{"id":1904,"date":"2014-07-29T20:59:02","date_gmt":"2014-07-29T20:59:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1904"},"modified":"2014-07-29T20:59:02","modified_gmt":"2014-07-29T20:59:02","slug":"abortova-se-doja-me-shume-karrieren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/abortova-se-doja-me-shume-karrieren\/","title":{"rendered":"Abortova se doja m\u00eb shum\u00eb karrier\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb quhem Miranda dhe jam tridhjet\u00eb vje\u00e7e. Jam nj\u00eb grua n\u00eb karrier\u00eb, q\u00eb kam vendosur t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb luksi. Shum\u00eb vet\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebj, thon\u00eb se jam njeri pa shpirt dhe q\u00eb Zoti do t\u00eb m\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ferr, por un\u00eb, q\u00ebkur kam qen\u00eb e vog\u00ebl kam dashur vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: T\u00eb jem e suksesshme.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb apo kam zgjedhur, ka qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi. E imagjinoja veten me kostume serioze, teksa b\u00ebja ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. Kur isha e vog\u00ebl, \u00ebndrrat tona nuk mund t\u00eb ishin shum\u00eb moderne. Nuk e dija se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vinte demokracia dhe do t\u00eb mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Un\u00eb isha n\u00eb gjimnaz, kur gj\u00ebrat nis\u00ebn t\u00eb ndryshonin. E quaj veten me fat q\u00eb arrita t\u00eb p\u00ebrjetoja ndryshime aq t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndodhin shum\u00eb rrall\u00eb, ama nisa t\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kuptova se fal\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve un\u00eb mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme se ajo q\u00eb kisha menduar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00eb\u00ebse e mir\u00eb, e qet\u00eb dhe sistematike, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i shum\u00ebfishova forcat e mia. Dola nga gjimnazi me t\u00eb gjitha notat dhjet\u00eb. Kjo ishte fitorja ime e par\u00eb dhe ndihesha krenare p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, nisa fakultetin n\u00eb deg\u00ebn Ekonomik. Doja t\u00eb b\u00ebja shum\u00eb gj\u00ebra, por mendova se ai fakultet ishte shum\u00eb m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e mia. I vura synim vetes q\u00eb edhe at\u00eb ta mbaroja me t\u00eb gjitha dhjeta dhe ia dola.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt e kishin mendjen p\u00ebr t\u00eb bredhur e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qejf me shoq\u00ebrin\u00eb, un\u00eb e kaloja koh\u00ebn e mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, duke studiuar. Kisha nj\u00eb etje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe kur e pash\u00eb q\u00eb m\u00eb dilte koha, u regjistrova edhe n\u00eb deg\u00ebn e Juridikut. Nisa t\u00eb ndiqja dy fakultete nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Isha e lumtur q\u00eb e kisha t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn t\u00eb mbushur me gj\u00ebra t\u00eb dobishme. T\u00eb tjer\u00ebt mendonin se isha e \u00e7uditshme. Nuk kisha shok\u00eb e shoqe, por ky nuk p\u00ebrb\u00ebnte problem p\u00ebr mua. Mendoja se n\u00ebse do t\u00eb zija shoq\u00ebri, nuk do t\u00eb kisha m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar, ndaj ishte m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Edhe djemt\u00eb nuk m\u00eb interesonin. Ata q\u00eb kisha n\u00eb klas\u00eb, por edhe q\u00eb kisha njohur, m\u00eb dukeshin shum\u00eb t\u00eb papjekur. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishin djem t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe idiot\u00eb. B\u00ebnin shaka budallaqe, q\u00eb m\u00eb b\u00ebnin t\u2019i m\u00ebshiroja p\u00ebr injoranc\u00ebn e tyre, ndaj dhe mund ta them me plot goj\u00ebn se \u00e7do gj\u00eb ecte sipas planeve t\u00eb mia. Po mbaroja dy fakultete dhe kisha vet\u00ebm n\u00ebnta dhe dhjeta. Prind\u00ebrit ishin shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Pasi mbarova fakultetin, u nisa p\u00ebr nj\u00eb master n\u00eb Berlin. Edhe aty dola me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. M\u00eb ofruan t\u00eb q\u00ebndroja aty, por nuk pranova. Kishte mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, ku shum\u00eb gj\u00ebra duhet t\u00eb nisnin nga e para.