{"id":14177,"date":"2016-10-07T23:51:13","date_gmt":"2016-10-07T21:51:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=14177"},"modified":"2016-10-07T23:51:13","modified_gmt":"2016-10-07T21:51:13","slug":"seferina-serani-kjo-humaniste-e-heshtur-nga-mihal-llaqi-jano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/10\/seferina-serani-kjo-humaniste-e-heshtur-nga-mihal-llaqi-jano\/","title":{"rendered":"Seferina Serani kjo Humaniste e heshtur! Nga MIHAL\u00a0 LLAQI JANO"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-14178\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq-150x150.jpg\" alt=\"mihalaq\" width=\"150\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq-150x150.jpg 150w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq-300x300.jpg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq-90x90.jpg 90w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq-144x144.jpg 144w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/mihalaq.jpg 387w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/>Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb misterioze. Ka t\u00eb pa pritura t\u00eb shumta, t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme e t\u00eb hidhura, t\u00eb d\u00ebshiruara e t\u00eb pa d\u00ebshiruara, po gjithnj\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e dashur p\u00ebr ta jetuar. Ndonj\u00ebher\u00eb jeta t\u00eb privon, t\u00eb jep edhe ndonj\u00eb \u2018\u2019shuplak\u00eb\u2019\u2019, edhe kur nuk e meriton. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb, q\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb ndihesh i ri n\u00eb shpirt e n\u00eb mendime, t\u00eb qesh\u00ebsh e k\u00ebndosh dhe t\u00eb harrosh k\u00ebshtu edhe vitet q\u00eb mban\u00eb me vete, thinjat edhe rrudhat q\u00eb t\u00eb shtohen p\u00ebrdit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Vitet kalojn\u00eb shum\u00eb shpejt e si pa u ndjer\u00eb dhe jeta ec\u00ebn e b\u00ebn\u00eb t\u00eb saj\u00ebn. Her\u00eb pas here, t\u00eb af\u00ebrm, miq, shok\u00eb e shoqe largohen p\u00ebrgjithmon\u00eb nga kjo bot\u00eb. Ne e mbajm\u00eb t\u00eb hapur ditarin e kujtes\u00ebn. P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb\u00a0 e shtojm\u00eb shkall\u00ebn e njohjes. B\u00ebjm\u00eb sa mundemi, por m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00ebri tjetrin, sidomos p\u00ebr kalimin e v\u00ebsht\u00ebrsive q\u00eb na dalin n\u00eb jet\u00eb. Shpesh kujtojm\u00eb shok\u00ebt, koh\u00ebrat e largimit t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, emigrimin\u00a0 masiv e t\u00eb imponuar, si pasoj\u00eb, mbase edhe nga rrethanat politiko \u2013 shoq\u00ebrore, e\u00a0 m\u00eb tep\u00ebr edhe ekonomike. Jane shkruar shum\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb shkruhet, e megjithat\u00eb mbetet ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nevojtet, q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, t\u00eb publikohet me shkrime reale, n\u00eb organet e shtypit, t\u00eb flitet n\u00eb televizione\u00a0 e t\u00eb dalin p\u00ebr lexuesit, revista, libra, albume, etj., ku t\u00eb pasqyrohet ajo pun\u00eb e madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, edhe n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Nuk kish t\u00eb zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ikje kaq masive. Kishte nga t\u00eb gjitha ngjyrat politike e shoq\u00ebrore, mes tyre edhe intelektual\u00eb, q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00ebn, m\u00ebndjen dhe duart, p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb sigurt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb eksod masiv, pas viteve \u201990, u largua edhe \u2019\u2019llumi i shoq\u00ebris\u00eb\u2019\u2019, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pa shmangsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tilla \u00e7arje e l\u00ebvizje, q\u00eb mor\u00ebn \u00a0p\u00ebrmasa t\u00eb largimeve biblike.