{"id":18438,"date":"2018-05-03T11:38:27","date_gmt":"2018-05-03T09:38:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=18438"},"modified":"2018-05-03T11:38:27","modified_gmt":"2018-05-03T09:38:27","slug":"ilir-sinani-jam-njefare-patrioti-i-vogel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2018\/05\/ilir-sinani-jam-njefare-patrioti-i-vogel\/","title":{"rendered":"Ilir Sinani: Jam nj\u00ebfar\u00eb patrioti i vog\u00ebl"},"content":{"rendered":"<p>Bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb e veprojn\u00eb n\u00eb Diaspor\u00eb, dita-dit\u00ebs po sh\u00ebnojn\u00eb suksese t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tregun evropian, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb Ilir Sinani, i cili me kompanin\u00eb \u201cSinani GmbH &amp; Co. KG\u201d, pronar i s\u00eb cil\u00ebs edhe \u00ebsht\u00eb, ka arritur t\u00eb b\u00ebhet i njohur n\u00eb tregun gjerman, fal\u00eb kualitetit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Iliri nuk \u00ebsht\u00eb i njohur vet\u00ebm me kompanin\u00eb e suksesshme t\u00eb tij. Puna, angazhimi e kontributi i tij p\u00ebrmendet edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, me t\u00eb cilat njihemi p\u00ebrmes bised\u00ebs s\u00eb tij, tek e zhvilluam k\u00ebto dit\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs m\u00ebsojm\u00eb sfidat q\u00eb ai ka kaluar gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tij e deri te suksesi q\u00eb tashm\u00eb e ka arritur&#8230;<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Ke dy dekada e gjysm\u00eb q\u00eb jeton e punon n\u00eb Gjermani. Pa dyshim, u kujtohet edhe momenti kur e keni l\u00ebshuar vendlindjen. Pse e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Jam i lindur n\u00eb fshatin Celin\u00eb, komuna e Rahovecit. Vendlindjen e kam l\u00ebshuar n\u00eb koh\u00ebn e represionit serb, sepse kushtet ekonomike u keq\u00ebsuan shum\u00eb dhe ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jetohej. E di se e kam pasur shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrja vendimin q\u00eb t\u00eb largohesha nga familja, nga t\u00eb af\u00ebrmit, nga Kosova ime. Por, nuk gjeta zgjidhje tjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">S\u2019ka dyshim se fillimi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Na tregoni, me pak fjal\u00eb: si filluat, \u00e7ka keni punuar, si dhe angazhimi juaj p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebtu ku edhe jeni sot?<br \/>\n<\/strong>&#8211; N\u00eb fillim kam punuar n\u00eb nj\u00eb furr\u00eb buke. Aty i kam kaluar afro 4 vjet. Pastaj, i kam kryer disa kurse dhe seminare dhe kam kaluar me pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani p\u00ebr rregullimin e rrug\u00ebve.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Tash jeni pronar i nj\u00eb kompanie t\u00eb madhe dhe t\u00eb njohur n\u00eb Gjermani. Jemi n\u00eb dijeni se keni mbi 30 pun\u00ebtor\u00eb, madje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb. Pse jeni p\u00ebrcaktuar t\u00eb keni vet\u00ebm shqiptar\u00eb?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Jam pronar i kompanis\u00eb sime, e cila tash i ka mbi 40 pun\u00ebtor\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb. Dhe, jo vet\u00ebm shqiptar\u00eb nga Kosova, por nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare. E, n\u00eb pyetjen pse vet\u00ebm shqiptar\u00eb, p\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr: I them vetit nj\u00eb patriot i vog\u00ebl. Andaj, edhe dua ta ndihmoj kombin tim aq sa mundem dhe si mundem. Megjithat\u00eb, me krenari them se ne, shqiptar\u00ebt, jemi pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb palodhsh\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na e kan\u00eb lakmi t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Kontributi i juaj n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb i madh. Ve\u00e7 ndihmave individuale p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb ka nevoj\u00eb, qofshin individ\u00eb a familje, ve\u00e7oheni edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe donator i Shoqat\u00ebs \u201cJetimat e Ballkanit\u201d. Si u lindi ideja p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj shoqate dhe pse mu emri \u201cJetimat e Ballkanit\u201d?