{"id":20198,"date":"2019-01-13T22:30:47","date_gmt":"2019-01-13T21:30:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20198"},"modified":"2019-01-13T11:39:43","modified_gmt":"2019-01-13T10:39:43","slug":"na-ndau-vjehrra-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/na-ndau-vjehrra-2\/","title":{"rendered":"Na ndau vjehrra&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Altini ishte nj\u00eb\ndjal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe mendoj se kjo qe arsyeja pse u dashurova me t\u00eb. Ishte me\nshum\u00eb edukat\u00eb, i urt\u00eb dhe i arsyesh\u00ebm, me nj\u00eb fjal\u00eb, djal\u00eb i mir\u00eb, ashtu si\u00e7\njan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt djemt\u00eb sot. Kurr\u00eb nuk ziheshim, sepse gjithnj\u00eb binim dakord me\nnjeri-tjetrin. U fejuam dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb na ndante ishte d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb\npatur f\u00ebmij\u00eb. Ai i donte sa m\u00eb shpejt, kurse un\u00eb thoja se duhej t\u00eb mbaroja\nshkoll\u00ebn m\u00eb par\u00eb, pastaj t\u2019i b\u00ebnim. Vazhdoja t\u00eb lart\u00ebn p\u00ebr mjek\u00ebsi dhe kisha\ndisa vjet shkoll\u00eb p\u00ebrpara, plus specializimet. Kalonte koha dhe ne shkonim mir\u00eb\nme njeri-tjetrin. Sigurisht, shkoja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij kur kishim pushime n\u00eb\nshkoll\u00eb dhe i njihja t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Altini ishte shum\u00eb i lidhur me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, e cila\nb\u00ebhej cop\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj. Dukej grua e vendosur dhe e fort\u00eb, megjith\u00ebse pak\nkonservatore, nd\u00ebrsa i ati ishte m\u00eb i but\u00eb. Me sa dukej, z\u00ebri i saj d\u00ebgjohej m\u00eb\nshum\u00eb n\u00eb familje. Ata jetonin n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb Jugut, nd\u00ebrsa un\u00eb dhe Altini\nvazhdonim shkoll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ku edhe ishim njohur. N\u00eb \u00e7do udh\u00ebtim q\u00eb b\u00ebja, sa\nher\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, ndjeja se prind\u00ebrit e tij m\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb.\nKuptova se Altini i kishte ngjar\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00ebm\u00ebs, kishte trash\u00ebguar prej saj\ngjykimin e sh\u00ebndosh\u00eb. Vura re gjithashtu se, si ai, ashtu edhe i v\u00ebllai dhe motra\ne tij, ndikoheshin shum\u00eb prej s\u00eb \u00ebm\u00ebs. Un\u00eb mendoja se Vangjelia (k\u00ebshtu quhej e\n\u00ebma) do t\u00eb ishte vjeh\u00ebrr shum\u00eb e mir\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Kishim\nplanifikuar t\u00eb kalonim pushimet e ver\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Altinit. Gjithashtu,\nkishim folur me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb dhe kishim vendosur q\u00eb, kur t\u00eb\nmbaronim shkoll\u00ebn, t\u00eb q\u00ebndronim n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb vet\u00eb jam nga Tirana dhe nuk m\u00eb\nka p\u00eblqyer kurr\u00eb t\u00eb l\u00eb qytetin tim, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Pastaj,\nTirana t\u00eb ofron edhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe Altinit i p\u00eblqente kjo\nide. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb rrija kaq gjat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Altinit. U \u00e7udita\nkur pash\u00eb se vjehrra na vuri t\u00eb flinim n\u00eb dhoma t\u00eb ndryshme, me preteksin se\nkishte ftuar n\u00eb sht\u00ebpi edhe v\u00ebllan\u00eb e saj, i cili do t\u00eb flinte me t\u00eb fejuarin\ntim. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb nuk kund\u00ebrshtova, p\u00ebr t\u00eb mos krijuar nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb\nfamilje. Mendova se nat\u00ebn Altini mund t\u00eb vinte n\u00eb dhom\u00ebn time, por p\u00ebr \u00e7udin\u00eb\ntime t\u00eb madhe, a nuk e b\u00ebri. M\u00eb tha se nuk mund t\u00eb vinte. Daja i tij ishte plak\ndhe nuk do ta kuptonte k\u00ebt\u00eb vajtje nat\u00ebn te dhoma e s\u00eb fejuar\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\nnuk ishim martuar akoma. M\u00eb tha edhe se e b\u00ebnte p\u00ebr respekt ndaj tij dhe\nmamas\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb vijuan, vura re se marr\u00ebdh\u00ebnia e Vasilik\u00ebs me t\u00eb bijt\u00eb\nishte m\u00eb shum\u00eb ajo e sundimit dhe kontrollit. V\u00ebllai i madh i t\u00eb fejuarit tim\nb\u00ebnte \u00e7\u2019i thoshte e \u00ebma dhe e shoqja, kunata ime, dukej se ishte m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb\nsituat\u00eb dhe nuk i b\u00ebnte m\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb s\u2019i d\u00ebgjohej z\u00ebri n\u00eb familje. Gjith\u00e7ka\nb\u00ebhej n\u00eb heshtje, por ishte e qart\u00eb se as miza nuk l\u00ebvizte n\u00eb sht\u00ebpi pa lejen e\nsime vjehrre. Nj\u00eb her\u00eb, kur ra muhabeti, Vasilika m\u00eb tha se Altini kishte pasur\ndhe disa lidhje t\u00eb tjera m\u00eb par\u00eb, por nuk ishte lidhur me ato vajza sepse asaj\nnuk i ishin dukur t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb birin. At\u00eb nat\u00eb nuk mbylla sy, jo\nvet\u00ebm se isha vet\u00ebm, por sepse m\u00eb r\u00ebndonte di\u00e7ka n\u00eb gjoks, q\u00eb m\u00eb dukej sikur po\nm\u00eb merrte frym\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas disa dit\u00ebsh,\nVangjelia na tha t\u00eb dyve se mezi priste q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb mbaronim shkoll\u00ebn p\u00ebr t\u00eb\njetuar n\u00eb sht\u00ebpi me t\u00eb. Ajo na tha se na kishte caktuar edhe dhom\u00ebn ku do t\u00eb\nflinim, t\u00eb cil\u00ebn do ta rregullonte kur t\u00eb vinte koha. Ajo e quante t\u00eb sigurt\u00eb\nvajtjen ton\u00eb atje, meq\u00eb djali i madh jetonte ve\u00e7, kurse e motra do t\u00eb martohej\nnj\u00eb dit\u00eb&#8230; Mbeta si e ngrir\u00eb, sepse mendoja se i biri i kishte treguar q\u00eb ne\nt\u00eb dy donim t\u00eb jetonim n\u00eb Tiran\u00eb. Kur ia thash\u00eb k\u00ebt\u00eb me z\u00ebrin q\u00eb m\u00eb dridhej,\nVangjelia m\u00eb siguroi se \u201ck\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebshtu un\u00eb do\nt\u00eb mund t\u00eb rris f\u00ebmij\u00ebt tuaj\u201d. I fejuari im, q\u00eb ishte ulur p\u00ebrball\u00eb meje, nuk\nguxonte t\u00eb m\u00eb shihte n\u00eb fytyr\u00eb. Gati sa nuk shp\u00ebrtheva, por e mbajta veten n\u00eb\nmomentin e fundit, sepse mendova se k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkonte edhe ajo. M\u00ebrm\u00ebrita di\u00e7ka p\u00ebr\nt\u00eb nd\u00ebrruar muhabet dhe nuk fola m\u00eb gjith\u00eb dark\u00ebn. M\u00eb von\u00eb, kur fola me t\u00eb\nfejuarin tim, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebja skandal, se kur t\u00eb shkonim n\u00eb Tiran\u00eb do\nt\u00eb sqaronim gjith\u00e7ka dhe m\u2019u lut t\u00eb mos krijoja z\u00ebnka t\u00eb kota.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa m\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb\nsy, Vasilika m\u00eb shpalli luft\u00eb. \u00c7do gj\u00ebje q\u00eb thosha un\u00eb, i p\u00ebrgjigjej me nj\u00eb\nbuz\u00ebqeshje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, por dukej q\u00eb priste t\u00eb hidhja nj\u00eb hap t\u00eb gabuar ose t\u00eb\nmos i mbaja dot nervat. Nga ana tjet\u00ebr, edhe un\u00eb num\u00ebroja dit\u00ebt p\u00ebr t\u2019u kthyer\nn\u00eb qytetin tim dhe buz\u00ebqeshja me zor. Altini mundohej t\u00eb shmangte p\u00ebrballjet\ntona, por Vasilika gjente rast kur ai ishte vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kritikuar pas\nshpine. Kulmi qe kur u mundua t\u2019i