<\/p>\n<p>U shquan shum\u00eb njer\u00ebz e u evidencuan mjaft ngjarje, q\u00eb kan\u00eb mbetur deri sot n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb, si gjerdan i art. Edhe ata meritojn\u00eb v\u00ebmendjen dhe respektin, p\u00ebr kontributin q\u00eb dhan\u00eb, me aq sa kishin mund\u00ebsi n\u00eb ato kohra t\u00eb v\u00ebshtira. Kan\u00eb kaluar 26 vjet, plot shkrime jan\u00eb publikuar e vazhdojn\u00eb t\u00eb publikohen,\u00a0 si : romane, tregime, poezi, muzik\u00eb e art. Jan\u00eb aq shum\u00eb materiale e me vlera, sa do mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndofta edhe nj\u00eb <strong>enciklopedi, p\u00ebr Emigracionin<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe njoh\u00ebm shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, por edhe t\u00eb neveritsh\u00ebm, q\u00eb nuk kishin asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb e p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebrpiqeshin t\u00eb p\u00ebrfitonin. Ashtu si\u00e7 kishin formimin moral dhe arsimor, bart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb karakteri t\u00eb rr\u00ebnuar, ashtu kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas edhe gjurm\u00ebt plasarit\u00ebse, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb sociale e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>Esht\u00eb normale e detyrim moral, t\u00eb shkruash, p\u00ebr figura q\u00eb kan\u00eb\u00a0 kontribut edhe n\u00eb fush\u00ebn e emigracionit. Ka shum\u00eb personalitete\u00a0 t\u00eb njohura, t\u00eb letrave, por edhe t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb nga \u201ck\u00ebndi\u201d i\u00a0 mund\u00ebsive kan\u00eb kontribuar e vazhdojne t\u00eb kontribojn\u00eb, pavarsisht nga kushtet e rrethanat, q\u00eb kan\u00eb patur dhe kan\u00eb personalisht. Nj\u00ebra nga to, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do tregojm\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb edhe\u00a0 <strong>Seferina\u00a0 SERANI<\/strong><\/em><strong>.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Seferina <\/strong>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb artiste e shquar, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00ebr\u00ebsisht artit fotografik. N\u00eb vitin 2001, ajo ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ekspozit\u00ebn e Par\u00eb Ballkanike, q\u00eb u zhvillua n\u00eb qytetin e Selanikut,\u00a0 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb\u00a0 33 artist\u00eb fotograf\u00eb, nga t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit. Ky aktivitet i nivelit t\u00eb lart\u00eb u organizua mjaft mir\u00eb nga Ministria e Kultur\u00ebs Greke. Shqiptarja jon\u00eb <strong>Seferina Serani<\/strong>, pervec fotove te eksopzuara ne sallat e Universitetit \u201cG\u00ebte\u201dberi edhe nje prozhektor me slideshow te 250 foto piktoreske nga e gjithe Shqiperia para 33 kolegeve ballkanas. Punimet e saj u pelqyen dhe vlersuan dhe surpriza nuk vonoi te vinte te nesermen nga \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsia rumune\u2019\u2019 q\u00eb e p\u00ebrzgjodhi t\u00eb ishte e ftuar \u201cnderi\u201c pas nj\u00eb muaji n\u00eb nj\u00eb Ekspozit\u00eb Komb\u00ebtare, t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb Bukuresht p\u00ebr te prezantuar t\u00eb njenjtin slideshow p\u00ebr Shqip\u00ebrine ne Rumani. Ajo ka nj\u00eb\u00a0 bagazh t\u00eb pasur artistik dhe shume ekspozita personale e kolektive. Ka q\u00ebn\u00eb edhe nje tjet\u00ebr arritje madhore n\u00eb artin e fotografis\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ne shtetin Grek.