{"id":1777,"date":"2014-07-24T20:03:19","date_gmt":"2014-07-24T20:03:19","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1777"},"modified":"2014-07-24T20:03:19","modified_gmt":"2014-07-24T20:03:19","slug":"qendro-i-ri-me-masazhin-taji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/qendro-i-ri-me-masazhin-taji\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndro i ri me masazhin Taji!"},"content":{"rendered":"<p>Masazhi i Tajit<\/p>\n<p>Si e ruajn\u00eb aziatik\u00ebt rinin\u00eb?<\/p>\n<p>Masazhi i Tajit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga metodat m\u00eb t\u00eb vjetra mjek\u00ebsore. Ky masazh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i nd\u00ebrlikuar i shtypjes, t\u00ebrheqjes dhe sp\u00ebrdredhjes s\u00eb muskulatur\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek ajo drejtp\u00ebrdrejt, por edhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00ebp\u00ebrmjet saj, mbi organet e brendshme t\u00eb trupit t\u00eb njeriut. Shtypja stimulon \u201ckanalet energjetike\u201d, nd\u00ebrsa t\u00ebrheqja dhe sp\u00ebrdredhja, ndikojn\u00eb mbi muskujt, stimulojn\u00eb elasticitetin dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsin\u00eb e tyre&#8230;<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimi i masazhit t\u00eb Tajit<\/p>\n<p>Specialist\u00ebt e masazhit t\u00eb Tajit kan\u00eb si instrumente vet\u00ebm p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e dor\u00ebs, shputat e k\u00ebmb\u00ebve, gisht\u00ebrinjt\u00eb e m\u00ebdhenj t\u00eb dor\u00ebs, b\u00ebrrylat dhe gjunj\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj masazhi, jan\u00eb karakteristike ritmi i qet\u00eb dhe l\u00ebvizjet e lehta, duke p\u00ebrjashtuar kategorikisht shtypjet, sp\u00ebrdredhjet dhe t\u00ebrheqjet e forta. N\u00eb tradit\u00ebn popullore, themelues i k\u00ebtij masazhi mbahet xhivaku Kumara Bha\u00e7hu, i cili njihet edhe me emrin Shigaro Kamparaxh. Ai ka jetuar 2500 vjet p\u00ebrpara, ka qen\u00eb mjek popullor i shquar dhe shok e mik i Bud\u00ebs. Fillimisht, m\u00ebnyrat e masazhit mbaheshin t\u00eb fshehta dhe transmetoheshin brez pas brezi gojarisht, nd\u00ebrsa von\u00eb, filluan t\u00eb shkruheshin n\u00eb gjuh\u00ebn pali, duke p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, kryesisht, gjethet e palmave. K\u00ebtyre teksteve, u jepej nj\u00eb ngjyr\u00eb fetare mistike. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1832, Mbreti Rama i Tret\u00eb, dha urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb gdhendeshin n\u00eb gur n\u00eb territorin e manastirit Vat Po. Sipas teoris\u00eb s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tajit, n\u00eb trupin e njeriut qarkullon e ashtuquajtura energji e brendshme jet\u00ebsore, e cila l\u00ebviz n\u00ebp\u00ebr disa kanale t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb lidhen me t\u00eb gjitha organet dhe qelizat e trupit. Kinez\u00ebt e quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb energji \u201cCi\u201d, nd\u00ebrsa indian\u00ebt, \u201cprano\u201d. Njeriu, sipas k\u00ebsaj teorie, \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm vet\u00ebm at\u00ebhere kur kjo energji qarkullon lirsh\u00ebm dhe p\u00ebrhapet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin. N\u00eb k\u00ebto raste, njeriu e ndjen veten mir\u00eb, ka besim n\u00eb vetvete, \u00ebsht\u00eb optimist. \u00c7do penges\u00eb q\u00eb gjen kjo energji n\u00eb rrug\u00ebn e saj, sjell s\u00ebmundje. R\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb sidomos kanalet kryesore. Pik\u00ebrisht mbi ta edhe ushtrohet presion dhe, sipas rastit, shtypen, t\u00ebrhiqen ose sp\u00ebrdridhen\u2026 Karakteristika kryesore e k\u00ebtij masazhi \u00ebsht\u00eb se ai ruan tek ushtruesit rinin\u00eb e \u201cp\u00ebrjetshme\u201d t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organizmit&#8230;<\/p>\n<p>Si b\u00ebhet masazhi?