor lindi djali, t\u00eb cilit ia\nvum\u00eb emrin Lindi. Flori, im shoq, ishte aq i \u00e7mendur pas tij saq\u00eb m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb\nkalonte ai me t\u00eb, sesa un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ti duhet t\u00eb pushosh, me t\u00eb tjerat merrem un\u00eb! &#8211;\nm\u00eb thoshte ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa me fat isha q\u00eb kisha nj\u00eb bashk\u00ebshort t\u00eb till\u00eb!\nM\u00eb dukej sikur ishim familja ideale. Jeta jon\u00eb vazhdonte normalisht. Nuk\nkomunikoja me person tjet\u00ebr n\u00eb pallat, p\u00ebrve\u00e7se me shit\u00ebsen e pallatit, por\nedhe ajo ishte pjes\u00eb e fjal\u00ebve q\u00eb nxor\u00ebn m\u00eb von\u00eb p\u00ebr mua. Pas nj\u00eb viti e\ngjys\u00ebm, un\u00eb mbeta p\u00ebrs\u00ebri shtatz\u00ebn\u00eb dhe isha shum\u00eb e qet\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb\nkap\u00ebn dhimbje shum\u00eb t\u00eb forta. Fatkeq\u00ebsisht, ndodhesha vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi sepse\nFlori kishte dal\u00eb me djalin, ndaj m\u2019u desh t\u00eb th\u00ebrrisja motr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb\nspital. Ajo erdhi menj\u00ebher\u00eb dhe ishte shum\u00eb e frik\u00ebsuar. Kur vajta atje, mora\nlajmin e tmerrsh\u00ebm; kishte ndodhur nj\u00eb abort spontan. Un\u00eb e kisha humbur\nf\u00ebmij\u00ebn. Kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, i tregova gjith\u00e7ka Florit. Asnj\u00ebri nga ne nuk\ne priti mir\u00eb humbjen e f\u00ebmij\u00ebs dhe q\u00eb t\u00eb dy p\u00ebrjetuam nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb\ntmerrsh\u00ebm. Un\u00eb, p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nuk po e merrja dot veten. Ai mundohej t\u00eb m\u00eb\nngush\u00ebllonte me fjal\u00ebt: \u201cMos u m\u00ebrzit se edhe kjo do t\u00eb kaloj\u00eb. Ne do t\u00eb kemi\nedhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d, por un\u00eb nuk doja me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kisha frik\u00eb se mos\nndodhte e nj\u00ebjta gj\u00eb. Megjithat\u00eb, koha kaloi dhe ne vendos\u00ebm t\u00eb lindnim nj\u00eb\nf\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr. Edhe un\u00eb, edhe Flori, mendonim se vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta largonim\ntrishtimin. Pastaj, ne gjithnj\u00eb kemi dashur shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por fatkeq\u00ebsit\u00eb e mia\nduhet t\u00eb ishin shkruar nga Zoti q\u00eb t\u00eb vinin rresht. Megjith\u00ebse i zbatova pik\u00eb\np\u00ebr pik\u00eb k\u00ebshillat e mjekut dhe nuk l\u00ebviza nga shtrati, s\u00ebrish e humba f\u00ebmij\u00ebn\ntim. Mjek\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb tim shoqi q\u00eb t\u00eb kishte kujdes, pasi un\u00eb mund t\u00eb kaloja\nndonj\u00eb kriz\u00eb nervore, sepse isha shum\u00eb keq. Kjo q\u00eb m\u00eb ndodhi ishte nj\u00eb traum\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebn nuk e kalova aq leht\u00eb. Her\u00eb pas here, mendoja: \u201cPse duhet t\u00eb m\u00eb\nndodhte e gjitha kjo? \u00c7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb meritoja di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb?\u201d.\n\u00c7do dit\u00eb qaja e mbytur n\u00eb trishtim, pavar\u00ebsisht se Flori m\u00eb q\u00ebndronte shum\u00eb\npran\u00eb. Si p\u00ebr \u00e7udi, gjat\u00eb asaj kohe, shoqet e mia vinin m\u00eb shpesh n\u00eb sht\u00ebpi. E\nndjeja q\u00eb nuk m\u00eb donin, por thjesht k\u00ebnaqeshin q\u00eb edhe mua nuk po m\u00eb ecnin\ngj\u00ebrat mir\u00eb derisa nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00ebra prej tyre nisi t\u00eb m\u00eb sulmonte me fjal\u00eb. M\u00eb\nvon\u00eb e kuptova se gjeti momentin q\u00eb Flori ishte aty, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb na fuste\nn\u00eb sherr.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ju kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb dyve, por m\u00eb duhet\nt\u2019ju them dicka. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por m\u00eb mir\u00eb ta dini. Njer\u00ebzit kan\u00eb filluar t\u00eb\nflasin!<\/p>\n\n\n\n<p>Flori ktheu kok\u00ebn: &#8211; T\u00eb flasin? &#8211; e pyeti. &#8211; E p\u00ebr\n\u00e7far\u00eb flasin?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ja&#8230; &#8211; vazhdoi ajo, &#8211; thon\u00eb q\u00eb ti ishe i\ndetyruar t\u00eb ikje n\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, pasi prind\u00ebrit e tu nuk e donin\nbashk\u00ebshorten t\u00ebnde. Thon\u00eb gjithashtu q\u00eb ajo t\u00eb ka tradhtuar me shokun t\u00ebnd,\nprandaj ti e ke detyruar t\u00eb abortoj\u00eb t\u00eb dyja her\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kisha shastisur duke d\u00ebgjuar at\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb? Nga i nxore? &#8211; e pyeta. &#8211; Si\nguxon t\u00eb thuash gj\u00ebra kaq t\u00eb r\u00ebnda?