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007 n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb gjigande greke \u201cAthina ne Shekullin e XX\u201d Seferina Serani rradhitet si e vetmja artiste e huaj, me punimet e saj t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga komisioni q\u00eb vendosi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e vetme nga t\u00eb 25 Komunitetet pjesmarr\u00ebse t\u00eb huaja q\u00eb emigronin ne G<strong>reqin<\/strong>\u00eb fqinje. N\u00eb at\u00eb ekspozite historike organizuar nga vet\u00eb Presidenti I Republik\u00ebs greke z. Karolos Papulias ne Athin\u00eb (veprat e artistes shqiptare, perfaq\u00ebsonin 10 vjecarin e fundit te Shekullit te XX.<\/p>\n<p>N\u00eb vite ka hapur shum\u00eb ekspozita personale dhe kolektive dhe ka q\u00ebn\u00eb fituese e shum\u00eb konkurseve fotografike. Esht\u00eb lauruar me Diploma e \u00c7mime\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si artiste dhe Fotoreportere. Ka bashk\u00ebpunuar e kontribuar p\u00ebr shum\u00eb vite, me t\u00eb gjitha organet e shtypit shqiptar dhe ato greke.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb studimeve n\u00eb Greqi, p\u00ebr Media Vizive, Seferina I neneshtrohet edhe provimeve t\u00eb Shtetit dhe komisonit te p\u00ebrb\u00eber\u00eb nga 16 profesore te regjisures, kineaste dhe skenariste mjeshtra te bot\u00ebs vizive n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs Greke. K\u00ebto provime b\u00ebheshin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Licens\u00ebn profesionale t\u00eb k\u00ebsaj Ministrie p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e gazetares n\u00eb Televizione si dhe Kinematografi. Ajo ka experience t\u00eb pasur n\u00eb shtypin e printuar dhe gazetarin\u00eb radiofonike dhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si gazetare \u201cterreni\u201d e kudogjendur, (do te ishte p\u00ebrs\u00ebri ajo), e para fem\u00ebr shqiptare, q\u00eb filloi pun\u00ebn e gazetares mediatike n\u00eb Televizionin Grek.\u00a0 Fillimisht e nisi pun\u00ebn n\u00eb Stacionin Televiziv <strong>\u201c10 Channel\u201d,<\/strong> si\u00a0 redaktore dhe prezantuese e lajmeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Transmetonte p\u00ebr emigracionin shqiptar, nj\u00eb buletin t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm televiziv prej 15 minutash. K\u00ebt\u00eb emision e ka drejtuar p\u00ebr tre vjet\u00eb e gjys\u00ebm, pa nd\u00ebrprerje.<\/p>\n<p>Gazetarja \u00a0shqiptare,\u00a0 <strong>Seferina \u00a0Serani<\/strong>, p\u00ebr nga mosha dhe kontributi\u00a0 i vazhdush\u00ebm nd\u00ebr vite, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cemblem\u00eb\u201d e v\u00ebrtet\u00eb, e par\u00eb \u00a0edhe n\u00eb fush\u00ebn e humanizmit, t\u00eb cil\u00ebs ajo, si\u00a0 Sh\u00ebnjtorja \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201c \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar pa rezerva.