{"id":20316,"date":"2019-01-14T20:30:22","date_gmt":"2019-01-14T19:30:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20316"},"modified":"2019-01-14T19:40:44","modified_gmt":"2019-01-14T18:40:44","slug":"%ef%bb%bfnderrova-femijen-ne-maternitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfnderrova-femijen-ne-maternitet\/","title":{"rendered":"\ufeffNd\u00ebrrova f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb maternitet"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebrtet mund ta them me plot goj\u00ebn q\u00eb kam m\u00ebkatuar me veprimin q\u00eb b\u00ebra dhe,\nmegjith\u00ebse tani jam penduar, ende vazhdoj t\u00eb vuaj pasojat e atij veprimi aq t\u00eb\nul\u00ebt, vazhdoj t\u00eb vuaj nga mungesa e djalit tim. Arsyeja pse po e shkruaj\nhistorin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn tuaj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht djali im; dua t\u2019i k\u00ebrkoj falje\natij. Kam arritur t\u00eb urrej edhe veten p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebra. E di q\u00eb shum\u00eb n\u00ebna, pasi\nta lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, do t\u00eb m\u00eb urrejn\u00eb, por un\u00eb u lutem t\u00eb m\u00eb kuptojn\u00eb sepse\nn\u00eb ato momente isha shum\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar dhe nuk e dija \u00e7\u2019b\u00ebja. Kur u martova,\nisha shum\u00eb e re, 19 vje\u00e7e. Drejt k\u00ebtij vendimi m\u00eb shtyn\u00eb shum\u00eb arsye dhe nj\u00ebra\nprej tyre ishte gjendja e keqe ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej familja ime. Un\u00eb\njetoja n\u00eb Elbasan, kur prind\u00ebrit e mi m\u00eb prezantuan me bashk\u00ebshortin tim t\u00eb\nardhsh\u00ebm. Ndenj\u00ebm t\u00eb fejuar nj\u00eb vit dhe gjat\u00eb asaj kohe un\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb\nmagazin\u00eb si pun\u00ebtore. Pas 6 muajsh, m\u00ebsova se isha shtatz\u00ebn\u00eb, megjithat\u00eb,\naskush nuk m\u00eb k\u00ebrkoi ta lija pun\u00ebn dhe as vet\u00eb nuk e lash\u00eb, pa e ditur d\u00ebmin q\u00eb\ndo t\u00eb m\u00eb shkaktonte m\u00eb pas. U martuam dhe djali lindi nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas. Q\u00eb n\u00eb\nmomentin q\u00eb u fejova dhe u martova, nuk gjeja ngroht\u00ebsin\u00eb e duhur tek im shoq,\nmadje as te familja ime nuk e kisha gjetur asnj\u00ebher\u00eb. Kjo m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb\nisha shum\u00eb e mbyllur dhe e ftoht\u00eb. Shpesh, qaja fshehurazi p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb po\nb\u00ebja. Nuk isha aspak e lumtur dhe mendoja se ardhja e nj\u00eb f\u00ebmije do t\u00eb ma\nndryshonte jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur lindi Albi, ishte e diel. Megjith\u00ebse isha shum\u00eb e lodhur, mezi prisja\nta shihja tim bir, por p\u00ebr \u00e7udi, ata nuk po m\u00eb linin ta shihja, me justifikimin\nse duhet t\u00eb q\u00ebndronte n\u00ebn mbikqyrjen e mjek\u00ebve, s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb\nsapolindur, por kjo situat\u00eb vazhdoi edhe n\u00eb dy dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. Kishin kaluar\ntre dit\u00eb dhe un\u00eb ende nuk e kisha par\u00eb tim bir.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb lutem, mund t\u00eb ma sjell\u00ebsh tim bir nj\u00eb moment q\u00eb ta shoh? &#8211; i thash\u00eb\ninfermieres q\u00eb kujdesej p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tani nuk mundesh sepse edhe ti ke nevoj\u00eb p\u00ebr pushim. &#8211; tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo gj\u00eb nuk po m\u00eb p\u00eblqente aspak. Isha shum\u00eb e shqet\u00ebsuar, kisha nj\u00eb ankth\nq\u00eb nuk m\u00eb linte t\u00eb qet\u00eb. Ishte nata e tret\u00eb q\u00eb isha n\u00eb spital dhe t\u00eb nes\u00ebrmen\nduhet t\u00eb dilja. At\u00eb nat\u00eb p\u00ebrfitova nga rasti, vajta fshehurazi n\u00eb dhom\u00ebn ku\nq\u00ebndronin bebet e sapolindura dhe u mundova t\u00eb gjeja me sy djalin tim. I vajta\naf\u00ebr dhe e mora n\u00eb krah. Provova nj\u00eb ndjesi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb cil\u00ebn nuk e\np\u00ebrshkruaj dot, por n\u00eb at\u00eb moment, nj\u00ebra nga infermieret erdhi dhe m\u00eb tha se\nnuk lejohej q\u00eb un\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja aty, k\u00ebshtu q\u00eb, megjith\u00ebse ngulmova t\u00eb q\u00ebndroja,\najo m\u00eb nxori jasht\u00eb. Un\u00eb b\u00ebra sikur ika n\u00eb dhom\u00ebn time, por u ktheva prap\u00eb dhe\npo e sodisja nga larg djalin tim. N\u00eb at\u00eb moment, d\u00ebgjova nga dhoma e\ninfermiereve, nj\u00ebr\u00ebn q\u00eb po u tregonte t\u00eb tjerave p\u00ebr mua. Nuk do t\u00eb m\u00eb kishte\nb\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje kjo gj\u00eb, po t\u00eb mos d\u00ebgjoja at\u00eb t\u00eb thoshte: \u201cGjynah!