{"id":19855,"date":"2019-01-07T18:24:46","date_gmt":"2019-01-07T17:24:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=19855"},"modified":"2019-01-07T18:24:54","modified_gmt":"2019-01-07T17:24:54","slug":"djali-me-mohoi-te-gjitha-sakrificat-qe-bera-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/01\/djali-me-mohoi-te-gjitha-sakrificat-qe-bera-per-te\/","title":{"rendered":"Djali m\u00eb mohoi t\u00eb gjitha sakrificat q\u00eb b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br>Jam nj\u00eb grua e\nvjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr vdekjes sesa lindjes. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, e kisha menduar\nndryshe pleq\u00ebrin\u00eb, jo t\u00eb mbetesha e vetme, si\u00e7 kam mbetur tani, por si duket,\njeta ime e v\u00ebshtir\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb fort\u00eb dhe tani, t\u00eb pakt\u00ebn, jetoj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U martova e re, n\u00eb\nmosh\u00ebn 17 vje\u00e7are. Burrin e mora me shkuesi dhe, si\u00e7 ishte at\u00ebher\u00eb, e njoha dit\u00ebn\ne par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs. Un\u00eb mendoja se m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb burr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr a t\u00eb\nsh\u00ebmtuar se ne, at\u00ebher\u00eb, nuk guxonim as t\u00eb pyesnim se me k\u00eb po martoheshim. Nj\u00ebher\u00eb\ni thash\u00eb n\u00ebn\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb\nai? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ma b\u00ebri shenj\u00eb\nt\u00eb mbyllja goj\u00ebn dhe m\u00eb tha me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: &#8211; Mos fol se t\u00eb d\u00ebgjon yt at\u00eb! &#8211; dhe\ns`m\u00eb dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, nuk dija gj\u00eb\nderisa e pash\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs. Ai nuk ishte plak, por nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb\ni bukur. Megjith\u00ebse jeta e nuses s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, un\u00eb prap\u00eb\nse prap\u00eb ngush\u00ebllohesha se tashm\u00eb isha martuar n\u00eb qytet dhe do t\u00eb kisha nj\u00eb jet\u00eb\ntjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ajo e fshatit. Familja e burrit ishte familje e mir\u00eb, pra,\nprind\u00ebrit kishin menduar mir\u00eb p\u00ebr mua, megjithat\u00eb at\u00ebhere nuk ishte ashtu si\nsot. Grat\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore sesa t\u00eb dashura. Gjithsesi, ata m\u00eb donin\nshum\u00eb dhe kisha dashurin\u00eb e madhe t\u00eb burrit tim. Megjith\u00ebse nuk ishim njohur m\u00eb\npar\u00eb, ne e donim shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mosh\u00ebn 19-vje\u00e7are\nlinda nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb i ngjante shum\u00eb tim shoqi. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i mbar\u00eb q\u00ebkur\nishte foshnje. Rritja e f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr mua ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Merresha me t\u00eb\ndhe mundohesha q\u00eb t\u00eb mos i mungonte asgj\u00eb (me aq sa kishim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, burri\nerdhi shum\u00eb i shqet\u00ebsuar nga puna. Kur e pyeta, m\u00eb tha se n\u00eb pun\u00eb e kishin\nakuzuar p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb. Un\u00eb isha e sigurt\u00eb q\u00eb ai nuk mund t\u00eb b\u00ebnte\nasgj\u00eb t\u00eb keqe, por t\u00eb nes\u00ebrmen at\u00eb e pushuan nga puna dhe e thirr\u00ebn n\u00eb hetuesi.