{"id":2041,"date":"2014-08-01T19:53:46","date_gmt":"2014-08-01T19:53:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2041"},"modified":"2014-08-01T19:53:46","modified_gmt":"2014-08-01T19:53:46","slug":"ardian-fullani-librat-qe-zevendesuan-leket-do-ti-shesim-ne-ankand","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/ardian-fullani-librat-qe-zevendesuan-leket-do-ti-shesim-ne-ankand\/","title":{"rendered":"Ardian Fullani: Librat q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuan lek\u00ebt, do t\u2019i shesim n\u00eb ankand!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kaso Kosa: &#8211; Zoti Fullani, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vjedhjen skandaloze t\u00eb lek\u00ebve n\u00eb Bank\u00ebn Shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Adrian Fullani:<\/strong> &#8211; Avash, mo burr\u00eb, avash se nuk ishte ndonje skandal kushedi! N\u00eb fund t\u00eb fundit, u mor\u00ebn disa maceta me kartmonedha nga ato q\u00eb duheshin skartuar se ishin jasht\u00eb p\u00ebrdorimi dhe kaq! Mos d\u00ebgjoni mediat, se ato aq duan dhe e b\u00ebjn\u00eb qimen tra! Sa u vodh\u00ebn, n\u00eb fund t\u00eb fundit? 7 milion dollar\u00eb q\u00eb p\u00ebr bank\u00ebn ton\u00eb nuk jan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb valut\u00ebs q\u00eb ka banka apo ekonomia shqiptare.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ne fakt, ju keni te drejt\u00eb sepse askush nga politikan\u00ebt tan\u00eb nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vjedhje&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po nuk kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb thon\u00eb, mo burr\u00eb, se un\u00eb vet\u00eb e zbulova vjedhjen dhe vet\u00eb e denoncova dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jam krenar. Nuk e d\u00ebgjuat se \u00e7\u2019tha kryetari i Kuvendit, zoti Meta? \u201cAferim zotit Fullani q\u00eb arriti dhe e zbuloi k\u00ebt\u00eb vjedhje!\u201d, tha. Dhe, me t\u00eb drejt\u00eb, sepse po t\u00eb mos e kisha ngritur un\u00eb z\u00ebrin, ai Ardiani tjet\u00ebr, mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb vidhte edhe dhjet\u00eb a pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet t\u00eb tjera. Madje, m\u00eb erdh\u00ebn sinjale se qeveria, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zbulim q\u00eb b\u00ebra p\u00ebr vjedhjen e 7.1 milion dollar\u00ebve, mund t\u00eb m\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb me nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri af\u00ebr \u00e7mimit \u201cNobel\u201d. Nd\u00ebrsa, si\u00e7 m\u00eb tha n\u00eb konfidenc\u00eb Odeta, Presidenti i nderuar zoti Nishani, ka menduar t\u00eb m\u00eb dekoroj\u00eb me urdh\u00ebrin \u201cNderi i Kombit\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po Berisha dhe Rama, si reaguan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Doktori m\u00eb thirri dhe un\u00eb e sqarova se nuk ishte ndonj\u00eb humbje e madhe, po t\u00eb llogarit\u00ebsh q\u00eb kishte mbi 4 vjet q\u00eb Ardiani tjet\u00ebr vidhte. Zoti i mbajti dor\u00ebn se mund t\u00eb hiqte edhe dy apo trefishin e k\u00ebtryre lek\u00ebve. I premtova se ne si bank\u00eb ato miliona dollar\u00eb fare mir\u00eb mund t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb brenda nj\u00eb viti, n\u00eb mos edhe m\u00eb shpejt dhe ekonomia nuk humbet gj\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kartmonedha q\u00eb ishin t\u00eb destinuara t\u00eb digjeshin, qen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoni, kur ato v\u00ebrtet ishin t\u00eb vjetra, por me riciklimin q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, d\u00ebmtohet vlera e lekut n\u00eb qarkullim? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam ujk i vjet\u00ebr un\u00eb, Kaso! Ia di t\u00eb t\u00ebra zanatit. Jo m\u00eb kot van\u00eb e m\u00eb vun\u00eb mua Guvernator t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb em\u00ebruar dy her\u00eb me radh\u00eb! Ka nj\u00ebmij\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar. Nj\u00ebra p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb aq e mir\u00eb dhe efektive sa kur ia thash\u00eb Kryeministrit Rama pardje q\u00eb m\u00eb thirri n\u00eb zyr\u00eb, ai u mahnit fare. \u201cQenke gjeni, mor Ardian, m\u00eb tha, kjo qenka nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb na jap\u00eb nam n\u00eb Evrop\u00eb e m\u00eb tej!