<\/p>\n<p>Masazhi b\u00ebhet n\u00eb ambiente t\u00eb ngrohta dhe t\u00eb pastra. Gjat\u00eb masazhit, duhet t\u00eb jet\u00eb qet\u00ebsi e plot\u00eb, s\u2019duhet t\u00eb d\u00ebgjohet asnj\u00eb z\u00eb apo zhurm\u00eb. Disa e shoq\u00ebrojn\u00eb masazhin me tinguj muzikor\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00ebrheq\u00ebs. Zakonisht, kryhet mbi dyshek\u00eb ose qilima t\u00eb but\u00eb. N\u00ebn krye, vihet gjithmon\u00eb jast\u00ebk&#8230; P\u00ebr t\u00eb vepruar lirsh\u00ebm, masazhisti ka nevoj\u00eb p\u00ebr ambiente t\u00eb gjera. Para procedurave, masazhist\u00ebt i falen Babait t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb dhe i luten atij t\u2019i ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar pacientin e tyre nga t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb fizike dhe shpirt\u00ebrore. Pacienti, gjat\u00eb seancave, nuk zhvishet, zbath vet\u00ebm k\u00ebpuc\u00ebt e \u00e7orapet, por veshja e tij duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe nga materiale t\u00eb buta natyrale. Po k\u00ebshtu, leht\u00eb e me rrobe t\u00eb gjera vishet edhe vet\u00eb masazhisti. Gjat\u00eb masazhit, nuk p\u00ebrdoret asnj\u00eb lloj vaji; vet\u00ebm n\u00eb disa raste p\u00ebrdoren disa bim\u00eb mjek\u00ebsore aromatike, t\u00eb cilat e shtojn\u00eb efektin e tij. Pacienti fillimisht shtrihet n\u00eb shpin\u00eb e pastaj rrotullohet n\u00eb t\u00eb gjitha pozicionet. Masazhi p\u00ebrfundon kur ai ulet ndenjur. K\u00ebmb\u00ebt l\u00ebvizin n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme. Zakonisht, pik\u00ebrisht me l\u00ebvizjet e tyre fillojn\u00eb edhe t\u00eb gjitha procedurat e tjera. \u00c7do l\u00ebvizje shoq\u00ebrohet n\u00eb fillim me marrje fryme dhe p\u00ebrfundon me nxjerrjen e frym\u00ebs. Gjat\u00eb masazhit, pacienti merr frym\u00eb lirisht. Nj\u00eb seanc\u00eb vazhdon dy deri dy or\u00eb e gjys\u00ebm. Gjat\u00eb ushtrimeve, \u00e7do masazhist merr parasysh ve\u00e7antit\u00eb e organizmit t\u00eb secilit pacient.<\/p>\n<p>Masazhi i shputave, k\u00ebmb\u00ebve dhe gjunj\u00ebve<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin mjek\u00ebsor t\u00eb Tajit ky lloj masazhi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur. Ai ka m\u00eb shum\u00eb funksione profilaktike. Ai heq si me magji lodhjen. P\u00ebr k\u00ebto seanca, p\u00ebrdoren disa poltrona t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Fillon me larjen e k\u00ebmb\u00ebve. Ka disa m\u00ebnyra, por m\u00eb efikasi \u00ebsht\u00eb ai kur lahen k\u00ebmb\u00ebt me petale lulesh aromatike. Atributi m\u00eb ekzotik dhe i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij masazhi jan\u00eb dy shkopinj t\u00eb vegj\u00ebl nga nj\u00eb dru shum\u00eb i fort\u00eb. Ato p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi disa pika t\u00eb shputave dhe midis gisht\u00ebrinjve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve. Masazhi i Tajit p\u00ebrdoret n\u00eb rastet kur njeriu e ndjen veten keq n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kur ka dhimbje koke, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn e pasme, kur ka dhimbje n\u00eb shpin\u00eb, kontraktim muskujsh, shton n\u00eb pesh\u00eb, ka pagjum\u00ebsi, shqet\u00ebsime t\u00eb brendshme, apati, ka munges\u00eb oreksi dhe shqet\u00ebsime n\u00eb traktin e tretjes. Ai nuk rekomandohet n\u00eb rastet e s\u00ebmundjeve t\u00eb r\u00ebnda psikike dhe neuropsikike, n\u00eb rastet e s\u00ebmundjeve t\u00eb r\u00ebnda reumatizmale t\u00eb ky\u00e7eve, s\u00ebmundjeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb zemr\u00ebs dhe en\u00ebve t\u00eb gjakut, pas operacioneve, infeksioneve t\u00eb r\u00ebnda me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb rastet e disa s\u00ebmundjeve t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, gjat\u00eb barr\u00ebs, s\u00ebmundjeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb stomakut dhe t\u00eb zorr\u00ebve, si dhe gjat\u00eb s\u00ebmundjeve kanceroze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masazhi i Tajit Si e ruajn\u00eb aziatik\u00ebt rinin\u00eb? Masazhi i Tajit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga metodat m\u00eb t\u00eb vjetra mjek\u00ebsore. Ky masazh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i nd\u00ebrlikuar i shtypjes, t\u00ebrheqjes dhe sp\u00ebrdredhjes s\u00eb muskulatur\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek ajo drejtp\u00ebrdrejt, por edhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00ebp\u00ebrmjet saj, mbi organet e brendshme t\u00eb trupit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[48],"tags":[],"class_list":["post-1777","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-estetike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1777"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1777\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}