\nPastaj, q\u00ebndroi n\u00eb gjendje arresti n\u00eb sht\u00ebpi dhe, kur doli n\u00eb gjyq, e shpall\u00ebn\nfajtor. E d\u00ebnuan me tre vjet heqje lirie. Kjo, p\u00ebr mua, ishte shum\u00eb e\ntmerrshme. Tashm\u00eb, un\u00eb do t\u00eb rrija vet\u00ebm p\u00ebr tre vjet dhe djali im do t\u00eb rritej\npa babain e tij. Vjehrra u b\u00eb shum\u00eb keq. Ajo ndryshoi plot\u00ebsisht. U b\u00eb shum\u00eb\nnevrike dhe t\u00eb gjith\u00eb inatin e nxirrte me mua. Un\u00eb isha mes shum\u00eb thikave, pa\ndashurin\u00eb e burrit, me djalin e vog\u00ebl q\u00eb kishte shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje,\nprind\u00ebrit e mi i kisha larg e n\u00eb fshat, ku punohej nat\u00eb e dit\u00eb e pun\u00ebt nuk\nkishin fund, m\u00eb mungonte edhe inati e m\u00ebrzia e vjehrr\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kalova tre vite t\u00eb\ntmerrshme duke menduar se edhe e keqja e ka nj\u00eb fund, n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet\nme t\u00eb mir\u00ebn. Ai doli nga burgu dhe kishte ndryshuar shum\u00eb. Ishte b\u00ebr\u00eb i ndjesh\u00ebm,\nprekej nga gj\u00ebra t\u00eb vogla, ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i mbyllur dhe pothuajse nuk fliste\nasnj\u00eb fjal\u00eb me mua e madje as me djalin. Djali n\u00eb fillim nuk i afrohej sepse\ntashm\u00eb ishte rritur dhe nuk e kishte patur pran\u00eb n\u00eb momentet kur njihte njer\u00ebzit,\npor as burri nuk b\u00ebnte ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta t\u00ebrhequr rreth vetes. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Kur ai doli nga burgu, e transferuan n\u00eb nj\u00eb\nqytet malor q\u00eb t\u00eb punonte n\u00eb minier\u00eb. U shp\u00ebrngul\u00ebm atje edhe un\u00eb me djalin.\nIshte nj\u00eb vend ku mezi arrije ta kaloje dimrin e ftoht\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb pas pune ai\nnuk u kthye n\u00eb sht\u00ebpi. Mendova se kishte ndaluar me shok\u00ebt e pun\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt i\nkishte t\u00eb pakt\u00eb, q\u00eb t\u00eb pinte nga nj\u00eb got\u00eb, por vonesa zgjati. Shkoi ora 12 dhe\nai akoma nuk kishte ardhur n\u00eb sht\u00ebpi. U shqet\u00ebsova shum\u00eb, por nuk dilja dot t\u00eb\nshikoja ku ishte sepse isha n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj aq m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb at\u00eb or\u00eb t\u00eb nat\u00ebs!\nPrita. Nga ora 1 e gjys\u00ebm, trokiti dera. Mendova se erdhi, m\u00eb n\u00eb fund, por kur\ndola te dera, pash\u00eb dy burra. Ata m\u00eb than\u00eb se burri im ishte arratisur nga\nShqip\u00ebria. Ata dyshonin se mos un\u00eb dija gj\u00eb, por un\u00eb u thash\u00eb se nuk dija asgj\u00eb.\nAta ik\u00ebn dhe un\u00eb mbeta e ngrir\u00eb. Si mund ta b\u00ebnte ai nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb? Si mund\nt\u00eb na linte neve k\u00ebtu e vet\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte? K\u00ebt\u00eb ai ndoshta s\u2019do ta b\u00ebnte para\nse t\u00eb futej n\u00eb burg, por pas burgut mund t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka sepse kishte\nndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas dy dit\u00ebsh, m\u00eb\nlajm\u00ebruan se burrin tim e kishin vrar\u00eb ushtar\u00ebt e kufirit kur po tentonte t\u00eb\narratisej. Qava p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Erdha n\u00eb Tiran\u00eb te vjehrrit, q\u00eb ishin t\u00eb shkat\u00ebrruar.