{"id":1634,"date":"2014-07-21T16:57:53","date_gmt":"2014-07-21T16:57:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1634"},"modified":"2014-07-21T16:57:53","modified_gmt":"2014-07-21T16:57:53","slug":"a-mund-te-kaloje-epilepsia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/a-mund-te-kaloje-epilepsia\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb kaloj\u00eb epilepsia?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje \u201cIntervista\u201d! Kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr Dr. Jashar Demirin. Para m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh, bashk\u00ebshortja ime b\u00ebri nj\u00eb abort t\u00eb detyruar pasi kaloi shytat dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrjetoi shum\u00eb keq. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, ajo ka patur her\u00eb pas here shtr\u00ebngim fyti dhe i dukej sikur d\u00ebgjonte z\u00ebra t\u00eb larg\u00ebt. Kjo gj\u00eb i ndodhte shpesh, koh\u00ebt e fundit. I kam k\u00ebrkuar shum\u00eb her\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb vizit\u00eb, por nuk ka pranuar. Para 1 viti, nat\u00ebn, n\u00eb gjum\u00eb, kaloi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me shtr\u00ebngim t\u00eb trupit dhe pa ndjenja. Menj\u00ebher\u00eb u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb ku b\u00ebm\u00eb skaner e ezhe dhe p\u00ebrgjigjja e mjek\u00ebve ishte: Epilepsi. Ata i dhan\u00eb tegretol t\u00eb cilin e pinte nj\u00eb kok\u00ebrr n\u00eb dit\u00eb. Kaloi nj\u00eb vit me k\u00ebt\u00eb mjekim dhe ka qen\u00eb mir\u00eb, vet\u00ebm se shtr\u00ebngimi i fytit i ndodhte her\u00eb pas here. Para nj\u00eb muaji, pas nj\u00eb tjet\u00ebr vizite, i nd\u00ebrpreu ila\u00e7et dhe 1 jav\u00eb pasi i la, e zuri kriza p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb dit\u00ebn. I b\u00ebm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ezhe dhe mjeku i tha q\u00eb duhet t\u00eb pinte tegretol, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, do ta fillonte gradualisht. N\u00eb k\u00ebto momente, ajo pi tre kokrra n\u00eb dit\u00eb. Mjek\u00ebt m\u00eb dhan\u00eb siguri me k\u00ebt\u00eb mjekim q\u00eb nuk do ket\u00eb m\u00eb kriza, por ju lutem, doktor Jashari, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, pasi punojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dy dhe kam frik\u00eb ta l\u00eb vet\u00ebm? Bashk\u00ebshortja ime tani \u00ebsht\u00eb 28 vje\u00e7e. A mund t\u2019i kaloj\u00eb kjo s\u00ebmundje, n\u00eb qoft\u00eb se mjekohet rregullisht? T\u00eb m\u00eb falni q\u00eb u zgjata kaq, por jam me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i shqet\u00ebsuar, ndaj doja nj\u00eb mendim nga ana juaj. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/em><\/strong> &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, kjo s\u00ebmundje kalon mrekullisht n\u00ebse trajtohet e mjekohet rregullisht. Pyetjes suaj po i p\u00ebrgjigjem duke dashur q\u00eb edhe t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr kujdesin q\u00eb tregoni ndaj bashk\u00ebshortes suaj 28 vje\u00e7are. Vet\u00ebm nj\u00eb gabim e paskeni b\u00ebr\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk duhet ta kishit lejuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb l\u00ebnia e ila\u00e7eve nga ana e gruas suaj me epilepsi, pa u konsultuar me doktorin, gj\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb brenda jav\u00ebs edhe krizat e tjera t\u00eb s\u00ebmundjes. Ila\u00e7et nuk pihen e as nuk lihen pa u konsultuar me doktor\u00ebt, porse gjej k\u00ebtu rastin q\u00eb t\u2019u lutem edhe koleg\u00ebve t\u00eb mi doktor\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrtojn\u00eb, por ta sqarojn\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb klientin se p\u00ebrse