{"id":20143,"date":"2019-01-12T21:00:26","date_gmt":"2019-01-12T20:00:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20143"},"modified":"2019-01-12T18:22:47","modified_gmt":"2019-01-12T17:22:47","slug":"si-ta-mbash-burrin-gjithe-jeten-pas-vetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/si-ta-mbash-burrin-gjithe-jeten-pas-vetes\/","title":{"rendered":"Si ta mbash burrin gjith\u00eb jet\u00ebn pas vetes?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u201cT\u00eb dashur zot\u00ebrinj t\u00eb faqes intime! Po jua shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb\nnga ju nj\u00eb mendim n\u00eb lidhje me rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb gruaja n\u00eb forcimin e\nfamiljes dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve bashk\u00ebshortore. Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur mendja top\nse forcimi apo dob\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare dhe mbar\u00ebvajtja e familjes,\nvaret kryesisht nga femra, nga gruaja, nga q\u00ebndrimi, men\u00e7uria dhe zot\u00ebsia e saj\np\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb burrin p\u00ebr vete. P\u00ebr mua, nj\u00eb familje q\u00eb ka nj\u00eb grua t\u00eb mir\u00eb, nuk dob\u00ebsohet\ndhe nuk prishet kurr\u00eb. E shtroj k\u00ebt\u00eb problem pasi debatova para disa dit\u00ebsh me\nnj\u00eb shoqen time, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e pranon k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, por as q\u00eb beson fare\nse mund t\u00eb ket\u00eb familje t\u00eb fort\u00eb dhe martes\u00eb t\u00eb lumtur. Ajo, me ciniz\u00ebm, e\nsimbolizon martes\u00ebn me nj\u00eb qyp t\u00eb mbushur m\u00eb fekale, q\u00eb ka p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb shtres\u00eb\nmjalti dhe, me t\u2019u mbaruar kjo shtres\u00eb, familja kthehet n\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb, mbaron\ns\u00eb qenuri\u2026 Un\u00eb jam kund\u00ebr dhe i sjell si shembull familjen time. Kam dhjet\u00eb\nvjet martuar dhe burri m\u00eb do nj\u00ebsoj si n\u00eb vitet e para. Kemi tre f\u00ebmij\u00eb, i\nmadhi n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, m\u00eb i vogli pes\u00eb dhe \u201cqypi yn\u00eb ka vet\u00ebm mjalt\u00eb, i cili shtohet\ne shtohet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb\u2026\u201d. \u201cPrit, prit, thot\u00eb ajo, k\u00ebshtu si ti mendoja\nedhe un\u00eb, po e shikon se \u00e7\u2019po m\u00eb ndodh?\u201d. Marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e\ndrejta, jan\u00eb tronditur shum\u00eb; burri \u00ebsht\u00eb ftohur ndaj saj, mir\u00ebpo un\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nftohje nuk ia hedh fajin as familjes, as burrit, por asaj dhe vet\u00ebm asaj. Duket\nq\u00eb atje tej se ajo tregohet shum\u00eb e mefsht\u00eb&#8230; I rri burrit hund\u00eb e buz\u00ebvarur.\nP\u00ebrton t\u2019i gatuaj\u00eb t\u00eb shoqit nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u201cQyqja, le t\u00eb gatuaj\u00eb vet\u00eb,\npse t\u00eb gatuaj un\u00eb? A jemi t\u00eb barabart\u00eb?\u201d, m\u00eb thot\u00eb shpesh. Nuk shkon kurr\u00eb me\nt\u00eb n\u00eb vizita gj\u00ebkundi. Un\u00eb mendoj se gruaja n\u00eb familje duhet t\u00eb luaj\u00eb rol\naktiv, t\u00eb mos e flej\u00eb mendjen kurr\u00eb\u2026 Gruaja, them un\u00eb, s\u2019duhet ta l\u00ebr\u00eb kurr\u00eb\nfamiljen e saj n\u00eb duart e fatit, por duhet t\u2019i dal\u00eb \u00e7do t\u00eb keqeje p\u00ebrpara dhe\nta mbaj\u00eb burrin gjithmon\u00eb pas vetes. Si mendoni ju, a kam t\u00eb drejt\u00eb? K.L.