\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila qenka kjo zgjidhje gjeniale se po na b\u00ebn kurioz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ta them un\u00eb. Ne b\u00ebm\u00eb inventarin dhe doli se sasia e kartmonedhave q\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr nga thesari, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi letre n\u00eb pesh\u00eb dhe n\u00eb volum, me libra. Librat ne po i shqyrtojm\u00eb dhe konstatuam se ka nj\u00eb larmishm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme titujsh, q\u00eb nga autor\u00ebt nobelist\u00eb, vepra t\u00eb Homerit dhe t\u00eb Shekspirit, t\u00eb Kadares\u00eb, t\u00eb Agollit, t\u00eb Faik Konic\u00ebs e deri abetare, matematika e fizika t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, t\u00eb shkollave t\u00eb mesme e n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are. U gjet\u00ebn edhe vepra t\u00eb shokut Enver Hoxha, fringo t\u00eb reja! U konsultova m\u00eb K\u00ebshillin Mbikqyr\u00ebs dhe dhash\u00eb mendimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb inventarin nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb librave t\u00eb gjetura n\u00ebp\u00ebr arkat e lek\u00ebve dhe t\u2019i etiketojm\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht me n\u00ebntitull: \u201cLib\u00ebr i kambizuar me lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E ku na qenka gjenialiteti k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po dale mo burr\u00eb se tani ta shpjegoj. Pas k\u00ebsaj, ne do t\u00eb hapim nj\u00eb pavion n\u00eb Pallatin e Kongreseve me k\u00ebto libra. Pasi t\u00eb vizitohet panairi nga lexuesit, ne do t\u00eb shpallim shitjen e tyre me ankand. Per shembull, \u00e7mimi fillestar i abetares q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn shkollat kosovare \u00ebsht\u00eb 10 dollare. Kush e merr m\u00eb shtrenjt\u00eb k\u00ebt\u00eb abetare q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngujuar p\u00ebr dy vjet n\u00eb arkat e thesarit t\u00eb shtetit am\u00eb? Mund t\u00eb arrij\u00eb q\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr kimie apo fizike nga ato t\u00eb teksteve alternative q\u00eb ka qarkulluar k\u00ebto tet\u00eb vjet\u00eb, t\u00eb shitet edhe p\u00ebr treqind dollar\u00eb. Po nostalgjik\u00ebt e shokut Enver, nuk mund t\u2019i blejn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebqind apo dyqind dollar\u00eb librat e tij me kujtime apo raportet e kongreseve? Madje, me nj\u00eb llogaritje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, m\u00eb del q\u00eb jo vet\u00ebm do t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb ato miliona dollar\u00eb, por edhe t\u2019i japim bank\u00ebs dyfishin e humbjeve t\u00eb shkaktuara. I porosita punonj\u00ebsit e bank\u00ebs q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos flasin me njeri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, por q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb fillojn\u00eb e t\u00eb grumbullojn\u00eb libra t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb t\u2019i etiketojm\u00eb e t\u2019i shesim n\u00eb ankand si ato q\u00eb gjet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr arka.<\/p>\n<p><strong>\u00a0&#8211; Kur u takuat me Ram\u00ebn n\u00eb Kryeministri, \u00e7far\u00eb ju tha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndodhi t\u00eb bank\u00ebs q\u00eb ju drejtoni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fillim m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen duke p\u00ebrdorur nga ato shprehjet q\u00eb ai i ka shum\u00eb qejf, si \u201cTrap\u201d, \u201c Hajvan\u201d, \u201ck&#8230;v\u00eb\u201d e shum\u00eb t\u00eb tjera. Un\u00eb e lash\u00eb t\u00eb shfryhej e pastaj i shpjegova se do t\u2019ia gjejm\u00eb an\u00ebn edhe k\u00ebsaj q\u00eb na ndodhi, duke e sqaruar se pik\u00ebrisht kjo vjedhje, tregon se sistemi im bankar ka funksionuar p\u00ebr s\u00eb mbari dhe ai u b\u00eb qengj. M\u00eb pas m\u00eb pyeti n\u00eb m\u00eb p\u00eblqente kostumi i ri dhe gravata q\u00eb kishte bler\u00eb m\u00eb rastin e lindjes se Zahos dhe un\u00eb ja lavd\u00ebrova shum\u00eb. Iu b\u00eb qejfi dhe n\u00eb konfidenc\u00eb m\u00eb tha n\u00eb se mund t\u2019i hapnim nj\u00eb llogari bankare djalit t\u00eb tij t\u00eb sapolindur, me ket\u00eb historin\u00eb e ankandit. \u201cSjell un\u00eb ca libra, tha, ca i sjell Lindita nga shkollat n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are dhe vijojm\u00eb ankandin p\u00ebr llogari t\u00eb Zahos\u201d. K\u00ebshtu e lam\u00eb, t\u00eb fillojm\u00eb hapjen e ekspozit\u00ebs dhe aty do t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb nj\u00eb pavion p\u00ebr Zahon. Do njoftojm\u00eb turist\u00ebt nga e gjith\u00eb Evropa q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb me syt\u00eb e tyre librat q\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr apo pes\u00eb vjet kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar lek\u00ebt e bank\u00ebs son\u00eb. Besoj se nuk do t\u00eb ket\u00eb turist q\u00eb nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb blej\u00eb k\u00ebta libra q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim shekulli, si kambizmi m\u00eb interesant dhe nga m\u00eb unik\u00ebt n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Juve ju thirr\u00ebn n\u00eb komisionin e ekonomis\u00eb dhe dhat\u00eb edhe nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb komision un\u00eb deklarova zbulimin q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzuan t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr kurajon dhe trim\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim. I premtova komisionit t\u00eb ekonomis\u00eb se k\u00ebtej e tutje nuk do mund t\u00eb ndodhin m\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb pak\u00ebndshme q\u00eb nuk e nderojn\u00eb institucionin q\u00eb un\u00eb drejtoj e do t\u00eb drejtoj p\u00ebr vitet e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se do vijoni t\u00eb jeni p\u00ebr shum\u00eb vite Guvernator e nuk ju shkon mendja p\u00ebr dor\u00ebheqje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7a thua, mo burr\u00eb? Pse u dashka t\u00eb dor\u00ebhiqem apo q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet i gjith\u00eb sistemi im bankar dhe vendi t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb krize t\u00eb sigurt\u00eb financiare? Un\u00eb jam atdhetar e patriot, q\u00eb nuk mund t\u2019i zhg\u00ebnjej bashk\u00ebkombasit e mi! Ve\u00e7 k\u00ebsaj, po e kryej p\u00ebrsosm\u00ebrisht detyr\u00ebn. Jo vet\u00ebm zbulova fajtor\u00ebt, por edhe i denoncova. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Ardiani tjet\u00ebr, mua nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb nga ato q\u00eb merrte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb thesar. Madje, si\u00e7 m\u00eb than\u00eb punonj\u00ebset e bank\u00ebs, ai as gruas s\u00eb tij nuk i ka \u00e7uar kok\u00ebrr leku. I prishte t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kazino dhe n\u00eb llotari sportive n\u00eb lagje. M\u00eb erdhi keq kur mora vesh se jeton n\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb e ka marr\u00eb me kredi dhe nuk i ka ngelur asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb, sepse ishte kavalier i madh me shoq\u00ebrin\u00eb. Mua n\u00eb \u00e7do dit\u00eblindje dhe n\u00eb \u00e7do vit t\u00eb ri, m\u00eb sillte dhurata t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk keni dyshime p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb implikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj vjedhjeje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019thu mo burr\u00eb? N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk dyshoj. T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit i kam zgjedhur personalisht nga familjet m\u00eb fisnike t\u00eb vendit. T\u00eb dyshoj te kunata e zotit Berisha q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua p\u00ebr s\u00eb mbari? T\u00eb dyshoj te gruaja e Presidentit Nishani, zonja e par\u00eb Odeta, zonj\u00eb e nderuar? Pa le vajza e Jozefin\u00ebs apo vajza e Ritvanit, korrekte e t\u00eb disiplinuara. \u00c7\u2019t\u00eb t\u00eb them, mund t\u00eb dyshosh te motra e Genc Rulit apo kunata e Imamit, te v\u00ebllai i Ristanit apo djali i Zaganjorit, te mbesa e Kryeprokurorit Llalla? Mos e thuaj mo burr\u00eb! Mua edhe ky Ardiani tjet\u00ebr, se si m\u00eb doli i pabes\u00eb nuk e kuptoj, se \u00ebsht\u00eb djal\u00eb p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb djalit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Flitet shum\u00eb se ju keni pasuri marramend\u00ebse, si vila e dyqane&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mos i zmadhoni gj\u00ebrat, mo burr\u00eb, se nuk kam kushedi n\u00eb krahasim me miqt\u00eb e mi Gjin Gjoni, Llalla, Zeni e t\u00eb tjer\u00eb. Pse, gj\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Lund\u00ebr apo nj\u00eb dyqan n\u00eb TEG, nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Mqaedoni e nj\u00eb n\u00eb Golem? Me rrog\u00ebn q\u00eb marr un\u00eb, kam mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtoj edhe 5-6 vila t\u00eb tjera sa t\u00eb jem Guvernator i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Mos harro q\u00eb marr m\u00eb shum\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb vit nga sa merr Guvernatori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Anglis\u00eb apo i Franc\u00ebs. Kjo pag\u00eb e lart\u00eb, me merit\u00eb sigurisht, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb emri im t\u00eb ket\u00eb kaluar me kohe kufijt\u00eb e Evrop\u00ebs dhe kjo m\u00eb b\u00ebn krenar p\u00ebr vendin tim dhe p\u00ebr bank\u00ebn q\u00eb drejtoj. Dhe, me t\u00eb drejt\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebj krenar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti Fullani, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vjedhjen skandaloze t\u00eb lek\u00ebve n\u00eb Bank\u00ebn Shqiptare? Adrian Fullani: &#8211; Avash, mo burr\u00eb, avash se nuk ishte ndonje skandal kushedi! N\u00eb fund t\u00eb fundit, u mor\u00ebn disa maceta me kartmonedha nga ato q\u00eb duheshin skartuar se ishin jasht\u00eb p\u00ebrdorimi dhe kaq! Mos d\u00ebgjoni mediat, se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117],"class_list":["post-2041","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2041\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}