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Seferina <\/strong>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201carshiv\u00eb e gjall\u00eb\u201d e jet\u00ebs s\u00eb emigracionit shqiptar. Nuk kishte ngjarje apo aktivitet me emigrant\u00ebt n\u00eb Greqi, ku t\u00eb mos ishte e pranishme ajo, vajza e Kombinatit t\u00eb Tekstileve t\u00eb Tiran\u00ebs Seferina Sefer Serani. Kudroher\u00eb e pranishme me fjal\u00ebn e saj t\u00eb ngroht\u00eb, sigurin\u00eb e past\u00ebrtin\u00eb e mendimit progresist. Ajo\u00a0 p\u00ebr\u00e7onte n\u00eb masat e emigrant\u00ebve, frym\u00ebn besimit dhe shpres\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ecur denj\u00ebsisht e krenar n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs. Jan\u00eb shkrimet e saj pafund, filmimet dhe fotot e shumta, q\u00eb p\u00ebrcjellin mjaft mesazhe, e q\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb, nj\u00eb histori reale t\u00eb shkruar, t\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, kam biseduar n\u00eb Nju Jork, me publicistin e njohur, dr. Jorgji Muzak\u00ebn, autor i disa librave me vlera, p\u00ebr njer\u00ebz me kontribute, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Nga biseda me t\u00eb, m\u00ebsova, nd\u00ebr t\u00eb tjerave, se ka n\u00eb duar e po shkruan nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Emigracionin. Aty ka si objektiv\u00eb, q\u00eb t\u00eb evidencoi, mes t\u00eb tjerave, edhe pun\u00ebn plot pasion t\u00eb Seferin\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb saj. Madje, ai m\u00eb foli me shum\u00eb respekt p\u00ebr t\u00eb dhe, m\u00eb vuri n\u00eb dijeni se edhe n\u00eb kopertin\u00ebn e librit, q\u00eb do t\u00eb publikoi s\u00eb shpejti, do q\u00eb t\u00eb vendosi nj\u00eb nd\u00ebr fotografit\u00eb artistike t\u00eb shumta t\u00eb Seferin\u00ebs, q\u00eb ajo ka realizuar, gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb emigracion, n\u00eb Greqi. Dr. Jorgji Muzaka, m\u00eb foli me shum\u00eb konsiderate e respekt p\u00ebr pun\u00ebn e saj t\u00eb madhe dhe bashkpunimin e suksessh\u00ebm, q\u00eb ata kan\u00eb patur s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Ja vlen t\u00eb ndalemi konkretisht n\u00eb kontributin e Seferin\u00ebs, n\u00eb \u2018\u2019Humanizmin\u2019\u2019 e saj.\u00a0 Ajo u \u00ebsht\u00eb gj\u00ebndur kurdoher\u00eb pran\u00eb, njerz\u00ebve n\u00eb nevoj\u00eb. Atyre, q\u00eb ishin e jan\u00eb m\u00eb n\u00eb hall se te tjer\u00ebt, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, aq m\u00eb tep\u00ebr, kur familjet e tyre, jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebra e ata krejt t\u00eb braktisur, n\u00eb rrug\u00ebn e madhe e t\u00eb mundim\u00ebshme, n\u00eb dh\u00e9 t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb si Serafina me z\u00ebm\u00ebr t\u00eb madhe dhe shpirt human, jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb!<\/p>\n<p>E kisha njohur n\u00eb rrethana t\u00eb tjera Seferin\u00ebn, n\u00eb vitin 1998 rasti e solli t\u2019a ndjej nga afer humanizmin\u00a0 e saj edhe n\u00eb familjen time. Djali im, Marseli, duke luajtur, u aksidentua r\u00ebnd\u00eb n\u00eb ashensorin e shkall\u00ebs, n\u00eb ambjentet e pallatit ku banonim, n\u00eb Athin\u00eb. Ne rend\u00ebm ne urgjenc\u00eb. Ajo erdhi menjhere sa e njoftuam. Aty u interesua pran\u00eb ekipit mjeksor t\u00eb e spitalit, ku djalin e d\u00ebrguam p\u00ebr kurim. Komunikimi i saj, si njeri human, si mot\u00ebr, si n\u00ebn\u00eb dhe shoqe e mir\u00eb, aq sa ju b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebve, personelit t\u00eb sh\u00ebrbimit, por edhe pacienteve\u00a0 n\u00eb spitalin \u2018\u2019Llaiko\u2019\u2019, n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>Aty, e n\u00eb t\u00eb tjera takime, por, edhe n\u00eb shkrime,\u00a0 kam lexuar dhe m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr \u201cbamir\u00ebsin\u00eb dhe humanizmin\u201d e saj. Kur shteti dhe shoq\u00ebria shqiptare, nuk ndihei aq sa duhej dhe shqiptar\u00ebt kishin halle,\u00a0 e kur nuk dinin nga t\u2019ja mbanin, drejtoheshin tek ajo, q\u00eb mish\u00ebronte modelin, modestin\u00eb dhe shpirtmir\u00ebsin\u00eb. Ata njer\u00ebz halleshum\u00eb