{"id":16234,"date":"2017-07-25T16:21:09","date_gmt":"2017-07-25T14:21:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=16234"},"modified":"2017-07-25T16:21:09","modified_gmt":"2017-07-25T14:21:09","slug":"endrit-hoxhaj-veshja-ne-shqiperi-thyerje-tabush-apo-degjenerim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2017\/07\/endrit-hoxhaj-veshja-ne-shqiperi-thyerje-tabush-apo-degjenerim\/","title":{"rendered":"Endrit Hoxhaj: Veshja n\u00eb Shqip\u00ebri thyerje tabush apo degjenerim\u2026"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-16236\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/20048904_1642139809151113_1181450619_o-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/20048904_1642139809151113_1181450619_o-150x150.jpg 150w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/20048904_1642139809151113_1181450619_o-100x100.jpg 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/>D\u00ebshira e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr t`ju p\u00ebrngjar\u00eb deri n\u00eb detaje bashk\u00ebmoshatar\u00eb<wbr \/>ve t\u00eb tyre europian\u00eb, ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. Emancipimi i rinis\u00eb shqiptare po vihet re gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb sjelljen e saj, bot\u00ebkuptimin dhe sidomos n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb veshurit. Kjo tendenc\u00eb nxitet nga d\u00ebshira e brezave t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr trendy dhe ekstravagant\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb padalluesh\u00ebm nga t\u00eb rinjt\u00eb europian\u00eb. Megjith\u00ebse pjesa m\u00eb e madhe jan\u00eb t\u00eb bindur se se ky stil veshjeje i unifikon me vendet per\u00ebndimore, ky perceptim \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se b\u00ebn t\u00eb dukemi jo serioz\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs dhe t\u00eb tjet\u00ebrsojm\u00eb dashur pa dashur elementet e kultur\u00ebs shqiptare.<br \/>\n\u00c7lirimi nga nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste 50-vje\u00e7are dhe p\u00ebrqafimi i sistemit per\u00ebndimor politik e ekonomik si model i p\u00ebrsosur, i cili rr\u00ebnoi ish-blokun komunist, po zhvillon tek shqiptar\u00ebt ndjenj\u00ebn e europianizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb si pjes\u00eb e Europes dhe integrimin n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat e saj. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb median vizive politikan\u00eb, zyrtare t\u00eb administrat\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb, analist\u00eb e gazetar\u00eb politik\u00eb, n\u00eb edicionet informative apo formate t\u00eb ndryshme politike, informojn\u00eb opinionin publik mbi integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, debatojn\u00eb mbi arritjet dhe mangesit\u00eb e vendit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, r\u00ebnd\u00ebsia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb prioritetin kryesor t\u00eb qeveris\u00eb sidomos pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb NATO. Shqiptar\u00ebt dhe sidomos t\u00eb rinjt\u00eb mundohen gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb imitojn\u00eb europian\u00ebt n\u00eb vlerat e tyre kulturore, n\u00eb sjellje, veshje moderrne, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb festave private, vendosjen e emrave t\u00eb huaj te f\u00ebmij\u00ebt, bizneset e deri studimi n\u00eb universitete. T\u00eb gjitha k\u00ebto tendenca d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr shpirtin europian t\u00eb shqiptar\u00ebve, d\u00ebshir\u00ebn dhe \u00ebndrr\u00ebn e parealizuar p\u00ebr t\u2019ju bashkuar kombeve europiane. K\u00ebto veprime p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb imazhin ton\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Europ\u00ebs q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mar\u00eb vendin q\u00eb i takon, por shpesh k\u00ebto perceptime, mentalitete moderne e kulturore keqinterpretohe<wbr \/>n, manipulohen duke i shnd\u00ebrruar elementet e kultur\u00ebs s\u00eb huaj, n\u00eb element\u00eb t\u00eb ekzagjeruara, madje duke shkelur kodin etik dhe thyer vlerat tona \u201ct\u00eb arta\u201d tradicionale.