{"id":1909,"date":"2014-07-29T21:30:47","date_gmt":"2014-07-29T21:30:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1909"},"modified":"2014-07-29T21:30:47","modified_gmt":"2014-07-29T21:30:47","slug":"jam-me-kancer-e-po-jetoj-me-vdekjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/jam-me-kancer-e-po-jetoj-me-vdekjen\/","title":{"rendered":"Jam me kancer e po jetoj me vdekjen!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam Lumturia. Vet\u00ebm emrin e kam kaq pozitiv, pasi e gjith\u00eb jeta ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb dhe koh\u00ebt e fundit ka qen\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por mundohem ta p\u00ebrballoj me kok\u00ebn lart, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb as armikut tim nuk ia uroj dot. Un\u00eb jetoj me vdekjen, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb ngrihem n\u00eb m\u00ebngjes, fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb jam gjall\u00eb, nd\u00ebrsa kur bie, i lutem t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb jeta ime ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb dikushi, p\u00ebr t\u00eb arritur ato q\u00eb doja. Kam lindur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl. Kam studiuar si qeni, dit\u00eb e nat\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate t\u00eb mira. Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb. Ata nuk i kishin parat\u00eb e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb m\u00eb plot\u00ebsonin nevojat, por edhe pa buk\u00eb kemi ndenjur, vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn. Duke qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm, un\u00eb isha shpresa e tyre e vetme dhe un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ua \u00e7ova d\u00ebm p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Shkoll\u00ebn e mesme e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr Gjuh\u00eb t\u00eb Huaja. Mendoja se aty do t\u00eb gjeja ndopak shoq\u00ebri apo nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb hajrit se n\u00eb qytetin tim, por nuk ia dola dot. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, un\u00eb nuk hyj te vajzat e bukura, madje, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb vetja nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer asnj\u00ebher\u00eb. E dija q\u00eb isha e sh\u00ebmtuar, ama veten e kam konsideruar interesante. Mendoja se kisha aq kultur\u00eb sa t\u00eb hyja n\u00eb komunikim me dik\u00eb e t\u00eb kisha nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb klas\u00ebn time, m\u00eb evitonin. Nuk donin t\u00eb rrinin me mua. N\u00eb fillim, mendoja se e b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb ngaq\u00eb vija nga provinca. Un\u00eb nuk jepja p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb vajze q\u00eb kishte lek\u00eb apo q\u00eb mbahej, por si un\u00eb, kishte edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb aty. Nuk e di pse vet\u00ebm un\u00eb nuk arrita do t\u00eb krijoja shoq\u00ebri. Kjo gj\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb. Nisa t\u00eb ndihesha e pasigurt\u00eb dhe t\u00eb mendoja se isha un\u00eb e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb m\u00eb ndodhi edhe n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Edhe me shoqet e dhom\u00ebs nuk kisha ndonj\u00eb komunikim t\u00eb mir\u00eb, ndoshta sepse kishim synime t\u00eb ndryshme. Kur ato dilnim p\u00ebr kafe, un\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb. Kur ato shkonin n\u00eb pabe, un\u00eb rrija q\u00eb m\u00ebsoja. E till\u00eb ishte jeta ime. Prind\u00ebrit nuk m\u00eb ndihmonin dot m\u00eb dhe shpenzimet e shkoll\u00ebs ishin rritur, k\u00ebshtu q\u00eb vet\u00ebm punoja dhe m\u00ebsoja.<\/p>\n<p>Pasi mbarova shkoll\u00ebn, sakrificat e mia u shp\u00ebrblyen. Arrita t\u00eb mbaroja me nota shum\u00eb t\u00eb mira, madje fitova edhe nj\u00eb master. Koha q\u00eb kalova jasht\u00eb shtetit ishte periudha m\u00eb e mir\u00eb e jet\u00ebs sime. Shkova n\u00eb Rumani, ku bashk\u00eb me mua ishin edhe kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb nga Shqip\u00ebria. Aty nisa t\u00eb jem pak m\u00eb e lirshme. Shpenzimet i kisha t\u00eb gjitha t\u00eb mbuluara, ndaj dhe vet\u00ebm duhet t\u00eb m\u00ebsoja. Kjo m\u00eb dha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019u shoq\u00ebruar me ta. Fatmir\u00ebsisht, ishin njer\u00ebz pa paragjykime, ndaj dhe krijuam nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb vazhdon edhe sot.<\/p>\n<p>Me nj\u00ebrin prej tyre, Admirin, gj\u00ebrat nis\u00ebn t\u00eb shkonin edhe m\u00eb tej. Po afroheshim shum\u00eb q\u00eb t\u00eb dy, por un\u00eb nuk kisha pasur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb dashur, nuk dija as se si t\u00eb puthja nj\u00eb djal\u00eb. Isha shum\u00eb e pasigurt\u00eb n\u00eb lidhje me djemt\u00eb. Kisha frik\u00eb se mos isha un\u00eb q\u00eb i interpretoja keq shenjat e tij, mos ndoshta ai nuk m\u00eb p\u00eblqente dhe un\u00eb dilja si budallaqe&#8230; Me sa kuptova m\u00eb von\u00eb, edhe atij i p\u00eblqeja. M\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb dilnim, m\u00eb ftonte p\u00ebr kafe, vet\u00ebm ne t\u00eb dy. Ia kaloja aq mir\u00eb me t\u00eb, sa m\u00eb dukej e pabesueshme gjith\u00eb ajo q\u00eb po ndodhte. Admiri kishte aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndiheshe mir\u00eb me t\u00eb. Ishte i thjesht\u00eb, shum\u00eb i zgjuar dhe i hapur. Nuk kishte paragjykime se nga vija apo sa para kishin prind\u00ebrit e mi.