{"id":1840,"date":"2014-07-27T13:03:26","date_gmt":"2014-07-27T13:03:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1840"},"modified":"2014-07-27T13:03:26","modified_gmt":"2014-07-27T13:03:26","slug":"dua-te-bej-seks-por-me-pergjojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/dua-te-bej-seks-por-me-pergjojne\/","title":{"rendered":"Dua t\u00eb b\u00ebj seks, por m\u00eb p\u00ebrgjojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vendosa t\u00eb shkruaja n\u00eb rubrik\u00ebn tuaj, pasi nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb me njer\u00ebz m\u00eb njeh si m\u00ebkatare, ndon\u00ebse un\u00eb nuk jam&#8230;<\/p>\n<p>Jam nj\u00ebzet e gjasht\u00eb vje\u00e7e. Kam mbaruar Universitetin k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, por kam b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb master n\u00eb Lond\u00ebr. K\u00ebto dy studime jan\u00eb ato q\u00eb ndryshuan shum\u00eb gj\u00ebra tek un\u00eb, q\u00eb nga mentaliteti e deri te gj\u00ebrat banale, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb veshja apo krehja.<\/p>\n<p>Un\u00eb linda n\u00eb nj\u00eb familje super t\u00eb rregullt. Babai im ishte oficer, ndaj rregulli n\u00eb familje ishte gjith\u00e7ka. Zbatonim me p\u00ebrpikm\u00ebri orare dhe urdh\u00ebra t\u00eb sakta, ndon\u00ebse babai shumic\u00ebn e koh\u00ebs nuk ishte aty. Si un\u00eb, ashtu edhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi i donim shum\u00eb prind\u00ebrit. Ata nuk m\u00eb jan\u00eb dukur asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb rrept\u00eb. E dija q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebnin e b\u00ebnin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn time.<\/p>\n<p>Un\u00eb u rrita duke qen\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhelura e tyre, duke qen\u00eb se isha vajza e vetme dhe f\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl. Sidomos babai m\u00eb kishte pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Gj\u00ebja q\u00eb ai kishte m\u00eb shum\u00eb merak ishte shkollimi yn\u00eb, sidomos i imi. \u201cJe vajz\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte, \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7far\u00ebdolloj pune\u201d. Ndaj dhe un\u00eb u rrita duke qen\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs mbi libra. Vet\u00ebm m\u00ebsoja dhe kur kisha koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, lexoja libra jasht\u00ebshkollor\u00eb. Doja q\u00eb prind\u00ebrit e mi t\u00eb ishin krenar\u00eb p\u00ebr mua. Gjimnazin e mbarova me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb universitet dola me medalje ari. Gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, nisa t\u00eb kisha nj\u00eb jet\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb kisha pasur.<\/p>\n<p>Q\u00ebkurse shkela dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, u ndjeva ndryshe. Mami vazhdonte t\u00eb m\u00eb vishte sipas shijes s\u00eb saj dhe deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mua m\u00eb ishte dukur e mir\u00eb, por kur pash\u00eb ata q\u00eb kisha n\u00eb klas\u00eb, me bluza t\u00eb vogla, t\u00eb ngushta, me funde t\u00eb bukur dhe m\u00eb pas hodha syt\u00eb nga pantallonat e mia t\u00eb stofit, trikoja e punuar me shtiza nga mami dhe flok\u00ebt e kapur g\u00ebrshet, m\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb. E ndieja se t\u00eb tjer\u00ebt qeshnin pas shpin\u00ebs sime.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, e kuptova se shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb p\u00ebr mua vlenin m\u00eb par\u00eb, tani nuk m\u00eb hynin m\u00eb n\u00eb xhep. Duhej t\u00eb ndryshoja, t\u00eb zija miq, t\u00eb isha m\u00eb e hapur. N\u00eb fillim ndryshova veshjen. Duke zgjedhur ato q\u00eb doja, ndihesha m\u00eb e sigurt\u00eb. M\u00eb pas, miqt\u00eb erdh\u00ebn vet\u00eb. Duke qen\u00eb studentja m\u00eb e mir\u00eb e klas\u00ebs, e dija q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb mblidheshin rreth meje. Nisi p\u00ebr mua nj\u00eb periudh\u00eb e shk\u00eblqyer, ku m\u00eb dukej vetja si vajza m\u00eb e lavdishme e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, u njoha me Klodin. Ai studionte n\u00eb Universitetin tim, por n\u00eb deg\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb p\u00eblqente sepse ishte garip, i guximsh\u00ebm dhe aspak i turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, nis\u00ebm t\u00eb dilnim. Pastaj u puth\u00ebm. M\u00eb pas, ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb kishim marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00eb. Kisha frik\u00eb. Jo vet\u00ebm sepse p\u00ebrpara jo shum\u00eb koh\u00ebsh p\u00ebr mua virgj\u00ebria ishte me vler\u00eb, por edhe sepse nuk doja t\u00eb dukesha si idiote n\u00eb syt\u00eb e tij. Un\u00eb nuk dija t\u00eb b\u00ebja dashuri.