{"id":20061,"date":"2019-01-11T19:00:39","date_gmt":"2019-01-11T18:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20061"},"modified":"2019-01-11T19:27:58","modified_gmt":"2019-01-11T18:27:58","slug":"%ef%bb%bfvdekjen-e-saj-se-kaloi-askush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/%ef%bb%bfvdekjen-e-saj-se-kaloi-askush\/","title":{"rendered":"\ufeffVdekjen e saj s\u2019e kaloi askush"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ishte vajza e dyt\u00eb, por f\u00ebmija i fundit\nn\u00eb at\u00eb familje. Kam d\u00ebgjuar n\u00eb fshat se prind\u00ebrit nuk e kishin dashur. Ishte nj\u00eb\nf\u00ebmij\u00eb i ardhur aksidentalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Fati i saj kishte qen\u00eb q\u00eb n\u00eb\nfillim fatkeq\u00ebsi, p\u00ebr dy arsye. Ajo kishte lindur n\u00eb fshat, apo m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb\nfshat q\u00eb ishte shum\u00eb pran\u00eb metropolit, por ku mentaliteti ishte i nj\u00ebjt\u00eb me ato\nt\u00eb zonave t\u00eb thella t\u00eb Veriut, n\u00eb t\u00eb cilat risit\u00eb e bot\u00ebs moderne shkonin me v\u00ebshtir\u00ebsi.\nGjithashtu, kishte ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb pa d\u00ebshir\u00ebn e prind\u00ebrve. Ata ishin\nmjaftuar me nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb kishin pasur. Planifikimi i tyre familjar\nnuk p\u00ebrfshinte nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Gjithsesi, nga vendi i saj thuhej se ka qen\u00eb e\nshkruar nga Zoti. Ajo ishte shum\u00eb e bukur, e sjellshme dhe e dashur p\u00ebr t\u00eb\ngjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e respektonin dhe g\u00ebzoheshin nga prania e saj. <\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsia e saj filloi kur u rrit, edhe\npse bazat i kishte q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Bukuria do t\u2019i kushtonte shum\u00eb. Jetonte me t\u00eb\n\u00ebm\u00ebn dhe gjyshen, pasi t\u00eb atin e kishte emigrant n\u00eb Angli dhe kishte pes\u00eb vjet\npa e takuar. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj e kishte takuar vet\u00ebm tre her\u00eb. Idhulli\ni saj ishte e motra. Lavdet dhe piedestali n\u00eb t\u00eb cilin e kishte ngritur\nfamilja, b\u00ebnte q\u00eb para syve t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl ajo t\u00eb ishte ikon\u00eb e past\u00ebrtis\u00eb\ndhe e bukuris\u00eb. I kishin th\u00ebn\u00eb se kur ishte e motra pa fejuar, me dhjet\u00ebra\nnjer\u00ebz i q\u00ebndronin para sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr ta k\u00ebrkuar p\u00ebr nuse dhe ajo n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb\nthoshte, gjithmon\u00eb do mburrte motr\u00ebn, e cila tani ishte e martuar dhe kishte nj\u00eb\ndjal\u00eb. Kjo donte e l\u00ebvdonte t\u00eb motr\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai i cili kujdesej m\u00eb shum\u00eb\np\u00ebr t\u00eb ishte i v\u00ebllai, edhe ai, emigrant. Me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb e kish lindur, nuk kishte\ngjetur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Dinte t\u00eb falte shum\u00eb dashuri, por asaj vet\u00eb i\nmungonte ajo. I kishte t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes, por ishte nj\u00eblloj sikur\nt\u00eb mos i kishte. P\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb, i mungonte edhe paraja. Ajo po rritej dhe\nkishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vishej, por n\u00eb garderob\u00ebn e saj kishte vet\u00ebm kat\u00ebr\nrroba apo m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb pal\u00eb rroba dim\u00ebrore dhe nj\u00eb pal\u00eb, verore. Ishte shum\u00eb e\nmir\u00eb, por forca e realitetit e transformoi. Privimi i gjith\u00e7kaje e b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb\nrendte pas gj\u00ebs\u00eb s\u00eb ndaluar. Nuk i shikonte djemt\u00eb, por ishin ata q\u00eb e\nngacmonin. Familja nuk e k\u00ebshillonte, por vet\u00ebm e d\u00ebnonte dhe i b\u00ebrtiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Dashurin\u00eb e privuar t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs ia kishte\nfalur dikush tjet\u00ebr. Ajo dinte t\u00eb d\u00ebgjonte, t\u00eb k\u00ebshillonte dhe dinte si ta\nshprehte dashurin\u00eb. Ajo quhej Majlinda dhe e donte vajz\u00ebn sikur t\u00eb ishte e\nsaja. Vajza nuk kishte leje as p\u00ebr eskursione me klas\u00ebn, as p\u00ebr mbr\u00ebmje dhe\ndit\u00eblindje t\u00eb shoqeve. Kishte d\u00ebgjuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb atin dhe gjith\u00eb fjal\u00ebt nuk\nishin t\u00eb mira. Ajo vuante gjith\u00e7ka dhe t\u00eb tjer\u00ebve nuk ua tregonte, edhe pse t\u00eb\ntjer\u00ebt e dinin. Tre djem e donin dhe ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnin gjith\u00e7ka p\u00ebr ta\npasur at\u00eb. T\u00eb tre ishin djem t\u00eb sjellsh\u00ebm, t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb, por kishin shum\u00eb\nzgjuarsi. Nuk po talleshin me t\u00eb. E donin p\u00ebr grua dhe nuk po k\u00ebrkonin\naventura. Ajo nuk p\u00eblqente asnj\u00ebrin prej tyre, mir\u00ebpo Eri ishte i vetmi nga t\u00eb\ntre q\u00eb nuk hoqi dor\u00eb derisa e b\u00ebri p\u00ebr vete. Edhe pse ishte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb shtat\u00eb,\nnuk ia hoqi vetes k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, pasi mjaft i kishte hequr familja. E pranoi\ndjalin, kuptohet, fshehurazi familjes. Tani asaj nuk i interesonte m\u00eb mendimi i\nnjer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb dhe as mendimi i prind\u00ebrve. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo kishte nj\u00eb shprehje q\u00eb ia p\u00ebrs\u00ebriste\nshpesh djalit: \u201cU<em>n\u00eb do t\u00eb vdes shum\u00eb\nshpejt, prandaj m\u00eb mir\u00eb gjej nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb\nkurr\u00eb nuk do mund t\u00eb ta jap\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb her\u00eb djali ishte m\u00ebrzitur shum\u00eb dhe\ni ishin mbushur syt\u00eb me lot. Ai e dashuronte shum\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb\npakuptueshme nga t\u00eb tjer\u00ebt. B\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, edhe pse ajo s\u2019ia k\u00ebrkonte.\nNuk i thoshte kurr\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e cila mund ta l\u00ebndonte. Ai nuk i b\u00ebnte asaj asgj\u00eb\nq\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk do donte t\u2019ia b\u00ebnin atij. Kishte shum\u00eb komplekse si njeri,\nedhe pse ishte vet\u00ebm 20 vje\u00e7, mir\u00ebpo pran\u00eb saj, t\u00eb gjitha komplekset zhdukeshin\nsi me magji e ajo rrinte me t\u00eb, por kurr\u00eb nuk i kishte th\u00ebn\u00eb \u201ct\u00eb dua\u201d. Filloi klas\u00ebn\ne tet\u00eb dhe me djalin, gjith\u00e7ka shkonte m\u00eb s\u00eb miri, por ajri mbyt\u00ebs, mentaliteti\ni ashp\u00ebr dhe dashuria e pashprehur nga ana e familjes e shtyu t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb\nveprim t\u00eb cilin kishte koh\u00eb q\u00eb e kishte menduar dhe ishte p\u00ebrpjekur ta\nrealizonte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ku gjith\u00e7ka dukej aq e bukur\nsepse kishte ardhur pranvera, ajo ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb e bukur se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr,\nedhe pse kishte veshur t\u00eb nj\u00ebjtat rroba. Nj\u00eb shoqja e saj, Adela, q\u00eb kurr\u00eb s\u2019e\nl\u00ebvdonte n\u00eb sy, i tha: \u201cS<em>ot qenke b\u00ebr\u00eb\nshum\u00eb e bukur\u201d.