{"id":1648,"date":"2017-03-25T19:50:23","date_gmt":"2017-03-25T18:50:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1648"},"modified":"2018-03-07T20:18:15","modified_gmt":"2018-03-07T19:18:15","slug":"nuk-me-lene-te-takoj-djalin-me-thone-ta-ka-vdekur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2017\/03\/nuk-me-lene-te-takoj-djalin-me-thone-ta-ka-vdekur\/","title":{"rendered":"Nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb takoj djalin, m\u00eb thon\u00eb ta ka vdekur!"},"content":{"rendered":"<p>Historia e dhimbshme nga Librazhdi e gjyshes q\u00eb k\u00ebrkon nipin dhe e nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb birin:<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb takoj djalin, m\u00eb thon\u00eb ta ka vdekur!<\/p>\n<p>Miq t\u00eb Intervist\u00ebs, sot po ju sjellim nj\u00eb histori t\u00eb dhimbshme sa vet\u00eb dhimbja m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb egzistoj\u00eb. N\u00ebn\u00eb e bij\u00eb kan\u00eb par\u00eb tmerr me sy, kan\u00eb njohur vdekjen dhe ende dhe sot po vuajn\u00eb. Nj\u00eb histori q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet, q\u00eb pasi e lexon, pyet veten sesi mund t\u00eb ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra kaq \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e 2014-t\u00ebs? Ja, pra q\u00eb ka dhe ky rast nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm&#8230; Po ju njohim sot me historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Metije Rrupullit, 76 vje\u00e7e dhe vajz\u00ebs s\u00eb saj Qamile H\u00ebna 38 vje\u00e7e, t\u00eb cilat jetojn\u00eb n\u00eb qytetin e vog\u00ebl t\u00eb Librazhdit. Metija, e \u00ebma e Qamiles k\u00ebrkon sot t\u00eb vdes\u00eb pa brenga dhe vajza e saj t\u00eb jet\u00eb e qet\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb sikur edhe nj\u00eb her\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin po jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, djalin e saj, i cili po mbahet peng nga ish-vjehrri i saj, Xhemal H\u00ebna q\u00eb jeton vet\u00ebm pak kilometra larg Librazhdit, n\u00eb fshatin Rrajc\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb burrit t\u00eb Qamiles, Qamilja u p\u00ebrzu brutalisht nga sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb t\u00eb ndjerit, madje u rrah keqazi sa u s\u00ebmur, dhe nga mungesa e djalit t\u00eb saj ka kaluar depresion. Sot, ajo k\u00ebrkon ndihm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Intervist\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mohuar.<\/p>\n<p>Arlis Alikaj: &#8211; Zonja Metije, cila \u00ebsht\u00eb historia e vajz\u00ebs tuaj, Qamiles, me pak fjal\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Kjo mor bir i n\u00ebn\u00ebs, ve\u00e7 ka vuajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, saq\u00eb ndonjeher\u00eb them m\u00eb mir\u00eb mos e kisha lindur fare. (v\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb duke qar\u00eb). E martova me mbles\u00ebri n\u00eb Rrajc\u00eb, ku ka ndejtur 5 vjet martuar. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vjehrri dhe vjehrra e saj nuk e deshin dhe jan\u00eb munduar ta ndajn\u00eb shum\u00eb her\u00eb nga i shoqi. Tre vjet pas lindjes s\u00eb djalit i ka vdekur edhe burri. Pask\u00ebsaj e p\u00ebrzuri i vjehrri nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>-Pse e p\u00ebrzuri?