{"id":20223,"date":"2019-01-13T16:01:45","date_gmt":"2019-01-13T15:01:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20223"},"modified":"2019-01-13T16:01:59","modified_gmt":"2019-01-13T15:01:59","slug":"jam-mbipeshe-a-mund-te-ngelem-shtatzene%ef%bb%bf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/jam-mbipeshe-a-mund-te-ngelem-shtatzene%ef%bb%bf\/","title":{"rendered":"Jam mbipesh\u00eb! A mund t\u00eb ngelem shtatz\u00ebn\u00eb?\ufeff"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 23 vje\u00e7e, 1.65 e gjat\u00eb,\nq\u00eb kam shtuar shum\u00eb n\u00eb pesh\u00eb koh\u00ebt e fundit, peshoj 85 kg. P\u00ebr merak, b\u00ebra\nanalizat e TSh, q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb 0.12 dhe prolaktina, 5. Problemi im \u00ebsht\u00eb se jam\ne martuar dhe dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Doja t\u00eb dija, me k\u00ebto rezultate q\u00eb m\u00eb kan\u00eb\ndal\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb q\u00eb kam, a mund t\u00eb ngel shtatz\u00ebn\u00eb? Kam frik\u00eb se i kam\nngjar\u00eb mamit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb diabetike. Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Sh\u00ebndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email <a href=\"mailto:dradilmustafa@yahoo.com:-\">dradilmustafa@yahoo.com:-<\/a>\u00a0 <\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje e nderuar!Analizat i ke brenda norme por jan\u00eb dhe shum\u00eb analiza t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb gjetur shkakun e k\u00ebtij \u00e7rregullimi metabolik ku n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb dhe kilogram\u00ebve keni \u00e7regulim te metabolizmit keni mbipeshe e pyetja juaj dhe shqet\u00ebsimi se me k\u00ebt\u00eb mbipesh\u00eb a mund\u00a0 t\u00eb ngeleni shtat\u00ebzan\u00eb un\u00eb si gjinekolog n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs them q\u00eb edhe femrat me mbipesh\u00eb ngelen shtat\u00ebzan\u00ebpo m\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreziqe p\u00ebr shtat\u00ebzanin\u00eb. Obeziteti \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e cila mund t\u00eb sh\u00ebrohet dhe m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet e pastaj t\u00eb niset shtat\u00ebzania. N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs ,sot obeziteti paraqet nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi obezitetin mund t\u00eb definojm\u00eb si rritje t\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb acidit yndyror n\u00eb proporcion me pesh\u00ebn totale t\u00eb trupit,e cila e tejkalon mas\u00ebn (pesh\u00ebn) e lejuar n\u00eb krahasim me gjat\u00ebsin\u00eb e trupit.\u00a0 Padyshim, obeziteti \u00ebsht\u00eb rezultat i k\u00ebtij disbalansi n\u00eb marrjen dhe harxhim t\u00eb kalorive ajo \u00ebsht\u00eb pranuar si nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ndikon negativisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, sepse energjia (kalorit\u00eb) e konsumuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se energjia e harxhuar ashtuq\u00eb energjia (kalorit) e tep\u00ebrta ruhet n\u00eb trup si yndyr\u00eb (20% ose m\u00eb shum\u00eb).\u00a0 Obeziteti \u00ebsht\u00eb armiku i fertilitetit dhe k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb studime t\u00eb ndryshme. Sipas tyre nj\u00eb pesh\u00eb e madhe trupore dhe funksionim jo i mir\u00eb i metabolizmit t\u00eb gruas lidhen me nj\u00eb funksionim jo t\u00eb mir\u00eb hormonal, gj\u00eb e cila bllokon edhe ovulimin e gruas. T\u00eb kesh m\u00eb shum\u00eb yndyr\u00eb n\u00eb trup prodhon ekstrogjen n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb eksagj\u00ebruar duke ndikuar te ovulimi.Gjithashtu gruaja duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn kontroll pesh\u00ebn e saj pasi obeziteti mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vez\u00ebve duke shkaktuar edhe abort spontan n\u00eb disa raste gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtatzanis\u00eb. Pesha e madhe trupore do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht edhe n\u00eb rast se gruaja do t\u2019i n\u00ebnshtrohet fertilizimit In Vitro. Pik\u00ebrisht prodhimi jo i mir\u00eb i hormoneve do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb ciklin menstrual t\u00eb gruas, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i \u00e7rregullt. Gjithashtu pesha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr ecurin\u00eb e