{"id":20111,"date":"2019-01-12T13:00:59","date_gmt":"2019-01-12T12:00:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20111"},"modified":"2019-01-12T12:01:55","modified_gmt":"2019-01-12T11:01:55","slug":"pse-perrallat-me-shume-jane-histori-horrori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/pse-perrallat-me-shume-jane-histori-horrori\/","title":{"rendered":"Pse p\u00ebrrallat me shum\u00eb jan\u00eb histori horrori?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, aq e \u00ebmb\u00ebl dhe e sjellshme sa t\u00eb gjith\u00eb e donin. K\u00ebshtu nis rr\u00ebfenja e K\u00ebsul\u00ebkuqes. Mund t\u00eb mendosh se e njeh, por cilin version?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer si f\u00ebmij\u00eb, a ishte K\u00ebsul\u00ebkuqja q\u00eb ia punoi ujkut apo ishte druvari i pyllit q\u00eb i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb? A u nxor gjyshja e gjall\u00eb nga stomaku i ujkut apo u tret aty? A u fut vajza n\u00eb shtrat me ujkun?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ishin fatkeq\u00ebsit\u00eb e saj thjesht fat i keq apo po i k\u00ebrkonte vet\u00eb? Njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha kulturat i rr\u00ebfejn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebrralla dhe e nj\u00ebjta histori shpesh merr nj\u00eb larmi formash, n\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Joshja universale e k\u00ebtyre rr\u00ebfenjave fantastike i atribuohet shpesh ides\u00eb se p\u00ebrmbajn\u00eb mesazhe paralajm\u00ebruese: n\u00eb rastin e K\u00ebsul\u00ebkuqes, t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb maman\u00eb, t\u00eb mos shmanget nga rruga dhe t\u00eb mos flas\u00eb me t\u00eb panjohurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo q\u00eb mund t\u00eb na duket interesante n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori mund t\u00eb jet\u00eb se ka brenda informacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb antropologu Jamie Tehrani nga Universiteti Durham, n\u00eb Britani. Por k\u00ebrkimi i tij sugjeron ndryshe. Duke eksploruar sesi p\u00ebrralla kan\u00eb ndryshuar dhe jan\u00eb zhvilluar nd\u00ebrsa jan\u00eb p\u00ebrhapur mes kulturave, ai beson se ka<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">zbuluar \u00e7far\u00eb i b\u00ebn ato v\u00ebrtet t\u00ebrheq\u00ebse. \u201cKemi k\u00ebt\u00eb hendek t\u00eb madh n\u00eb njohurin\u00eb ton\u00eb rreth historis\u00eb dhe parahistoris\u00eb s\u00eb rr\u00ebfimtaris\u00eb, pavar\u00ebsisht faktit se e dim\u00eb q\u00eb ky zhan\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lasht\u00eb\u201d, thot\u00eb Tehrani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk i ka ndalur antropolog\u00ebt, folklorist\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb nxjerrin teori p\u00ebr t\u00eb shpjeguar joshjen dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrrallave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore. Tani, Tehrani ka gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb testuar k\u00ebto ide, duke huazuar nj\u00eb teknik\u00eb nga biolog\u00ebt evolucionist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb funksionale historin\u00eb evolucioniste, zhvillimin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes grupeve t\u00eb organizmave, biolog\u00ebt krahasojn\u00eb karakteristikat e specieve t\u00eb gjalla n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb quajtur analiza filogjenetike. Tehrani ka p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje p\u00ebr t\u00eb krahasuar versionet e lidhura t\u00eb p\u00ebrrallave p\u00ebr t\u00eb zbuluar sesi kan\u00eb evoluar dhe cil\u00ebt element\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e tij fokusohet tek K\u00ebsul\u00ebkuqja dhe shum\u00eb paraqitjet e saj, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrralla t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb njohura si \u201cUjku dhe F\u00ebmij\u00ebt\u201d. Duke rrjet\u00ebzuar koleksionet akademike p\u00ebr variantet e k\u00ebtyre dy rr\u00ebfenjave dhe historive t\u00eb ngjashme nga Afrika, Azia Lindore dhe rajone t\u00eb tjera, ai doli me 58 histori nga