{"id":1599,"date":"2014-07-20T18:37:34","date_gmt":"2014-07-20T18:37:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1599"},"modified":"2014-07-20T18:37:34","modified_gmt":"2014-07-20T18:37:34","slug":"pa-denime-ky-vend-nuk-do-te-kete-qetesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/pa-denime-ky-vend-nuk-do-te-kete-qetesi\/","title":{"rendered":"Pa d\u00ebnime, ky vend nuk do t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PUK-ut, avokat Idajet Beqiri, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d vler\u00ebson se akuza politike e PD-s\u00eb p\u00ebr avionin e drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji antishqiptare q\u00eb b\u00ebhet nga Berisha p\u00ebr t\u00eb penguar marrjen e statusit kandidat, sepse prodhimin dhe trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, pohon avokat Beqiri, e ka ideuar dhe frym\u00ebzuar Berisha, q\u00ebkur erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pushtet, n\u00eb vitin 1993. Zoti Beqiri argumenton se nuk mund t\u00eb ket\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve politikan\u00ebt q\u00eb shkaktuan G\u00ebrdecin e q\u00eb vran\u00eb m\u00eb 21 janar 2011. Gjithashtu, p\u00ebr grev\u00ebn e uris\u00eb s\u00eb ish-punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike, zoti Beqiri shton se ata jan\u00eb disa militant\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb u pun\u00ebsuan nga Berisha pa kurrfar\u00eb merite. Zoti Beqiri mbron iden\u00eb e deputetit Braho, q\u00eb presidenti aktual Nishani duhet shkarkuar, pasi ai nuk e ka dinjitetin dhe personalitetin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt. Drejt\u00ebsia shqiptare, sipas zotit Beqiri, \u00ebsht\u00eb peng i Nishanit dhe i \u00c7ef\u00ebs, ndaj, shton se duhet t\u00eb riformohet rr\u00ebnj\u00ebsisht KLD-ja, Prokuroria dhe gjith\u00eb gjyq\u00ebsori n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<p>Petraq Bajrami: &#8211; Zoti Beqiri, s\u00eb pari, nj\u00eb pyetje si avokat: Sipas jush, avioni me drog\u00eb, \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb penale, apo akuz\u00eb politike?<br \/>\nAv. Idajet Beqiri: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb politike. Madje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji antishqiptare e radh\u00ebs q\u00eb ka hartuar dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim dh\u00ebndrri i Beogradit, Berisha, me efekte dyplan\u00ebshe. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ajo drejtohet drejtp\u00ebrdrejt kund\u00ebr interesave tona komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kund\u00ebr moralit, dinjitetit dhe prestigjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, kombit e popullit ton\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr, kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb penguar me \u00e7do mjet kriminal, marrjen e Statusit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE, n\u00eb qershor 2014.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb detaj juridik, q\u00eb ta ngarkoj\u00eb Kryeministrin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e avionit t\u00eb drog\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Po \u00e7far\u00eb lidhjeje ka Kryeministri i vendit me \u00e7\u00ebshtjen e avionit t\u00eb drog\u00ebs? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale konkrete, si shum\u00eb vepra penale t\u00eb tjera q\u00eb kryhen n\u00eb vend. Mjetet me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave kryhen veprat penale jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, ligji themelor i shtetit, kompetencat hetimore dhe d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjeve kriminale n\u00eb gjyq ia ka dh\u00ebn\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb. Prokuroria ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb ngjarjen, t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetimin dhe t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb gjyq \u00e7\u00ebshtjen dhe autor\u00ebt e saj. Gjykata do vler\u00ebsoj\u00eb faj\u00ebsin\u00eb apo pafaj\u00ebsin\u00eb e gjith\u00ebsecilit t\u00eb implikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale dhe do t\u00eb jap\u00eb vendimin e saj. K\u00ebshtu funksionojn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb shtet serioz ku sundon ligji. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin konkret, t\u00eb gjitha rolet i ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb qesharaku Berisha. Ai e dinte se do t\u00eb vinte nj\u00eb avion \u201ci mbaruar\u201d, se do t\u00eb ndryshonte drejtimin e udh\u00ebtimit n\u00eb Divjak\u00eb, se do t\u2019i prishej rrota n\u00eb r\u00ebr\u00ebn e detit, se do t\u00eb transportonte drog\u00eb\u2026 Ai e di se kush jan\u00eb fajtor\u00ebt, cilat jan\u00eb provat, ai b\u00ebn pretenc\u00ebn e prokurorit, ai jep vendimin gjyq\u00ebsor\u2026 Nj\u00eb banalitet i v\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00eb mendje e s\u00ebmur\u00eb!<br \/>\n&#8211; A mundet imuniteti politik t\u2019u jap\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn deputet\u00ebve q\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me akuza penale Kryeministrin, si trafikant i drog\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Varet p\u00ebr k\u00eb deputet e keni fjal\u00ebn sepse n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ka shum\u00eb pak deputet\u00eb. Ata num\u00ebrohen me gishtat e t\u00eb dy duarve. T\u00eb tjer\u00ebt, n\u00ebn drejtimin e Berish\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb band\u00eb kriminale, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb goj\u00ebshthurur, sikur t\u00eb mos kishin n\u00eb familje as gra, as vajza dhe as mbesa e nip\u00ebr, por gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre e kan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi krim dhe mbi shkelje t\u00eb ligjit. Me goj\u00ebneverin\u00eb e tyre, me gjestet e tyre, me veprimet e tyre, k\u00ebta bandit\u00eb \u201cdeputet\u00eb\u201d, me kryebanditin Berisha n\u00eb krye, stimulojn\u00eb, shtyjn\u00eb dhe nxisin me k\u00ebmb\u00ebngulje \u00e7do dit\u00eb krimin dhe kriminel\u00ebt, me synimin e vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb sundoj\u00eb anarkia banale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e gjor\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb jetojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb \u00e7\u00ebshtja e avionit t\u00eb drog\u00ebs nj\u00eb argument kaq t\u00eb fort\u00eb politik, sa t\u00eb k\u00ebrkohet nga opozita, dor\u00ebheqja e Kryeministrit?<br \/>\n&#8211; Opozita dhe personalisht, Berisha, ka marr\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim historik prej shqiptar\u00ebve m\u00eb 23 qershor 2013. Populli votoi aq qartas, sa i dha \u201cd\u00ebrrm\u00ebn\u201d p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb n\u00eb qeverisje kjo band\u00eb makabre q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt turpin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, opozita po p\u00ebrjeton nj\u00eb shok t\u00eb paimagjinuar dhe e ka humbur torruan. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb stimuloj\u00eb reformator\u00ebt q\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrfundimisht \u201cd\u00ebrrm\u00ebn\u201d kryebanditit dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, e l\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri \u201cqyqen\u201d e Serbis\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb keq PD-n\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb \u201cshesh-besh\u201d, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb vet\u00ebm llumi i shkijeve! Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ckauz\u00eb\u201d t\u00eb tyre \u201cstuhin\u00eb n\u00eb got\u00ebn e ujit\u201d me t\u00eb ashtuquajturin \u201cavion i drog\u00ebs\u201d.<br \/>\n&#8211; Sasit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb trafikuara q\u00eb kapen nga policia e shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb vendet e tjera evropiane, tregojn\u00eb se k\u00ebto sasi jan\u00eb prodhuar n\u00eb vite t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ka qeverisur opozita e sotme. A duhet q\u00eb sot kjo opozit\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mosluftimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kur ajo qeveriste?