\nP\u00ebrmet\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E nderuar lexuesja jon\u00eb, K.L.! Po e themi q\u00eb n\u00eb fillim se, megjith\u00ebse\nmendimet tuaja na duken paksa t\u00eb nj\u00ebanshme, p\u00ebrsa i p\u00ebrket rolit t\u00eb gruas n\u00eb\nforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bashk\u00ebshortore dhe merakut t\u00eb gruas n\u00ebn\u00eb dhe gruas\nbashk\u00ebshorte p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe forcuar familjen, mendojm\u00eb se ju keni plot\u00ebsisht\nt\u00eb drejt\u00eb. Themi t\u00eb nj\u00ebanshme, se forcimi i familjes dhe mbajtja gjall\u00eb e\nlumturis\u00eb familjare, duhet t\u00eb jet\u00eb preokupim i p\u00ebrditsh\u00ebm i t\u00eb dy partner\u00ebve\n(familja \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb dyja shtyllat e saj), nd\u00ebrsa ju e\nshikoni at\u00eb vet\u00ebm si detyr\u00eb t\u00eb gruas\u2026 Po, ani, ju merrni pjes\u00ebn tuaj dhe s\u2019b\u00ebni\nkeq; roli i gruas n\u00eb familje, n\u00eb forcimin dhe mbar\u00ebvajtjen e saj \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\nshum\u00eb i madh dhe jo rrall\u00eb, vendimtar. S\u2019thon\u00eb m\u00eb kot andej nga an\u00ebt tuaja se\n\u201cfamilja \u00ebsht\u00eb gruaja\u201d. Duket kjo, sidomos, n\u00eb disa drejtime, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\nme kushtet objektive dhe subjektive n\u00eb t\u00eb cilat po kalon sot, n\u00eb vendin ton\u00eb,\ninstitucioni i familjes. Ne, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb japim disa k\u00ebshilla, p\u00ebr ju dhe t\u00eb\ngjitha ato gra q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ta ruajn\u00eb t\u00eb fort\u00eb familjen e tyre&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rruga p\u00ebr n\u00eb zemr\u00ebn e\nmeshkujve kalon n\u00ebp\u00ebrmjet stomakut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb pari, kjo th\u00ebnie merr r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb kushtet tona, kur familja jon\u00eb kryen\nende disa funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike, kur ajo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb\nende \u201chotel dhe restorant\u201d p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e saj, mbetet vendi i vet\u00ebm ku\nnjer\u00ebzit flen\u00eb, qet\u00ebsohen, han\u00eb e pin\u00eb, duke e p\u00ebrgatitur ushqimin vet\u00eb dhe ku\ngruaja, si amvis\u00eb dhe zonj\u00eb sht\u00ebpie, luan n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, tradicionalisht, rolin\ne violin\u00ebs s\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, ajo mund t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet faktor vendimtar\np\u00ebr forcimin e mir\u00ebkuptimit, harmonis\u00eb dhe dashuris\u00eb bashk\u00ebshortore. Nj\u00eb rol t\u00eb\nmadh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, luan p\u00ebrgatitja prej saj e ushqimit. Nj\u00eb grua e shkath\u00ebt, e\nmen\u00e7ur, e zonja, mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mjesht\u00ebrin\u00eb e saj kulinare p\u00ebr\nt\u00eb forcuar marr\u00ebdh\u00ebniet dashurore me bashk\u00ebshortin, q\u00eb jan\u00eb baz\u00eb e \u00e7do\nfamiljeje. Esht\u00eb fakt se mosdij\u00ebn, munges\u00ebn e d\u00ebshir\u00ebs dhe mefsht\u00ebsin\u00eb e grave\np\u00ebr t\u00eb gatuar, meshkujt e quajn\u00eb si t\u00eb met\u00ebn dhe mang\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb\nbashk\u00ebshorteve t\u00eb tyre. Duhet mbajtur parasysh gjithashtu se nj\u00eb grua mund t\u00eb\nkrijoj\u00eb emocione pozitive n\u00eb familje jo vet\u00ebm me an\u00ebn e ushqimit t\u00eb shijsh\u00ebm,\npor edhe me rregullin e past\u00ebrtin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ambientin sht\u00ebpiak\u2026 Kjo do t\u00eb\nthot\u00eb, pra, se nj\u00eb kujdes i posa\u00e7\u00ebm u duhet kushtuar edhe fuksioneve q\u00eb luan\nfamilja \u201csi hotel\u201d, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb si faktor q\u00eb ndikon tej mase n\u00eb\nforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bashk\u00ebshortore. Krevati bashk\u00ebshortor \u00ebsht\u00eb llozha e\nshenjt\u00eb e \u00e7iftit, prandaj ai duhet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr\nmarr\u00ebdh\u00ebniet intime