{"id":20239,"date":"2019-01-13T20:45:33","date_gmt":"2019-01-13T19:45:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20239"},"modified":"2019-01-13T19:32:33","modified_gmt":"2019-01-13T18:32:33","slug":"%ef%bb%bfkredia-qe-me-shpetoi-djalin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfkredia-qe-me-shpetoi-djalin\/","title":{"rendered":"\ufeffKredia q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoi djalin!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e divorcuar prej m\u00eb pak se\nnj\u00eb viti. Kam nj\u00eb djal\u00eb 6 vje\u00e7 dhe aktualisht, po jetoj me prind\u00ebrit e mi,\nn\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb. Jam 30 vje\u00e7e dhe u martova shum\u00eb e re, pasi burrin tim e\nnjoha kur isha n\u00eb gjimnaz. Ai ishte disa vjet m\u00eb i madh se un\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb isha\nvet\u00ebm 18 vje\u00e7e. Ishte dashuri me shikim t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij pak\nm\u00eb t\u00eb madhe dhe sepse ishte njeri pa shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, prind\u00ebrit nuk ishin\ndakord q\u00eb ne t\u00eb martoheshim, por dashuria jon\u00eb ishte m\u00eb e madhe. U fejuam mbasi\nun\u00eb mbarova gjimnazin. Ai kishte nj\u00eb dyqan t\u00eb familjes dhe her\u00eb pas here\nshkonte p\u00ebr furnizim jasht\u00eb vendit. Un\u00eb vazhdova shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr Gjuh\u00eb t\u00eb\nHuaja dhe prej disa vitesh punoj si m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00ebnt\u00eb-vje\u00e7are. Q\u00ebndruam\nt\u00eb fejuar p\u00ebr gati 3 vjet dhe mund t\u00eb them me plot goj\u00ebn se lidhja jon\u00eb ishte e\np\u00ebrkryer. Ai ishte mashkulli ideal! M\u00eb b\u00ebnte dhurata, m\u00eb sillte lule, sa her\u00eb\nikte jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mall p\u00ebr dyqanin m\u00eb sillte gjithmon\u00eb veshje nga m\u00eb t\u00eb\nfundit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur isha n\u00eb vitin e fundit t\u00eb universitetit, un\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Vendos\u00ebm\nt\u00eb martoheshim ndon\u00ebse akoma nuk kishim nj\u00eb sht\u00ebpi. Mor\u00ebm me qira nj\u00eb\napartament t\u00eb vog\u00ebl, por ishim t\u00eb lumtur. Vitet e para t\u00eb martes\u00ebs ishin t\u00eb\nqeta dhe un\u00eb mendoja se gjith\u00e7ka ishte n\u00eb vendin e duhur. Lind\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb i\ncili ishte bekim p\u00ebr t\u00eb dy, por ndon\u00ebse t\u00eb dy punonim, parat\u00eb nuk ishin t\u00eb\nmjaftueshme sepse kishim nj\u00eb qira p\u00ebr t\u00eb paguar dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer.\nRroga ime dilte vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqimet dhe gj\u00ebrat e tjera t\u00eb nevojshme,\nnd\u00ebrsa im shoq kishte probleme me dyqanin. Shitjet filluan t\u00eb binin e k\u00ebshtu\nfilluan problemet me munges\u00ebn e parave. Djali rritej \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe\nrriteshin edhe k\u00ebrkesat e tij, por biznesi po shkonte gjithnj\u00eb e m\u00eb keq dhe\nk\u00ebshtu, im shoq u detyrua ta mbyllte. Q\u00eb nga ai moment, nis\u00ebn edhe problemet q\u00eb\ni dhan\u00eb fund martes\u00ebs son\u00eb. Ai nuk ishte m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebnte pun\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7\ndyqanit, nuk kishte profesion tjet\u00ebr. N\u00eb momentin q\u00eb e mbylli at\u00eb, u gjend i\npapun\u00eb dhe pa asnj\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi. Rroga ime nuk ishte e mjaftueshme prandaj\ninsistoja \u00e7do dit\u00eb q\u00eb t\u00eb gjente pun\u00eb. Ai e kalonte dit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi