{"id":20303,"date":"2019-01-14T18:00:50","date_gmt":"2019-01-14T17:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20303"},"modified":"2019-01-14T14:45:51","modified_gmt":"2019-01-14T13:45:51","slug":"%ef%bb%bfai-ma-masakroi-kusheriren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfai-ma-masakroi-kusheriren\/","title":{"rendered":"\ufeffAi ma masakroi kush\u00ebrir\u00ebn!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para shum\u00eb vjet\u00ebsh\nkam p\u00ebrjetuar nj\u00eb histori sa t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, aq edhe t\u00eb pabesueshme. Edhe sot e k\u00ebsaj\ndite e p\u00ebrjetoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si at\u00ebher\u00eb, nuk kam mundur ta kaloj dot,\nedhe pse kan\u00eb kaluar thuajse 10 vjet. Kisha nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb, vajza e xhaxhait dhe\ne doja tamam si t\u00eb ishte motra ime. Ishte pak e madhe n\u00eb mosh\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb\nmosh\u00ebs s\u00eb saj, nuk po martohej dot q\u00eb t\u00eb krijonte familjen q\u00eb aq shum\u00eb e d\u00ebshironte.\nK\u00ebshtu, un\u00eb dhe familja ime, meq\u00eb e kishim shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe na vinte keq p\u00ebr\nt\u00eb, vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim mbles\u00ebri dhe ta martonim. Ajo kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb\nkishte nj\u00eb familje t\u00eb saj\u00ebn dhe t\u00eb jetonte si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Pyet\u00ebm n\u00eb disa\nvende dhe gjet\u00ebm dik\u00eb q\u00eb ne menduam se do t\u00eb ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. I\nprezantuam dhe t\u00eb dy e p\u00eblqyen shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Ishim shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar sepse\nmenduam se p\u00ebr t\u00eb kishte ardhur lumturia. Shpejt b\u00ebm\u00eb fejes\u00ebn dhe pas gjasht\u00eb\nmuajsh, martes\u00ebn. Vajza kishte sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj, k\u00ebshtu q\u00eb nuk\nkishin nevoj\u00eb t\u00eb blinin nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb lumtur kur i\nshihnim bashk\u00eb. Kaluan tre vjet dhe ata nuk mund\u00ebn t\u00eb kishin f\u00ebmij\u00eb, por me aq\nsa kishim d\u00ebgjuar, e dinim q\u00eb ata shkonin p\u00ebr mrekulli. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb vendosa\nt\u2019i b\u00ebja nj\u00eb vizit\u00eb pasi kisha ca koh\u00eb q\u00eb nuk shkoja. I rash\u00eb der\u00ebs dhe askush\nnuk e hapi. Tentova disa her\u00eb, por asnj\u00eb sinjal. Nd\u00ebrsa prisja, pash\u00eb komshien\nq\u00eb hapi der\u00ebn e saj dhe m\u00eb tha se deri para nj\u00eb ore ata kishin qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi,\nsepse i kishte d\u00ebgjuar tek b\u00ebrtisnin, por kishte menduar se kishin qen\u00eb duke b\u00ebr\u00eb\ndebat si gjith\u00eb familjet q\u00eb kan\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb probleme. E prita nj\u00eb or\u00eb dhe i\nrash\u00eb p\u00ebrs\u00ebri der\u00ebs, kur papritur d\u00ebgjova nj\u00eb si r\u00ebnkim, si t\u00eb qar\u00eb. Vendosa t\u00eb\nshp\u00ebrtheja der\u00ebn, meq\u00eb askush nuk ma hapte. Kur hyra, \u00e7\u2019t\u00eb shihja?! Ju nuk do\nta besoni sepse do t\u2019ju duket sikur po ju tregoj historin\u00eb e ndonj\u00eb filmi\nhorror t\u00eb trilluar, por kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe q\u00eb tek un\u00eb ka l\u00ebn\u00eb\nshum\u00eb pasoja, q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite. Kur hyra brenda, e gjith\u00eb sht\u00ebpia ishte\ngjakosur. Ai ishte strukur n\u00eb nj\u00eb cep dhe mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb gjakosur,\nnuk b\u00ebnte z\u00eb vet\u00ebm r\u00ebnkonte dhe tundej si i \u00e7medur, pa pushim. M\u2019u drodh trupi\nkur pash\u00eb at\u00eb sken\u00eb. Aty kuptova se ai e kishte vrar\u00eb kush\u00ebrir\u00ebn time. Dola\nmenj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb dhe k\u00ebrkova ndihm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb komshinjt\u00eb u mblodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb\naty dhe u shokuan nga ajo q\u00eb shihnin. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur dhe mbi t\u00eb gjitha,\nshum\u00eb e pabesueshme, por un\u00eb e gjeta forc\u00ebn t\u00eb rregulloja disi trupin e\nmasakruar t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs sime. Nuk e di as vet\u00eb se nga m\u00eb erdhi gjith\u00eb ajo forc\u00eb,\nsepse jam i bindur q\u00eb askush nuk do ta b\u00ebnte. Nuk kam fjal\u00eb t\u2019jua shpjegoj se\nsi ndihesha. Ajo ishte katandisur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk njihej se ishte njeri. Vet\u00ebm\nun\u00eb e di se \u00e7far\u00eb kam par\u00eb me sy. Lajm\u00ebrova policin\u00eb dhe pas disa minutash, ata\nishin aty. E mor\u00ebn at\u00eb, q\u00eb nuk gjej as em\u00ebr si ta quaj, sepse as kafsha nuk e b\u00ebn\nnj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. E kishin ekzaminuar dhe kishin dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se\nishte skizofren. Gjithashtu, kishin hetuar dhe kishin zbuluar se ai kishte qen\u00eb\np\u00ebr disa vjet n\u00eb spitalin psikiatrik. Gjendja e tij ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar disi,\nprandaj familja e kishte nxjerr\u00eb. Pra, kush\u00ebrira ime kishte jetuar me nj\u00eb \u00e7mendur.