{"id":14726,"date":"2017-01-04T15:11:52","date_gmt":"2017-01-04T14:11:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=14726"},"modified":"2017-01-04T15:11:52","modified_gmt":"2017-01-04T14:11:52","slug":"pse-jane-shtuar-ciftet-pa-femije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2017\/01\/pse-jane-shtuar-ciftet-pa-femije\/","title":{"rendered":"Pse jan\u00eb shtuar \u00e7iftet pa f\u00ebmij\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fabjola Kuburi:- Doktor Koni p\u00ebrsh\u00ebndetje! Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr \u00e7ifte q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen me f\u00ebmij\u00eb. E keni v\u00ebn\u00eb edhe ju re k\u00ebt\u00eb n\u00eb pun\u00ebn tuaj?\u00a0 \u00cbsht\u00eb rritur v\u00ebrtet\u00eb numri i k\u00ebtyre rasteve? A mund t\u00eb na thoni ndonj\u00eb shif\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog:- Infertiliteti ose paaft\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb dekadat e fundit \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, gjithashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth 10-15% e \u00e7ifteve hasin probleme fertiliteti. Numri i k\u00ebtyre rasteve \u00ebsht\u00eb rritur dhe v\u00ebrehet n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb\u201dfajtor\u201d n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, burri apo gruaja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb 30% t\u00eb rasteve kemi probleme n\u00eb lidhje me femrat, n\u00eb 30% t\u00eb rasteve kemi probleme n\u00eb lidhje me meshkujt. Megjithat\u00eb, n\u00eb 40% t\u00eb rasteve \u00e7ifti \u00ebsht\u00eb m\u00ebse i sh\u00ebndetsh\u00ebm, shtatzania nuk ndodh, p\u00ebr arsye q\u00eb jo p\u00ebrher\u00eb kuptohen. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, shumica e problemeve jan\u00eb t\u00eb kurueshme, k\u00ebshtu q\u00eb \u00e7iftet e reja nuk duhet t\u00eb stresohen.<br \/>\n<strong>&#8211; Pse ndodh k\u00ebshtu? Cil\u00ebt jan\u00eb shkaktar\u00ebt e ketij fenomeni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb them se ka shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb fertilitetin dhe k\u00ebtu nuk po p\u00ebrfshijm\u00eb s\u00ebmundjet apo problemet e ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore. T\u00eb qenit shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt ose shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson fertilitetin. Problemet me pesh\u00ebn jan\u00eb shtuar, si ata mbi- si ata n\u00ebn- pesh\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7iftet tani e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Alkooli dhe duhani, ose drog\u00ebrat e r\u00ebnda, prishin cil\u00ebsin\u00eb e embrioneve (vezes dhe spermatozoidit), v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pranimin e shtat\u00ebzanis\u00eb n\u00eb mit\u00ebr dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb n\u00eb dekadat e fundit. Gjithashtu, rrezatimet e ndryshme jo vet\u00ebm e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pranimin e embrionit n\u00eb mit\u00ebr, por edhe prishin cil\u00ebsin\u00eb e sperm\u00ebs. Rrezatime nga rrymat elektrike, nga val\u00ebt e radiove, apo nga zonat me industri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ka pasur p\u00ebrher\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Koh\u00ebt e fundit, rrezatimet jan\u00eb shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme. Meshkujt q\u00ebndrojn\u00eb me telefon n\u00eb xhep 24 or\u00eb, laptopin e mbajne n\u00eb preh\u00ebr (ka dal\u00eb nga moda kompjuteri n\u00eb tavolin\u00eb), n\u00eb trafik p\u00ebrdorim kufje me bluetooth, \u00cbi-Fi \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb \u00e7do ambjent q\u00eb frekuentojm\u00eb, femrat shpenzojn\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00ebp\u00ebr portale t\u00eb mediave sociale (facebook, instagram, etj etj&#8230;) dhe mund\u00ebsisht me 2 telefona njeher\u00ebsh. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi meshkujt shqiptar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, mbajn\u00eb nj\u00eb telefon, kurse femrat shqiptare mbajn\u00eb minimumi 2 telefona. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vitet e fundit jemi p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb af\u00ebr nj\u00eb burimi rrezatimi. Kini parasysh se shumica e njer\u00ebzve nuk kurdisin me or\u00eb me zile, vendosin alarmin dhe e mbajn\u00eb telefonin te koka gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs. Mosha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket fertilitetit, me rritjen e mosh\u00ebs rriten edhe problemet. Meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vje\u00e7, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi se \u00e7iftet e reja. Koh\u00ebt e fundit njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri financiare para se t\u00eb b\u00ebhen prind\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb e shtyjn\u00eb shtatzanin\u00eb pasi t\u00eb ken\u00eb arritur nj\u00eb far\u00eb niveli ekonomik n\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr duan t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb caktuar n\u00eb karrier\u00ebn profesionale. Me nj\u00eb fjal\u00eb, koh\u00ebt e fundit njer\u00ebzit b\u00ebhen prind\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, problemet e fertilitetit hasen m\u00eb shpesh<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si jan\u00eb shifrat e k\u00ebtij femomeni te ne, krahasuar me bot\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shifrat jan\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, rreth 10-15 % e \u00e7ifteve shqiptare kan\u00eb probleme fertiliteti.