<\/p>\n\n\n\n<p>Flori u ngrit dhe u tha me eg\u00ebrsi: &#8211; Ju mendoni se\nun\u00eb nuk e njoh gruan time? &#8211; dhe i p\u00ebrzuri t\u00eb treja jasht\u00eb, por sapo mbylli\nder\u00ebn, m\u2019i nguli syt\u00eb me mosbesim, sikur k\u00ebrkonte nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ti po u beson fjal\u00ebve t\u00eb tyre? E dija q\u00eb her\u00ebt a\nvon\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb ndodhte sepse q\u00ebkur kemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, nuk na\nkan\u00eb pritur mir\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. Ai nuk m\u00eb foli fare, por vajti n\u00eb dhom\u00ebn\ntjet\u00ebr. Ky veprim i tij m\u00eb l\u00ebndoi akoma m\u00eb shum\u00eb. Do t\u00eb doja m\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb\nkishte b\u00ebrtitur. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, ne kaluam nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.\nMarr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb u ftoh shum\u00eb dhe e gjitha kjo ndodhi kur un\u00eb akoma nuk e kisha\nmarr\u00eb veten nga humbja e f\u00ebmij\u00ebve. Asnj\u00ebri nga ne nuk i besonte ato fjal\u00eb q\u00eb na\nkishin l\u00ebnduar shum\u00eb, por gjithsesi, u larguam nga nj\u00ebri-tjetri p\u00ebr ca koh\u00eb.\nSado q\u00eb mundoheshim ta harronim, na mundonte shum\u00eb ideja q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb\nflisnin kaq keq p\u00ebr ne. Shpesh m\u00eb dukej sikur po p\u00ebrjetoja nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb keqe e\ncila do t\u00eb mbaronte shpejt, por ishte nj\u00eb realitet, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht, zgjati\u2026\nKishte kaluar nj\u00eb muaj dhe me Florin nuk kisha folur ende. Koh\u00ebn e kaloja me djalin\ntim, t\u00eb cilin e doja shum\u00eb dhe ishte ai q\u00eb n\u00eb disa momente, m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb harroja\ngjith\u00e7ka, por mungesa e Florit n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb rikthente \u00e7do kujtim. M\u00eb kishte\nmarr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb, ndaj nuk durova dot dhe i telefonova.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Flori, t\u00eb lutem kthehu n\u00eb sht\u00ebpi. Lindi dhe un\u00eb\nkemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ty. Mos lejo q\u00eb disa fjal\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb prishin\nfamiljen ton\u00eb. Ne kemi kaluar shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi bashk\u00eb dhe duhet ta kalojm\u00eb edhe\nk\u00ebt\u00eb &#8211; i thash\u00eb dhe i nxora djalin n\u00eb telefon. Sapo d\u00ebgjoi fjal\u00ebt e tij, ai\nnisi t\u00eb qante. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kam nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb. T\u00eb lutem, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb\nmendohem sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur dikush t\u00eb flet p\u00ebr gruan t\u00ebnde ashtu&#8230;\n&#8211; m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Por ti duhet t\u00eb m\u00eb besosh mua e t\u2019i harrosh\nfjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb ato, sepse jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta! \u2013 i thash\u00eb, por ai thjesht m\u00eb\np\u00ebrsh\u00ebndeti dhe mbylli telefonin. <\/p>\n\n\n\n<p>Syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me lot q\u00eb djali mundohej t\u00eb m\u2019i\nfshinte. Ai ishte i vog\u00ebl dhe nuk kuptonte asgj\u00eb. Dit\u00ebt kalonin dhe un\u00eb prisja\nq\u00eb Flori t\u00eb kthehej, por ai&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kam nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb. T\u00eb lutem, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb\nmendohem sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur dikush t\u00eb flet p\u00ebr gruan t\u00ebnde ashtu&#8230;\n&#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Por ti duhet t\u00eb m\u00eb besosh mua e t\u2019i harrosh\nfjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb ato, sepse jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta! \u2013 i thash\u00eb, por ai thjesht m\u00eb\np\u00ebrsh\u00ebndeti dhe mbylli telefonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me lot q\u00eb djali mundohej t\u00eb m\u2019i\nfshinte. Ai