duke par\u00eb\ntelevizor ose n\u00eb lagje me shok\u00ebt e tij. Mua m\u00eb ra p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbaja gjith\u00eb\nfamiljen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kishim t\u00eb ardhura t\u00eb tjera. Shum\u00eb shpejt nis\u00ebn debatet\nn\u00eb sht\u00ebpi. Tensioni ishte i madh dhe marr\u00ebdh\u00ebnia midis meje dhe bashk\u00ebshortit\nnisi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebr\n\u00e7far\u00ebdolloj pune, ai nisi ta kalonte gjith\u00eb dit\u00ebn jasht\u00eb me shok\u00ebt e tij duke\npir\u00eb e duke treguar \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb pak interes e p\u00ebrkushtim p\u00ebr familjen e tij.\nPo m\u00eb vinte shpirti n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs! Gjith\u00eb ajo dashuri e madhe, kur lek\u00ebt q\u00eb\nsjell n\u00eb sht\u00ebpi nuk dalin as p\u00ebr gjysm\u00ebn e muajit, zhduket. Shpesh ndodhte q\u00eb\nvinte i dehur n\u00eb sht\u00ebpi, gjithashtu m\u00eb k\u00ebrkonte edhe para. Kjo situat\u00eb vijoi\np\u00ebr disa muaj, derisa prind\u00ebrit e mi t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb ndihmonin her\u00eb pas here, m\u00eb\nthan\u00eb se nuk ishin m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb m\u00eb mbanin mua, f\u00ebmij\u00ebn dhe bashk\u00ebshortin\ntim. Kjo situat\u00eb k\u00ebshtu nuk mund t\u00eb zgjaste m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U k\u00ebrkova prind\u00ebrve t\u00eb mi t\u00eb rikthehesha tek ata, t\u00eb pakt\u00ebn derisa im shoq\nt\u00eb kthehej n\u00eb gjendje si m\u00eb par\u00eb e t\u00eb kishte gjetur nj\u00eb pun\u00eb. Ata pranuan. Kur\ni thash\u00eb se do t\u00eb ikja bashk\u00eb me djalin dhe se nuk mund ta p\u00ebrballoja m\u00eb\nmunges\u00ebn e tij dhe sjelljen prej t\u00eb pap\u00ebrgjegjshmi, ai, sigurisht, nuk ishte\ndakord dhe shp\u00ebrthehu n\u00eb ul\u00ebrima. I k\u00ebrkova t\u00eb shtrohej e t\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb.\nMbase at\u00ebhere do t\u00eb rikthehesha me t\u00eb. U largova mes nj\u00eb sherri t\u00eb tmerrsh\u00ebm\ndhe ul\u00ebrimave. P\u00ebr disa dit\u00eb nuk d\u00ebgjova asgj\u00eb nga ai. Dija q\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb\nkishim me qira nuk kishte m\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta paguar dhe me siguri ishte rikthyer\nte prind\u00ebrit e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb muaji a m\u00eb shum\u00eb, ai trokiti te dera e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Fillimisht\nm\u2019u duk n\u00eb rregull, por kur filloi t\u00eb fliste, e kuptova se gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb ishin\np\u00ebrkeq\u00ebsuar. Ai kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse nuk do t\u00eb kthehesha me\nt\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkonte kujdestarin\u00eb e djalit. Pas nj\u00eb sherri tep\u00ebr t\u00eb madh, u desh\nnd\u00ebrhyrja e babait tim q\u00eb ai t\u00eb largohej. Sherret vazhduan t\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme\nderisa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb erdhi nj\u00eb flet\u00ebthirrje p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb gjyq. Q\u00ebkur isha\nlarguar nga sht\u00ebpia ku jetonim bashk\u00eb, ai ishte rikthyer te prind\u00ebrit e tij. Me\nsiguri i kishte bindur ata se p\u00ebr ndarjen ton\u00eb isha fajtore un\u00eb, ndaj tashm\u00eb\nun\u00eb isha e pad\u00ebshiruar p\u00ebr prind\u00ebrit e tij. Ata nuk ishin sjell\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb keq\nme mua, por as kur kishim nevoj\u00eb nuk na kishin ardhur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb,\nmadje