{"id":1557,"date":"2014-07-17T12:40:53","date_gmt":"2014-07-17T12:40:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1557"},"modified":"2014-07-17T12:40:53","modified_gmt":"2014-07-17T12:40:53","slug":"xhemal-qefalia-deputet-i-ps-se-e-mbajtem-fjalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/xhemal-qefalia-deputet-i-ps-se-e-mbajtem-fjalen\/","title":{"rendered":"Xhemal Qefalia, deputet i PS-s\u00eb: E mbajt\u00ebm fjal\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Petraq Barjami: &#8211; Zoti Qefalia, \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnieje politike mbart operacioni policor n\u00eb Lazarat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Xhemal Qefalia: &#8211; <\/strong>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr operacionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Ministria e Brendshme po nd\u00ebrmerr deri tani, p\u00ebr t\u00eb konkretizuar at\u00eb premtim politik q\u00eb PS-ja ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale, q\u00eb ne do t\u00eb kemi toleranc\u00eb zero ndaj krimit dhe luft\u00ebs ndaj trafikant\u00ebve, sidomos atyre t\u00eb drog\u00ebs. K\u00ebshtu, policia e shtetit p\u00ebrmbushi edhe at\u00eb detyrim q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithnj\u00eb ndaj qeveris\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb luftuar prodhimin dhe trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos vall\u00eb momenti q\u00eb u nd\u00ebrmor ky operacion policor ndaj Lazaratit lidhet edhe me koh\u00ebn q\u00eb BE-ja do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr statusin e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrkim rast\u00ebsor momenti q\u00eb p\u00ebrkon me shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin kandidat i BE-s\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se lufta dhe p\u00ebrpjekjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb policia e shtetit n\u00eb muajt e fundit, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Shikoni kooperimet dhe marr\u00ebveshjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me vendet fqinje, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Interpol, sasit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb kapura t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. K\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmi e vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se ne luftojm\u00eb drog\u00ebn. Forcat e policis\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb e jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb ulur imazhin e keq, t\u00eb deritanish\u00ebm, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si vend i origjin\u00ebs s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju, si e shpjegoni, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, PD-ja, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka mb\u00ebshtetur politikisht k\u00ebt\u00eb operacion t\u00eb policis\u00eb, por edhe adreson akuza politike ndaj Kryeministrit e ministrit Tahiri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb pyesin: P\u00ebrse nuk ndihet sot ajo \u201cAleanc\u00eb kund\u00ebr drog\u00ebs\u201d, q\u00eb fryu PD-ja me akuza boshe kund\u00ebr Kryeministrit e Ministrit Tahiri? Pse ajo aleanc\u00eb kund\u00ebr drog\u00ebs sot hesht, kur dje b\u00ebnte protesta n\u00eb bulevard? Mos vall\u00eb ka interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb k\u00ebsaj aleance t\u00eb PD-s\u00eb me ata q\u00eb merren me trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb Lazarat? Kjo heshtje e PD-s\u00eb sot, flet m\u00eb shum\u00eb sesa zhurma e djeshme e protestave bulevardeske.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kjo heshtje e PD-s\u00eb, a lidhet thjesht me q\u00ebndrimin opozitar ndaj maxhoranc\u00ebs, apo aludoni se mund t\u00eb ken\u00eb lidhje edhe me bos\u00ebt e trafikimit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Mendimi im personal, \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb nuk kemi prova dhe fakte, nuk mund t\u00eb b\u00ebj aludime dhe akuza, por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshoj \u00ebsht\u00eb pyetja: Pse nj\u00eb forc\u00eb politike, q\u00eb aspiron t\u00eb rivij\u00eb n\u00eb pushtet, nuk mb\u00ebshtet sot politikisht operacionin policor kund\u00ebr kriminel\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs? Droga n\u00eb Lazarat \u00ebsht\u00eb produkt edhe i politik\u00ebs qeveris\u00ebse t\u00eb asaj qeverisjeje q\u00eb u mund n\u00eb 23 Qershor. At\u00eb q\u00eb PD-ja nuk e b\u00ebri n\u00eb 8 vjet\u00ebt e qeverisjes, ju e pat\u00eb, sot e b\u00ebri p\u00ebr disa dit\u00eb policia. Kjo heshtje politike e PD-s\u00eb mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mendosh q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb edhe lidhje individ\u00ebsh. Un\u00eb nuk akuzoj gjith\u00eb forc\u00ebn politike t\u00eb PD-s\u00eb dhe gjith\u00eb lidershipin