{"id":1812,"date":"2014-07-26T10:11:18","date_gmt":"2014-07-26T10:11:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1812"},"modified":"2014-07-26T10:11:18","modified_gmt":"2014-07-26T10:11:18","slug":"im-shoq-me-shtyu-ta-tradhtoja-per-para","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/im-shoq-me-shtyu-ta-tradhtoja-per-para\/","title":{"rendered":"Im shoq m\u00eb shtyu ta tradhtoja p\u00ebr para!"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po rr\u00ebfej k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat, quhem A. Vendosa ta tregoj historin\u00eb time n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb me iden\u00eb se si kjo historia ime, ka edhe shum\u00eb histori t\u00eb tjera. Vajzat shqiptare jan\u00eb t\u00eb privuara t\u2019u n\u00ebnshtrohen burrave p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira&#8230;<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin tim, ne vendos\u00ebm t\u00eb jetonim n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fillim, ashtu si shum\u00eb \u00e7ifte t\u00eb reja, edhe ne u p\u00ebrball\u00ebm me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e sht\u00ebpis\u00eb, gjetjen e pun\u00ebs. Jeta filloi t\u00eb ishte shum\u00eb stresuese, t\u00eb dy kishim tentuar q\u00eb t\u00eb gjenim pun\u00eb, por ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Albani disa her\u00eb kishe tentuar q\u00eb ne t\u00eb ktheheshin n\u00eb fshat aty ku rrinin prind\u00ebrit e tij, por un\u00eb nuk doja. Jeta atje ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, e lodhshme dhe un\u00eb nuk do mund ta duroja dot. Mbas tre muajsh, Albani filloi pun\u00eb si shofer n\u00eb nj\u00eb punishte t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, nd\u00ebrsa un\u00eb, nuk kisha gjetur asgj\u00eb konkrete. Edhe pse kisha mbaruar nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr laborante dentare prap\u00eb nuk po mundja t\u00eb stabilizohesha n\u00eb nj\u00eb vend. Nj\u00eb shoqja ime me t\u00eb cil\u00ebn kisha mbaruar shkoll\u00ebn, m\u00eb prezantoi me pronarin ku ajo punonte; ai ishte turk dhe mund t\u00eb ishte rreth t\u00eb 70-ave. N\u00eb klinik\u00ebn e tij kishte shum\u00eb pun\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb shoqja ime. Dit\u00ebn q\u00eb un\u00eb do jepja intervist\u00ebn, isha v\u00ebrtet e emocionuar. Edhe rrobat q\u00eb vesha at\u00eb dit\u00eb m\u2019i dha shoqja ime, b\u00ebra edhe nj\u00eb krehje n\u00eb parukeri dhe v\u00ebrtet at\u00eb dit\u00eb u b\u00ebra shum\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shkova n\u00eb klinik\u00eb, sekretarja m\u00eb futi n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ku m\u00eb tha se duhet t\u00eb prisja pronarin, pasi ai vendoste p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e stafit. K\u00ebshtu b\u00ebra. Pas nj\u00eb gjysm\u00eb ore, pash\u00eb se n\u00eb der\u00eb hyri nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb rreth t\u00eb shtat\u00ebdhjetave, esmer, me flok\u00eb t\u00eb zeza dhe me mustaqe. Ai m\u2019u afrua dhe m\u00eb dha dor\u00ebn. M\u00eb pas m\u00eb pyeti se ku kisha punuar. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja pyetjeve q\u00eb ai m\u00eb b\u00ebri dhe m\u00eb pas, ai m\u00eb tha: \u201cKam nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb besnik ndaj meje. Dua q\u00eb ti t\u00eb punosh si sekretare n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb, t\u00eb pres\u00ebsh faturat dhe t\u00eb mbyll\u00ebsh lek\u00ebt n\u00eb bank\u00eb. Kjo gj\u00eb do t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb e shum\u00eb pun\u00eb dhe nuk e di n\u00ebse je n\u00eb gjendje ta p\u00ebrballosh\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr dhe m\u00eb duhej ta pranoja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke par\u00eb edhe rrog\u00ebn, e cila shkonte rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Bisedova me Albanin dhe kur i tregova, as q\u00eb e mendoi fare dhe m\u00eb tha se duhet ta pranoja nj\u00eb variant t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu b\u00ebra, fillova dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, por me shum\u00eb ankth