merrnin rrug\u00ebn e kurbetit me nje f\u00ebmij\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nd\u00ebr krah\u00eb duke care mallet e Greqise veriore dhe ecnin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nat\u00eb dhe dit\u00eb i luteshin me p\u00ebrgj\u00ebrim, \u201cH\u00ebn\u00ebs s\u00eb Err\u00ebsir\u00ebs\u201d q\u00eb t\u2019i ndihmonte e t\u00eb shp\u00ebtonin nga kontrollet e \u2018\u2019fshesat\u2019\u2019 e policis\u00eb ekstremiste greke, e fundshekullit t\u00eb kaluar. Ata njer\u00ebz t\u00eb vuajtur,\u00a0 me besimin e plot n\u00eb \u201cZot\u2019\u2019, shkonin me shpres\u00eb\u00a0 dhe shpresa nuk i g\u00ebnjeu, pran\u00eb tyre u gj\u00ebnd, nj\u00eb njeri z\u00ebm\u00ebrbardh\u00eb, Seferina shoqja\u00a0 jon\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kur i telefonoja Seferin\u00ebs p\u00ebr ndonj\u00eb aktivitet shoq\u00ebror, ajo m\u00eb p\u00ebrgjigjei \u2013\u201cDo vij, ja sa t\u00eb mbaroj me nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i varf\u00ebr, nuk di as gjuh\u00ebn greke. Mjek\u00ebt po k\u00ebshtu k\u00ebrkojn\u00eb\u00a0 ndihm\u00ebn time\u00a0 p\u00ebr secilin pacient te vog\u00ebl. Nj\u00eb vog\u00eblush pret radh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u operuar. Esht\u00eb me vrim\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Mjek\u00ebt, nuk e fusin dot f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e operacionit, po qe se un\u00eb, nuk ju siguroj \u201cLibrez\u00ebn Sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d\u2013 m\u00eb p\u00ebrgjigjei ajo n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit\u2013. P\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb nevojave t\u00eb tjerave ne spitalin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Ajia Sofias n\u00eb Athin\u00eb, Seferina sh\u00ebrbente edhe n\u00eb rolin e p\u00ebrkthyeses mes mjek\u00ebve e prind\u00ebrve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pacient\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dik\u00eb duhet t\u00eb rendte n\u00eb Ambasad\u00ebn Shqiptare e m\u00eb pas n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Greke, deri sa t\u00eb nxjerrte, t\u00eb shum\u00ebpritur\u00ebn \u201clibrez\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d dhe t\u00eb fillonte operimi i pacient\u00ebve f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr t\u2019ju shp\u00ebtuar jet\u00ebn, k\u00ebta mjek t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb bashk\u00ebpunonin me Seferin\u00ebn.<\/p>\n<p>Lind pyetja si dhe kur, u fut ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb \u201cbamir\u00ebsie\u201d dhe pse? \u00a0Ishte \u201cMega TV\u201d, q\u00eb foli p\u00ebr nj\u00eb operacion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb behej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkenc\u00ebn e mjeksis\u00eb. Realizohej nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale me\u00a0 sistemin \u201cTelesinthesi\u201d dhe operacioni ndiqej n\u00eb lidhje direkte n\u00eb tre shtete, France, Luxemburg dhe Boston. Nj\u00eb operacion i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e nj\u00eb vogelushi shqiptar, 20 muajsh nga Maliqi i Kor\u00e7\u00ebs. Ky operacion doli me sukses. Ajo me t\u00eb d\u00ebgjuar lajmin, rendi direkt e n\u00eb Spitalin \u201c<strong>Aghia Sophia<\/strong>\u201d, ku ishte b\u00ebr\u00eb ky operacion. U paraqit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gazet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kjo ishte gazeta e par\u00eb shqiptare, \u201cV\u00ebllazerimi\u201d. Ajo, intevistoi\u00a0 mjekun \u2013 professor, q\u00eb kreu operacionin, z. <strong>Johanis