tradita gojore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u2019u vendosur analiza e tij filogjenetike, ai p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjtat metoda p\u00ebr t\u00eb eksploruar sesi kan\u00eb ndryshuar, gjat\u00eb koh\u00ebs. Fillimisht ai testoi disa hamend\u00ebsime se cilat aspekte t\u00eb historis\u00eb ndryshojn\u00eb m\u00eb pak nd\u00ebrsa ajo zhvillohet, duke treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Folklorist\u00ebt besojn\u00eb se ngjarjet jan\u00eb m\u00eb qendrore ndaj historis\u00eb sesa personazhet \u2013 se t\u2019i b\u00ebsh vizit\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hasur nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb frikshme t\u00eb maskuar, \u00ebsht\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsore sesa fakti n\u00ebse vizitori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl apo tre v\u00ebllez\u00ebr apo kafsha \u00ebsht\u00eb tig\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb ujkut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Strategjia e mbijetes\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, Tehrani nuk gjeti ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb norm\u00ebn e evolucionit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb krahasuara me at\u00eb t\u00eb personazheve. \u201cNgjarje t\u00eb tilla jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, sepse i dim\u00eb si thelb\u00ebsore p\u00ebr historin\u00eb, por ka edhe shum\u00eb detaje t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb evoluojn\u00eb lirsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb ai. Teorin\u00eb e tij nuk tregoi se seksioni i mes\u00ebm i nj\u00eb historie \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e ruajtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk gjeti ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb fleksibilitetin e ngjarjeve n\u00eb fillim, mes dhe fund. Por surpriza e v\u00ebrtet\u00eb erdhi kur ai pa element\u00ebt paralajm\u00ebrues t\u00eb historis\u00eb. \u201cStudimet mbi p\u00ebrrallat e gjahtar\u00ebve sugjerojn\u00eb se k\u00ebto narrativa kodojn\u00eb informacion shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreth mjedisit \u2013 material i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E megjithat\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn e tij element\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb po aq fleksib\u00ebl sa tregojn\u00eb shembujt. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb, aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa t\u00eb riprodhohet nga brezi n\u00eb brez? P\u00ebrgjigja duket se \u00ebsht\u00eb, tmerri: aspekte t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe t\u00eb frikshme t\u00eb historis\u00eb, rezultuan t\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb ruajturat, nga t\u00eb gjitha. N\u00eb shum\u00eb versione europiane, p\u00ebr shembull, ujku i jep K\u00ebsul\u00ebkuqes nj\u00eb vakt me mbetjet e gjyshes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj \u00ebsht\u00eb varianti italian ku ujku i thot\u00eb se jan\u00eb tortelini, por n\u00eb fakt jan\u00eb vesh\u00ebt e gjyshes\u201d, thot\u00eb Tehrani. Asaj i jepet \u201cver\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjaku i gjyshes. N\u00eb variantet aziatike t\u00eb Lindjes, disa motra kaluan nat\u00ebn n\u00eb shtrat me nj\u00eb tig\u00ebr dhe u zgjuan, duke e d\u00ebgjuar t\u00eb p\u00ebrtypte kockat e m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebs. \u201cK\u00ebto tipare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb shum\u00eb versione t\u00eb historis\u00eb\u201d, thot\u00eb Tehrani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po p\u00ebrse k\u00ebto detaje trajtohen me kaq nderim nga rr\u00ebfimtar\u00ebt, kur tipare t\u00eb tjera jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar? Tehrani ka nj\u00eb ide: \u201cN\u00eb kontekstin gojor, nj\u00eb histori nuk do t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimtari t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet edhe t\u00eb jet\u00eb interesante kur rr\u00ebfehet nga dikush q\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimtar i madh.