<br \/>\nMomentalisht dit\u00ebt e nxehta t\u00eb ver\u00ebs jan\u00eb shnd\u00ebrruar p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm n\u00eb nj\u00eb \u201clakuriq\u00ebsi\u201d t\u00eb tep\u00ebruar. Ngado t\u00eb hedh\u00ebsh shikimin ky detaj t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen. Kjo tendenc\u00eb sa vjen dhe dakort\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u00e7do grupmosh\u00eb. Veshjet m\u00eb t\u00eb preferuara variojn\u00eb nga dekoltet\u00eb e hapura me prerje t\u00eb ekzagjeruara n\u00eb pjes\u00ebn e gjoksit apo ekspozimin e gjysm\u00ebn s\u00eb shpin\u00ebs, deri tek kanotieret me rripa, zhaponet\u00eb, bluzat e xhinset e grisura, minifundet e shkurtra, t\u00eb shoq\u00ebruara me modele t\u00eb \u00e7rregullta t\u00eb flok\u00ebve me ngjyra t\u00eb habitshme dhe nga nj\u00eb makiazh i tep\u00ebruar. T\u00eb gjitha b\u00ebhen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb feminilitetit. Mjafton q\u00eb t\u00eb zot\u00ebrosh veshjet e koh\u00ebs s\u00eb fundit apo t\u00eb jesh shikues i rregullt e programeve t\u00eb \u201cFashion Tv\u201d p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb modern apo i koh\u00ebs dhe injoron problemet e shumta ekonomike t\u00eb cilat has \u00e7do dit\u00eb familja shqiptare. Ngado t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb, gjith\u00e7ka t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen e pasarelave t\u00eb mod\u00ebs. Ky lloj stili \u00ebsht\u00eb i lejuesh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb paradat e mod\u00ebs, spektaklet televizive, telenovelat dhe filmat hollivudian\u00eb. Madje n\u00eb kryeqytetet bot\u00ebrore p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb ambjente t\u00eb caktuara. Nuk ka aspak r\u00ebnd\u00ebsi mosha, q\u00ebllimi i vet\u00ebm i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb linjat e trupit t\u00eb dalin sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pah. Ecja provokuese e femrave mbi taka t\u00eb larta, k\u00ebpuc\u00eb balerinash e deri tek truku i ekzagjeruar, i cili n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve kopjohet n\u00eb revista mode duke mos u p\u00ebrshtatur me mosh\u00ebn, jan\u00eb imazhi i femrave t\u00eb sotme, kryesisht n\u00eb kryeqytete, aty ku dhe mund\u00ebsit\u00eb e shfaqjeve t\u00eb tilla gjejn\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Problemi q\u00ebndron n\u00eb faktin se imazhi i sot\u00ebm bashk\u00ebkohor nuk po njeh kufij moshe, q\u00eb nga adoleshentet e shkollave 9-vje\u00e7are e deri tek zonjat, t\u00eb cilat po japin shembullin m\u00eb t\u00eb keq p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. K\u00ebto tendenca p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb problem akoma m\u00eb serioz, pasi ato tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, duke mos b\u00ebr\u00eb dallim n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ambienteve ku ndodhen. N\u00eb lokalet, restorantet dhe pube, femrat e sotme paraqiten me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn veshje. Aspak t\u00eb p\u00ebrshtatshme. N\u00eb shkolla, universitete, institucionet e administrat\u00ebs publike\u2026 Nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb shkollave 9-vje\u00e7are e t\u00eb mesme, studente, e madje jo rrall\u00ebher\u00eb m\u00ebsuese, pedagoge dhe zyrtare t\u00eb institucioneve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, paraqiten n\u00eb vendet ku studiojn\u00eb apo ushtrojn\u00eb profesionin e tyre me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb veshje, provokuese dhe t\u00eb ekzagjeruar, duke shkelur Kodin e Etik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se \u00e7do person ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe lirin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb modelin e jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb shpirt\u00ebrore individuale, por jasht\u00eb ambjentit institucional dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Etik\u00ebs, i cili sqaron: \u201cVeshja dhe paraqitja e n\u00ebpun\u00ebsit duhet t\u00eb jen\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht administrat\u00ebn publike. Veshja e n\u00ebpun\u00ebsve meshkuj, sidomos n\u00eb takimet zyrtare duhet t\u00eb jet\u00eb me kostum, k\u00ebmish\u00eb e kravat\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebset femra, veshja duhet t\u00eb jet\u00eb serioze dhe jo ekstravagante. N\u00ebpun\u00ebsit duhet t\u00eb tregojn\u00eb kujdes p\u00ebr higjen\u00ebn personale, modelin e flok\u00ebve, t\u00eb mos e tep\u00ebrojn\u00eb me makiazhin dhe aksesor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrshtatje me detyr\u00ebn dhe funksionin e n\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit\u201d.<br \/>\nBazuar n\u00eb rregulloren e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs \u00c7\u00ebshtjeve Sociale dhe Shanceve t\u00eb Barabarta, hartuar me iniciativ\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Fondacionit \u201cSoros\u201d, me pjes\u00ebmarrjen e sindikatave t\u00eb arsimit, \u00ebsht\u00eb hartuar nj\u00eb draft, i cili p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet rregullatori i p\u00ebrpikt\u00eb, i marr\u00ebdh\u00ebnieve m\u00ebsues-nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues-drejtues<wbr \/>, m\u00ebsues-prind\u00ebr si dhe mes vet\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve administrativ\u00eb.