<\/p>\n<p>Por Klodi u tregua i mir\u00eb dhe i \u00ebmb\u00ebl. Ndon\u00ebse hera e par\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu, vazhduam t\u00eb kishim marr\u00ebdh\u00ebnie. Kjo gj\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb kuptonim nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb ishim perfekt\u00eb. Pas nj\u00ebfar\u00eb kohe, gj\u00ebrat ishin kthyer anasjelltas. Isha un\u00eb ajo q\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja dashuri me t\u00eb, n\u00eb \u00e7do vend, n\u00eb \u00e7do or\u00eb, n\u00eb \u00e7do \u00e7ast. E nxirrja nga or\u00ebt e m\u00ebsimit dhe i hidhesha p\u00ebrsip\u00ebr. Isha b\u00ebr\u00eb si macet kur u vjen stina e shumimit, por nuk m\u00eb vinte turp, as e quaja si s\u00ebmundje. Un\u00eb thjesht merrja k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nuk e shtyva dot gjat\u00eb me Klodin. Zbulova q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqnin shum\u00eb meshkuj t\u00eb tjer\u00eb. Kishte raste q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb p\u00eblqenin edhe disa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. K\u00ebshtu kaloi universiteti, por duhet t\u00eb them se nuk i lash\u00eb pas dore m\u00ebsimet. Zoti m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb inteligjenc\u00eb natyrore. Dola me medalje t\u00eb art\u00eb, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb krjioi kushte p\u00ebr t\u00eb shkuar jasht\u00eb shtetit. Babai ishte aq i lumtur sa qante nga g\u00ebzimi. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mua ishte di\u00e7ka q\u00eb duhej ta b\u00ebja edhe aq. Zgjodha Londr\u00ebn. Vajta atje p\u00ebr master, pasi kisha par\u00eb n\u00eb internet dhe kisha d\u00ebgjuar se ishte qytet shum\u00eb interesant. Atje p\u00ebsova nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Londra \u00ebsht\u00eb e madhe, e zhurmshme, shum\u00eb e bukur. Aty kam takuar njer\u00ebzit m\u00eb interesant\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime. Arrita edhe \u00ebndrr\u00ebn time n\u00eb sirtar, q\u00eb t\u00eb flija me nj\u00eb zezak. Ishte mrekulli. Askush nuk t\u00eb gjykonte, askush nuk t\u00eb tregonte me gisht. Mund t\u00eb b\u00ebja jet\u00ebn q\u00eb doja, pa pasur frik\u00eb se njer\u00ebzit do t\u00eb m\u00eb quanin \u201ckurv\u00eb\u201d. Un\u00eb nuk isha ndonj\u00eb idiote q\u00eb e merrnin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Isha e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb isha vajz\u00eb e bukur dhe k\u00ebt\u00eb e vinin re edhe t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk shihja asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb fakti q\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja seks me njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqnin. Pasi mbarova masterin, u ktheva s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb. Mamaja ime u habit q\u00eb kisha nisur t\u00eb vishesha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstravagante. Nisa nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe tani banoj n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me qira, por jam e palumtur. E di q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb djal\u00eb futet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, komshinjt\u00eb jan\u00eb af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb tyre duke p\u00ebrgjuar. E di q\u00eb ata q\u00eb njohin lidhjet e mia, m\u00eb quajn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, sepse Tiran\u00ebn e quajn\u00eb edhe metropol, por k\u00ebtu seksi \u00ebsht\u00eb akoma tabu. K\u00ebtu ka akoma frik\u00ebra t\u00eb ngulitura te njer\u00ebzit q\u00eb n\u00eb vegj\u00ebli. Dhe e keqja \u00ebsht\u00eb se askush nuk nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet. Ndihem si peshku pa uj\u00eb k\u00ebtu, ndaj dhe jam duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb shkoj s\u00ebrish n\u00eb Lond\u00ebr. Kam shpresa, pasi kam pasur p\u00ebrgjigje pozitive nga disa vende. E di q\u00eb atje do t\u00eb jem vetja ime, do t\u00eb jem e lirshme, do t\u00eb jem m\u00eb e lumtur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendosa t\u00eb shkruaja n\u00eb rubrik\u00ebn tuaj, pasi nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb me njer\u00ebz m\u00eb njeh si m\u00ebkatare, ndon\u00ebse un\u00eb nuk jam&#8230; Jam nj\u00ebzet e gjasht\u00eb vje\u00e7e. Kam mbaruar Universitetin k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, por kam b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb master n\u00eb Lond\u00ebr. K\u00ebto dy studime jan\u00eb ato q\u00eb ndryshuan shum\u00eb gj\u00ebra tek un\u00eb, q\u00eb nga mentaliteti e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-1840","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1840\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}