ishte i vog\u00ebl dhe nuk kuptonte asgj\u00eb. Dit\u00ebt kalonin dhe un\u00eb prisja\nq\u00eb Flori t\u00eb kthehej, por ai e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta harronte at\u00eb situat\u00eb\ndhe kisha frik\u00eb se tani e kishte humbur besimin tek un\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb atyre\nfjal\u00ebve. E kuptoja situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej sepse e nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb kishte\nndodhur edhe me mua, po t\u00eb isha n\u00eb vendin e tij. Nuk m\u00eb besohej q\u00eb ishin\npik\u00ebrisht shoqet e mia ato q\u00eb duhet t\u00eb ma b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb. Nuk m\u00eb b\u00ebhej m\u00eb t\u00eb jetoja\nn\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lagjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonim, ku secili shikonte\npun\u00ebt e tjetrit dhe merrej me fjal\u00eb sa lart e posht\u00eb. Ato t\u00eb treja nuk i pash\u00eb\nm\u00eb q\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Ato ishin shkaktaret e ndarjes son\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb nuk do t\u2019ua falja\nkurr\u00eb. Nuk mund t\u00eb dilja as t\u00eb blija buk\u00ebn sepse t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb shikonin me\np\u00ebrbuzje. Nuk mund ta duroja m\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja.\nP\u00ebrpiqesha t\u00eb mos u kushtoja r\u00ebnd\u00ebsi, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb keqe nuk isha\np\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm un\u00eb, por edhe im shoq dhe lumturia jon\u00eb. Megjithat\u00eb, un\u00eb deri\nn\u00eb nj\u00ebfar\u00eb pike mundohesha t\u2019i anashkaloja. Djali po rritej dhe Flori nuk ishte\nkthyer akoma. Kjo nuk po m\u00eb p\u00eblqente aspak. Ai v\u00ebrtet kishte nevoj\u00eb t\u00eb\nreflektonte, por kishte kaluar shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb ishte larguar dhe un\u00eb nuk dija\nasgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nuk mund ta toleroja m\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb po m\u00eb l\u00ebndonte\ndita-dit\u00ebs, ndaj edhe vendosa t\u2019i mblidhja t\u00eb gjitha shoqet n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u2019u flisja.\nE dija q\u00eb nuk do t\u00eb pranonin t\u00eb vinin, por i g\u00ebnjeva se i kisha ftuar p\u00ebr\ndit\u00eblindjen e djalit. Erdh\u00ebn edhe ato t\u00eb pafytyrat, t\u00eb cilat ishin shkaktare t\u00eb\nvuajtjeve t\u00eb mia. Si kishin guxim t\u00eb vinin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time pas atyre q\u00eb kishin\nfolur? Megjithat\u00eb, kishin b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishin ardhur, q\u00eb t\u2019ua mbyllja goj\u00ebn nj\u00eb\nher\u00eb e mir\u00eb. Kur u thash\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb i kisha thirrur, ato u \u00e7udit\u00ebn t\u00eb gjitha. U\nthash\u00eb se fjal\u00ebt e tyre t\u00eb pav\u00ebrteta m\u00eb kishin l\u00ebnduar shum\u00eb mua dhe tim shoq.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po k\u00ebshtu thon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb! &#8211; u hodh Besa.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ata \u201ct\u00eb gjith\u00eb\u201d, jeni ju! &#8211; i thash\u00eb &#8211; Dhe un\u00eb\nnuk do t\u00eb lejoj m\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb flas\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr mua. Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk\ne kam tradhtuar tim shoq dhe ai nuk m\u00eb ka detyruar q\u00eb un\u00eb t\u00eb abortoj. T\u00eb gjitha\nk\u00ebto fjal\u00eb i keni shpikur ju. N\u00ebse donit t\u00eb m\u00eb l\u00ebndonit, ia dol\u00ebt, por ta dini\nq\u00eb keni l\u00ebn\u00eb nj\u00eb djal\u00eb larg babait t\u00eb tij&#8230;.<\/p>\n\n\n\n<p>Isha aq e zem\u00ebruar sa nuk e kuptova sa fola. Me\nfjal\u00ebt e mia, nuk shpresoja t\u00eb ndryshoja mendimet e tyre duke e ditur se \u00e7far\u00eb\npersonash ishin, por papritur, nj\u00ebra nga ato, tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; V\u00ebrtet nuk na ke p\u00eblqyer q\u00ebkur ke ardhur sepse e\ndinim q\u00eb b\u00ebje nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne mundohemi shum\u00eb dhe\nfitojm\u00eb pak, por nuk e menduam se do t\u00eb t\u00eb l\u00ebndonim aq shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur m\u00eb k\u00ebrkuan falje, u thash\u00eb se falje duhet t\u2019i\nk\u00ebrkonin Florit sepse ai ishte m\u00eb i l\u00ebnduari nga e gjith\u00eb kjo. Sinqerisht, nuk\npo e besoja q\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, por