Stinjos<\/strong> dhe e fotografoi\u00a0 bashk\u00eb me ekipin mjeksor dhe f\u00ebmijen shqiptar mes tyre. Kjo foto pushtoi kryefaqen e gazet\u00ebs dhe dy faqe komplet br\u00ebnda saj. Gjith\u00eb\u00e7ka i p\u00ebrkushtohei, mjek\u00ebve, q\u00eb shp\u00ebtuan f\u00ebmij\u00ebn shqiptar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb rend\u00eb. Titulli i shkrimit ishte shum\u00eb\u00a0 dometh\u00ebn\u00ebs, <strong>\u201cBijt\u00eb e Hipokratit dhe f\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb Seferina u paraqit p\u00ebr t\u2019i falenderuar dhe shkruar p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, mjeku e prezantoi me 10 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb rrinin t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb pavionin e tij dhe prisnin, \u201cLibrez\u00ebn Sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d e mandej t\u00eb futeshin n\u00eb operacion.\u00a0 Ato libreza, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jepeshin, shiteshin n\u00ebn dor\u00eb nga spekulante me cmime te kripura per xhepat e shpuar te emigranteve te mjere shqiptare. Familjet e varf\u00ebra shqiptare q\u00eb kishin ardhur n\u00eb G<strong>reqi, nga malet, t<\/strong>\u00eb shp\u00ebtonin f\u00ebmij\u00ebn sh\u00ebndetlig, nuk e siguronin dot k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash. Gazetarja me t\u00eb par\u00eb gj\u00ebndjen e r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndetsore t\u00eb atyre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur ku ngjyra e fytyr\u00ebs s\u00eb tyre\u00a0 pothuajse ishte e pajet\u00eb I k\u00ebrkoi Dr. Stinios t\u00eb p\u00ebrgatiste rradh\u00ebn sejcilit f\u00ebmij\u00eb dhe mori, p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u2019i\u00a0 siguronte ajo vet, k\u00ebto libreza, pa paguar asgj\u00eb familjet e interesuara dhe u nis menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkruante p\u00ebr reportazhin p\u00ebr mjek\u00ebt e atij spitali q\u00eb shp\u00ebtonin jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh se koha nuk priste m\u00eb, duhej t\u00eb siguroheshin \u201cLibrezat Sh\u00ebndetsore\u201d.<\/p>\n<p>Ishte ajo q\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb e saj, q\u00eb e \u00e7oi deri n\u00eb fund detyr\u00ebn q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr. Nj\u00ebri prej f\u00ebmijeve me t\u00eb cilin ajo ishte \u2019\u2019e dashuruar\u2019\u2019 Kristin e vog\u00ebl, 6 muajsh, nga Mirdita, t\u00eb cilin ajo, e trajtonte me m\u00eb shum\u00eb interesim. Ai ishte m\u00eb I vogli nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb pavion dhe ai, kishte ardhur ne jet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar n\u00ebn\u00ebn e tij nga ndarja me burrin. Familja i k\u00ebrkonte bashkshortit ta ndante gruan sepse nuk ju kishte sjell\u00eb nj\u00eb djal\u00eb, ve\u00e7 dy vajza. Kanuni e donte nj\u00eb djal\u00eb dhe ai erdhi, por me nj\u00eb vrime t\u00eb madhe n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb lutem doktor, ma shp\u00ebto Kristin\u201d- i lutej Seferina, doktor Stinjos, \u2013 se, ashtu m\u2019i ka hallet ai f\u00ebmij\u00eb\u201d Dhe doktor\u00a0 Stinjos, duke tundur kok\u00ebn me mosbesim, i p\u00ebrgjigjej: \u2013 \u201ce di q\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsia jote ai vog\u00eblush, por vrima n\u00eb zemr\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe dhe nuk jam shum\u00eb optimist, por un\u00eb do b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn\u2019\u2019 Dhe ai e b\u00ebri at\u00eb.