{"id":1674,"date":"2014-07-22T22:58:14","date_gmt":"2014-07-22T22:58:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1674"},"modified":"2014-07-22T22:58:14","modified_gmt":"2014-07-22T22:58:14","slug":"eni-cobani-me-mire-te-flasim-ne-publik-se-te-vritemi-ne-fshehtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/eni-cobani-me-mire-te-flasim-ne-publik-se-te-vritemi-ne-fshehtesi\/","title":{"rendered":"Eni \u00c7obani: M\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasim n\u00eb publik se t\u00eb vritemi n\u00eb fsheht\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>\u201cI dashur, kam dh\u00ebn\u00eb shpirtin n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe uroj q\u00eb kjo dashuri t\u00eb ndjehet edhe nga lexuesit tuaj\u201d&#8230; K\u00ebto jan\u00eb disa fjal\u00ebt e zonj\u00ebs Eni, e cila nuk ka ngurruar t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve tona. Kur shkojm\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj, gjejm\u00eb nj\u00eb kalvar t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzish, q\u00eb presin pas der\u00ebs s\u00eb Enit, t\u00eb nervozuar, t\u00eb ardhur nga ana e an\u00ebs dhe pasi dalin q\u00eb aty e duken m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo na pret brenda zyr\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr intervist\u00ebn, gjithmon\u00eb e buz\u00ebqeshur, e veshur me sharm, duke t\u00eb dhuruar nga energjia e saj pozitive. E pat\u00ebm pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizonim k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb nga trokitjet her\u00eb pas here pas der\u00ebs dhe telefonatat e tensionuara q\u00eb nd\u00ebrprisnin bised\u00ebn ton\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Arlis Alikaj: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zonja Eni! Pas kaq koh\u00ebsh n\u00eb ekran, duhet t\u00eb jeni m\u00ebsuar me gazetar\u00ebt\u2026 apo ende jo? Si i keni raportet me shtypin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Eni \u00c7obani: &#8211;<\/strong> P\u00ebrsh\u00ebndetje! Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr interesimin dhe kujdesin e treguar nga gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah realisht k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, pasi ne nuk b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shou televiziv, por b\u00ebjm\u00eb profesion n\u00eb televizion. Rrjedhimisht, kam nj\u00eb raport t\u00eb shk\u00eblqyer me gazetar\u00ebt dhe me shtypin. I mir\u00ebpres ata n\u00eb \u00e7do moment, duke l\u00ebn\u00eb edhe pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrise time, sepse kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb din\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh dhe habiten nga fluksi i madh i njer\u00ebzve n\u00eb korridorin para zyr\u00ebs sime.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, ku dhe si e ushtroni profesionin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dielave, ju shikoni nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb asaj q\u00eb un\u00eb realisht shikoj, d\u00ebgjoj dhe realizoj gjat\u00eb jav\u00ebs. Un\u00eb paraqes vet\u00ebm nj\u00eb rast n\u00eb televizion, por gjat\u00eb nj\u00eb jave, d\u00ebgjoj minimalisht nga 20-30 raste. Zyra ime \u00ebsht\u00eb e hapur nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb t\u00eb gjitha rasteve t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u2019u takuar dhe p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb finalen e madhe t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit direkt n\u00eb televizion.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket se salla e gjyqit dhe ekrani jan\u00eb dy gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb ndryshme, megjithat\u00eb, rubrika juaj ka patur shum\u00eb sukses\u2026 Si lindi ideja fillestare p\u00ebr t\u00eb dhe si u lidh\u00ebt ju, me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Her\u00eb pas here d\u00ebgjoj t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb paraleliz\u00ebm mes asaj q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb televizionin Klan dhe sall\u00ebs s\u00eb gjyqit. N\u00eb fakt, nuk ka shum\u00eb ngjashm\u00ebri dhe dua t\u00eb jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb sot. Ne jemi munduar t\u00eb fusim nj\u00eb kultur\u00eb ndryshe. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb salla e gjyqit, por seanca e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb juridike, sociale e humane q\u00eb mundohet n\u00ebp\u00ebrmjet zgjidhjes q\u00eb japin protagonist\u00ebt e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, t\u00eb ndihmuar edhe nga nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jam un\u00eb, t\u00eb arrij\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare q\u00eb finalizon seanc\u00ebn e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi, njer\u00ebzit nuk gjykohen, nuk paragjykohen, as nuk d\u00ebnohen, as japin vendime! Ne, thjesht duam t\u2019i qet\u00ebsojm\u00eb, t\u2019u japim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur me nj\u00ebri-tjetrin sepse vijn\u00eb nga konflikte shum\u00eb t\u00eb egra dhe ky \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb ata e shikojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy, thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mendojn\u00eb e n\u00eb fund arrijm\u00eb n\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb ju e shikoni n\u00eb televizion&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po me ekranin, ju vet\u00eb, si u lidh\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb vitin 2000 nd\u00ebrtova emisionin: \u201cLex&amp;Lex\u201d (ligj dhe vet\u00ebm ligj, latinisht) p\u00ebr t\u2019i treguar publikut q\u00eb ligji duhet t\u00eb jet\u00eb fjala e par\u00eb e gjithsecilit nga ne. U mundova t\u00eb jap at\u00eb informacion t\u00eb munguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull prej kaq vitesh, t\u2019ua b\u00ebj atyre t\u00eb preksh\u00ebm. Pas 13 vjet\u00ebsh, m\u00eb jepet nj\u00eb mund\u00ebsi akoma m\u00eb e madhe n\u00ebp\u00ebrmjet ftes\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit tim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm zotit Ardit Gjebrea. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, isha mosbesuese, por ai kishte nj\u00eb besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Pa d\u00ebshir\u00ebn, vullnetin e tij dhe t\u00eb Televizionit Klan, ky program nuk do t\u00eb kishte funksionuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ne u veshim gjykat\u00ebsve, si cil\u00ebsi, gjakftoht\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, pak a shum\u00eb, si\u00e7 u veshim mjek\u00ebve gjakftoh\u00ebsin\u00eb n\u00eb kirurgji\u2026 Megjithat\u00eb, ju kemi par\u00eb shpesh t\u00eb emocionoheni gjat\u00eb seancave. Kjo b\u00ebhet p\u00ebr efekt shou apo k\u00ebshtu jeni ju edhe n\u00eb profesionin tuaj n\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ekrani, p\u00ebr mua, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i friksh\u00ebm, p\u00ebrkundrazi, kam ndjer\u00eb nj\u00eb komoditet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb. Sigurisht, emocioni \u00ebsht\u00eb emocion&#8230; Un\u00eb, n\u00eb fakt, nuk jam gjykat\u00ebse, megjith\u00ebse do t\u00eb isha e nderuar po t\u00eb isha&#8230; Un\u00eb jam nd\u00ebrmjet\u00ebse, juriste, avokate, pedagoge prej vitesh, por mbi t\u00eb gjitha, jam njeri dhe jetoj, shikoj, d\u00ebgjoj&#8230; Un\u00eb mundohem n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb jem e padep\u00ebrtueshme nga pal\u00ebt, pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb mund t\u00eb ndjej dhe p\u00ebrjetoj sepse dua t\u00eb demonstroj seriozitet, profesionaliz\u00ebm, paanshm\u00ebri dhe, mbi t\u00eb gjitha, gjakftoht\u00ebsi. Ka edhe gj\u00ebra jologjike t\u00eb th\u00ebna nga pal\u00ebt, por mua m\u00eb takon t\u2019i sjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, t\u2019u ul agresivitetin, t\u00eb sheshoj konfliktin e mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb arrij marr\u00ebveshjen aq shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pasi njiheni me rastin e t\u00eb dyja pal\u00ebve n\u00eb konflikt, ju e kuptoni menj\u00ebher\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb fajtori?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po. Ajo q\u00eb vjen \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pala viktim\u00eb dhe parashtrimi nga ana e saj \u00ebsht\u00eb emocional e personal. Kur k\u00ebrkoj emrin dhe numrin e telefonit t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, ka habi n\u00eb syt\u00eb e tyre, mosd\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar, mosvullnet dhe siguri se tjetri nuk do t\u00eb vij\u00eb, por n\u00eb fakt ka ndodhur e kund\u00ebrta. Ka pasur raste q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur, ka pasur raste q\u00eb kan\u00eb reflektuar keq, por t\u00eb pakt\u00ebn koh\u00ebt e fundit, kam gjetur bashk\u00ebpunim dhe kam kuptuar se duhet t\u00eb durosh q\u00eb t\u00eb fitosh. Emisioni ka filluar jo m\u00eb larg se 1 vit e gjys\u00ebm p\u00ebrpara, por kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe; kemi fituar besimin e njer\u00ebzve!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila nga historit\u00eb e trajtuara deri m\u00eb tani, ju ka prekur m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam trajtuar deri m\u00eb sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb televizive gati 30 raste. Jemi n\u00eb fund t\u00eb sezonit televiziv dhe deri n\u00eb qershorin e sezonit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb rubrik\u00ebs, nuk kam m\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb futur raste. Mendoni v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb time kur njer\u00ebzit vijn\u00eb dhe luten, kurse un\u00eb nuk arrij t\u00eb gjej hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u2019i fus n\u00eb program. Rastet kan\u00eb qen\u00eb nga ato q\u00eb kan\u00eb tronditur publikun, por edhe mua, si organizatore dhe autore. Ve\u00e7oj ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me familjen, pasi p\u00ebr familjen kam respekt dhe adhurim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Familja \u00ebsht\u00eb embrioni i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb paqt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb ndani me ne ndonj\u00eb rast q\u00eb nuk ka gjetur zgjidhje dhe ju vazhdoni ta ndiqni edhe m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam n\u00eb ndjekjen e rastit t\u00eb zonj\u00ebs Bukurie, s\u00eb cil\u00ebs gjykata, sipas mendimit tim, jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, i ka hequr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nga 8 f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kujdestarin\u00eb e vet dhe f\u00ebmija i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb minorene p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po luftojm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat q\u00eb t\u2019ia kalojm\u00eb asaj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mendoni ju, pse ka kaq shum\u00eb probleme q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim? A kan\u00eb lidhje ato me nivelin intelektual q\u00eb ka nj\u00eb njeri apo vet\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nd\u00ebrmjet\u00ebsimi nuk \u00ebsht\u00eb difekt, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb alternativ\u00eb zgjedhjeje, e ndihmuar nga nj\u00eb njeri q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb konflikt, m\u00eb i ftoht\u00eb e m\u00eb i paansh\u00ebm nga pal\u00ebt, i cili nuk anon n\u00eb asnj\u00eb moment as nga nj\u00ebra pal\u00eb dhe as nga tjetra, por u jep atyre mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedhin alternativ\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit. Ka probleme, ka keqkuptime, disa gj\u00ebra njer\u00ebzit i marrin me leht\u00ebsi dhe arrijn\u00eb deri n\u00eb konflikte. Njer\u00ebzit nuk e kuptojne akoma aq sa duhet, ndihm\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb jep nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb kompleks t\u00eb dalin p\u00ebrpara ekranit e t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zgjidhin hallet e tyre, por me sa duket, \u201cShihemi n\u00eb Gjyq\u201d ka arritur ta thyej\u00eb k\u00ebt\u00eb tabu&#8230; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, apo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb perceptim i yni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ju p\u00ebrg\u00ebzoj q\u00eb p\u00ebrdorni fjal\u00ebn \u201ctabu\u201d, sepse \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb pranohet ky fakt. T\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb publik nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe pothuajse e pamundur n\u00eb televizor. Ata q\u00eb vijn\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb vuajtur, t\u00eb nderuar, vijn\u00eb nga mentalitete goxha t\u00eb kufizuara, megjithat\u00eb m\u00eb habit vullneti i tyre i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm deri n\u00eb daljen p\u00ebrfundimtare. Paragjykimit t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr ata q\u00eb i zgjidhin problemet n\u00eb ekran, i them: \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasim n\u00eb publik sesa t\u00eb vritemi n\u00eb fsheht\u00ebsi!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si arrini t\u2019i bindni ata q\u00eb duan t\u00eb t\u00ebrhiqen mbrapsht n\u00eb moment t\u00eb fundit? Ka pasur ndonj\u00eb refuzim t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Buz\u00ebqesh) Pyetje shum\u00eb e bukur! Q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb vijn\u00eb dhe thon\u00eb hallet e tyre, ata kan\u00eb besim, por ka pasur edhe raste q\u00eb n\u00eb momentin e fundit e kan\u00eb rimenduar pozicionimin e tyre. \u00c7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebto raste? Kan\u00eb kaluar jav\u00eb e muaj dhe kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb ridal\u00eb. Kjo ka qen\u00eb habia m\u00eb e madhe. Kur i pyes, m\u00eb thon\u00eb: \u201cU munduam ta zgjidhnim, por ishte e pamundur, ndaj kemi vendosur t\u00eb dalim publikisht sepse kemi besim te zgjidhja juaj\u201d. Kjo m\u00eb ka rritur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb quhen t\u00eb vogla, por q\u00eb disa her\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe fatale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shpesh, kan\u00eb lindur dyshime se personat q\u00eb vijn\u00eb aty, jan\u00eb thjesht aktor\u00eb t\u00eb paguar&#8230; A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb ndonj\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E d\u00ebgjoj r\u00ebndom k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kuriozitet. Un\u00eb po ju them me bindje q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb tona kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fillimet e b\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj rubrike, por sot un\u00eb jua jap me garanci personale e juridike se t\u00eb t\u00ebra rastet q\u00eb publikohen n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cShihemi n\u00eb Gjyq\u201d jan\u00eb personale dhe t\u00eb v\u00ebrteta. Un\u00eb dal si njeri publik, si profesioniste q\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn time para gjith\u00eb publikut shqiptar dhe ju duhet ta merrni p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kontrolluesh\u00ebm