<wbr \/> Kodi parashikon shmangien e veprimeve kompromentuese dhe veshjet ekstravagante. Performanca fizike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb s\u00eb cil\u00ebs specialist\u00ebt i kan\u00eb kushtuar shum\u00eb kujdes n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs. Ata jan\u00eb t\u00eb mendimit se ajo ndikon s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb sjelljen dhe formimin e nx\u00ebn\u00ebsit, ndaj jan\u00eb marr\u00eb parasysh edhe sanksione n\u00eb raste shkeljesh. Sipas draftit, m\u00ebsuesit n\u00eb shkolla dhe ambiente t\u00eb tjera publike duhet t\u00eb p\u00ebrdorin veshje q\u00eb i p\u00ebrshtaten figur\u00ebs dhe misionit t\u00eb tij si educator: \u201cM\u00ebsuesi duhet t\u00eb jet\u00eb shembull higjiene dhe past\u00ebrtie, t\u00eb reflektoj\u00eb shije qytetare t\u00eb p\u00ebrparuara dhe harmoni n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb paraqitjen e tij t\u00eb jashtme\u201d, thot\u00eb pika e dyt\u00eb e seksionit t\u00eb veshjes. Gjithashtu sipas Kodit, p\u00ebr figur\u00ebn e m\u00ebsuesit jan\u00eb t\u00eb papranueshme, sidomos n\u00eb mjediset e shkoll\u00ebs, veshjet ekstravagante provokuese, bizhuterit\u00eb e tepruara, ekspozimi i tatuazheve, minifundet, dekoltet\u00eb etj. Fal\u00eb nj\u00eb tatuazhi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb trupit nj\u00eb shoku im humbi vendin e pun\u00ebs n\u00eb ShBA.<br \/>\nUniforma e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk zbatohet. Kjo vlen p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebrrmuese nx\u00ebn\u00ebsish e student\u00ebsh n\u00eb arsimin parauniversitar<wbr \/> dhe at\u00eb universitar t\u00eb vendit. Vet\u00ebm n\u00eb pak shkolla serioze t\u00eb kryeqytetit zbatohet veshja e uniform\u00ebs s\u00eb detyruar shkollore. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit ky detyrim injorohet dhe nuk merren masa nd\u00ebshkuese apo parandaluese n\u00eb p\u00ebrhapjen e k\u00ebtij fenomeni masiv. E keqja m\u00eb e madhe q\u00ebndron n\u00eb pranimin e heshtur dhe indiferentizimi<wbr \/>n e shkeljes s\u00eb hapur t\u00eb rregullave t\u00eb etik\u00ebs q\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore. Vete hartuesit dhe miratuesit e k\u00ebtij drafti e injorojn\u00eb zbatimin n\u00eb pun\u00eb, sepse detyrimi mbetet vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. N\u00eb raste t\u00eb panum\u00ebrta n\u00ebpun\u00ebset e ministrive, institucioneve gjyq\u00ebsore dhe ekzekutive paraqiten n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e shefave t\u00eb tyre me t\u00eb nj\u00ebjtat veshje provokuese, jasht\u00eb rregullores s\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs.<br \/>\nDuke u mb\u00ebshtetur n\u00eb burimet e medias vizive, deri m\u00eb sot, t\u00eb vetmet studente apo punonj\u00ebse t\u00eb nd\u00ebshkuara p\u00ebr veshje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb ambientin arsimor apo t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb femrat e veshura me ferexhe sipas tradit\u00ebs myslimane. \u00cbsht\u00eb paradoksal fakti q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti v\u00ebmendja e nd\u00ebshkimit p\u00ebrq\u00ebndrohet tek ato q\u00eb jan\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ndon\u00ebse n\u00eb thelb jan\u00eb t\u00eb veshura \u201ckok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkaq, drafti i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit ka parashikuar nd\u00ebshkimet n\u00eb kontratat kolektive t\u00eb m\u00ebsuesve. Nd\u00ebshkimet e tyre ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pasojave q\u00eb vijn\u00eb nga shkelja q\u00eb kryejn\u00eb. Masat q\u00eb jan\u00eb propozuar deri tani fillojn\u00eb nga nj\u00eb v\u00ebrejtje t\u00eb thjesht\u00eb, v\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr pushim nga puna dhe ulje n\u00eb detyr\u00eb. Sipas Xhaferr Dobrush\u00ebs, i cili ka marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb hartimin e draftit, \u00ebsht\u00eb propozuar paraprakisht q\u00eb nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebshkimore t\u00eb jet\u00eb edhe heqja e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb profesionit, n\u00eb raste shkeljesh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb paradoksal fakti q\u00eb pik\u00ebrisht modeli per\u00ebndimor i liris\u00eb s\u00eb tepruar n\u00eb veshje, i cili frym\u00ebzon moshat e reja n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, nuk p\u00ebrputhet