dhe v\u00ebshtir\u00ebsi. Mendja m\u00eb rrinte se si do t\u2019ia b\u00ebja me lek\u00ebt sepse ajo pun\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte pak a shum\u00eb me ekonomin\u00eb. \u00c7do dit\u00eb b\u00ebja bilancin ditor t\u00eb parave dhe i mbyllja n\u00eb bank\u00eb. \u00c7do dit\u00eb, pronari vinte t\u00eb m\u00eb takonte dhe m\u00eb pyeste se si po shkoja me pun\u00ebn. Kisha gati dy jav\u00eb q\u00eb kisha filluar pun\u00eb, kur d\u00ebgjova nga koleg\u00ebt disa thashetheme q\u00eb i flisnin n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb. \u201cIku dashnorja e pronarit, e la at\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr ia priste: \u201cMos ki merak se e z\u00ebvend\u00ebson prap\u00eb ai\u201d dhe ia plasnin me t\u00eb qeshur duke m\u00eb v\u00ebshtruar mua. U ndjeva shum\u00eb keq, por nuk doja t\u00eb debatoja me ta sepse nuk doja t\u00eb humbisja pun\u00ebn. Mbas disa dit\u00ebsh, kur do t\u00eb shkoja p\u00ebr t\u00eb mbyllur lek\u00ebt, m\u00eb mori pronari n\u00eb makin\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se e kishte rrug\u00ebn andej dhe do t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte. Hipa n\u00eb makin\u00ebn e tij dhe, pa kaluar as tre metra, pash\u00eb dor\u00ebn e tij q\u00eb e vendosi n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn time. Ndjeva se nj\u00eb e dridhur e fort\u00eb m\u00eb kaloi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin, por u mundova t\u00eb ruaja qet\u00ebsin\u00eb; thoja me vete: \u201cO Zot m\u00eb ndihmo, nuk dua ta humbas pun\u00ebn time\u201d. Ai mezi e fliste shqipen, por kuptova se k\u00ebrkonte t\u00eb abuzonte me mua. Pa iu dridhur qerpiku, ma tha tro\u00e7:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mund t\u00eb zgjidhja edhe ndonj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr, por ti ma mbushe mendjen se ishe nj\u00eb vajz\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebt q\u00eb do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoja un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb tentova t\u2019i flisja, por ai nuk m\u00eb la. \u201cMendoje nj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb pas e bisedojm\u00eb\u201d, m\u00eb tha. Kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, isha shum\u00eb e shqet\u00ebsuar, e vetmja her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb nuk m\u00eb zuri gjumi fare. Dit\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes u ngrita dhe i thash\u00eb Altinit se nuk doja t\u00eb shkoja m\u00eb n\u00eb at\u00eb pun\u00eb, por ai i nevrikosur, m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha: \u201cPo tallesh? Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb ti duhet t\u2019i sh\u00ebrbesh m\u00eb s\u00eb miri, se nuk do kesh shance t\u00eb gjesh nj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb po tentoja t\u2019i thoja se pronari po k\u00ebrkonte t\u00eb p\u00ebrfitonte nga un\u00eb, por Altini as q\u00eb m\u00eb la, ndoshta ai e kuptoi&#8230; Me sa po kuptoja, atij nuk po i interesonte ajo gj\u00eb. E vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai ishte i interesuar, ishte vet\u00ebm rroga ime dhe n\u00eb fakt, nuk kishte faj, se m\u00eb shkonte rroga gati 700 mij\u00eb, bashk\u00eb me bakshishet q\u00eb m\u00eb linin klient\u00ebt. Pra, nuk m\u00eb mbeti rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019i kthehesha pun\u00ebs, por kur mendoja q\u00eb ai njeri mund t\u00eb m\u00eb afrohej, m\u00eb ikte mendja, pasi ai p\u00ebr mua s\u2019ish gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb plak i cili kishte lekun dhe nuk dinte \u00e7far\u00eb ta b\u00ebnte. Isha futur n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq q\u00eb nuk po dija t\u2019i jepja zgjidhje. Kishin kaluar gati dy muaj dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb paguhesha shum\u00eb mir\u00eb, por nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja q\u00eb ta mbaja pun\u00ebn deri n\u00eb fund. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb m\u00eb erdhi nj\u00eb pako, n\u00eb kuti kartoni. E hapa dhe pash\u00eb nj\u00eb fustan n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe dhe nj\u00eb let\u00ebr ku shkruhej: \u201cN\u00eb pushimin e drek\u00ebs, t\u00eb pres te hotel&#8230;.