\u201d. Kjo fjal\u00eb\nm\u00eb habiti dhe m\u00eb b\u00ebri t\u2019i mbaja vesh\u00ebt ngrehur. Aty, m\u00ebsova se djali im kishte\nlindur me deficite mendore dhe, kur t\u00eb rritej, nuk do t\u00eb ishte si t\u00eb gjith\u00eb\nf\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. M\u2019u duk sikur e gjith\u00eb bota u p\u00ebrmbys. Pse pik\u00ebrisht im bir\nduhej t\u00eb ishte i till\u00eb? Nuk m\u00ebsohesha dot me k\u00ebt\u00eb ide&#8230; Syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me\nlot dhe, ashtu, fshehurazi, arrita t\u00eb futesha prap\u00eb brenda. Vendosa ta nd\u00ebrroja\nme nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu, u nd\u00ebrrova vendet dhe emrat. U ktheva n\u00eb\ndhom\u00ebn time dhe gjith\u00eb nat\u00ebn, nuk fjeta. Isha si e \u00e7mendur dhe nuk arsyetoja\ndot. Ende nuk isha e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr veprimin q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Je b\u00ebr\u00eb gati? Po na pret taksia posht\u00eb! &#8211; tha im shoq t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb\nm\u00ebngjes, nd\u00ebrsa n\u00eb krah mbante djalin. Un\u00eb nuk fola fare, por u b\u00ebra gati\nmenj\u00ebher\u00eb dhe ik\u00ebm. Djalin nuk e kisha par\u00eb akoma. &#8211; Kur t\u00eb jemi n\u00eb sht\u00ebpi,\nduhet t\u00eb flasim\u2026 &#8211; m\u00eb tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb? &#8211; e pyeta, por ai nuk foli m\u00eb. Vazhdoja t\u00eb isha shum\u00eb e\nshqet\u00ebsuar dhe q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment nisa t\u00eb pendohesha p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, por\ntashm\u00eb nuk kishte kthim pas. Kur vajt\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, im shoq nisi t\u00eb m\u00eb tregonte\ngjith\u00e7ka dhe un\u00eb qaja m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb sesa p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ai po m\u00eb\nfliste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe mjek\u00ebt ende nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse djali yn\u00eb do t\u00eb ket\u00eb deficite\nmendore kur t\u00eb rritet, por gjithsesi, ai \u00ebsht\u00eb djali yn\u00eb dhe ne do ta duam e do\nt\u2019i falim shum\u00eb dashuri\u2026 &#8211; p\u00ebrfundoi ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkova dhe mora n\u00eb krah djalin, me shpres\u00ebn se e kishin kuptuar nd\u00ebrrimin\nq\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb dhe me vete un\u00eb kisha marr\u00eb Albin tim, por jo. Ai nuk&nbsp; ishte Albi, ishte f\u00ebmija tjet\u00ebr. Kisha\nbraktisur tim bir dhe kisha l\u00ebn\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb pa f\u00ebmij\u00ebn e saj. \u201c\u00c7far\u00eb b\u00ebra\nk\u00ebshtu?! Do t\u00eb kthehem dhe do t\u00eb marr djalin!\u201d, mendova me vete dhe k\u00ebshtu\nveprova q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen. Vajta n\u00eb spital pa i th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb tim shoqi, por kur\npyeta n\u00ebse ishte larguar f\u00ebmija me numrin q\u00eb u thash\u00eb, ata m\u00eb than\u00eb se po.\nKishim dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb nga spitali&#8230; Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk u largova pa marr\u00eb\nemrin e n\u00ebn\u00ebs q\u00eb ishte larguar me t\u00eb. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, m\u00eb ndiqte kudo e qara e\ntij. \u00c7do dit\u00eb m\u00eb mundonte fakti q\u00eb po rrisja f\u00ebmij\u00ebn e dikujt tjet\u00ebr. Tim shoqi\nnuk guxoja t\u2019i thoja \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, pasi gabimi im ishte i pafalsh\u00ebm. Ai e\nquante Albi, por me insistimin tim, i vum\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Megjith\u00ebse nuk e kuptoj pse do t\u2019ia ndryshosh emrin, mund t\u2019i vendosim\nemrin q\u00eb do ti &#8211; tha ai. T\u00eb gjith\u00eb po jetonim nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe kjo, vet\u00ebm p\u00ebr\nfajin tim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, nuk reshta s\u00eb k\u00ebrkuari f\u00ebmij\u00ebn tim, por m\u00eb kot. Djali po\nrritej dhe bashk\u00ebshortit po i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje q\u00eb ai vazhdonte t\u00eb ishte i\nsh\u00ebndetsh\u00ebm. At\u00ebhere mbetej t\u00eb besohej hipoteza q\u00eb kishin hedhur mjek\u00ebt, q\u00eb ai\nedhe mund t\u00eb ishte i sh\u00ebndetsh\u00ebm, megjith\u00ebse kjo ishte gati e pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E shikon q\u00eb ekzistojn\u00eb mrekullit\u00eb? Zoti i ka d\u00ebgjuar lutjet tona dhe\ndjali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm &#8211; m\u00eb tha im shoq nj\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb vet\u00ebm qaja. I lutesha Zotit \u00e7do nat\u00eb q\u00eb Albi t\u00eb ishte mir\u00eb me sh\u00ebndet\ndhe t\u00eb kishte ngroht\u00ebsin\u00eb q\u00eb i nevojitej. N\u00ebna q\u00eb e kishte marr\u00eb kishte qen\u00eb\nnj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e re dhe nuk e di pse e parandjeja q\u00eb ai nuk mund t\u00eb kishte\nqen\u00eb i sigurt\u00eb me t\u00eb, por un\u00eb nuk do t\u00eb dor\u00ebzohesha kurr\u00eb derisa ta gjeja tim\nbir. \u00c7do minut\u00eb mendoja vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Kishin kaluar dhjet\u00eb vjet dhe un\u00eb nuk e\ndija fare se si ishte Albi. Kisha kaluar dhjet\u00eb vjet me vuajtje, lot dhe\npendim. Gjith\u00eb pesh\u00ebn e fajit e kisha mbajtur vet\u00eb mbi shpatulla, pasi nuk i\nkisha treguar askujt. Djali q\u00eb kisha marr\u00eb ishte rritur tashm\u00eb dhe ishte shum\u00eb\ni zgjuar, por sa her\u00eb m\u00eb th\u00ebrriste \u201cmami\u201d, ndjeja nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb shpirt.\nKishte kaluar shum\u00eb koh\u00eb dhe un\u00eb e kisha akoma m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballjen me\nAlbin sepse ai, sido q\u00eb t\u00eb ishte, do ta kuptonte se nuk m\u00eb kishte patur pran\u00eb\nn\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Nj\u00eb dit\u00eb pata fatin t\u00eb takoja nj\u00ebr\u00ebn nga\ninfermieret e spitalit dhe e pyeta si mund ta gjeja ku jetonte vajza q\u00eb kishte\nmarr\u00eb Albin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse t\u00eb intereson kaq shum\u00eb ajo vajz\u00eb? Mos njiheni bashk\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, thjesht jemi takuar n\u00eb spital dhe doja t\u00eb kontaktoja p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb\nsepse ishte vajz\u00eb e mir\u00eb \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb, un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kam folur me t\u00eb dhe ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur.\nF\u00ebmija q\u00eb kishte lindur, nuk kishte baba, pasi at\u00eb e kishin p\u00ebrdhunuar. Ajo nuk\ndonte as ta shihte t\u00eb birin dhe kishte vendosur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>(Vijon nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 20:30)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebrtet mund ta them me plot goj\u00ebn q\u00eb kam m\u00ebkatuar me veprimin q\u00eb b\u00ebra dhe, megjith\u00ebse tani jam penduar, ende vazhdoj t\u00eb vuaj pasojat e atij veprimi aq t\u00eb ul\u00ebt, vazhdoj t\u00eb vuaj nga mungesa e djalit tim. Arsyeja pse po e shkruaj historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn tuaj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht djali im; dua t\u2019i k\u00ebrkoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20317,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2107],"class_list":["post-20316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-bebi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}