me rutin\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb bashkmoshatar\u00ebv<wbr \/>e t\u00eb tyre europian\u00eb. Stili i veshjes nga t\u00eb rinjt\u00eb europian\u00eb \u00ebsht\u00eb sa praktik aq edhe komod dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ambjentin ku ndodhen. Shumica e t\u00eb rinjve europian\u00eb preferojn\u00eb veshje t\u00eb rehatshme, t\u00eb gjera, makiazh t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm me mosh\u00ebn, jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe ambjentet arsimore, duke i kushtuar luksin dhe ekstravaganc\u00ebn ambienteve t\u00eb arg\u00ebtimit zakonisht n\u00eb fundjava. Studimet sociale kan\u00eb treguar se midis brezave t\u00eb rinj n\u00eb per\u00ebndim ka lindur nj\u00eb pik\u00ebpamje e re n\u00eb lidhje me jet\u00ebn. T\u00eb lodhur nga lirit\u00eb e tepruara, parregullsit\u00eb e shumta shoq\u00ebrore ata k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes ndaj nevojave t\u00eb tyre shpirt\u00ebrore.<br \/>\nRezultatet e nj\u00eb studimi t\u00eb grupit hetimor IG, n\u00eb qendr\u00ebn analitike dhe statistikore t\u00eb Nju Jork-ut, tregojn\u00eb se vajzat e reja p\u00ebrkund\u00ebr gjeneratave t\u00eb kaluara nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr veshjen e rrobave ekstravagante dhe ekspozimin e trupit t\u00eb tyre. Melissa Lavijen, studiuese e k\u00ebsaj qendre thot\u00eb se: \u201c\u2026statistikat<wbr \/>tregojn\u00eb se vajzat e reja jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirura p\u00ebr mbulimin e pjes\u00ebve t\u00eb trupit t\u00eb tyre\u201d. Tendencat e reja Lavijen i shpjegon me prirjen e t\u00eb rinjve p\u00ebr nj\u00eb veshje m\u00eb t\u00eb denja. Pas disa dekadash t\u00eb propagandimit t\u00eb veshjeve gjysm\u00eb lakuriqe dhe ekspozimit t\u00eb trupit t\u00eb femrave, tani njer\u00ebzit jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb veshjeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d.<br \/>\nKoh\u00ebt e fundit nj\u00eb grup rinor n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb reaguar edhe ndaj publikimit t\u00eb fotove lakuriqe, imorale si dhe ndaj muzik\u00ebs destruktive. Disa persona n\u00eb per\u00ebndim fotografit\u00eb imorale dhe muzik\u00ebn provokuese e cil\u00ebsojn\u00eb si rrug\u00eb p\u00ebr prishjen e t\u00eb rinjve. N\u00eb korrik t\u00eb 2005 nj\u00eb grup vajzash n\u00eb Lond\u00ebr u fut\u00ebn n\u00eb grev\u00eb urie n\u00eb shenj\u00eb proteste ndaj fotove t\u00eb publikuara n\u00eb revist\u00ebn \u201cPlay boy\u201d. Ato i k\u00ebrkuan t\u00eb ndalojohet publikimin e fotografive t\u00eb tilla.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb interesant fakti q\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb shoq\u00ebrie gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb emancipuese, n\u00eb ndryshim dhe dinamiz\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga vet\u00eb prind\u00ebrit, t\u00eb rinjt\u00eb europian\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb zgjedhin nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. D\u00ebshira p\u00ebr modele m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme veshjesh dhe shembujsh t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat e brezit t\u00eb ri p\u00ebr ndryshim. Studiuesja Rashida Jolley \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb i fton t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00eb jet\u00eb, modele t\u00eb reja dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Ajo u k\u00ebrkon prind\u00ebrve q\u00eb t\u2019i inkurajojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre drejt vlerave morale, t\u00eb kultivojn\u00eb veti t\u00eb mira, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hedhin hapa jo negative aq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb globale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshira e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr t`ju p\u00ebrngjar\u00eb deri n\u00eb detaje bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb tyre europian\u00eb, ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha. Emancipimi i rinis\u00eb shqiptare po vihet re gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb sjelljen e saj, bot\u00ebkuptimin dhe sidomos n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb veshurit. Kjo tendenc\u00eb nxitet nga d\u00ebshira e brezave t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":16235,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1356],"tags":[1455],"class_list":["post-16234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-living","tag-endrit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16234\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}