{"id":15819,"date":"2017-06-28T21:31:06","date_gmt":"2017-06-28T19:31:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=15819"},"modified":"2017-06-28T21:31:06","modified_gmt":"2017-06-28T19:31:06","slug":"incineratori-ne-elbasan-po-djeg-mbetjet-e-riciklueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2017\/06\/incineratori-ne-elbasan-po-djeg-mbetjet-e-riciklueshme\/","title":{"rendered":"Incineratori n\u00eb Elbasan po djeg mbetjet e riciklueshme"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga: Arlis ALIKAJ<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Prej 2 muajsh impianti i p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve (incinerator) i Elbasanit ka filluar djegjen e mbetjeve p\u00ebr energji. Ky incinerator pritet t\u00eb pasohet nga t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Fier etj.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si do t\u00eb menaxhohen mbetjet n\u00eb Elbasan do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull edhe p\u00ebr Tiran\u00ebn, Fierin, e qytetet e tjera ku do t\u00eb nd\u00ebrtohen incinerator\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ndodh sot n\u00eb Elbasan? Ricikluesit, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb mbeten anonym, shprehen se kompania menaxhuese e inineratorit i djeg t\u00eb gjitha mbetejet, edhe ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb riciklueshme. M\u00eb par\u00eb ricikluesve u ishte dh\u00ebn\u00eb garancia nga Bashkia Elbasan se nuk do prekeshin interesat e tyre pas v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb inineratorit, pasi vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr riciklim dhe jo gjith\u00e7ka do digjej, duke ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndotjen. Ricikluesi i intervisutar nga ne thot\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb degradoj\u00eb n\u00eb konflikt midis pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb mjedisi t\u00eb zon\u00ebs dhe ambientalist\u00eb thon\u00eb se mjedisi p\u00ebrreth ka ndotje t\u00eb lart\u00eb. Nga analizat e b\u00ebra nga DSHP-ja e zon\u00ebs, cil\u00ebsia e ajrit por dhe zona e kontaminuar p\u00ebrreth kalon nivelet e ndotjes t\u00eb lejuara me ligj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb ndotjeje do t\u00eb kontribuoj\u00eb djegja n\u00eb mas\u00eb e mbetjeve, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato t\u00eb riciklueshme. Nj\u00eb re e madhe tymi mbi Elbasan mund ta konstatohet leht\u00eb me sy t\u00eb lire.<\/p>\n<p>Sipas juristes Rita Strakosha, t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr Sh\u00ebrbime Komunitare, VKM-ja nr. 178, viti 2012, \u201cP\u00ebr incinerimin e mbetjeve\u201d, p\u00ebrcakton se leja mjedisore jepet pasi incineratori ka garantuar se do t\u00eb ricikloj\u00eb mbetjet aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur (me riciklim nuk kuptohet djegja e mbetjeve, qoft\u00eb dhe p\u00ebr prodhim energjie).<\/p>\n<p>Sipas VKM-s\u00eb nr. 177, viti 2012, \u201cP\u00ebr amballazhet dhe mbetjet e tyre\u201d, operator\u00ebt ekonomik\u00eb (ku p\u00ebrfshihen dhe incinerator\u00ebt) marrin masat e nevojshme p\u00ebr parandalimin e gjenerimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb ambalazheve (si psh. shishe plastike).<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vler\u00ebsimin paraprak mjedisor t\u00eb incineratorit n\u00eb Elbasan, propozohet q\u00eb incineratori t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me bashkin\u00eb p\u00ebr projekte riciklimi.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e kon\u00e7esionit kon\u00e7esionarit i k\u00ebrkohet ti trajtoj\u00eb mbetjet urbane n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar dhe praktikat e mira industriale. N\u00ebse i shkel detyrimet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 6 muaj, kontrata e kon\u00e7esionit mund t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>K\u00ebto detyrime ligjore incineratori i Elbasanit duket se nuk po i zbaton, sepse nuk po i riciklon mbetjet plastike t\u00eb riciklueshme (kryesisht shishet plastike).<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet europiane ku ka incinerator\u00eb, n\u00eb djegje p\u00ebrfundojn\u00eb vet\u00ebm mbetjet e pariciklueshme, n\u00eb terma profesional\u00eb \u201cmbetjet teprica\u201d (residual \u00ebaste). N\u00eb Komunikimin e Komisionit Europian p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb nga mbetjet, nxjerr\u00eb n\u00eb 1 Janar 2017, theksohet se incinerimi realizohet vet\u00ebm p\u00ebr mbetjet e pariciklueshme dhe se nd\u00ebrtimi i incinerator\u00ebve duhet gjithmon\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb hierarkin\u00eb e preferencave, ku pak\u00ebsimi i mbetjeve dhe riciklimi jan\u00eb t\u00eb parat n\u00eb radh\u00eb. Qeverit\u00eb e respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb hierarku kur planifikojn\u00eb sasin\u00eb e mbetjeve p\u00ebr djegje,\u00a0 kapacitetet e incinerator\u00ebve dhe kur japing kon\u00e7esionet p\u00ebr incinerator\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mbetjet urbane t\u00eb Elbasanit, si t\u00eb riciklueshmet, edhe t\u00eb pariciklueshmet, p\u00ebrfundojn\u00eb sot n\u00eb incinerator. Bashkia e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb \u00e7oj\u00eb mbetjet e riciklueshme n\u00eb operator tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 incineratorit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyra e incineratorit q\u00eb mbetjet e riciklueshme ti ndaj\u00eb dhe ti \u00e7oj\u00eb p\u00ebr riciklim, kurse ato t\u00eb pariciklueshmet ti djeg\u00eb p\u00ebr prodhim energjie.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se incineratori i Elbasanit vazhdon t\u00eb mos ricikloj\u00eb mbetjet e riciklueshme, qeveria mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe ndryshimin e kontrat\u00ebs s\u00eb kon\u00e7esionit, ku mbetjet e riciklueshme t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga kontrata.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kontrat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb respektonte ep\u00ebrsin\u00eb e riciklimit ndaj djegjes, t\u00eb vendosur n\u00eb ligjin shqiptar p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve si dhe n\u00eb legjislacionin europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Arlis ALIKAJ Prej 2 muajsh impianti i p\u00ebrpunimit t\u00eb mbetjeve (incinerator) i Elbasanit ka filluar djegjen e mbetjeve p\u00ebr energji. Ky incinerator pritet t\u00eb pasohet nga t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Fier etj. M\u00ebnyra se si do t\u00eb menaxhohen mbetjet n\u00eb Elbasan do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull edhe p\u00ebr Tiran\u00ebn, Fierin, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":15820,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-15819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}