\nIshte nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb e madhe p\u00ebr ta. Edhe pse i vdekur, e akuzoja burrin tim se\nkishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb pafalsh\u00ebm. Ai duhej t\u00eb p\u00ebrpiqej t`i shtynte vitet n\u00eb\nat\u00eb vend malor dhe t\u00eb jetonte me familjen e tij. Megjithat\u00eb, dihej se tani mua\nm\u00eb priste nj\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb. Jetova shum\u00eb vite n\u00eb at\u00eb qytet malor. Atje\nrrita djalin e vetme. Shteti m\u00eb futi n\u00eb pun\u00eb n\u00eb minier\u00eb dhe vija nj\u00eb her\u00eb n\u00eb\nvit t\u00eb takoja prind\u00ebrit e mi e t\u00eb burrit. Pas vdekjes s\u00eb burrit tim, vjehrra u\ndergj n\u00eb shtrat derisa vdiq shum\u00eb e re. Vjehrri jetoi m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi djali im u b\u00eb\n18 vje\u00e7 dhe ishte i shk\u00eblqyer n\u00eb m\u00ebsime, erdhi n\u00eb Tiran\u00eb me studime. Ai ndoqi\nshkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr 6 vjet. Un\u00eb ndenja vet\u00ebm, por tani isha m\u00ebsuar\nn\u00eb at\u00eb qytet n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kisha shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb\ndonin e m\u00eb respektonin. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, megjith\u00ebse ishin vite t\u00eb v\u00ebshtira e\nplot vuajtje, vitet q\u00eb kalova n\u00eb at\u00eb qytet ishin vitet m\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb\nmbushura me dashuri nga t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e atij vendi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, erdhi\ndemokracia dhe, si t\u00eb gjith\u00eb, un\u00eb erdha n\u00eb Tiran\u00eb. Pas shum\u00eb mundimesh, arrita\nta merrja sht\u00ebpin\u00eb e vjehrrit tim i cili kishte koh\u00eb q\u00eb kishte vdekur. S\u00eb\nbashku me djalin, e rregulluam dhe u fut\u00ebm brenda. Tashm\u00eb, djali kishte mbaruar\nshkoll\u00ebn dhe ishte n\u00eb pun\u00eb si doktor. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mbar\u00eb, ashtu\nsi babai i tij. Edhe burri im, po t\u00eb mos futej n\u00eb burg e t\u00eb ndryshonte, ishte\nmashkulli ideal. Nejse, \u00e7do gj\u00eb kishte kaluar e nuk vlente t`i kthehesha m\u00eb.\nTani duhej t\u00eb shihnim para. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Djalit i doli\nspecializimi n\u00eb Franc\u00eb. Edhe p\u00ebr nj\u00eb vit, duhet t\u00eb rrija vet\u00ebm, por tashm\u00eb isha\nnj\u00eb grua n\u00eb mosh\u00eb e p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e djalit, si\u00e7 kisha b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb, mund t\u00eb\nduroja gjith\u00e7ka e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tani isha n\u00eb kryeqytet, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur,\naf\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb mi (ndon\u00ebse n\u00ebna dhe babai nuk jetonin m\u00eb), kisha t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb\ntjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt isha lidhur e shkonim e vinim shpesh, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00ebrzin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur djali u kthye\nnga Franca, u fut n\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb pune. Pra, Zoti m\u00eb kishte shp\u00ebrblyer\nvitet e tmerrshme me mbar\u00ebsin\u00eb e tim biri. N\u00eb pun\u00eb, ai u njoh me nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb\nt\u00eb mir\u00eb. E solli dhe n\u00eb sht\u00ebpi ta njihja un\u00eb dhe u fejuan e u martuan. M\u00eb pas\nlind\u00ebn nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur e cila m\u00eb dukej sikur ma kishte shtuar jet\u00ebn. Un\u00eb\nmundohehsa t`i ndihmoja me \u00e7`t\u00eb kisha. U mbaja vajz\u00ebn kur dilnin, u gatuaja, b\u00ebja\npun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb e \u00e7do gj\u00eb, por kur vajza u rrit, nusja filloi t\u00eb ndryshonte. I\nmbetej hatri shpejt dhe rrinte me dit\u00eb pa folur. Un\u00eb djalit nuk i thoja sepse\nnuk doja t`i ngat\u00ebrroja me nj\u00ebri-tjetrin, mir\u00ebpo kjo ftohje i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy\nedhe atij. Ai m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse i rri kaq\nftoht\u00eb nuses sime?