<\/p>\n<p>Edhe ai vet\u00eb kishte qen\u00eb si un\u00eb, vinte nga nj\u00eb familje pa shum\u00eb t\u00eb ardhura dhe gjith\u00e7ka q\u00eb kishte arritur, e kishte arritur me forc\u00ebn e tij. Kjo gj\u00eb, por edhe t\u00eb tjera na bashkuan shum\u00eb. Ai djal\u00eb m\u00eb zgjoi nj\u00eb besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb vetvete. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha e bukur, nj\u00eb fem\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb. M\u00eb thoshte se i p\u00eblqeja shum\u00eb, se un\u00eb isha budallaqe kur mendoja q\u00eb isha e sh\u00ebmtuar, se ai ndihej mir\u00eb me mua. Fjal\u00ebt e tij ma b\u00ebnin zemr\u00ebn mal. P\u00ebr sa koh\u00eb ishim aty u lidh\u00ebm dhe p\u00ebrjetuam periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. I kishim shprehur nj\u00ebri-tjetrit dashurin\u00eb dhe e dinim se ishte e shkruar t\u00eb ishim s\u00eb bashku p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mbaruam masterin dhe po ktheheshim n\u00eb Shqip\u00ebri, ishim t\u00eb dy t\u00eb emocionuar. Na priste nj\u00eb jet\u00eb e re s\u00eb bashku. Rrug\u00ebs, ai m\u00eb kapi dor\u00ebn dhe m\u00eb tha se kur t\u00eb mb\u00ebrrinim n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb takonte prind\u00ebrit e mi, p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar dor\u00ebn time. Iu hodha n\u00eb qaf\u00eb, e p\u00ebrqafova me gjith\u00eb shpirt dhe me lot n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Ai ishte si nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb kishte zbritur n\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur, por un\u00eb nuk e dija q\u00eb planet e Zotit ishin t\u00eb tjera. Pasi erdh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb u fejuam. Prind\u00ebrit e tij jetonin k\u00ebtu, ndaj dhe ai m\u00eb mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Edhe familja ime ishte shum\u00eb e lumtur p\u00ebr zgjedhjen q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. Ata e donin shum\u00ebAdmirin. Ne zum\u00eb t\u00eb dy pun\u00eb t\u00eb mira. M\u00eb n\u00eb fund, po jetoja jet\u00ebn q\u00eb gjithnj\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, por nuk ishte e th\u00ebn\u00eb t\u00eb zgjaste&#8230;<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti n\u00eb Tiran\u00eb, nisa t\u00eb ndjeja shqet\u00ebsime n\u00eb stomak. Mendova se ishin gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb kalonin, por kur nis\u00ebn t\u00eb b\u00ebheshin shqet\u00ebsuese, vendosa t\u00eb vizitohesha. Mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb se kisha kancer, por u duhej t\u00eb kryenin nj\u00eb operacion p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb kishte nj\u00eb mund\u00ebsi kurimi apo jo. Pas operacionit kuptuan q\u00eb metastazat kishin avancuar shum\u00eb dhe p\u00ebr mua nuk kishte shp\u00ebtim. M\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumi, dy-tre vjet jet\u00eb. E gjith\u00eb kjo, ishte si nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb hapur. Tashm\u00eb asgj\u00eb nuk ka kuptim p\u00ebr mua. Ndon\u00ebse Admiri m\u00eb q\u00ebndron pran\u00eb, kam nisur t\u00eb ndihem fajtore. Un\u00eb nuk mund ta mbaj dot pran\u00eb vetes, duke ditur q\u00eb me mua nuk ka asnj\u00eb t\u00eb ardhme, por nga ana tjet\u00ebr e dua aq shum\u00eb, sa nuk kam forc\u00eb p\u00ebr ta larguar. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb ndryshoi jet\u00ebn time dhe nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u2019i them \u201cLamtumir\u00eb\u201d. Jetoj \u00e7do dit\u00eb me frik\u00eb. \u00cbsht\u00eb kaq e padrejt\u00eb. Nuk dua t\u00eb vdes, por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr mua dhe pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur nisa t\u00eb ndihem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e lumtur dhe e realizuar. Kur shoh njer\u00ebz q\u00eb e marrin jet\u00ebn aq leht\u00eb, mendoj se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta ta kuptojn\u00eb vler\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00e7do dite. Un\u00eb do t\u00eb jepja gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb pasur at\u00eb q\u00eb kan\u00eb ata, nj\u00eb cop\u00ebz jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam Lumturia. Vet\u00ebm emrin e kam kaq pozitiv, pasi e gjith\u00eb jeta ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb dhe koh\u00ebt e fundit ka qen\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por mundohem ta p\u00ebrballoj me kok\u00ebn lart, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb as armikut tim nuk ia uroj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-1909","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1909\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}