\u201d.<\/p>\n<p>Mendova se aty ishte fundi im, por nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr; m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoja me at\u00eb njeri sesa t\u00eb kthehesha n\u00eb fshat. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi, vesha fustanin e kuq dhe k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb bardha. Albani m\u00eb pa q\u00eb isha veshur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por as q\u00eb m\u00eb pyeti fare se ku po shkoja. Mbasi dola nga sht\u00ebpia, mendova se ky takim do t\u00eb ishte edhe fundi i martes\u00ebs son\u00eb. Shkova n\u00eb hotelin ku ai m\u00eb kish l\u00ebn\u00eb takim dhe&#8230; nuk dua ta p\u00ebrshkruaj at\u00eb sken\u00eb, \u00e7do gj\u00eb m\u00eb dukej shum\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb! P\u00ebrk\u00ebdheljet e tij mbi trupin tim m\u00eb dukej sikur po m\u00eb zinin frym\u00ebn dhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast e largova duke e shtyr\u00eb fort, por ishte tep\u00ebr von\u00eb&#8230; Ai m\u2019i kapi t\u00eb dyja duart dhe e arriti at\u00eb q\u00eb donte. Mbas asaj here, un\u00eb s\u2019isha gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb robin\u00eb e tij, q\u00eb duhet t\u00eb isha e gatshme n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb ai do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte. Ai kishte filluar t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte edhe mesazhe n\u00eb telefon, por n\u00eb nj\u00eb moment, Albani e lexoi: \u201cT\u00eb pres n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend\u201d. Ky mesazh sh\u00ebnoi edhe fundin e martes\u00ebs sime me Albanin. Un\u00eb e kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni at\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb na kanosej nga ajo lloj pune, por atij i p\u00eblqenin lek\u00ebt dhe mendonte se nuk do t\u00eb vinte kurr\u00eb kjo dit\u00eb. Pasi lexoi at\u00eb mesazh, ai b\u00ebnte si i \u00e7mendur, nuk la gj\u00eb pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb, duke m\u00eb shar\u00eb dhe ofenduar. M\u00eb pas mblodhi t\u00eb gjitha rrobat e tij dhe u kthye n\u00eb fshat. Q\u00eb pas asaj dite, nuk jam kthyer m\u00eb as n\u00eb familjen time, pasi nuk mund t\u2019ua them arsyen e ndarjes, arsye kjo, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ishte Altini.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb e mobilova me ish-bashk\u00ebshortin tim jetoj e vetme, duke pritur mesazhin e radh\u00ebs nga pronari im, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak or\u00eb gruaja e dyt\u00eb e tij. Dua t\u2019u them t\u00eb gjitha vajzave t\u00eb cilat ndeshen me nj\u00eb fenomen t\u00eb till\u00eb, t\u00eb mos t\u00eb b\u00ebhen pre e mashtrimit dhe e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb dhuron paraja, pasi asgj\u00eb nuk do t\u00eb fitonin nga kjo gj\u00eb, p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb humbisnin shum\u00eb vlera shpirt\u00ebrore, t\u00eb cilat nuk krahasohen me vler\u00ebn materiale. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, do fillonin nj\u00eb histori s\u00eb cil\u00ebs nuk i dihet kurr\u00eb fundi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po rr\u00ebfej k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat, quhem A. Vendosa ta tregoj historin\u00eb time n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb me iden\u00eb se si kjo historia ime, ka edhe shum\u00eb histori t\u00eb tjera. Vajzat shqiptare jan\u00eb t\u00eb privuara t\u2019u n\u00ebnshtrohen burrave p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira&#8230; Bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin tim, ne vendos\u00ebm t\u00eb jetonim n\u00eb Tiran\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245,905,246],"class_list":["post-1812","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat","tag-seks","tag-tradheti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1812\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}