\u201d Mbase darka me mbetjet e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi \u00ebsht\u00eb aq mb\u00ebrthyese sa e ndihmon historin\u00eb t\u00eb mbetet gozhduese dhe popullore, pavar\u00ebsisht sa keq rr\u00ebfehet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jack Zipes n\u00eb Universitetin e Minesot\u00ebs, Mineapolis, nuk \u00ebsht\u00eb i bindur. Ai thot\u00eb se tmerri nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i mbajtur p\u00ebrrallat gjall\u00eb. \u2018Edhe n\u00ebse jan\u00eb gjakatare, nuk do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\u201d, thot\u00eb ai. Ai beson se tema e p\u00ebrjetshme e dhun\u00ebs ndaj grave n\u00eb histori si K\u00ebsul\u00ebkuqja shpjegon se p\u00ebrse vazhdojn\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por Tehrani tregon se, megjith\u00ebse variantet per\u00ebndimore p\u00ebrfshijn\u00eb dhun\u00ebn kund\u00ebr grave, t\u00eb tjer\u00ebt nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb variantin kinez dhe at\u00eb japonez, shpesh t\u00eb njohur si Gjyshja Tig\u00ebr, personazhi i keq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua, nd\u00ebrsa n\u00eb Iran dhe Nigeri, viktima \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rezistenca nuk \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mathias Clasen, nga universiteti danez i Aarhusit nuk \u00ebsht\u00eb i befasuar nga gjetjet e Tehranit. \u201cHistorit\u00eb e frym\u00ebzuara nga tmerri shkojn\u00eb drejt e n\u00eb shtratin e natyr\u00ebs njer\u00ebzore\u201d, thot\u00eb ai. \u201cNormat dhe morali ndryshojn\u00eb, por ato q\u00eb na frik\u00ebsojn\u00eb, fakti se trembemi shpejt dhe se k\u00ebrkojm\u00eb arg\u00ebtimin e krijuar p\u00ebr t\u00eb na frik\u00ebsuar \u2013 ato jan\u00eb konstante\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jonathan Gottschall nga Kolegji Washington and Jefferson, n\u00eb Pensilvani, bie dakord. \u201cShum\u00eb prej nesh e mendojn\u00eb veten t\u00eb sjellsh\u00ebm, t\u00eb qytet\u00ebruar dhe njer\u00ebz q\u00eb duam paqen, e megjithat\u00eb kalojm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs brenda bot\u00ebve t\u00eb historive q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb dhunshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Clasen, i cili ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb karrier\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptoj\u00eb magjepsjen ton\u00eb p\u00ebr horrorin, beson se historit\u00eb e tmerrshme na m\u00ebsojn\u00eb sesi ndihesh po t\u00eb kesh frik\u00eb pa pasur p\u00ebrjetuar rrezikun e v\u00ebrtet\u00eb. \u201cMendoj se horrori na b\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb q\u00ebndres\u00eb ndaj emocioneve negative\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike, kur njer\u00ebz si Charles Perrault dhe v\u00ebllez\u00ebrit Grimm nis\u00ebn t\u00eb nxirrnin p\u00ebrralla n\u00eb shtypin e shekullit 18 dhe 19-t\u00eb, hoq\u00ebn pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dhun\u00ebs dhe ndodhive t\u00eb pak\u00ebndshme. Shum\u00eb histori m\u00eb t\u00eb err\u00ebta nuk mund t\u00eb p\u00ebrshtateshin n\u00eb at\u00eb medium moralist dhe patriarkal dhe kan\u00eb humbur. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk do ta dim\u00eb sesa imponues ishin ato histori t\u00eb frikshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, aq e \u00ebmb\u00ebl dhe e sjellshme sa t\u00eb gjith\u00eb e donin. K\u00ebshtu nis rr\u00ebfenja e K\u00ebsul\u00ebkuqes. Mund t\u00eb mendosh se e njeh, por cilin version? N\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer si f\u00ebmij\u00eb, a ishte K\u00ebsul\u00ebkuqja q\u00eb ia punoi ujkut apo ishte druvari i pyllit q\u00eb i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20112,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46,1355],"tags":[2061],"class_list":["post-20111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-enciklopedi","category-entertainment","tag-perrallat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20111\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}