{"id":1554,"date":"2014-07-17T12:35:34","date_gmt":"2014-07-17T12:35:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1554"},"modified":"2014-07-17T12:35:34","modified_gmt":"2014-07-17T12:35:34","slug":"gate-mahmutaj-vetem-doktori-na-doli-burre-i-beses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/gate-mahmutaj-vetem-doktori-na-doli-burre-i-beses\/","title":{"rendered":"Gate Mahmutaj: \u201cVet\u00ebm Doktori na doli burr\u00eb i bes\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Zotin Gate Mahmutaj e takuam ne qelin\u00eb e tij n\u00eb paraburgim, me moral shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe krenar\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kaso Kosa:<\/strong><strong> &#8211; Zoti Gate, po ju shohim shum\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt\u00eb, megjith\u00ebse jeni ndaluar nga policia e shtetit\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gate Mahmutaj<\/strong><strong>:<\/strong> &#8211; Nuk kam asnj\u00eb arsye t\u00eb jem i trishtuar, Kaso! Jam n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time dhe e drejta vonon, po nuk harron. N\u00eb mos sot, nes\u00ebr do t\u00eb m\u00eb nxjerrin dhe un\u00eb do t\u00eb shikoj pun\u00ebn time, si\u00e7 e kam par\u00eb gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si po shikoni pun\u00ebn tuaj, kur ju mbillni hashash, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kundraligjshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mor zot\u00ebri, ne kemi 22 vjet q\u00eb mbjellim e korrim hashash. Na bie bretku n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn gjall\u00eb e p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt si e gjith\u00eb bota. Ku q\u00ebndron k\u00ebtu shkelja e ligjit? Kan\u00eb kaluar disa qeveri n\u00eb k\u00ebta 22 vjet dhe askush nuk na ka trazuar n\u00eb hallin ton\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kemi edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje zot\u00ebrinjsh me Doktorin e vart\u00ebsit e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj bime q\u00eb e kultivojm\u00eb dhe po i rrisim cil\u00ebsin\u00eb nga viti n\u00eb vit. Vet\u00eb policia e shtetit na ka orientuar t\u00eb mbjellim hashash dhe na ka ndihmuar t\u00eb gjejm\u00eb far\u00ebra t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po si ndodhi q\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri, nuk rat\u00eb dakord?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Para disa jav\u00ebsh, Saimir Tahiri m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha: \u201cGate, qeveria e Edi Ram\u00ebs dhe un\u00eb, si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, jemi gati ta tolerojm\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Lazarat, por me kusht q\u00eb k\u00ebtej e tutje t\u00eb na jepni pjes\u00ebn q\u00eb na takon nga t\u00eb ardhurat tuaja, si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb me qeverin\u00eb e m\u00ebparshme.\u201d. Un\u00eb nuk pranova sepse burrat kan\u00eb nj\u00eb bes\u00eb e nj\u00eb fjal\u00eb nga edhe lidhen. Ia kemi dh\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb 1992-shin fjal\u00ebn Sali Berish\u00ebs q\u00eb do jemi me ta, n\u00eb krah t\u00eb tyre dhe nuk e ham\u00eb fjal\u00ebn. Kaq u desh dhe ata na sulmuan pabesisht para disa dit\u00ebve, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se do t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb me turp.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr \u00e7\u2019<\/strong><strong>d\u00ebshtim flisni, kur policia hyri pothuaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fshatin dhe po djeg e shkat\u00ebrron bim\u00ebt e mbjella dhe hashashin e ambalazhuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe ju gazetar\u00ebt e hani k\u00ebt\u00eb bllof t\u00eb Ministrit Tahiri? Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb p\u00ebr t\u2019i hedhur hi syve Evrop\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jap\u00eb statusin e pastaj t\u00eb rrahin gjoksin. Bashk\u00ebfashatar\u00ebt e mi jan\u00eb jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr male, me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por edhe brenda fshatit. Ata luftojn\u00eb nat\u00ebn dhe dit\u00ebn sh\u00ebtisin pa gj\u00eb t\u00eb keq n\u00eb fshat. Shtigjet e fshatit i njohim vet\u00ebm ne dhe ikim e futemi kur t\u00eb na doj\u00eb qejfi. Ata kontrollojn\u00eb tani, ne futemi m\u00eb von\u00eb. Jemi aq t\u00eb organizuar, sa na kan\u00eb zili edhe ata t\u00eb forcave speciale q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Tirana.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kryetari i komun\u00ebs, zoti Dasho Alikaj, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019<\/strong><strong>u dor\u00ebzuar dhe q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoni me policin\u00eb e shtetit.