ishte zgjidhja e vetme. Tani isha edhe m\u00eb\ne qet\u00eb me veten sepse Flori do t\u00eb sigurohej q\u00eb un\u00eb nuk e kisha tradhtuar,\nmegjith\u00ebse akoma nuk isha e sigurt\u00eb n\u00ebse ato do t\u2019i k\u00ebrkonin t\u00eb falur sepse nuk\nkisha besim tek asnj\u00ebra prej tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, Flori u kthye. At\u00eb dit\u00eb un\u00eb kisha\ndit\u00eblindjen. E p\u00ebrqafova fort. M\u00eb kishte marr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb. M\u00eb tregoi gjith\u00e7ka\np\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb nuk kishim qen\u00eb bashk\u00eb dhe p\u00ebr ato q\u00eb i kishin k\u00ebrkuar t\u00eb falur. I\nthash\u00eb se isha e lumtur q\u00eb edhe kjo situat\u00eb kaloi, por e kisha ende nj\u00eb peng;\nq\u00eb ai nuk kishte pasur besim tek un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Duhej patjet\u00ebr t\u00eb vinin ato t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb\nfalur q\u00eb ti t\u00eb m\u00eb besoje se nuk t\u00eb kisha tradhtuar?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Un\u00eb kam besim te ti, prandaj u ktheva, sepse\natyre nuk mund t\u2019u besoj asnj\u00eb fjal\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb zgjati dor\u00ebn, ku kishte\nnj\u00eb pal\u00eb \u00e7el\u00ebsa sht\u00ebpie. &#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb dhurata ime p\u00ebr dit\u00eblindjen t\u00ebnde! &#8211; m\u00eb\ntha. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ke bler\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr? Do t\u00eb largohemi q\u00eb k\u00ebtu?\n&#8211; e pyeta. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, dhe k\u00ebsaj here zgjodha nj\u00eb lagje t\u00eb mir\u00eb ku\nmund t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb qet\u00eb&#8230; \u2013 m\u00eb tha ai. Isha e lumtur q\u00eb po largohesha nga ai\nvend sepse aty kisha kujtime shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, aty kisha\nhumbur edhe dy f\u00ebmij\u00ebt e mi. U zhvendos\u00ebm menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re. Ishte\nv\u00ebrtet nj\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm e po ashtu, edhe njer\u00ebzit q\u00eb banonin aty. Pas\ngjasht\u00eb muajsh, ne u b\u00ebm\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb. Tani b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb normale, pa frik\u00ebn e\nm\u00ebparshme se dikush mund t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr mua. Aty askush nuk t\u00eb bezdiste,\npor gjithsecili jetonte jet\u00ebn e vet. Tashm\u00eb, kan\u00eb kaluar muaj q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e re dhe k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb muaj tep\u00ebr t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr ne. M\u00eb n\u00eb fund, un\u00eb dhe\nfamilja ime kemi gjetur qet\u00ebsin\u00eb e duhur q\u00eb na kishte munguar prej koh\u00ebsh.\nJetesa ime atje ishte v\u00ebrtet nj\u00eb makth q\u00eb nuk do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej m\u00eb, por\n\u00e7do e keqe e ka nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb pas dhe kjo \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb po b\u00ebj un\u00eb tani. E di q\u00eb\nn\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb quhet m\u00eb se normale t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por \u00e7do gj\u00eb e\nka nj\u00eb kufi. Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam folur keq p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, nuk jam marr\u00eb me\nfjal\u00eb dhe nuk prisja q\u00eb as t\u00eb tjer\u00ebt ta b\u00ebnin di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb me mua, por ja q\u00eb\najo q\u00eb mund t\u00eb quhet normale k\u00ebtu, l\u00ebndon shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d! Fillimisht, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb u jepni njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb treguar historit\u00eb e tyre. Un\u00eb kam vuajtur shum\u00eb nga fjal\u00ebt e njer\u00ebzve, ndaj vendosa t\u2019ju shkruaja q\u00eb t\u00eb tregoja se sa shum\u00eb dhembin fjal\u00ebt e pav\u00ebrteta q\u00eb thuhen p\u00ebr ty. Jam nj\u00eb vajz\u00eb nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are. Jam e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20453,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20452","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20452"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20452\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}