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytet. Aty arrita t\u00eb vler\u00ebsohesha nga drejtuesit e kompanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb besuan pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata m\u00eb ofruan edhe poste t\u00eb larta, por un\u00eb u propozova di\u00e7ka tjet\u00ebr. B\u00ebra nj\u00eb studim tregu, me ndihm\u00ebn e nj\u00eb mikesh\u00ebs sime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u ofrova q\u00eb t\u00eb krijonim filialin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas disa koh\u00ebsh, ata pranuan. Un\u00eb do t\u00eb isha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tyre.<\/p>\n<p>U ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri dhe iu futa pun\u00ebs me kok\u00eb. N\u00eb pak koh\u00eb arrit\u00ebm t\u00eb kishim sukses. Pronar\u00ebt e firm\u00ebs ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me mua. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb biznes t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb. Ajo q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, m\u00eb n\u00eb fund ishte realizuar.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e mia ishin shum\u00eb t\u00eb ngarkuara. Shkoja n\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe dilja nga zyra n\u00eb dark\u00eb. Nuk kisha koh\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u lidha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb. Ai ishte avokat dhe un\u00eb e pun\u00ebsova n\u00eb firm\u00ebn time. Nis\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebroheshim n\u00eb fillim p\u00ebr pun\u00eb dhe m\u00eb pas p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb. Nuk mund t\u00eb them se e doja. Sa m\u00eb shum\u00eb kalonte koha, aq m\u00eb pak m\u00eb p\u00eblqente. Nuk e di pse asnj\u00eb mashkull nuk i plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat e mia. N\u00eb koh\u00ebn kur desha t\u00eb ndahesha prej tij, mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Ky ishte nj\u00eb lajm q\u00eb nuk e prisja. Nuk kisha menduar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. E di q\u00eb do t\u2019ju duket e \u00e7uditshme, por un\u00eb as me fustan t\u00eb bardh\u00eb nuk e imagjinoja veten. Gjith\u00e7ka q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar ishte karriera ime. Ia thash\u00eb Bledit dhe pa e pyetur i tregova p\u00ebr vendimin q\u00eb kisha marr\u00eb p\u00ebr ta abortuar. Ai ishte t\u00ebr\u00ebsisht kund\u00ebr. M\u00eb sulmoi, duke th\u00ebn\u00eb se un\u00eb isha nj\u00eb njeri pa ndjenja, por kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb kam ndjenja, por thjesht nuk dua t\u00eb kem f\u00ebmij\u00eb e familje. M\u00eb tha se n\u00ebse do t\u00eb abortoja, ai do t\u00eb ndahej nga un\u00eb. Ky nuk ishte aspak problem p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>B\u00ebra ashtu si\u00e7 e kisha vendosur. Abortova. Bledi u nda nga un\u00eb dhe iku fare nga firma. M\u00eb tha se e kisha zhg\u00ebnyer shum\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kujtdo q\u00eb i tregoj se nuk mendoj p\u00ebr familje dhe f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb quan t\u00eb \u00e7mendur. T\u00eb gjith\u00eb shqiptaret e kan\u00eb mendjen p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00ebse dikush mendon ndryshe, e quajn\u00eb aliene.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e ndjej veten ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Un\u00eb kam d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat e mia, si t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebse ato ndryshojn\u00eb nga ato t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, nuk mund t\u00eb thuhet se jam e mallkuar. Karriera \u00ebsht\u00eb ajo s\u00eb cil\u00ebs i jam p\u00ebrkushtuar dhe q\u00eb ec\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Ndoshta dhe ndryshoj mendje ndonj\u00eb dit\u00eb, megjith\u00ebse nuk e besoj. Dua thjesht t\u00eb jem nj\u00eb grua e suksesshme dhe e pavarur, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb quhem Miranda dhe jam tridhjet\u00eb vje\u00e7e. Jam nj\u00eb grua n\u00eb karrier\u00eb, q\u00eb kam vendosur t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb luksi. Shum\u00eb vet\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebj, thon\u00eb se jam njeri pa shpirt dhe q\u00eb Zoti do t\u00eb m\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ferr, por un\u00eb, q\u00ebkur kam qen\u00eb e vog\u00ebl kam dashur vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[249],"class_list":["post-1904","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1904\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}