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Humanizmi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb \u00e7do her\u00eb dhe kudo q\u00eb e lyp\u00eb nevoja. M\u00eb par\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb iniciativa bamir\u00ebsie t\u00eb shok\u00ebve, miqve dhe t\u00eb tjer\u00ebve dhe kam par\u00eb se sa gj\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndihmosh njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, q\u00eb presin t\u2019i ndihmosh. Pastaj, kam filluar edhe vet\u00eb t\u2019i ndihmoj ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb dhe m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00ebnyra si i ndihmojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim m\u00eb ka sh\u00ebrbyer si shembull Halil Kastrati, e q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb, njeri q\u00eb e \u00e7moj dhe meriton respekt t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. K\u00ebshtu, edhe jam ky\u00e7ur n\u00eb Shoqat\u00ebn Bamir\u00ebse \u201cJetimat e Ballkanit\u201d. Pastaj, m\u00eb kan\u00eb caktuar p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr Gjermani dhe e kemi hapur xhirollogarin\u00eb po n\u00eb Gjermani, ku njer\u00ebzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb dhe donator\u00ebt e kan\u00eb edhe m\u00eb leht\u00eb t\u2019i deponojn\u00eb t\u00eb hollat q\u00eb i japin p\u00ebr bamir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Dhe, puna e aktiviteti juaj nuk ndalet vet\u00ebm me kaq. Jeni edhe menaxher dhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Klubit Futbollistik \u201cFc Kosova\u201d n\u00eb Mynhen. Cilat jan\u00eb sukseset dhe rezultatet e k\u00ebtij klubi?<br \/>\n<\/strong>&#8211; N\u00eb Klubin Futbollistik \u201cKosova\u201d jam bashkangjitur si sponsor, pastaj jam ky\u00e7 n\u00eb klub si an\u00ebtar i Kryesis\u00eb, si menaxher dhe ark\u00ebtar i klubit. Me k\u00ebt\u00eb rast, lirisht mund t\u00eb them dhe pa far\u00eb ngurrimi se Klubi Futbollistik \u201cKosova\u201d \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr klubet m\u00eb t\u00eb suksesshme shqiptare n\u00eb Gjermani. Deri m\u00eb tash klubi ka fituar shum\u00eb tituj e kupa. Andaj, aspiratat tona si klub, por edhe Kryesia e tij, e edhe sponsor\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Mendojm\u00eb se me koh\u00eb do t\u00eb avancohemi n\u00eb ligat m\u00eb t\u00eb larta gjermane dhe ta p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb kombin ton\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, por edhe si\u00e7 e meriton.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Flitet se jeni aktiv edhe n\u00eb disa projekte t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me humaniz\u00ebm. Por, ndihmoni mjaft edhe n\u00eb fush\u00ebn komb\u00ebtare e kulturore. Na i p\u00ebrmend disa prej tyre?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Aktivitete kulturore komb\u00ebtare dhe sportive kemi shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i p\u00ebrmendim t\u00eb gjitha n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkrim. I kam p\u00ebrkrahur humorist\u00ebt Qumilin dhe Cimen n\u00eb 4 komedi deri tash. E kam p\u00ebrkrahur Konsullat\u00ebn Shqiptare p\u00ebr 105-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb shenj\u00eb t\u00eb 10-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kemi organizuar me shok\u00ebt Lulzim Maliqin, Agron Muharremin dhe Klubin Futbollistik \u201cKosova\u201d koncert, n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb artist\u00eb tan\u00eb dhe e kemi ftuar Klubin e Futbollit nga T\u00ebrnoci n\u00eb nj\u00eb ndeshje v\u00ebllaz\u00ebrore futbolli. Me k\u00ebt\u00eb rast, synimi kryesor ishte bashkimi i shqiptar\u00ebve nga Kosova Lindore me Kosov\u00ebn Qendrore. Me at\u00eb rast u b\u00eb nj\u00eb manifestim madh\u00ebshtor, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb tan\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, por edhe n\u00eb shtetet p\u00ebrreth.