\nShpeshher\u00eb, ajo i thoshte sime shoqeje se kishte probleme me t\u00eb, por mendonim se\nt\u00eb gjitha \u00e7iftet kan\u00eb probleme dhe kurr\u00eb nuk ma kishte marr\u00eb mendja se gj\u00ebrat\ndo ishin kaq keq. M\u00eb pas, trupin ia \u00e7uam familjes s\u00eb saj; t\u00eb \u00ebm\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebllait\nq\u00eb jetonin bashk\u00eb. Mendoja gjith\u00eb rrug\u00ebs&#8230; Si do ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Kur p\u00ebr mua\nishte kaq e v\u00ebshtir\u00eb ta shihja, po p\u00ebr ata? Gjith\u00eb rrug\u00ebs, po mendoja si t\u2019ua b\u00ebja\nsa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, por ishte e pamundur se nuk kishte gj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\nsesa kjo. I rash\u00eb der\u00ebs dhe doli e \u00ebma. Un\u00eb nuk po i mbaja dot m\u00eb lot\u00ebt dhe shp\u00ebrtheva.\nT\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin, arrit\u00ebn t\u2019i tregonin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse un\u00eb nuk\nmunda. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arrita vet\u00ebm t\u2019i\nk\u00ebrkoja t\u00eb mos e shihte trupin e vajz\u00ebs s\u00eb saj, por ajo humbi menj\u00ebher\u00eb\nndjenjat. M\u00eb pas erdhi i v\u00ebllai dhe i tregova se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Nisi t\u00eb\nqaj\u00eb me t\u00eb madhe dhe nuk e besonte dot at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Pas disa\nmomentesh, u p\u00ebrmend edhe n\u00ebna. U mundova ta qet\u00ebsoja, por qe e pamundur. Doja\nta ndaloja ta shihte trupin, por ajo donte ta shihte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit vajz\u00ebn\ne saj, edhe pse ajo nuk kishte fare form\u00ebn e nj\u00eb njeriu. Nuk kam fjal\u00eb t\u2019jua\nshpjegoj dhimbjen e asaj n\u00ebne! Nuk donte t\u00eb jetonte m\u00eb. Do t\u00eb b\u00ebnim ceremonin\u00eb\ne varrimit, por njer\u00ebzit donin ta shihnin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Nuk ishte aspak e\nhijshme t\u00eb shihje at\u00eb moment, por me k\u00ebmb\u00ebnguljen m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb af\u00ebrmit,\nvendos\u00ebm ta linim disa momente hapur arkivolin, por t\u00eb gjith\u00eb u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb keq,\nk\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebm ta mbyllnim. At\u00eb dit\u00eb, ajo u varros dhe si gjith\u00eb t\u00eb\nvdekurit do mbetet nj\u00eb kujtim, por vdekja e saj p\u00ebr ne, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori\ne paharrueshme dhe drith\u00ebruese. Do t\u00eb pyesni se \u00e7far\u00eb u b\u00eb me burrin e saj? Q\u00eb\nsot e k\u00ebsaj dite, vazhdon te jet\u00eb i mbyllur n\u00eb spitalin psikatrik, por a \u00ebsht\u00eb\ne drejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri i till\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb? Ai meriton vdekjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb\nkeqe, por Zoti e di vet\u00eb se si vepron dhe mbase kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr\nta b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb. Mbase si kjo histori nuk keni d\u00ebgjuar kurr\u00eb, por un\u00eb q\u00eb e\nkam p\u00ebrjetuar, edhe pas kaq vjet\u00ebsh, m\u00eb duket sikur kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb keqe\ndhe m\u00eb pas jam zgjuar. Ende m\u00eb dridhet trupi. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr nj\u00eb\nnjeri t\u00eb largohet nga kjo bot\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb, kur e mendoj, m\u00eb\nduket sikur isha un\u00eb shkaku i gjith\u00eb k\u00ebsaj tragjedie, duke qen\u00eb se isha shkuesi\ni tyre, por at\u00ebhere askush nuk m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se ai kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe\nmbi t\u00eb gjitha, i shtruar n\u00eb spital, sepse un\u00eb kurrr\u00eb nuk do ta lejoja q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej\najo martes\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb\nshum\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019i menduar t\u00eb gjitha k\u00ebto, sepse gj\u00ebma \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe asgj\u00eb s\u2019kthehet\nmbrapa. Mbase mund t\u00eb ishte parandaluar, por tani \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u2019i mendosh. Do\nt\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi q\u00eb kam p\u00ebrjetuar un\u00eb, t\u00eb mos e p\u00ebrjetonte askush.\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb shokuese q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar ndokush, por \u00ebsht\u00eb\nnj\u00eb histori shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur, por un\u00eb nuk do t\u2019ia\nuroja askujt jet\u00ebn q\u00eb pati kush\u00ebrira ime&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para shum\u00eb vjet\u00ebsh kam p\u00ebrjetuar nj\u00eb histori sa t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, aq edhe t\u00eb pabesueshme. Edhe sot e k\u00ebsaj dite e p\u00ebrjetoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si at\u00ebher\u00eb, nuk kam mundur ta kaloj dot, edhe pse kan\u00eb kaluar thuajse 10 vjet. Kisha nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb, vajza e xhaxhait dhe e doja tamam si t\u00eb ishte motra ime. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20304,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94,95],"tags":[2106],"class_list":["post-20303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","category-rrefime-mekatesh","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20303\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}