vet\u00ebm shikonin ku e ku t\u2019i merrnin ndonj\u00eb lek t\u00eb birit. Pas rikthimit n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e tyre, ata i kishin gjetur pun\u00eb te nj\u00eb dyqan i kush\u00ebririt t\u00eb tyre, ku\nai punonte si roje nat\u00ebn. Duke qen\u00eb se un\u00eb isha ajo q\u00eb isha larguar nga\nsht\u00ebpia, ata e kishin bindur se un\u00eb i kisha \u201crr\u00ebmbyer nipin\u201d, ndaj kishin\nzgjedhur ta merrnin at\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ligjore. Shum\u00eb shpejt erdhi k\u00ebrkesa p\u00ebr\nparaqitjen p\u00ebr n\u00eb gjyq. K\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb djalin bazohej te fakti se un\u00eb\nkisha qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebshorte e keqe, q\u00eb tradhtoja burrin dhe nuk isha kujdesur\np\u00ebr familjen n\u00eb koh\u00ebn kur im shoq kishte qen\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike. Ndon\u00ebse\nkishte vendosur t\u00eb m\u00eb merrte djalin me rrug\u00eb ligjore, ai vinte her\u00eb pas here n\u00eb\nsht\u00ebpi, madje e takoja edhe rrug\u00ebs dhe vet\u00ebm m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb gjyqi\ntha se un\u00eb nuk e lija as ta takonte djalin, kur un\u00eb vet\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb\ncaktonim dy dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb ku ai t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb vinte t\u00eb takonte t\u00eb birin.\nGjith\u00eb \u00e7far\u00eb thoshte ai, ishin g\u00ebnjeshtra. Sipas avokatit tim, gjyqi nuk po\nshkonte n\u00eb favorin ton\u00eb dhe m\u00eb tha se duhej t\u00eb paguanim gjykat\u00ebsin q\u00eb ne t\u00eb\nfitonim \u00e7\u00ebshtjen. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn, un\u00eb nuk\nkisha ku ta gjeja. Dit\u00ebt e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs po afroheshin dhe frika na\nkishte pushtuar t\u00eb gjith\u00ebve. Nj\u00eb mikesha ime e cila punonte n\u00eb bank\u00eb, m\u00eb\nk\u00ebshilloi t\u00eb merrja nj\u00eb kredi me interes afatgjat\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, kjo ishte e\nvetmja m\u00ebnyr\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb u detyrova t\u00eb merrja kredi, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar\ntim bir. Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e vet, edhe n\u00ebse\nkjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb sakrifikoj\u00eb e madje t\u00eb jap\u00eb edhe rryshfet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Im bir nuk u nda kurr\u00eb nga un\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr\nmua. Aktualisht, vazhdoj t\u00eb paguaj kredin\u00eb e marr\u00eb dhe b\u00ebj nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy\npun\u00eb. Pavar\u00ebsisht se kam shum\u00eb pak koh\u00eb t\u00eb rri me t\u00eb, jam e lumtur q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb\npran\u00eb meje; kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem e qet\u00eb dhe e sigurt\u00eb. Sa p\u00ebr ish-bashk\u00ebshortin\ntim, q\u00eb pas dit\u00ebs s\u00eb gjyqit, nuk e kam lejuar as t\u00eb afrohet te pragu i der\u00ebs\nson\u00eb.&nbsp; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e divorcuar prej m\u00eb pak se nj\u00eb viti. Kam nj\u00eb djal\u00eb 6 vje\u00e7 dhe aktualisht, po jetoj me prind\u00ebrit e mi, n\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb. Jam 30 vje\u00e7e dhe u martova shum\u00eb e re, pasi burrin tim e njoha kur isha n\u00eb gjimnaz. Ai ishte disa vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20239","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20239\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}