<\/p>\n<p>&#8211; E p\u00ebrzuri pasi u s\u00ebmur nga koka (s\u00ebmundje nervore) dhe nuk kishte m\u00eb fuqi. Ajo thjesht po p\u00ebrjetonte vdekjen e burrit t\u00eb saj pasi e donte shum\u00eb. Vjehrra e saj Elmeha i tha: \u2018\u2019Mos eja m\u00eb k\u00ebtu, martoju\u2019\u2019 dhe e p\u00ebrzun\u00eb duke i mbajtur f\u00ebmij\u00ebn. Por kjo nuk do burr\u00eb, do f\u00ebmij\u00ebn e saj ta shoh\u00eb. F\u00ebmija sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 6-t\u00eb , por ata i thon\u00eb \u201ct\u00eb ka vdekur\u201d. Sa ta shohim me sy duam. Na ka hyr\u00eb tallaz i madh. Vajza mund t\u00eb m\u00eb vdes\u00eb dita dit\u00ebs. Po na ik\u00ebn truri p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Her\u00ebn e fundit q\u00eb ia morr\u00ebn nga krahu, vet\u00ebm qante. S\u2019e dim\u00eb \u00e7far\u00eb fytyre ka, \u00e7\u2019ngjyr\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb flok\u00ebt (n\u00eb k\u00ebto moment kur tregon e em\u00eba, Qamiles i bie t\u00eb fik\u00ebt) Pasi qet\u00ebsohet, vazhdojm\u00eb intervist\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Ka fakte q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Po ka, kam pyetur n\u00eb komun\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e shohin kur del. Na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i rregjistruar dhe n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si e mbajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn ata?<\/p>\n<p>&#8211; E mbajn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr ta mbajtur e mbajn\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Keni folur me vjehrrin e vjehrr\u00ebn p\u00ebr ta par\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Kemi folur vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb na thoshin se ka vdekur. Ata na thon\u00eb s\u2019keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vini. Un\u00eb e kam nip, si\u00e7 e kan\u00eb ata, kjo- f\u00ebmij\u00eb. Si na thon\u00eb k\u00ebshtu ata?! Kush e ka m\u00eb shum\u00eb? Me \u00e7far\u00eb ligji e t\u00eb drejte, f\u00ebmija u jepet atyre e jo n\u00ebn\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmurur ngaq\u00eb nuk e ka f\u00ebmij\u00ebn pran\u00eb? Dua ta bashkoj sa jam gjall\u00eb n\u00ebna, t\u00eb pakt\u00ebn edhe 1 her\u00eb n\u00eb 2 jav\u00eb vet\u00ebm ta shohim, t\u2019ia p\u00ebrk\u00ebdhelim kok\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po f\u00ebmija e k\u00ebrkon n\u00ebn\u00ebn e vet? Kur sheh psh, shok\u00ebt me familje?<\/p>\n<p>&#8211; Sa qe i vog\u00ebl, deri 6 vje\u00e7, na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se qante dhe e k\u00ebrkont\u00eb t\u00eb j\u00ebm\u00ebn. \u201cDua mamin, dua mamin\u201d, th\u00ebrriste. Por k\u00ebta i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb ka vdekur n\u00ebna. Ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdekur, sikur e \u00ebma i ka ikur n\u00eb qiell, kur ajo \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb dhe e k\u00ebrkon me shpirt dhe zem\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, e lag jast\u00ebkun me lot\u00ebsh.<\/p>\n<p>&#8211; Keni denoncuar n\u00eb polici, \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb atje?!<\/p>\n<p>&#8211; Kemi denoncuar n\u00eb polici shum\u00eb her\u00eb. Policia ka shkuar shum\u00eb her\u00eb, por ai (i vjehrri) i ka th\u00ebn\u00eb policit: \u201cm\u00eb vrit mua q\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb der\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d. Policia na thot\u00eb: \u201cHapni gjyq\u201d. Un\u00eb p\u00ebr gjyq skam mund\u00ebsi. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtja mbetet peng.<\/p>\n<p>&#8211; Metije, ti si shkoje me burrin?<\/p>\n<p>&#8211; Me burrin shkoja shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po me vjehrr\u00ebn? &#8211; Vjehrra , ajo \u2026. (I dridhet buza dhe hesht, nuk flet dot, nd\u00ebrhyn e \u00ebma). E vjehrra i hynte me hu dhe e rrihte me karrige.<\/p>\n<p>&#8211; Po burrit i ke th\u00ebn\u00eb ndonjeher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? &#8211; (P\u00ebrgjigjet e \u00ebma, Metija). I d\u00ebftente, por ishte dhe ai vet\u00eb paqejf. Edhe kjo po k\u00ebshtu. Nuk mund t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt. Pastaj dhuna u shpeshtua m\u00eb shum\u00eb pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit. &#8211; Qamile, pse iu vdiq bashk\u00ebshorti? &#8211; Nga infrakti n\u00eb zem\u00ebr, nga kushtet e k\u00ebqija ekonomike.