<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb Dashua ai q\u00eb na mori n\u00eb qaf\u00eb dhe nxiti policin\u00eb t\u00eb futet n\u00eb Lazarat. Ju e mbani mend mitingun madh\u00ebshtor q\u00eb u organizua nga Aleanca kund\u00ebr Trafikut t\u00eb Drog\u00ebs? Basha, p\u00ebr t\u00eb treguar se b\u00ebn nj\u00eb politik\u00eb ndryshe, e p\u00ebrzuri prej mitingut Dashon dhe mbi 50 burra nga fshati yn\u00eb. Kjo e revoltoi aq shum\u00eb Dashon sa deklaroi p\u00ebr mediat se jo vet\u00ebm mbjellim hashash si fshat, por edhe e kemi at\u00eb pun\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Kjo deklarat\u00eb u shtoi oreksin t\u00eb majt\u00ebve q\u00eb t\u00eb futeshin n\u00eb negociata me shtabin hashashian t\u00eb Lazaratit p\u00ebr kompromis dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Thuhet se zoti Berisha ju ka quajtur tradhtar q\u00eb u vet\u00ebdor\u00ebzuat\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb se v\u00ebrtet m\u00eb quan tradhtar, por ia do puna dhe politika p\u00ebr t\u00eb mbajtur lart moralin e shok\u00ebve tan\u00eb q\u00eb po luftojn\u00eb heroikisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur familjet dhe t\u00eb drejtat legjitime nga bandat e armatosura t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kam folur dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb me Doktorin dhe i kemi rrahur mir\u00eb pun\u00ebt tona. \u201cGate, ti duhet me u dor\u00ebzu p\u00ebr t\u00eb fitu koh\u00eb p\u00ebr riorganizim t\u00eb komitetit t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Lazaratit, m\u00eb tha. Nga ana tjet\u00ebr un\u00eb do baj pun\u00ebn time, do ta largoj opozit\u00ebn nga Parlamenti p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve t\u00eb kuptojn\u00eb se kjo qeveri nuk e meriton statusin, se asht e lidhur me krimin dhe se gjith\u00e7ka e ban p\u00ebr shou mediatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d. Dhe, e mbajti fjal\u00ebn si burrat. Ju e pat\u00eb q\u00eb opozita e braktisi Parlamentin dhe nuk do t\u00eb hyj\u00eb atje derisa Rama dhe Tahiri t\u00eb dalin nga Lazarati dhe Evropa t\u2019i bojkotoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Policia deklaron se n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb fshatit \u00ebsht\u00eb gjetur jo vet\u00ebm drog\u00eb, por edhe nj\u00eb arsenal i t\u00ebr\u00eb arm\u00ebsh, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ne arm\u00ebt i kemi, mor zot\u00ebri, por i kemi me lejen e qeveris\u00eb Berisha prej vitesh, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebt tona. Ia shtruam qeveris\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vetmbrojtur nga ata q\u00eb donin t\u00eb na grabisnin mallin e gj\u00ebn\u00eb. Mos harroni se fshatin ton\u00eb e kan\u00eb patur dhe e kan\u00eb zili jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt, por e gjith\u00eb Evropa. Malli q\u00eb ne prodhojm\u00eb, ka \u00e7ar\u00eb rrethimin dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb eksporti num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vendin. Sa filloi sulmi mbi fshatin ton\u00eb, u rrit\u00ebn \u00e7mimet e drogave. \u00c7\u2019borxh u kan\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb nivelin e jetes\u00ebs s\u00eb popujve t\u00eb tyre? Mendoni q\u00eb kjo qeveri, me k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebri ndaj nesh, po ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nivelin e jetes\u00ebs s\u00eb popujve evropian\u00eb. Nuk ka p\u00ebr t\u2019ua falur kush k\u00ebt\u00eb akt kriminal, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb reflektohet n\u00eb vendimin p\u00ebr marrjen e statusit p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se do t\u00eb mund t\u00eb dilni pa lagur nga ky arrestim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sa t\u00eb kem n\u00eb krah Doktorin, kam n\u00eb krah edhe prokurorin\u00eb e gjykatat. Dhe, sa t\u00eb kemi ato n\u00ebn kontrollin ton\u00eb, nuk na hyn gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Gate Mahmutaj e takuam ne qelin\u00eb e tij n\u00eb paraburgim, me moral shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe krenar\u2026 \u00a0 Kaso Kosa: &#8211; Zoti Gate, po ju shohim shum\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt\u00eb, megjith\u00ebse jeni ndaluar nga policia e shtetit\u2026 Gate Mahmutaj: &#8211; Nuk kam asnj\u00eb arsye t\u00eb jem i trishtuar, Kaso! Jam n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[99],"tags":[117],"class_list":["post-1554","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1554"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1554\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}