<br \/>\n&#8211; Prodhimin dhe trafikimin e drog\u00ebs e nisi, e frym\u00ebzoi, e organizoi dhe e b\u00ebri qysh nga viti 1992, kur u b\u00eb President i Republik\u00ebs, Berisha dhe banda e tij kriminale. Kjo band\u00eb e futi masivisht k\u00ebt\u00eb trafik n\u00eb Lazarat, t\u00eb cilin e kishin dhe vazhdojn\u00eb ta mbajn\u00eb si \u201cbastionin\u201d e tyre \u201cdemokrat\u201d! Edhe k\u00ebt\u00eb drog\u00eb q\u00eb do t\u00eb transportonte \u201cavioni i rrot\u00ebs s\u00eb thyer\u201d, apo sasirat e tjera q\u00eb kapen \u00e7do dit\u00eb, po kjo band\u00eb kriminale e ka mbjell\u00eb, e ka korrur, e ka shitur dhe ende vazhdon ta shes\u00eb, si mjetin dhe burimin kryesor p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201corgji\u201d pa fund, si dhe p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb destabilizuar k\u00ebt\u00eb vend. Madje, edhe at\u00eb sasi droge q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar ta sekuestrojn\u00eb kur ishin n\u00eb qeverisje nga kapja n\u00eb flagranc\u00eb e trafikant\u00ebve, e kan\u00eb rishitur po k\u00ebta bandit\u00eb, me ndihm\u00ebn e policis\u00eb s\u00eb shtetit, kur ishin n\u00eb qeverisje.<br \/>\n&#8211; Si e shpjegoni ju, q\u00eb opozita nuk ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb, apo t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mocion vot\u00ebbesimi n\u00eb Kuvend p\u00ebr qeverin\u00eb, apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, me argumentin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb avionit t\u00eb drog\u00ebs, por k\u00ebrkon vet\u00ebm largimin e Ram\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Opozita e sotme nuk di ku ka kok\u00ebn dhe k\u00ebmb\u00ebt. \u00cbsht\u00eb \u00e7oroditur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme. Por, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb jan\u00eb shum\u00eb \u201ct\u00eb kthjell\u00ebt\u201d; nuk e z\u00ebn\u00eb kurr\u00eb me goj\u00eb opsionin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Sepse, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebheshin sot zgjedhje t\u00eb parakohshme, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb do t\u2019i humbisnin mandatet dhe kjo opozit\u00eb do t\u00eb dilte p\u00ebrfundimisht nga \u201cloja\u201d, sepse nuk do \u201chanin\u201d vet\u00ebm \u201cnj\u00eb milion shuplaka\u201d, sa n\u00eb 23 qershor 2013, por shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb, e madje edhe grat\u00eb e tyre do t\u2019u japin shuplaka t\u00eb r\u00ebnda, sepse k\u00ebta vandal\u00eb u kan\u00eb nxir\u00eb jet\u00ebn edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre!<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb jav\u00eb filloi nj\u00eb grev\u00eb urie e ish-punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike. A mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb politike, juridike dhe morale PD-ja q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtet\u00eb ata sot, nd\u00ebrsa n\u00eb 8 vjet\u00ebt e qeverisjes s\u00eb saj, spastroi t\u00ebr\u00eb administrat\u00ebn publike mb\u00ebshtetur pik\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb partiake dhe pun\u00ebsoi vet\u00ebm militant\u00ebt e saj?<br \/>\n&#8211; Grevist\u00ebt nuk i p\u00ebrkasin ish-administrat\u00ebs publike, por jan\u00eb disa fanatik\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb Saliut, t\u00eb cil\u00ebt kishin z\u00ebn\u00eb vendet e njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike, kur b\u00ebri spastrimet radikale Berisha n\u00eb vitin 2005 kur erdhi n\u00eb qeverisje p\u00ebrmes vjedhjes s\u00eb hapur t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit. Ata jan\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm disa militant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Berisha k\u00ebrkon t\u2019i b\u00ebj\u00eb \u201cmish p\u00ebr top\u201d t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb tij antishqiptare p\u00ebr sabotimin e marrjes s\u00eb statusit nga BE-ja n\u00eb muajin qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. Kam frik\u00eb se Berisha, me provat e shumta q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb sot, sidomos m\u00eb 2 prill 1991, n\u00eb shkurt-mars 1997, me vrasjen e Azem Hajdarit n\u00eb vitin 1998, me vrasjet e 26 shqiptar\u00ebve n\u00eb G\u00ebrdec, me vrasjet e 4 protestuesve n\u00eb 21 janar 2011, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb \u201ckurban\u201d aty te \u00e7adrat q\u00eb ngriti me dor\u00ebn e tij. Kam v\u00ebrtet shum\u00eb frik\u00eb, sepse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri m\u00eb 14 shtator 1998 me arkivolin e Azem Hajdarit ky bandit!