<\/p>\n<p>&#8211; Sikur mos t\u00eb mjaftonte ky hall, Metije, ju sot, le t\u00eb themi, dhe po mbijetoni pasi keni v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Po, nuk kam sht\u00ebpi. Po pati mund\u00ebsi shteti t\u00eb na ndihmoj\u00eb&#8230;. Me 97 mij\u00eb (t\u00eb vjetra) lek\u00eb pensionin tim po rrojm\u00eb. 50 mij\u00eb lek\u00eb paguajm\u00eb qeran\u00eb, plus 30 drita dhe \u00e7far\u00eb na mbetet ne, asgj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po ku ushqeheni?<\/p>\n<p>&#8211; Me borxh, me list\u00eb. Kam hyr\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb borxh vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dyqan. Na ndihmojn\u00eb dhe nga fisi im ku t\u00eb mundemi.<\/p>\n<p>&#8211; Po n\u00ebse e merrnit f\u00ebmij\u00ebn si do e mbanit? &#8211; Qamilja kishte sht\u00ebpin\u00eb e vet, dhom\u00ebn e vet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb private t\u00eb s\u00eb vjehrrit dhe t\u00eb vjehrr\u00ebs n\u00eb Rrajc\u00eb. Por ata e nxorr\u00ebn jasht\u00eb dhe ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb. Duam vet\u00ebm t\u00eb shohim f\u00ebmij\u00ebn, sikur edhe 1 her\u00eb n\u00eb 2 jav\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Pra n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, ju k\u00ebrkoni\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Le ta marrin prap\u00eb, o bir, \u00e7a t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, po nuk pati rregulla, ve\u00e7 sa ta shohim. Ku e gjen at\u00eb ligj at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, Xhemal H\u00ebna, (I vjehrri i Qamiles) me e mbajtur f\u00ebmij\u00ebn. Dua ta shoh nipin sa m\u00eb para, jam paqejf, ta shoh sa jam gjall\u00eb. Le t\u00eb jet\u00eb kjo dhimbja e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Kam pasur 5 f\u00ebmij\u00eb, 3 m\u00eb kan\u00eb vdekur q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. M\u00eb mbet\u00ebn dy. Nj\u00eb djal\u00eb e kisha tetraplegjik, u rr\u00ebzua, 2 jav\u00eb e mbajti \u00e7uni i v\u00ebllait te ushtaraku dhe nj\u00eb spital privat n\u00eb Tiran\u00eb, por m\u00eb vdiq. Kjo vajz\u00eb \u00ebsht\u00eb e fundit q\u00eb kam. Dua ta ndjej q\u00eb po b\u00ebj di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn tim t\u00eb fundit. Skam njeri tjet\u00ebr, burri m\u00eb ka vdekur ka 5 vjet. Vajza po m\u00eb s\u00ebmuret edhe m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e dashuris\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Kujt ia drejtoni apelin p\u00ebr ndihm\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb gjith\u00ebve. T\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb kush t\u00eb mundet. Jam pa sht\u00ebpi. Po m\u00eb ndihmuan t\u00eb m\u00eb ndihmojm\u00eb me nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb dhe Qamilja t\u00eb jetoj\u00eb me djalin e saj. Apelin ia drejtoj Kryeministrit Edi Rama, Aida Shtinos t\u00eb m\u00eb ndihmoj ta gjej nipin, ose ta takoj dhe s\u00eb fundit, deputetit Taulant Ball\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i ri dhe b\u00ebn p\u00ebr Librazhdin. T\u2019u b\u00ebft\u00eb m\u00ebma Taulant m\u00eb ndihmo!. Dhe n\u00eb fund edhe gazet\u00ebs tuaj, zoti ua ndrift\u00eb rrug\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e dhimbshme nga Librazhdi e gjyshes q\u00eb k\u00ebrkon nipin dhe e nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb birin: Nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb takoj djalin, m\u00eb thon\u00eb ta ka vdekur! Miq t\u00eb Intervist\u00ebs, sot po ju sjellim nj\u00eb histori t\u00eb dhimbshme sa vet\u00eb dhimbja m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb egzistoj\u00eb. N\u00ebn\u00eb e bij\u00eb kan\u00eb par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[238],"class_list":["post-1648","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1648\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}