\u00a0 Operacioni u krye me sukses, por, pas dy jav\u00ebsh Kristi\u00a0 i \u00ebmb\u00ebl me sy t\u00eb kalt\u00ebr dhe buzegaz, vdiq. Familja, kur erdhen e e marr\u00eb trupin e brisht\u00eb t\u00eb birit t\u00eb vog\u00ebl, Leka, i ati , i\u00a0 kishte th\u00ebn\u00eb gazetares tek po qante dhe ndahej me vog\u00eblushin e saj, me t\u00eb dashur: \u2018\u2019Ju zonja Serani, jeni amaneti i djalit tim. P\u00ebrher\u00eb do te jeni n\u00eb krye t\u00eb familjes sime! Ky mbeti i vetmi rast vdekjeje, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe e delikate dhe operacioneve te panum\u00ebrta nga duart e arta t\u00eb profesor Stinjos. Ky rast e pik\u00eblloi Seferin\u00eb dhe e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb ndjeshme karshi f\u00ebmij\u00ebve dhe njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sot n\u00eb facebook, Seferina ka korespondenc\u00eb me tre vajza t\u00eb reja\u00a0 t\u00eb bukura e t\u00eb zgjuara, t\u00eb cilat, jan\u00eb (tre nga ato vog\u00eblushet e dikurshme), q\u00eb ju n\u00ebn\u00ebshtruan opracionit me duart e arta t\u00eb Dr. Stinjos, (si dhe Kristi) me t\u00eb vetmin ndryshim, se ato, jetojn\u00eb dhe I jan\u00eb asaj mir\u00ebnjohse por, edhe ajo \u00ebsht\u00eb e lumtur p\u00ebr ecurin\u00eb e tyre, n\u00eb jet\u00eb plot vitalitet, rini e bukuri.<\/p>\n<p>Ky afrim e bashkpunim me mjek\u00ebt e k\u00ebtij spitali, do t\u00eb ndikonin edhe n\u00eb lidhjen e nj\u00eb miq\u00ebsie dhe respekti t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb, midis tyre. N\u00ebpermjet Seferin\u00ebs, Ambasada e Republikes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb I d\u00ebrgonte cdo vit, Dr. Stinios ftes\u00eb ne diten e flamurit ne pritjen Diplomatike ne shenj\u00eb nderimi dhe ai gjithmon\u00eb vinte plot k\u00ebnaqesi e fliste me Ambasadorin Robo etj. Dhe kjo miq\u00ebsi ka ardhur fal\u00eb formimit, sjelljes e humanizmit t\u00eb gazetares Seferina Serani.<\/p>\n<p>Ajo ndiqte gj\u00ebndjen e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb operoheshin pothuajse p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb spitalin \u201cAghia Sophia\u201d-Athin\u00eb. Disa hynin n\u00eb spital t\u00eb tjer\u00eb dilnin dhe pers\u00ebri duhej t\u00eb vinin, p\u00ebr kontrroll tek mjeku i p\u00ebrkushtuar Dr. Stinios n\u00eb pavionin e kardio-kirurgjis\u00eb pediatrike t\u00eb spitalit t\u00eb mir\u00ebnjohur\u2018\u2019Aghia Sophia\u2019\u2019 . Kur vog\u00eblushi, q\u00eb u operua i pari e ishte nga Maliqi, kur duhej t\u00eb vinte per kontrrollin e zemr\u00ebs nga Volosi, rreth 500 km larg Athin\u00ebs, Dhimitri, i ati i vog\u00eblushit, gjithmon\u00eb telefononte dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Seferin\u00ebn, p\u00ebr ta pasur pran\u00eb, p\u00ebr nevojat mjeksore t\u00eb t\u00eb birit, pasi asaj i hapeshin portat kudo.\u00a0 Nj\u00eb here tjeter v\u00ebllai i tij Aristoteli, operon nj\u00ebrin sy. Ai ishte n\u00ebn kriza pas operacionit dhe Dhimitrit i duhej t\u00eb shkonte p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn urgjent, n\u00eb Volos se f\u00ebmija i tij i s\u00ebmur\u00eb edhe ai, ishte ne kriza kardiake. N\u00eb mesnat\u00eb, ai i telefon gazetares Seferina Seranit dhe iu lut, q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb m\u00ebngjes heret n\u00eb spitalin \u2018\u2019Hippocrates\u2019\u2019 t\u00eb Athin\u00ebs, tek koka e t\u00eb v\u00ebllait, mbasi \u00a0ishte r\u00ebnd\u00eb. Ata nuk njihnin njeri tjet\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb. Serefina pa e b\u00ebr\u00eb fjal\u00ebn dy, n\u00eb or\u00ebn shtat\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, ishte tek koka e pacientit shqiptar, t\u00eb cilin ajo vet, nuk e kishte njohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ai banonte e punonte si \u201crrit\u00ebs derrash\u201d n\u00eb Volos. Kjo, nuk e pengonte gazetaren humane, q\u00eb t\u00eb ndihmonte \u00a0\u201cnj\u00ebriun\u201d, pavarsisht se kush ishte e nga vinte ai.