<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebs force politike n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i intereson marrja e statusit kandidat nga Shqip\u00ebria? Kam parasysh se edhe opozita e djeshme, sot maxhoranc\u00eb, u b\u00eb penges\u00eb politike n\u00eb procesin e marrjes s\u00eb statusit me q\u00ebndrimin e saj n\u00eb mosn\u00ebnshkrimin e 3 kushteve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr statusin&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb vendosen paralelizma t\u00eb tilla. Jan\u00eb diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta opozita e djeshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeverisje sot, me opozit\u00ebn e sotme, q\u00eb ishte n\u00eb qeverisje dje. Nuk ishin tre ligjet shkaku i v\u00ebrtet\u00eb i mosmarrjes s\u00eb statusit n\u00eb vitin 2012-2013. T\u00eb interesuar p\u00ebr mosmarrjen e statusit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE kan\u00eb qen\u00eb dje dhe jan\u00eb sot pik\u00ebrisht Berisha me band\u00ebn e tij. Synimi i tyre, s\u00eb paku qysh kur u formuan si opozit\u00eb n\u00eb vitin 1991, ka qen\u00eb dhe ka mbetur destabilizimi i vazhduesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb interes t\u00eb Serbis\u00eb. Dhe, me ndihm\u00ebn e pakursyer t\u00eb Serbis\u00eb, vendi yn\u00eb u b\u00eb dhe ka mbetur vendi m\u00eb fatkeq e m\u00eb i destabilizuar i Evrop\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb. Shqiptar\u00ebt e mbajn\u00eb mend deklarat\u00ebn e Sllobodan Milloshevi\u00e7it n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb, i cili kur u pyet se ku i kishte \u00e7uar 20 milion dollar\u00eb q\u00eb nuk i gjenin n\u00eb buxhetin e shtetit, u p\u00ebrgjigj: \u201cShikoni Shqip\u00ebrin\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoni mua pastaj llogari se ku i kam \u00e7uar 20 milion dollar\u00ebt!\u201d. Ngjarjet e G\u00ebrdecit, t\u00eb 21 janarit, si dhe destabilitetin e paimagjinuar politik etj., t\u00eb cilat ishin shkaku kryesor dhe i vet\u00ebm i refuzimit t\u00eb statusit, nuk i b\u00ebri opozita q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb qeverisje, por Berisha me qeverisjen e tij, n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb integruarit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; Derisa kjo maxhoranc\u00eb ka nj\u00eb shumic\u00eb absolute n\u00eb Kuvend, p\u00ebrse ende nuk i ka duart e zgjidhura q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb sa m\u00eb shpejt reformat q\u00eb ka premtuar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb sistemet demokratike luhet me dy porta, sepse ka dy ekipe, nj\u00ebra quhet shumica qeverisje dhe tjetra quhet opozit\u00eb. N\u00ebse ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb opozit\u00eb destruktive, e cila i ka tradhtuar interesat komb\u00ebtare qysh kur \u00ebsht\u00eb krijuar, sepse erdhi n\u00eb sken\u00ebn politike me ndihm\u00ebn dhe investimin e qarqeve m\u00eb raksionare antishqiptare t\u00eb rajonit, \u201cduart i ke t\u00eb lidhura\u201d n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase. Por, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase, gjithsesi, sepse me situat\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb, n\u00eb kushtet kur n\u00eb vend nuk kemi nj\u00eb opozit\u00eb, por nj\u00eb band\u00eb kriminale q\u00eb komandon p\u00ebr 24 vjet Sali Berisha, nj\u00eb qeveri serioze, e p\u00ebrgjegjshme, e men\u00e7ur dhe \u201cme zem\u00ebr\u201d, ia gjen ila\u00e7in s\u00ebmundjes! Qeveria Rama duhet t\u00eb veproj\u00eb urgjentisht me standardet e nj\u00eb shteti ligjor europer\u00ebndimor, pasi k\u00ebshtu dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu do ta kap\u00ebrcejm\u00eb p\u00ebrfundimisht plag\u00ebn gangrenizuese q\u00eb ka krijuar Berisha dhe klani i tij antishqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\n&#8211; Mendimi q\u00eb shprehu kryetari i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare Spartak Braho, p\u00ebr fillimin e procedurave t\u00eb shkarkimit t\u00eb Presidentit, nga ana kushtetuese, ju mendoni se ka argumente, \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur?<br \/>\n&#8211; M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje deklarata e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, Meta, lidhur me k\u00ebt\u00eb mendim t\u00eb shprehur nga zoti Braho. Meta e konsideroi k\u00ebt\u00eb mendim dhe vler\u00ebsim t\u00eb Brahos \u201csi shp\u00ebrthim t\u00eb tij djaloshar\u201d! Vendi \u00ebsht\u00eb \u201cde fakto\u201d pa President t\u00eb Republik\u00ebs. Presidenti aktual \u00ebsht\u00eb turpi i shtetit aktual shqiptar. Ai erdhi thjesht dhe vet\u00ebm si \u201cmarionet\u00eb\u201d e Berish\u00ebs dhe e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit nj\u00eb strofull turpi ku zhvillohen, pasurohen dhe mbrohen vet\u00ebm idet\u00eb dhe veprimet banditeske t\u00eb Berish\u00ebs, kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8211; A duhet ta mb\u00ebshtet\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim edhe maxhoranca? Dometh\u00ebn\u00eb, a \u00ebsht\u00eb momenti i duhur politik q\u00eb t\u00eb shkarkohet Presidenti?<br \/>\n&#8211; Kur them se kjo maxhoranc\u00eb duhet t\u00eb veproj\u00eb me mendje dhe me zem\u00ebr, kam parasysh faktin se vendit duhet t\u2019i jepet urgjentisht kryetari i shtetit. Nishani \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimet, p\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb invalid i vendit t\u00eb kryetarit t\u00eb shtetit gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit ton\u00eb komb\u00ebtar.<br \/>\n&#8211; Derisa ju, aleat\u00ebt, ende nuk jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb qeverisje, sipas marr\u00ebv\u00ebshjes q\u00eb keni n\u00ebnshkruar me Edi Ram\u00ebn, sot ju a jeni pjes\u00eb e qeverisjes, apo thjesht jeni aleat\u00eb t\u00eb s\u00eb Majt\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Qeverisja e nj\u00eb vendi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb post qeveris\u00ebs. Qeverisja jan\u00eb edhe idet\u00eb q\u00eb prodhohen dhe i jepen qeverisjes, jan\u00eb edhe p\u00ebrkrahja me t\u00eb gjitha forcat e mjetet, jan\u00eb edhe rreshtimi pas saj, jan\u00eb edhe lufta pa kompromis q\u00eb u b\u00ebhet t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb me dashje, apo nga mendjeshkurt\u00ebsia pengojn\u00eb dhe sabotojn\u00eb t\u00eb ardhmen e ndritur evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Mospjes\u00ebmarrja juaj n\u00eb qeverisje, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ju, si aleat\u00eb, do t\u00eb keni n\u00eb t\u00eb ardhmen me PS-n\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sa t\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb n\u00eb llogoren antishqiptare Berish\u00ebn dhe shpur\u00ebn e tij, asgj\u00eb nuk do t\u2019i prek\u00eb dhe c\u00ebnoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me PS-n\u00eb dhe gjith\u00eb aleat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb \u201cAleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane\u201d.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb ket\u00eb reforma efi\u00e7ente n\u00eb Drejt\u00ebsi, pa \u00e7uar n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve politikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb korruptuar gjith\u00e7ka?<br \/>\n&#8211; Pa d\u00ebnuar krimin dhe kriminel\u00ebt politik\u00eb q\u00eb i ideuan, i prodhuan dhe u korr\u00ebn frytet krimeve makab\u00ebr t\u00eb vrasjes s\u00eb 2 prillit 1991, t\u00eb vrasjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb maj 1995, t\u00eb vrasjeve makab\u00ebr t\u00eb shkurt-marsit e m\u00eb pas, me ngjarjet tragjike t\u00eb vitit 1997 kur u rr\u00ebzua shteti shqiptar, pa d\u00ebnuar kriminel\u00ebt politik\u00eb q\u00eb vran\u00eb Azem Hajdarin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb grushtshtetin e 14 shtatorit 1998, pa d\u00ebnuar kriminel\u00ebt politik t\u00eb G\u00ebrdecit, t\u00eb grabitjes s\u00eb parave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit, t\u00eb shitjes Greqis\u00eb t\u00eb 354 km2 det dhe atdhe shqiptar, pa nd\u00ebshkuar r\u00ebnd\u00eb vras\u00ebsit politik\u00eb q\u00eb urdh\u00ebruan nga Kryeministria dhe Ministria e Brendshme t\u00eb vriten 4 protestuesit e pafajsh\u00ebm n\u00eb 21 janar 2011, pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve k\u00ebta kriminel\u00eb politik\u00eb q\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb me zor dhe p\u00ebr interesa t\u00eb mir\u00ebfillta antishqiptare Shqip\u00ebrin\u00eb, si \u201cKolumbia\u201d, pa b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb qindark\u00ebn e fundit revizionimin e t\u00eb gjitha pasurive q\u00eb u kan\u00eb grabitur Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve k\u00ebta bandit\u00eb, ky vend nuk do t\u00eb ket\u00eb as qet\u00ebsi, as stabilitet, as shtet ligjor dhe as prosperitet.