seksuale, \u00e7ar\u00e7af\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lar\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr,\ndyshek\u00ebt t\u00eb rehatsh\u00ebm, susta q\u00eb s\u2019k\u00ebrcet e s\u2019b\u00ebhet grop\u00eb&#8230; t\u00eb gjitha k\u00ebto\nndikojn\u00eb dhe forcojn\u00eb \u00e7do nat\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dashurin\u00eb bashk\u00ebshortore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dhom\u00eb gjumi \u201crr\u00ebmuj\u00eb\u201d, e papastruar dhe e parregulluar, nj\u00eb krevat \u201cq\u00eb\ni k\u00ebrcasin kockat\u201d, nj\u00eb pal\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u00eb pand\u00ebrruar sipas afatit, q\u00eb mbajn\u00eb er\u00eb\ndjers\u00eb, i \u201cngacmojn\u00eb nervat burrit\u201d, i dob\u00ebsojn\u00eb atij ndjenj\u00ebn e respektit dhe\nt\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshorten. Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luan n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb,\nsidomos, rip\u00ebrt\u00ebritja dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i ambienteve intime. Por,\nkujdes! Meshkujt nuk kan\u00eb qejf ta zbulojn\u00eb q\u00ebllimin e k\u00ebtyre ndryshimeve,\nprandaj nj\u00eb grua e zgjuar dhe e men\u00e7ur mban gjithmon\u00eb parasysh psikologjin\u00eb e\ntyre dhe i b\u00ebn ato \u201cpa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy\u201d, me kujdes, pa zhurm\u00eb e pa buj\u00eb, sa m\u00eb\nnatyrsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mos e l\u00ebr rutin\u00ebn t\u00eb ulet\n\u201ck\u00ebmb\u00ebkryq\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet intime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u2019ka armik m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet familjare dhe dashurin\u00eb e dy\nbashk\u00ebshort\u00ebve sesa rutina n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Mir\u00eb, do t\u00eb thoni ju,\ndakord jemi, por si mund t\u2019i shp\u00ebtojm\u00eb asaj? Ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb thyer\nrutin\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb jet\u00ebs familjare dhe secila grua i zgjedh ato sipas\nmund\u00ebsive dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet, por sot \u00ebsht\u00eb rasti t\u2019ju rekomandojm\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb\npar\u00eb \u201cdaljet nga sht\u00ebpia\u201d, sh\u00ebtitjet, frekuentimin e teatrove, kinemave,\nvendeve publike dhe, sidomos, vizitat te farefisi, shok\u00ebt dhe miqt\u00eb\u2026 Kjo, sepse\nn\u00eb raste t\u00eb tilla, t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ndryshojn\u00eb di\u00e7ka\nedhe n\u00eb veten e tyre. Ja, le t\u00eb marrim si shembull vizitat me rastin e festave\nfamiljare, dat\u00eblindjeve, etj. N\u00eb at\u00eb pasdite q\u00eb doni t\u2019ia kushtoni nj\u00eb vizite\nt\u00eb till\u00eb, si gruaja, si burri, dashur padashur, do t\u00eb p\u00ebrpiqen \u201ct\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb\nbukur se zakonisht\u201d, sidomos gruaja, pasi do t\u00eb vishet paksa m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb ndryshe,\ndo t\u00eb krihet m\u00eb bukur, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb makiazh, do t\u00eb mbath\u00eb k\u00ebpuc\u00eb me\ntaka, q\u00eb do ta tregojn\u00eb m\u00eb shtathedhur, me nje fjal\u00eb, do t\u00eb heq\u00eb \u201crrobat e\nvjetra e komode, q\u00eb i kan\u00eb mbir\u00eb n\u00eb trup\u201d t\u00ebr\u00eb jav\u00ebs. Q\u00eb k\u00ebtu, fillon ndryshimi\ni gjendjes shpirt\u00ebrore dhe humorit. Pastaj fillojn\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet, buz\u00ebqeshjet,\nbisedat, shakat\u00eb\u2026 N\u00eb k\u00ebto raste, ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i q\u00ebndrosh sa m\u00eb pran\u00eb\nburrit, madje edhe \u201ct\u2019i shtr\u00ebngohesh\u201d apo t\u2019i p\u00ebrk\u00ebdhelesh nga pak atij,\nsidomos kur shtrohesh si mysafire n\u00eb