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb popull thuhet se ndikon shum\u00eb stresi, se m\u00eb p\u00ebrpara kur jeta ka q\u00ebn\u00eb me e qet\u00eb nuk ka patur probleme t\u00eb tilla? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Stresi ndikon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, jo specifikisht n\u00eb fertilitet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po ushqimet q\u00eb tani jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakontrolluara kan\u00eb ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb pjes\u00eb e ushqimeve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb treg jan\u00eb jo-bio, p\u00ebrmbajn\u00eb kimikate q\u00eb sigurisht shtojn\u00eb problemet me fertilitetin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos vall\u00eb njer\u00ebzit duhen t\u00eb paraqiten m\u00eb shpesh te doktori?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb them se meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vje\u00e7 q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb shtatzani, t\u00eb mos humbin koh\u00eb por t\u00eb drejtohen te mjeku p\u00ebr nj\u00eb kontroll rutin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Por duke e par\u00eb m\u00eb nga af\u00ebr, si \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e meshkujve me mjekun. A vijon t\u00eb ekzistoj\u00eb kompleksi i druajtjes dhe tabuja n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ideja se meshkujt druhen kur vijn\u00eb te mjeku, nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Nuk mund t\u00eb them si ka qen\u00eb para shum\u00eb vitesh, por tashm\u00eb nuk ka vend p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebn \u201ctabu\u201d p\u00ebrsa i p\u00ebrket vizitave urologjike.<br \/>\n<strong>&#8211; Cilat jan\u00eb shenjat epara t\u00eb impotenc\u00ebs t\u00eb cilat duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb mashkull t\u00eb shqet\u00ebsohet dhe t\u00eb shkoj\u00eb te doktori?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr impotenca, paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb patur ereksion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, ose p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale normale, nuk ka lidhje me fertilitetin. K\u00ebto jan\u00eb probleme krejt\u00ebsisht t\u00eb ndara. Vet\u00eb impotenca \u00ebsht\u00eb shenja q\u00eb i b\u00ebn pacient\u00ebt t\u00eb drejtohen tek ne. Gjithsesi, mund t\u00eb them se diabeti \u00ebsht\u00eb arsyeja m\u00eb e shpesht\u00eb (pas gjendjes psikologjike) e impotenc\u00ebs t\u00eb moshat n\u00ebn 50 vje\u00e7. K\u00ebshtu q\u00eb do i rekomandoja meshkujve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb analizat e kontrollit rutin\u00eb vjetor.<br \/>\n<strong>&#8211; N\u00eb popull thuhet se grat\u00eb tani ngelin m\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi me barr\u00eb sepse kan\u00eb nje jet\u00eb seksuale aktive para martese, se kryejne aborte etj etj. Jan\u00eb t\u00eb verteta k\u00ebto?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jeta seksuale aktive para martese nuk e v\u00ebshtir\u00ebson t\u00eb ngelurit me barr\u00eb, por do t\u00eb thoja se i shtyn femrat ta planifikojn\u00eb nj\u00eb martes\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mundohen t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebna n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe (problemet me mosh\u00ebn i sqaruam m\u00eb sip\u00ebr). Gjithashtu, jeta seksuale aktive para martese rrit rrezikun e shtatzanive t\u00eb pad\u00ebshiruara, kryhen aborte, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb nd\u00ebrhyrje fiziologjike. Nj\u00eb abort mund t\u00eb mos shkaktoj\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb, por abortet e shpeshta rrisin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore. Shkurtimisht, mund t&#8217;i rekomandoj femrave t\u00eb ken\u00eb parasysh metodat e planifikimit familjar, gjithashtu, ta planifikojn\u00eb shtatzanin\u00eb mund\u00ebsisht para mosh\u00ebs 30 vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka sh\u00ebrim impotenca?