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si? &#8211; I thash\u00eb.\n&#8211; Un\u00eb rri ftoht\u00eb apo ajo?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti. Un\u00eb ju kam\npar\u00eb me v\u00ebmendje dhe ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb t\u00eb afrohet, nd\u00ebrsa ti je b\u00ebr\u00eb kok\u00ebfort\u00eb,\nnuk ke qen\u00eb k\u00ebshtu. Ti ke patur gjithmon\u00eb shoq\u00ebri me njer\u00ebz t\u00eb panjohur e ke b\u00ebr\u00eb\ngjith\u00e7ka p\u00ebr ta e jo m\u00eb p\u00ebr nusen time. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shiko, se t\u00eb\njan\u00eb err\u00ebsuar syt\u00eb. M\u00eb duket se ke ndryshuar shum\u00eb. Un\u00eb jam ajo q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb\ngjith\u00e7ka p\u00ebr ty, mor bir. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ja ku fillove p\u00ebrs\u00ebri\nt\u00eb thuash ato q\u00eb ke hequr ti. Gjithmon\u00eb k\u00ebto thua. Kam b\u00ebr\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb! &#8211;\nul\u00ebriu ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk fola m\u00eb dhe\nthash\u00eb se p\u00ebr mua tashm\u00eb kishte mbaruar \u00e7do gj\u00eb. Kisha duruar gj\u00ebra nga m\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat,\npor nuk paskan qen\u00eb t\u00eb k\u00ebqia. E keqja m\u00eb e madhe qenka kur f\u00ebmija t\u00eb mohon sakrificat\nq\u00eb ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Pas pak koh\u00ebsh, ata gjet\u00ebn nj\u00eb sht\u00ebpi dhe u larguan. Un\u00eb nuk\nu mbaj inat. Shkoj t\u2019i takoj, marr vajz\u00ebn e dal me t\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb e marr dhe e mbaj\np\u00ebr disa dit\u00eb. Ajo m\u00eb do shum\u00eb, tamam ashtu si\u00e7 m\u00eb donte djali im, kur ishte pa\nu martuar. Si duket, Zoti gjithmon\u00eb t\u00eb merr nj\u00eb dashuri e t\u00eb jep nj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb\nfillim m\u00eb mori dashurin\u00eb e burrit e m\u00eb dha t\u00eb djalit, tani m\u00eb mori t\u00eb djalit\ndhe m\u00eb dha t\u00eb mbes\u00ebs sime, ama, kjo \u00ebsht\u00eb dashuria m\u00eb e madhe q\u00eb ekziston.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb vuajta p\u00ebr t\u00eb\njetuar jet\u00ebn dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk arrita t`i kem t\u00eb gjitha. Megjithat\u00eb, nuk jam\npenduar p\u00ebr sakrificat e b\u00ebra sepse \u00e7do n\u00ebn\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e\nsaj. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb grua e vjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr vdekjes sesa lindjes. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, e kisha menduar ndryshe pleq\u00ebrin\u00eb, jo t\u00eb mbetesha e vetme, si\u00e7 kam mbetur tani, por si duket, jeta ime e v\u00ebshtir\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb fort\u00eb dhe tani, t\u00eb pakt\u00ebn, jetoj. U martova e re, n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are. Burrin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-19855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}