mbushte mendjen se m\u00eb kishte par\u00eb duke i\nhedhur v\u00ebshtrime nj\u00eb djali n\u00eb plazh, nj\u00eb pasdite q\u00eb i biri kishte dal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\npun\u00eb, pastaj q\u00eb kisha dal\u00eb me t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjoja kisha th\u00ebn\u00eb se do shkoja n\u00eb\npazar. E tha si pa t\u00eb keq n\u00eb tavolin\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb u mundua t\u2019i mbushte mendjen\nt\u00eb birit, por ajo nuk e dinte se at\u00eb pasdite un\u00eb dhe i biri kishim vajtur t\u00eb dy\nn\u00eb nj\u00eb motel, se nuk po duronim m\u00eb larg njeri-tjetrit. M\u00eb e keqja ishte se i\nfejuari im nuk donte t\u00eb pranonte se \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb e \u00ebma! Diskutuam dhe me\ntha se duhej t\u00eb mendonim edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb do t\u00eb banonim n\u00eb Tiran\u00eb\ndhe m\u00eb tha se, p\u00ebrsa u p\u00ebrkiste f\u00ebmij\u00ebve, nuk mund t\u00eb prisnim aq gjat\u00eb, sa t\u00eb\nmbaroja un\u00eb specializmin. M\u00eb tha se nuk duhej t\u00eb shqet\u00ebsohesha p\u00ebr shkoll\u00ebn,\npasi ai kishte para dhe mund t\u00eb m\u00eb mbante n\u00eb sht\u00ebpi edhe pa pun\u00eb fare! Fliste\nai, por fjal\u00ebt ishin t\u00eb vjehrr\u00ebs sime. U zum\u00eb at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb\njet\u00ebn ton\u00eb, por k\u00ebsaj radhe, asnj\u00eb nuk hiqte dor\u00eb nga e tija. Dit\u00ebt e m\u00ebpasme u\nmendova shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen time me at\u00eb djal\u00eb. Me sa dukej, ai nuk kishte\nnd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebnte me kok\u00ebn e vet dhe gjithmon\u00eb do t\u00eb ishte n\u00ebn ndikimin e s\u00eb\n\u00ebm\u00ebs. Kur u kthyem n\u00eb Tiran\u00eb, i thash\u00eb se nuk ishim dakord mbi shum\u00eb gj\u00ebra dhe\nishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndaheshim. Ngeli nj\u00eb moment pa folur, pastaj uli kok\u00ebn dhe\npranoi edhe ai ndryshimet e m\u00ebdha q\u00eb kishim. U ndam\u00eb dhe secili shkoi n\u00eb pun\u00eb\nt\u00eb vet. <\/p>\n\n\n\n<p>E gjitha kjo\nndodhi para disa vjet\u00ebsh. Un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn dhe kam filluar specializimin\np\u00ebr pediatre, deg\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Altini, mora vesh se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb\nqytetin e tij, bile k\u00ebt\u00eb ver\u00eb e pash\u00eb n\u00eb plazh. Un\u00eb isha me nj\u00eb djal\u00eb me t\u00eb\ncilin jam njohur prej disa koh\u00ebsh, kurse ai me dy f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe me gruan,\nnj\u00eb vajz\u00eb simpatike dhe t\u00eb urt\u00eb, e cila n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb dukej shum\u00eb e bindur.\nN\u00ebn hijen e \u00e7adr\u00ebs t\u00eb plazhit pash\u00eb edhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn, Vasilik\u00ebn, e cila m\u00eb pa dhe\nfilloi t\u2019u th\u00ebrriste t\u00eb nip\u00ebrve. Mbase \u00ebsht\u00eb thjesht imagjinata ime, por m\u2019u\nduk sikur n\u00ebnqeshi me ironi me cepin e buz\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Altini ishte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe mendoj se kjo qe arsyeja pse u dashurova me t\u00eb. Ishte me shum\u00eb edukat\u00eb, i urt\u00eb dhe i arsyesh\u00ebm, me nj\u00eb fjal\u00eb, djal\u00eb i mir\u00eb, ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt djemt\u00eb sot. Kurr\u00eb nuk ziheshim, sepse gjithnj\u00eb binim dakord me njeri-tjetrin. U fejuam dhe e vetmja gj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13812,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20198","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20198\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}