tavolin\u00eb apo kur k\u00ebrcen me t\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Seksi mban gjall\u00eb dashurin\u00eb,\nforcon familjen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr njer\u00ebzore nuk mund ta forcoj\u00eb miq\u00ebsin\u00eb dhe\ndashurin\u00eb midis dy bashk\u00ebshort\u00ebve sesa seksi, marr\u00ebdh\u00ebniet intime seksuale,\nprandaj shfryt\u00ebzoni \u00e7do rast p\u00ebr t\u2019u afruar dhe p\u00ebrpiquni q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet\nseksuale t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy sa m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Mos e lini vet\u00ebn\nt\u00eb b\u00ebni seks \u201csa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn\u201d, por p\u00ebrpiquni t\u00eb gjeni pik\u00ebn \u201cG\u201d t\u00eb\nk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb tuaj dhe t\u00eb partnerit tuaj. Ku ndodhet ajo \u201ce shkret\u00eb pik\u00eb\u201d, q\u00eb luan\nmendsh femr\u00ebn dhe mashkullin, q\u00eb e \u00e7on nivelin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe dashuris\u00eb n\u00eb\nqiellin e shtat\u00eb? Edhe n\u00eb teori at\u00eb nuk e din\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e njer\u00ebzve,\npor ju p\u00ebrpiquni t\u2019i jepni sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi bashk\u00ebshortit tuaj dhe ajo\nndjenj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie sublime, si uj\u00ebt n\u00eb en\u00ebt komunikuese, do t\u2019jua mbush\u00eb\nshpirtin plot t\u00eb dyve. K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebrkim e sip\u00ebr, do t\u00eb gjeni \u201cpika\u201d t\u00eb tjera\nt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb sjell afrimi dhe bashkimi fizik midis jush, do t\u00eb gjeni m\u00ebnyra\ndhe pozicione nga m\u00eb interesantet. R\u00ebnd\u00ebsi ka ajo q\u00eb tham\u00eb: N\u00eb asnj\u00eb rast, mos\nlejoni seks sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn! T\u00ebrhiqeni partnerin tuaj n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkime\ninteresante. Ai mund ta gjej\u00eb pik\u00ebn e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb suaj shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb se ju\n\u201cpik\u00ebn\u201d e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo m\u00ebnyr\u00eb krijuese edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale, nuk e l\u00eb kurr\u00eb rutin\u00ebn\nn\u00eb futet mes jush\u2026 Rutina \u00ebsht\u00eb mola q\u00eb g\u00ebrryen p\u00ebrbrenda dashurin\u00eb. Seksi\nfamiljar nuk i duhet l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb rast\u00ebsis\u00eb dhe askush m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb fem\u00ebr e\nkujdesshme nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb shoqin pas vetes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kujdesu vazhdimisht p\u00ebr\npamjen t\u00ebnde t\u00eb jashtme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rast se ju nuk do t\u00eb p\u00ebrdorni nj\u00eb krem t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, n\u00eb rast se nuk\ndo t\u2019i b\u00ebni qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb masazh fytyr\u00ebs, gush\u00ebs dhe qaf\u00ebs suaj,\np\u00ebrve\u00e7 rrudhave t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb dhe l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb that\u00eb, mos pritni asgj\u00eb tjet\u00ebr. Q\u00eb\nt\u00eb gjitha k\u00ebto, nj\u00eb grua e zgjuar dhe me instikte t\u00eb spikatura fem\u00ebrore, i\nkthen n\u00eb arm\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete bashk\u00ebshortin e saj, e sigurt\u00eb,\nplot\u00ebsisht e sigurt\u00eb se nuk do t\u00eb ngelet pa u shp\u00ebrblyer\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebmishat e nat\u00ebs dhe pizhamat e vjetra, t\u00eb cilave u ka dal\u00eb boja prej\nkoh\u00ebsh, hidhini n\u00eb kazanin e