{"id":15282,"date":"2017-04-18T15:49:16","date_gmt":"2017-04-18T13:49:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=15282"},"modified":"2017-04-18T15:49:16","modified_gmt":"2017-04-18T13:49:16","slug":"pse-i-kam-keto-mendime-negative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2017\/04\/pse-i-kam-keto-mendime-negative\/","title":{"rendered":"Pse i kam k\u00ebto mendime negative?"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje, un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7e dhe doja ndihm\u00ebn dhe mendimin e nj\u00eb psikologu p\u00ebr gjendjen time. Kur po rrija nj\u00eb dit po mendoja si jan\u00eb krijuar njer\u00ebzit, bota, universi dhe kur po mendoja k\u00ebto u b\u00ebra keq, m\u00eb kaploi nj\u00eb ndjenj\u00eb ankthi. Mendoja kush jemi, si jetojm\u00eb, si \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebdija jon\u00eb, si jetojm\u00eb brenda trupit ton\u00eb dhe m\u00eb duket sikur do \u00e7mendem ose s\u2019do kontrolloj dot mendjen nga k\u00ebto mendime negative sepse i mendoj dhe m\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten vazhdimisht. Kjo gjendje s\u2019ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodh dhe shpresoj t\u00eb m\u00eb kaloj shpejt. Pres p\u00ebrgjigjen tuaj. <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lorela Garuli, psikologe, email <\/strong><a href=\"mailto:lorela_garuli@hotmail.com\"><strong>lorela_garuli@hotmail.com<\/strong><\/a><strong>:<\/strong> P\u00ebrsh\u00ebndetje e dashur! Mund t\u00eb them q\u00eb t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr pyetjen n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre. Zakonisht n\u00eb gazet\u00eb na vijn\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme dhe ngjarje e problematika q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebshilla konkrete e praktike. Por pyetja jote ka nj\u00eb karakter ekzistencial dhe shkon p\u00ebrtej ngjarjeve t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Ti po thua se ke filluar t\u00eb mendosh mbi origjin\u00ebn e natyr\u00ebs njer\u00ebzore, prejardhjen dhe origjin\u00ebn e vet jet\u00ebs. Jo vet\u00ebm q\u00eb mendon, por mesa duket, k\u00ebto mendime t\u00eb shkaktojn\u00eb nj\u00eb lloj ankthi.<\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari, k\u00ebto pyetje zakonisht mund t\u2019i lindin dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb student i shkencave mjek\u00ebsore, p\u00ebr arsye se jan\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb njohuri mbi trupin, sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn; jan\u00eb pyetje q\u00eb mund t\u2019i lindin dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb student i shkencave sociale si psikologjia apo filozofia, duke qen\u00eb se jan\u00eb shkenca t\u00eb cilat n\u00eb fokus t\u00eb tyre kan\u00eb mendimin, njohjen e sjelljes njer\u00ebzore, emocioneve dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb arsyetuarit. Gjithashtu, pyetje t\u00eb cilat lidhen me origjin\u00ebn e krijimit t\u00eb bot\u00ebs, mund t\u2019u lindin mbi t\u00eb gjitha personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kureshtje t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb tjer\u00ebt dhe jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr ato \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ti ke p\u00ebrmendur m\u00eb lart. Un\u00eb nuk mund t\u00eb them me siguri se cilit grup ti i takon apo n\u00ebse k\u00ebto pyetje t\u00eb lindin si rrjedhoj\u00eb e formimit t\u00ebnd akademik e profesional, por ajo q\u00eb un\u00eb di t\u00eb them me siguri dhe bindje \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto pyetje ekzistencialiste historikisht e kan\u00eb shqet\u00ebsuar njeriun. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ti t\u00eb ndjesh ankth, frik\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb duket sikur po zhytesh n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb err\u00ebta e t\u00eb thella nd\u00ebrsa i mendon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj rrethi vicioz, q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mendon p\u00ebr ato \u00e7\u00ebshtje, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb duket se t\u00eb lindin t\u00eb tjera pyetje pa p\u00ebrgjigje, e n\u00eb fund mbase v\u00eb n\u00eb diskutim edhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzore. K\u00ebto pyetje q\u00eb ti ke ngritur s\u00eb fundmi n\u00eb mendjen t\u00ebnde nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vetme sip\u00ebrfaq\u00ebsore, p\u00ebrkundrazi, ka shum\u00eb dilema, teori dhe sisteme besimesh q\u00eb shpjegojn\u00eb origjin\u00ebn e jet\u00ebs e kuptimin e q\u00ebllimit njer\u00ebzor. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb t\u00eb lindin t\u00eb tilla pyetje, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe nevoj\u00eb e vetja t\u00eb dij\u00eb se nga vjen e ku po shkon. P\u00ebr k\u00ebto arsye, historikisht njer\u00ebzimi ka p\u00ebrshtatur sisteme vlerash dhe normash p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se cila \u00ebsht\u00eb origjina jon\u00eb dhe nga cfar\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb shkenca, me shpjegimin e saj mbi evolucionin, gjenetik\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb dhe biologjin\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb besimet fetare, ku religjionet japin nj\u00eb tjet\u00ebr variant t\u00eb lindjes s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb tok\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb e sakta? Nuk dim\u00eb ta themi me bindje e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare. Por ajo q\u00eb na mbetet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb ta jetojm\u00eb jet\u00ebn q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, sigurisht duke k\u00ebrkuar t\u00eb dim\u00eb e t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb cdo dit\u00eb, pasi dija nuk ka fund. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb dhe se pyetje t\u00eb tilla jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura e interesante, p\u00ebr sa koh\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb si burim hulumtimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm e t\u00eb mos shqet\u00ebsohemi edhe se nuk i japim dot p\u00ebrgjigje, pasi shpeshher\u00eb ato i kalojn\u00eb kufijt\u00eb e vet\u00ebdijes ton\u00eb. Duke shpresuar t\u00eb ket\u00eb qart\u00ebsuar kjo p\u00ebrgjigje, un\u00eb t\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, un\u00eb jam nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7e dhe doja ndihm\u00ebn dhe mendimin e nj\u00eb psikologu p\u00ebr gjendjen time. Kur po rrija nj\u00eb dit po mendoja si jan\u00eb krijuar njer\u00ebzit, bota, universi dhe kur po mendoja k\u00ebto u b\u00ebra keq, m\u00eb kaploi nj\u00eb ndjenj\u00eb ankthi. Mendoja kush jemi, si jetojm\u00eb, si \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebdija jon\u00eb, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":15283,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[1194],"class_list":["post-15282","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu","tag-lorela-garuli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15282\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15283"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}