e saj, por besoj se ka edhe njer\u00ebz brenda PD-s\u00eb q\u00eb nuk u vjen mir\u00eb nga rezultatet e policis\u00eb s\u00eb shtetit kund\u00ebr krimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Lazarat. Un\u00eb u b\u00ebj nj\u00eb pyetje zot\u00ebrinjve t\u00eb PD-s\u00eb: Kriminel\u00ebt dhe trafikant\u00ebt e drog\u00ebs n\u00eb Lazarat, ku i gjet\u00ebn arm\u00ebt e r\u00ebnda? Po kurajon q\u00eb t\u00eb gjuajn\u00eb me k\u00ebto arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr policis\u00eb, k\u00ebta trafikant\u00eb e kriminel\u00eb, ku e gjejn\u00eb? \u201cT\u00eb fort\u00eb\u201d ata kriminel\u00eb e trafikant\u00eb droge n\u00eb Lazarat, sa t\u00eb guxojn\u00eb sot q\u00eb t\u00eb plagosin polic\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, i b\u00ebri ajo politik\u00eb 8 vje\u00e7are e shkuar, q\u00eb nuk i preku, por i p\u00ebrk\u00ebdheli. Ata, me ato arm\u00eb, terrorizuan policin\u00eb e njer\u00ebzit, sepse askush nuk i luftoi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kolegu juaj, Arben \u00c7uko, deklaroi q\u00eb t\u00eb hetohet edhe kryetari i Komun\u00ebs t\u00eb Lazaratit, sepse nuk ka dh\u00ebn\u00eb informacione. Ju, solidarizoheni me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Un\u00eb nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. N\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb edhe drejtuesit e pushtetit vendor duhet t\u00eb informojn\u00eb policin\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb tilla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prodhimi dhe trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike. T\u00eb gjith\u00eb drejtuesit q\u00eb neglizhojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb trafikimit dhe krimit, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen edhe p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb problemi te nj\u00eb kryetar komune. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb pak, q\u00eb t\u00eb merremi me nj\u00eb kryetar komune. Problemi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i gjer\u00eb, te q\u00ebndrimi politik q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb kjo opozit\u00eb. Kjo maxhoranc\u00eb e demonstroi vullnetin politik q\u00eb ka p\u00ebr nj\u00eb toleranc\u00eb zero ndaj krimit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Le t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr: Zoti Qefalia, me cil\u00ebsin\u00eb q\u00eb keni si an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, si e shpjegoni q\u00eb kontrolli i brendsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, nuk i provoi akuzat e ngritura nga ministrja Kodheli ndaj Imamit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk kam informacion se \u00e7far\u00eb ka evidentuar kontrolli i brendsh\u00ebm. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb prokurori. Pra, kemi nj\u00eb organ m\u00eb t\u00eb specializuar, sesa kontrolli i brendsh\u00ebm i ministris\u00eb. Prokuroria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ kushtetues, q\u00eb ka t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar aktivitetin e kundraligjsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar nga ish-drejtues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb abuzuar dhe shkelur ligjin, pse jo, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb kontrolli i brendsh\u00ebm, elementi thelb\u00ebsor q\u00eb jep pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb roli luan at\u00ebhere ky kontroll i brendsh\u00ebm i vet\u00eb ministris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kontrolli i brendsh\u00ebm i ministris\u00eb evidenton problemet dhe i d\u00ebrgon n\u00eb prokurori, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi, me sa di un\u00eb, 2-3 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb prokurori dhe prokuroria ende nuk e ka th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb, ju keni ushtruar kontroll s\u00eb fundi edhe n\u00eb SHIK. Mund t\u00eb na thoni se cilat jan\u00eb problemet q\u00eb has\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontroll parlamentar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ende jemi n\u00eb faz\u00ebn e marrjes s\u00eb informacionit. S\u00eb shpejti, do t\u00eb b\u00ebhet analiza e gjith\u00eb informacionit t\u00eb grumbulluar. Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lejuar, do t\u00eb b\u00ebhet e ditur edhe n\u00eb publik, edhe n\u00eb media, por ne jemi ndryshe nga maxhoranca e djeshme. Informacionet nuk i nxjerrim n\u00eb treg, nuk i b\u00ebjm\u00eb pazar. Mendoj se t\u00eb gjitha informacionet q\u00eb do b\u00ebhen analiz\u00eb nga grupi i kontrollit, do t\u00eb paraqiten te drejtuesit e institucioneve, do t\u00eb informohet kryetari i Kuvendit dhe pastaj, edhe ajo pjes\u00eb q\u00eb ju takon ju gazetar\u00ebve, do t\u2019ju jepet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb Sh\u00ebrbimin Informativ Ushtarak projektligji i ri q\u00eb ju po p\u00ebrgatitni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; SHIU tashm\u00eb krijon nj\u00eb vizion m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Kemi parasysh, q\u00eb n\u00eb ligjin para 2 vjet\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebr SHIU-n, ju e kund\u00ebrshtuat at\u00ebhere shum\u00eb fort&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, ne e kund\u00ebrshtuam shum\u00eb, sepse ishte nj\u00eb ligj i cili krijonte nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj dhe kjo u b\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar veprimet e 21 Janarit 2011. Prandaj, i dhan\u00eb SHIU-t kaq shum\u00eb kompetenca, p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar veprimet e qeveris\u00eb m\u00eb 21 janar. Besoj ju kujtohet q\u00eb drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes mor\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb informacion q\u00eb nuk e mori dot SHIK-u, duke dal\u00eb jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb vet profesional. Me k\u00ebt\u00eb ligj do t\u00eb saksionohet sakt\u00eb q\u00eb ai do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb drejtp\u00ebrdrejt Forcave t\u00eb Armatosura, p\u00ebr t\u00eb mos shkelur lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Sepse, shum\u00eb sh\u00ebrbime informative, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konspiracionit, krijojn\u00eb, pse jo, n\u00eb disa raste, edhe shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Opozita, por edhe Presidenti Nishani, ju kan\u00eb akuzuar se me k\u00ebt\u00eb ligj ju i merrni kompetencat Presidentit. Cila \u00ebsht\u00eb qasja juaj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ligji i ri p\u00ebr ushtrin\u00eb nuk ka asnj\u00eb lloj lidhjeje me kompetencat e Presidentit. Ato kompetenca t\u00eb Presidentit p\u00ebr Forcat e Armatosura jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga dhjetori i 2013-s e deri tani, \u00e7far\u00eb ka ndryshuar me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb raport me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr marrjen e statusit kandidat i BE-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb mendoj se kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra. Pik\u00eb s\u00eb pari, kritika e vazhdueshme q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar me opozit\u00ebn. Ju e shikoni q\u00eb opozita tashm\u00eb ka gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme n\u00eb Parlament, por edhe kudo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb djeshme i ishte mohuar, jo vet\u00ebm t\u00eb krijonte komisione hetimore parlamentare dhe t\u00eb ngrinte \u00e7do grup kontrolli p\u00ebr t\u00eb kontrolluar organet ligjzbatuese. Qytetar\u00ebt tashm\u00eb protestojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Tani, ju e shikoni q\u00eb nuk ka m\u00eb gardh as n\u00eb Kryeministri. Tashm\u00eb, forcat e gard\u00ebs nuk do hapin m\u00eb zjarr kund\u00ebr protestuesve. Demonstrojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb edhe vullnetin p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. \u00cbsht\u00eb rritur edhe performanca e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe e medias.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare n\u00ebse vendimi i BE-s\u00eb p\u00ebr statusin do t\u00eb jet\u00eb pozitiv?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do jet\u00eb nj\u00eb inkurajim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jo p\u00ebr PS-n\u00eb, jo p\u00ebr maxhoranc\u00ebn. Do jet\u00eb inkurajim p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb dhe partner\u00eb edhe n\u00eb Europ\u00eb. Natyrisht, do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb e madhe p\u00ebr maxhoranc\u00ebn e sotme, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e saj n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me standardet demokratike europiane. Ky do jet\u00eb edhe fillimi i \u00e7eljes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb kjo periudh\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e af\u00ebrt e jo e st\u00ebrgjatur, si vitet e tranzicionit demokratik t\u00eb deritanish\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petraq Barjami: &#8211; Zoti Qefalia, \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnieje politike mbart operacioni policor n\u00eb Lazarat? Xhemal Qefalia: &#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr operacionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Ministria e Brendshme po nd\u00ebrmerr deri tani, p\u00ebr t\u00eb konkretizuar at\u00eb premtim politik q\u00eb PS-ja ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale, q\u00eb ne do t\u00eb kemi toleranc\u00eb zero ndaj krimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[898],"class_list":["post-1557","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}