<br \/>\n&#8211; Sa i besuesh\u00ebm politik \u00ebsht\u00eb argumenti i maxhoranc\u00ebs se Prokuroria dhe Gjyq\u00ebsori pengojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Po, Prokuroria dhe Gjykatat jan\u00eb pengesa m\u00eb serioze q\u00eb ky vend \u00ebsht\u00eb i korruptuar, q\u00eb kriminel\u00ebt politik\u00eb nuk nd\u00ebshkohen, q\u00eb populli \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb varf\u00ebri t\u00eb patreguar, q\u00eb shqiptar\u00ebt vuajn\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb mosmarrjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dyert e gjykatave. Por, vonesa e qeveris\u00eb n\u00eb reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb e pajustifikueshme.<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtet, duhet t\u00eb besojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebto kushte, qeveria nuk ka instrumentet e duhura q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin, duke patur kund\u00ebr Prokurorin\u00eb dhe Gjyq\u00ebsorin?<br \/>\n&#8211; Qeveria i ka t\u00eb gjitha instrumentet e nevojshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb reform\u00ebn e thell\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto instrumente duhen p\u00ebrdorur \u201chap pas hapi\u201d, nga e vogla, deri tek e madhja, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb mendohet, t\u00eb konceptohet, t\u00eb formulohen, t\u00eb miratohen dhe t\u00eb ekzekutohen dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb ato gj\u00ebra t\u00eb domosdoshme t\u00eb cilat do e duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht kjo Qeveri dhe askush tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Kur Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, m\u00eb 10 Maj, n\u00eb dit\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb, pohoi se duhet t\u00eb reformohet KLD-ja, Prokuroria e Gjyq\u00ebsori, sipas jush, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrbaj\u00eb kjo reform\u00eb? P\u00ebrb\u00ebrjen e k\u00ebtyre institucioneve apo p\u00ebrmbajtjen e tyre kushtetuese?<br \/>\n&#8211; Reforma n\u00eb KLD, n\u00eb Prokurori e n\u00eb Gjykata, duhet e thell\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb shkulim nga k\u00ebto organe sistemin q\u00eb vendosi Berisha n\u00eb vitin 1992, sipas mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cplepaxhinjve\u201d. Pa \u00e7rr\u00ebnjosur psikologjin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit sipas mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cplepaxhinjve\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi, nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb organ akuze dhe sistem gjyq\u00ebsor efikas, nuk do t\u00eb ket\u00eb gjyqtar\u00eb me integritet, me profesionaliz\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb t\u2019i ndryshojn\u00eb faqen e nxir\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe vendit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacion, deri n\u00eb Kushtetut\u00eb, k\u00ebrkohen rikonceptime e formulime, deri n\u00eb vendosje t\u00eb institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PUK-ut, avokat Idajet Beqiri, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d vler\u00ebson se akuza politike e PD-s\u00eb p\u00ebr avionin e drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji antishqiptare q\u00eb b\u00ebhet nga Berisha p\u00ebr t\u00eb penguar marrjen e statusit kandidat, sepse prodhimin dhe trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, pohon avokat Beqiri, e ka ideuar dhe frym\u00ebzuar Berisha, q\u00ebkur erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-1599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}