ila\u00e7et fillohen me doza t\u00eb pak\u00ebta e rriten gradualisht, p\u00ebrse l\u00ebnia e tyre b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri graduale ashtu si avioni i cili e cek tok\u00ebn, pasi \u00ebsht\u00eb ulur rrafsh me t\u00eb. Gjithashtu, t\u00eb sqarohet se p\u00ebrse duhet mjekimi mbajt\u00ebs p\u00ebr disa s\u00ebmundje dhe, \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb m\u00eb e shpeshta, p\u00ebrse nuk duhen l\u00ebn\u00eb l\u00ebn\u00eb ila\u00e7et q\u00eb n\u00eb fillimin e tyre, kur duket sikur po t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb \u201ckeq\u201d, kur n\u00eb fakt pik\u00ebrisht ky lloj \u201cp\u00ebrkeq\u00ebsimi\u201d tregon se ato po t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb, po \u201cngacmojn\u00eb\u201d dhe organizmi po reagon. Mir\u00ebpo, na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cdoktor\u00eb\u201d edhe ca q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb populli, \u201cnuk din\u00eb se nga lidhet gomari\u201d. Doktori duhet t\u00eb jap\u00eb porosi q\u00eb ila\u00e7et, kur futen n\u00eb veprim, si n\u00eb ndonj\u00eb \u201csulm\u201d me s\u00ebmundjen, krijojn\u00eb si fillim nj\u00eb si \u201cs\u00ebmundje t\u00eb dyt\u00eb\u201d, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk sh\u00ebrohet dot e para. K\u00ebt\u00eb desha t\u00eb them si fillim, si edhe nj\u00eb porosi q\u00eb e ka burimin q\u00eb nga koha e Hipokratit, kur nd\u00ebr shekuj \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se doktori nuk sh\u00ebron vet\u00ebm me ila\u00e7et e gjilp\u00ebrat, por ca m\u00eb shum\u00eb, me fjal\u00ebn e tij. T\u00eb gjith\u00eb doktor\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb sadopak edhe \u201cpsikolog\u00eb\u201d, pasi truri \u00ebsht\u00eb organi kryesor i njeriut, ndaj edhe ka shum\u00eb raste kur trajtimi me psikoterapi apo \u201cplacebo\u201d ka dh\u00ebn\u00eb rezultate duke sh\u00ebruar deri edhe kancerin e duke habitur edhe doktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm tradicional\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Le t\u00eb kthehemi p\u00ebrs\u00ebri te rasti juaj: Shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb keni gjetur s\u00ebmundjen duke b\u00ebr\u00eb skaner, ezhe e analiza, pasi diagnostikimi i sakt\u00eb, mund\u00ebson edhe mjekimin me sa m\u00eb pak kosto dhe pa shum\u00eb efekte an\u00ebsore, si edhe brenda nj\u00eb kohe sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebtu ka r\u00ebnd\u00ebsi pranimi i s\u00ebmundjes si nj\u00eb lloj \u201cbashk\u00ebjetese\u201d (e detyruar) nga e cila \u201cp\u00ebrfitojn\u00eb\u201d aq sa \u00ebsht\u00eb maksimumi i mundsh\u00ebm. B\u00ebrja e EKG-s\u00eb, EZHE-s\u00eb etj. ka r\u00ebnd\u00ebsi pasi shkenca sot ka evoluar shum\u00eb, por dua t\u00eb them se ka jo pak r\u00ebnd\u00ebsi edhe fakti se kush dhe se si i \u201clexojn\u00eb\u201d k\u00ebto skanera e ezhera. Kemi pasur dhe ca raste \u201ctragjike\u201d, kur nga intepretimi i tyre i gabuar \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe ila\u00e7i i gabuar, duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu pacientit nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh. Gabimi, n\u00eb k\u00ebto raste, quhet \u201cnjer\u00ebzor\u201d, por ai q\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen mua \u00ebsht\u00eb fakti se disa doktor\u00eb vuajn\u00eb nga ajo q\u00eb quhet \u201cturpi i rrem\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb konsulta, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar ose p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk jam aq i sigurt\u00eb e do t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb konsultohem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem me koleg\u00ebt dhe me literatur\u00ebn&#8230;\u201d. Megjithat\u00eb dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se doktor\u00ebt q\u00eb kemi n\u00eb gazet\u00ebn ton\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb korrekt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj klient\u00ebve q\u00eb paraqiten tek ata. Dalim p\u00ebrs\u00ebri te rasti juaj&#8230; Nj\u00eb gj\u00eb qenka me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb rastin tuaj, se pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto q\u00eb ju shkruani, edhe pse nuk m\u00eb thoni se \u00e7far\u00eb lloj epilepsie \u00ebsht\u00eb diagnostikuar (pasi jan\u00eb shum\u00eb lloje) fakti q\u00eb tegretoli ju ka b\u00ebr\u00eb dobi \u00ebsht\u00eb sukses, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se mjekimi ka qen\u00eb i sakt\u00eb dhe se ila\u00e7i ka kaluar at\u00eb q\u00eb quhet \u201cfiltri i prov\u00ebs\u201d, shyqyr! Do t\u2019ju tregoj nj\u00eb rast t\u00eb dhimbsh\u00ebm nga Jugu: M\u00eb erdhi nj\u00eb prind dhe m\u00eb tha se prej 6 vitesh po e mjekonin vajzen e tij p\u00ebr epilepsi dhe ajo nuk e kishte p\u00ebrmir\u00ebsimin e duhur. Ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u2019i jepja disa nga kurat e mia bimore, por un\u00eb nuk ia dhash\u00eb ato, pasi edhe kurat bimore nuk jan\u00eb si uj\u00ebt e burimit dhe nuk jepen pa nj\u00eb diagnostikim t\u00eb sakt\u00eb. K\u00ebmb\u00ebngula q\u00eb ai ta sillte vajzen dhe e solli. Q\u00eb n\u00eb pyetjen e par\u00eb q\u00eb i b\u00ebra, un\u00eb e p\u00ebrjashtova 100 % epilepsin\u00eb, pavar\u00ebsisht nga rezultatet e vizitave. Pyetja ime ishte kjo: \u201cA je d\u00ebmtuar ndonj\u00ebher\u00eb duke r\u00ebn\u00eb befas?\u201d. \u201cJo, tha ajo, asnj\u00ebher\u00eb, pasi kurdoher\u00eb un\u00eb arrij ta zgjedh vendin se ku do t\u00eb bie&#8230;\u201d. Si ka mund\u00ebsi, mendova, q\u00eb mjek\u00ebt ia kishin dh\u00ebn\u00eb kurat e r\u00ebnda e nuk e kishin marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb fakt, q\u00eb epileptiku nuk e kupton se ku e kur bie dhe \u00e7an kafk\u00ebn ose bie n\u00eb zjarr apo n\u00eb uj\u00eb, kurse histeriku bie kudo me \u201cart\u201d, edhe pse ky lloj \u201carti\u201d, me kalimin e koh\u00ebs, i b\u00ebhet aq zakon sa as vet\u00eb ai nuk arrin ta kuptoj\u00eb pse e b\u00ebn apo pse nuk mundet q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb. Meqen\u00ebse un\u00eb nuk kisha kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u2019ia ndryshuar ila\u00e7et, e \u00e7ova vet\u00eb te dy doktor\u00eb kompetent\u00eb dhe ata e p\u00ebrjashtuan totalisht epilepsin\u00eb. At\u00ebhere, e mora p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr ta kuruar me psikoterapi e ila\u00e7e 100 % bimore dhe sot, ajo \u00ebsht\u00eb pedagoge, por t\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebra pasi u sigurova. \u00cbsht\u00eb gabim t\u00eb jap\u00ebsh diagnoza apo kura vet\u00ebm nga letrat e pacient\u00ebve, pa nj\u00eb diagnostikim t\u00eb sakt\u00eb, gjithmon\u00eb me prova e me pranin\u00eb e pacientit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje \u201cIntervista\u201d! Kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr Dr. Jashar Demirin. Para m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh, bashk\u00ebshortja ime b\u00ebri nj\u00eb abort t\u00eb detyruar pasi kaloi shytat dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrjetoi shum\u00eb keq. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, ajo ka patur her\u00eb pas here shtr\u00ebngim fyti dhe i dukej sikur d\u00ebgjonte z\u00ebra t\u00eb larg\u00ebt. Kjo gj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-1634","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1634\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}