<\/em> Ajo iu p\u00ebrgjigj: \u201cD<em>oja\nt\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoja nj\u00eb sms mbr\u00ebm\u00eb, se ua d\u00ebrgova t\u00eb gjith\u00ebve\u201d. <\/em>Shoqja i ishte\np\u00ebrgjigjur se nuk kishte se \u00e7far\u00eb e donte sepse do ta kishte gjithmon\u00eb pran\u00eb e\najo i ishte p\u00ebrgjigjur me shum\u00eb siguri se nuk i dihej asnj\u00ebher\u00eb fatit. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr momentin, Adela nuk i dha r\u00ebnd\u00ebsi\nk\u00ebsaj, por shum\u00eb shpejt ajo i humbi nga syt\u00eb. Adela mbaroi shkoll\u00ebn dhe me vrap\nshkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Mezi mbushej me frym\u00eb. Pyeti n\u00ebn\u00ebn e saj, Majlind\u00ebn\nn\u00ebse e kishte par\u00eb t\u00eb bij\u00ebn, por jo. N\u00eb at\u00eb moment, dikush ul\u00ebriti n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb,\nduke th\u00ebn\u00eb se ajo kishte vrar\u00eb veten. N\u00eb rrug\u00ebn ku ajo kishte pak q\u00eb kish\nkaluar, tani gjendej trupi i pajet\u00eb i shoqes s\u00eb saj. Ajo ishte hedhur nga nj\u00eb\nlart\u00ebsi, nga nj\u00eb shk\u00ebmb mbi t\u00eb cilin ishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpia e saj. Vaji dhe zia\nmbuloi gjith\u00eb fshatin. Disa e qanin e disa t\u00eb tjer\u00eb b\u00ebnin thashetheme. E shoqja\nk\u00ebrkonte arsyen pse e b\u00ebri. Shkoi ora tet\u00eb e dark\u00ebs dhe njer\u00ebzit po vajtonin n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e saj. Lot nuk i rridhnin, ishte e mpir\u00eb nga pamja q\u00eb iu servir. Ajo,\ne mpir\u00eb nga dhembja, shikonte shoqen te veshur me t\u00eb bardha, me kok\u00ebn e lidhur\nme fasho, q\u00eb rrinte e pal\u00ebvizur. Dit\u00ebn q\u00eb do b\u00ebhej varrimi erdhi djali q\u00eb e\ndonte. S\u2019i besohej, por vet\u00ebm ul\u00ebrinte dhe godiste veten me grushta. Ndjehej\nfajtor se kishte dy jav\u00eb q\u00eb ishte larguar p\u00ebr n\u00eb Itali. Qante mbi trupin e saj\naq sa i ra t\u00eb fik\u00ebt e njer\u00ebzit nuk e ngrinin dot. Ai nuk e kaloi dot vdekjen e\nsaj. Edhe sot pasi kane kaluar 10 vjet, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhe asnj\u00eb femre nuk i flet\ne aq m\u00eb pak mendon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen pran\u00eb nj\u00eb femre tjet\u00ebr. Vdekja e saj\nnuk u kalua nga askush, por jet\u00ebt vazhdonin, edhe pse pa at\u00eb. Tani e kuptuan\nnjer\u00ebzit se q\u00ebllimi i saj n\u00eb jet\u00eb nuk ishte t\u00eb shtonte vitet e jet\u00ebs, por t\u2019u\nshtonte jet\u00eb viteve t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo ishte vajza e dyt\u00eb, por f\u00ebmija i fundit n\u00eb at\u00eb familje. Kam d\u00ebgjuar n\u00eb fshat se prind\u00ebrit nuk e kishin dashur. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i ardhur aksidentalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Fati i saj kishte qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim fatkeq\u00ebsi, p\u00ebr dy arsye. Ajo kishte lindur n\u00eb fshat, apo m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fshat q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20062,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-20061","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}