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Diaspora shqiptare gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka luajtur nj\u00eb rol historik, ku edhe lufta heroike dhe e armatosur e Kosov\u00ebs u ndihmua shum\u00eb nga ajo. Por, pas lufte, n\u00eb liri, biznesmen\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs sikur kan\u00eb droje t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. \u00c7\u2019thoni Ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Diaspora shqiptare ka qen\u00eb para, gjat\u00eb dhe pas lufte shtylla kryesore e Kosov\u00ebs. Por, megjithat\u00eb, sa i p\u00ebrket investimeve, mendoj se nuk jemi t\u00eb informuar sa duhet dhe si duhet. E, pse? K\u00ebt\u00eb nuk e di.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Ju, konkretisht, a mendoni p\u00ebr ndonj\u00eb investim n\u00eb Kosov\u00eb apo ende nuk jan\u00eb krijuar kushtet e volitshme p\u00ebr t\u00eb investuar?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Un\u00eb vazhdimisht jam i preokupuar se si t\u00eb investoj n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe, jo t\u00eb p\u00ebrfitoj, por q\u00eb t\u2019u mund\u00ebsoj pun\u00ebsim t\u00eb rinjve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb pamund\u00ebsi pun\u00ebsimi, sh\u00ebtisin posht\u00eb e lart ose rrin\u00eb e pin\u00eb kafe n\u00eb restorantet e shumta e me shum\u00eb tym duhani. E, a do t\u00eb mund t\u2019i realizoj synimet e mia do e d\u00ebshmoj e ardhmja.<\/p>\n<p><strong class=\"redactor-inline-converted\">Mendoni ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ktheheni n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe biznesin Tuaj ta fokusoni vet\u00ebm k\u00ebtu?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Kysmet, n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb kthehem, gjithsesi. Por kur, do e d\u00ebshmoj koha, ndoshta pak m\u00eb von\u00eb, kur edhe t\u00eb ndryshojn\u00eb paksa gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb mundur t\u00eb investohet.<\/p>\n<p><strong>Dhe, n\u00eb fund, gjendja juaj familjare?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Jam i martuar. Jam baba i 5 f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><a title=\"\" href=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/2_1525265078-3810704.jpg\" rel=\"lightbox[img]\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/2_1525265078-3810704.jpg\" width=\"100%\" border=\"0\" \/><\/a><a title=\"\" href=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/3_1525265069-7737304.jpg\" rel=\"lightbox[img]\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/3_1525265069-7737304.jpg\" width=\"100%\" border=\"0\" \/><\/a><a title=\"\" href=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/4_1525265060-1062009.jpg\" rel=\"lightbox[img]\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.zhurnal.mk\/store\/4_1525265060-1062009.jpg\" width=\"100%\" border=\"0\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb e veprojn\u00eb n\u00eb Diaspor\u00eb, dita-dit\u00ebs po sh\u00ebnojn\u00eb suksese t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tregun evropian, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb Ilir Sinani, i cili me kompanin\u00eb \u201cSinani GmbH &amp; Co. KG\u201d, pronar i s\u00eb cil\u00ebs edhe \u00ebsht\u00eb, ka arritur t\u00eb b\u00ebhet i njohur n\u00eb tregun gjerman, fal\u00eb kualitetit dhe cil\u00ebsis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":18439,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1358],"tags":[1784],"class_list":["post-18438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-iliri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}