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Impotenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor i kuruesh\u00ebm, zgjidhja e t\u00eb cilit v\u00ebshtir\u00ebsohet me kalimin e koh\u00ebs. Do i rekomandoja meshkujve mos t&#8217;i l\u00ebn\u00eb pas dore k\u00ebto shqet\u00ebsime dhe t\u00eb drejtohen t\u00eb nj\u00eb urolog q\u00eb n\u00eb fillimet e problemeve.<br \/>\n<strong>&#8211; Po problemet e grave a kan\u00eb sh\u00ebrim n\u00eb koh\u00ebn e sotme? \u00cbshte e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thuhet se sot, pavar\u00ebsisht nga shpenzimet t\u00eb gjith\u00eb \u00e7iftet mund te kene femije?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudhe ku mjek\u00ebsia ka p\u00ebrparuar dhe pothuaj t\u00eb gjith\u00eb \u00e7iftet mund t\u00eb ken\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Kostot mjek\u00ebsore jan\u00eb problem m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebr momentin, nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb skemat e rimbursimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<br \/>\n<strong>&#8211; Viagra, a \u00ebsht\u00eb normale dhe e vlefshme n\u00eb jet\u00ebn seksuale,\u00a0 tek meshkujt q\u00eb kan\u00eb t\u00eb tilla problem?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Viagra nuk \u00ebsht\u00eb e vlefshme te \u00e7iftet me probleme shtat\u00ebzanie. Viagra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga trajtimet e shumta q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb problemet e ereksionit. Gjithsesi, para mosh\u00ebs 50 vje\u00e7are, nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e pacient\u00ebve kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr Viagra. Do i kujtoja meshkujve q\u00eb Viagra nuk \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 bimor, \u00ebsht\u00eb preparat mjek\u00ebsor q\u00eb ka efekte an\u00ebsore, nuk duhet ta blejn\u00eb n\u00ebp\u00ebr farmaci dhe ta p\u00ebrdorin pa u konsultuar me nj\u00eb urolog, jo p\u00ebr gj\u00eb por shumica e meshkujve n\u00ebn mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr Viagra.<br \/>\n<strong>&#8211; Po Viagra fem\u00ebrore a ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di a gjendet n\u00eb farmacit\u00eb shqiptare, p\u00ebr vet\u00eb faktin se nuk e kam p\u00ebrshkruar asnj\u00ebher\u00eb si ila\u00e7. Gjithsesi, t\u00eb interesuarit mund ta porosisin online dhe i vjen n\u00eb adres\u00eb p\u00ebr 3-4 dite, ka shum\u00eb farmaci online q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sqarojm\u00eb di\u00e7ka: ila\u00e7i i quajtur \u201cViagra fem\u00ebrore \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb antidepresant, nuk ka lidhje me viagr\u00ebn klasike. Viagra fem\u00ebrore p\u00ebrdoret vet\u00ebm te femrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pre-menopauz\u00eb, zvog\u00eblon efektet negative t\u00eb periudh\u00ebs para menopauz\u00ebs, rrjedhimisht krijon nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim indirekt n\u00eb jet\u00ebn seksuale t\u00eb femrave. Gjithsesi, \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 me efikacitet t\u00eb ul\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb i efektsh\u00ebm tek t\u00eb gjitha femrat, profili an\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera ka jo pak efekte an\u00ebsore. Shkurtimisht, do i kujtoja femrave q\u00eb Viagra fem\u00ebrore nuk p\u00ebrdoret t\u00eb femrat n\u00ebn mosh\u00ebn 40 vje\u00e7are, nuk duhet t\u00eb merret pa konsult\u00ebn e mjekut sepse ka efekte an\u00ebsore t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila do ishte k\u00ebshilla juaj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7iftet e reja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do i k\u00ebshilloja \u00e7iftet e reja t\u00eb ken\u00eb parasysh metodat e planifikimit familjar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangin shtat\u00ebzanit\u00eb e pad\u00ebshirueshme dhe problemet q\u00eb lindin m\u00eb pas. Gjithashtu do i k\u00ebshilloja q\u00eb shtatzanit\u00eb ti planifikonin mund\u00ebsisht para mosh\u00ebs 30 vje\u00e7are, duke pasur parasysh se p\u00ebrqindja m\u00eb e lart\u00eb e nj\u00eb shtat\u00ebzanie natyrale, arrihet para k\u00ebsaj moshe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fabjola Kuburi:- Doktor Koni p\u00ebrsh\u00ebndetje! Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr \u00e7ifte q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen me f\u00ebmij\u00eb. E keni v\u00ebn\u00eb edhe ju re k\u00ebt\u00eb n\u00eb pun\u00ebn tuaj?\u00a0 \u00cbsht\u00eb rritur v\u00ebrtet\u00eb numri i k\u00ebtyre rasteve? A mund t\u00eb na thoni ndonj\u00eb shif\u00ebr? Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog:- Infertiliteti ose paaft\u00ebsia p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":14727,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[1084],"class_list":["post-14726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjeku","tag-artan-koni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}