mir\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb si edhe p\u00ebr zhvillimin e mir\u00eb t\u00eb fetusit.Mbipesha shkakton ne shtatzani\u00a0 pre-eklampsia\u00a0 dhe eklapsi qe esht\u00eb nj\u00eb patologji q\u00eb n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve shfaqet rreth jav\u00ebs s\u00eb 20 t\u00eb shtatzanis\u00eb. Ky shqet\u00ebsim konsiston n\u00eb rritjen e presionit t\u00eb gjakut dhe proteinave, pra vihet re nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i lart\u00eb i proteinave n\u00eb urin\u00eb. Kjo s\u00ebmundje mund t\u00eb shkaktoj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb placent\u00ebs, mosfunksionim t\u00eb veshkave, edeme pulmonare, hemoragji cerebrale ose abort spontan por dhe rezikon dhe jet\u00ebn e shtat\u00ebzan\u00ebs .T\u00eb femrat shtat\u00ebz\u00ebna me mbipesh\u00eb diabeti gestacional vihet re nj\u00eb rritje jo normale e glicemis\u00eb, ku kan\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb lindur fetus me makrosomi (me pesh\u00eb mbi 4.5 kg), gj\u00eb e cila mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme n\u00eb lindje, prandaj nga mamaja diabetike\u00a0\u00a0 diabeti \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje edhe e trash\u00ebgueshme, e kam fjal\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr tipin e dyt\u00eb t\u00eb diabetit, tipin e t\u00eb rriturve, ndaj duke qen\u00eb se ju e keni nj\u00eb precedent gjenetik, faktin q\u00eb mamaja juaj vuan nga diabeti, ju duhet t\u00eb ishit e informuar q\u00eb, kur nj\u00eb person mbart rrezikun q\u00eb nga paraardh\u00ebsit e tij t\u00eb s\u00ebmuret me nj\u00eb s\u00ebmundje kronike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb diabeti, ju duhet q\u00eb t\u00eb ishit p\u00ebrfshir\u00eb me koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem rregullash dhe kujdesi jet\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kishit minimizuar n\u00eb ekstrem rrezikun q\u00eb mbart linja gjenetike p\u00ebr diabet.\u00a0 Trajtimet kryesore p\u00ebr obezitetin jan\u00eb: dietat dhe ushtrimet fizike. Programet me diet\u00ebn mund t\u00eb japin r\u00ebnie n\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por ruajtja e k\u00ebsaj peshe t\u00eb humbur, shpeshher\u00eb, k\u00ebrkon ushtrime dhe pak\u00ebsimin e ushqimeve energjike, si pjes\u00eb e p\u00ebrhershme e stilit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb personit. T\u00eb gjitha llojet e dietave me \u201cpak karbohidrate\u201d dhe \u201cpak yndyrna\u201d jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura, ashtu si edhe n\u00eb rastet e s\u00ebmundjeve t\u00eb zemr\u00ebs dhe n\u00eb rastet e diabetit. Zbulimi i shkaktarit t\u00eb mbipesh\u00ebs dhe vendosja si q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb luftuar me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019a mposhtur \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e suksesshme kund\u00ebr mbipesh\u00ebs. Dieta e balancuar dhe aktiviteti fizik jan\u00eb dy aleat\u00eb shum\u00eb t\u00eb\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb\u00a0 luft\u00eb.Po ashtu rekomandoi q\u00eb t\u00eb eliminoni sheqernat, brumrat pijet me sheqer, t\u00eb hani shpesh e nga pak, e sa me shum\u00eb sallata e fruta, t\u00eb ecni deri 5 km n\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb eliminoni stresin e t\u00eb krijoni gjithmon\u00eb energji pozitive . Konsultoheni me gjinekologun, dietologun dhe endokrinologun. Ju uroj vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb jeni e vendosur sepse keni mosh\u00eb t\u00eb re dhe e \u00a0sigurt\u00eb q\u00eb \u00a0do e mundni mbipesh\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 23 vje\u00e7e, 1.65 e gjat\u00eb, q\u00eb kam shtuar shum\u00eb n\u00eb pesh\u00eb koh\u00ebt e fundit, peshoj 85 kg. P\u00ebr merak, b\u00ebra analizat e TSh, q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb 0.12 dhe prolaktina, 5. Problemi im \u00ebsht\u00eb se jam e martuar dhe dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Doja t\u00eb dija, me k\u00ebto rezultate q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":14773,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[2008],"class_list":["post-20223","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjeku","tag-dr-adil-mustafa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20223"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20223\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}