plehrave! E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr veshjen,\nform\u00ebn e flok\u00ebve, higjien\u00ebn dhe past\u00ebrtin\u00eb vetjake. Sa jeni e re, sidomos\nnat\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb duhet \u201ct\u00eb luani rol\u201d sesa t\u00eb flini. Edhe kur jeni shum\u00eb e\nlodhur, sa mezi ju mbajn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, vishni nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb nate sa me seksi dhe\npriteni partnerin n\u00eb krevat n\u00eb nj\u00eb pozicion josh\u00ebs&#8230; Ja, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto\nmomente i duhet futur thika n\u00eb zem\u00ebr rutin\u00ebs seksuale, duke treguar veten n\u00eb\nnj\u00eb \u201cpozicion t\u00eb ri\u201d. O Zot, ruajuni, mos u paraqitni kurr\u00eb para bashk\u00ebshortit\ne p\u00ebrgjumur, duke ofshar\u00eb e r\u00ebnkuar\u2026 Asgj\u00eb nuk e vret dashurin\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa\nnj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb, i mefsht\u00eb dhe flegmatik!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur themi t\u00eb shtriheni n\u00eb nj\u00eb pozicion josh\u00ebs, nuk e kemi fjal\u00ebn q\u00eb t\u00eb\nekspozoni para tij \u201clakuriq\u00ebsin\u00eb\u201d tuaj. Zgjidhni nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb nate sa m\u00eb t\u00eb\nleht\u00eb, me dantella\u2026 Veshjet e brendshme intime mos i blini kurr\u00eb pa i matur,\nkuturu, por mbani parasysh se ato e luajn\u00eb rolin e tyre vet\u00ebm kur jan\u00eb t\u00eb\nputhitura dhe t\u00eb rrin\u00eb mir\u00eb pas trupit\u2026 Mbani parasysh se burrat e duan \u201c\u00e7do\ngj\u00eb me mas\u00eb\u201d, pra, gjell\u00ebn me krip\u00eb dhe krip\u00ebn me karar\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mos mbani kurr\u00eb ila\u00e7e n\u00eb\ndhom\u00ebn e gjumit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rast se keni ndonj\u00eb s\u00ebmundje kronike, rruf\u00eb, infeksione, etj. dhe jeni e\ndetyruar t\u00eb p\u00ebrdorni ila\u00e7e, mos i mbani dhe sidomos, mos i p\u00ebrdorni ato kurr\u00eb\nn\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. Vet\u00ebm n\u00eb dollapin e barnave dhe asgj\u00ebkundi tjet\u00ebr. Ila\u00e7et\nkrijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb pensioni. N\u00eb vend t\u00eb tyre, le t\u00eb shikoj\u00eb burri mbi\nkomon\u00eb tuaj nj\u00eb flakon aromatik apo nj\u00eb revist\u00eb me fotografi interesante. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Aroma t\u00eb femr\u00ebs seksuale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Blini patjet\u00ebr parfume, jo nga ato p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb,\npor parfume p\u00ebr krevat. Ato jan\u00eb gjithmon\u00eb paksa m\u00eb t\u00eb lehta, nuk t\u00eb z\u00ebn\u00eb\nfrym\u00ebn, p\u00ebrkundrazi, kan\u00eb aroma af\u00ebr asaj t\u00eb pudr\u00ebs dhe luleve t\u00eb fush\u00ebs&#8230;\nK\u00ebto parfume, duhen p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebri, vet\u00ebm pak\u00ebz.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb dashur zot\u00ebrinj t\u00eb faqes intime! Po jua shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga ju nj\u00eb mendim n\u00eb lidhje me rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb gruaja n\u00eb forcimin e familjes dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve bashk\u00ebshortore. Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur mendja top se forcimi apo dob\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare dhe mbar\u00ebvajtja e familjes, varet kryesisht nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20144,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[88],"tags":[2066],"class_list":["post-20143","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-seksologu","tag-ide"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20143\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}