identiteti i njer\u00ebzve q\u00eb dalin n\u00eb televizion. Ata jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ambientit shqiptar, mund t\u00eb gjenden, mund t\u00eb pyeten dhe mund t\u00eb v\u00ebrtetohen&#8230;<\/p>\n<p><strong> &#8211; Cila \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb hasni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, pun\u00ebn me njer\u00ebz e kam nj\u00eb nga gj\u00ebrat e mia m\u00eb t\u00eb dashura. Ndoshta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb familjen nga rrjedh, ku ka pasur gjithmon\u00eb shum\u00eb dashuri, besim, partneritet, bashk\u00ebpunim dhe un\u00eb nuk mund ta pranoj dot vuajtjen, as padrejt\u00ebsin\u00eb. Gjithashtu, nuk mund t\u00eb pranoj dot dhun\u00ebn, abuzimin dhe k\u00ebto ma shtojn\u00eb vullnetin e d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb zyr\u00ebn time apo kudo qofsha pran\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar njer\u00ebzve problemin, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb informacionin e duhur dhe p\u00ebr t\u2019u hapur syt\u00eb q\u00eb sot ka zgjidhje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb disa stacione t\u00eb huaja ekzistojn\u00eb emisione simotra me \u201cShihemi ne Gjyq\u201d. I keni ndjekur ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, i ndjek vazhdimisht. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb program q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, por nuk duhet harruar se nuk jemi as n\u00eb Itali, as n\u00eb Gjermani, as n\u00eb Franc\u00eb e as n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Jemi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e nderuar dhe shoq\u00ebria jon\u00eb ka ndryshime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr. Individi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb aq i p\u00ebrgatitur p\u00ebr transformimet dhe kjo e rrit v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e \u00e7do njeriu q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb program t\u00eb till\u00eb! Ne kemi shqiptar\u00eb n\u00eb programin ton\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb raste shqiptare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me rastet n\u00eb programet simotra.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po t\u2019ju b\u00ebhej ofert\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb emisionin tuaj n\u00eb nj\u00eb televizion tjet\u00ebr, do pranonit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e kam menduar asnj\u00ebher\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb mbas 1 viti e gjys\u00ebm q\u00eb e d\u00ebgjoj nj\u00eb pyetje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Do t\u2019u jepja nj\u00eb p\u00ebrgjigje kategorike p\u00ebrsa i p\u00ebrket Enit; kam nj\u00eb respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr zotin Gjebrea, p\u00ebr stafin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Tv Klan, ku jam ndier shum\u00eb komode. Kam pasur t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb shpalosur at\u00eb q\u00eb kam ndier dhe s\u2019m\u00eb ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebj l\u00ebvizje t\u00eb k\u00ebsaj natyre ose t\u00eb pranoj oferta q\u00eb vijn\u00eb nga televizione t\u00eb tjera. D\u00ebshira e televizioneve t\u00eb tjera ka qen\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb, kam th\u00ebn\u00eb: Jam pjes\u00eb e \u201cT\u00eb diel\u00ebs shqiptare\u201d dhe do q\u00ebndroj atje derisa t\u00eb kem nj\u00eb bashk\u00ebpunim me zotin Ardit Gjebrea!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe n\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, na tregoni formul\u00ebn tuaj t\u00eb suksesit, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jurist\u00ebt e rinj&#8230; <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211;<\/strong> Vet\u00eb formati i nd\u00ebrtimit tim personal dhe asaj q\u00eb japim n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr profesionin. P\u00ebr mua, jan\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb profesion dhe k\u00ebt\u00eb drejtim. Dua t\u2019u them q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse ka brenda fate njer\u00ebzish, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi e seriozitet profesional, pa t\u00eb cilat asnj\u00eb i ri apo e re nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cI dashur, kam dh\u00ebn\u00eb shpirtin n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe uroj q\u00eb kjo dashuri t\u00eb ndjehet edhe nga lexuesit tuaj\u201d&#8230; K\u00ebto jan\u00eb disa fjal\u00ebt e zonj\u00ebs Eni, e cila nuk ka ngurruar t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve tona. Kur shkojm\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj, gjejm\u00eb nj\u00eb kalvar t\u00eb gjat\u00eb njer\u00ebzish, q\u00eb presin pas der\u00ebs s\u00eb Enit, t\u00eb nervozuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[240],"class_list":["post-1674","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-televizion","tag-eni-cobani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1674\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}