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrs\u00ebri Seferina ajo q\u00eb i ndenji, deri sa mbylli syt\u00eb, n\u00eb Spitalin \u2018\u2019Evangelismos\u2019\u2019, arvanitasit t\u00eb madh Aristidh Kola dhe ishte po ajo q\u00eb organizoi edhe varrimin e tij, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes Kola. Ajo organizoi nj\u00eb varrim madheshtor, p\u00ebr p\u00ebrmasat e atij burri. Gjithashtu, Seferina njoftoi shok\u00ebt e tij dhe t\u00eb saj m\u00eb besnik, mes tyre edhe mua. Me p\u00ebrpjekje e p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn ne telefonuam n\u00ebper Athin\u00eb e periferite e zones ku jetonin te shperndare emigrantet shqiptar\u00ebt dhe siguruam nj\u00eb pjesmarrje t\u00eb lart\u00eb me \u00a0mbi \u00a0500 shqiptar\u00eb, ku sipas k\u00ebrkes\u00ebs dhe tradites sone ne ceremonin mortore, me ne krye \u00a0Seferinen pjesmarr\u00ebsit burra dhe femrat erdhen t\u00eb veshura krejt me t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrs\u00ebri, Seferina Serani, q\u00eb i ndenji tek koka p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb spitalin \u2018\u2019Elena\u2019\u2019 t\u00eb Athin\u00ebs basketbollistes s\u00eb shekullit, Zamira Kolecit, deri sa dha shpirt e u nda nga jeta, m\u00eb 26 n\u00ebntor 2006. Ajo si p\u00ebrher\u00eb ndihmoi familjen e sportistes s\u00eb madhe edhe p\u00ebr ceremonin funerale t\u00eb p\u00ebrcielljes dhe e shoq\u00ebroi trupin e saj, deri n\u00eb banes\u00ebn e fundit, n\u00eb qytetin e Kor\u00e7es s\u00eb bashku me familjen Koleci.\u00a0 N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ajo u prit me shum\u00eb nderime, e respekt nga gjith\u00eb elita sportive e Kor\u00e7\u00ebs. Zamira Koleci, kur ishte gjall\u00eb kishte njoftuar gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe shoq\u00ebrin\u00eb\u00a0 e saj, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jepte cdo dit\u00eb gazetarja Seferina Serani.<\/p>\n<p>Po ashtu, (si p\u00ebr basketbollisten), ajo veproi edhe p\u00ebr vdekjen e nj\u00eb emigrant, Arian Bardhi, nga Fieri, i cili vdiq prej nj\u00eb infakti t\u00eb miokardit, krejt papritur, duke l\u00ebn\u00eb 3 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl ne rrugen e madhe e te veshtire te jetes. Ishte Seferina ajo, q\u00eb ju gj\u00ebnd pran\u00eb familjes, ndihmoi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb sh\u00ebrbimet funerale dhe e shoq\u00ebroi trupin e emigrantit dhe familjen e tij, nga Athina deri n\u00eb sht\u00ebpi \u00a0n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Aktori \u00a0i \u00a0madh shqiptar, Kadri Roshi, shtrohet n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb spitalin privat,\u2019\u2019Qendra Sh\u00ebndet\u00ebsore\u2019\u2019 i shoq\u00ebruar nga ish kryeministri, Fatos Nano. Lajmi u perhap kudo dhe Seferina pasi jepte lajmet n\u00eb TV dhe pas 30 minutash, ishte\u00a0 pran\u00eb tij dhe e ushqente at\u00eb si f\u00ebmij\u00eb. Artisti \u00a0k\u00ebnaqej, sepse pak m\u00eb par\u00eb, n\u00eb televizotin e dhom\u00ebs e kishte par\u00eb at\u00eb, t\u00eb fliste shqip n\u00eb televizionin grek. Ai filloi ta th\u00ebrriste\u2019 \u2019Mira e babait\u2019\u2019. (Mira \u00ebsht\u00eb emri i vajz\u00ebs s\u00eb aktorit ton\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb nderuar, Roshi). N\u00eb spital, \u2013 m\u00eb tregonte Seferina\u2013 nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb infermier \u201ctip\u201d u soll brutalisht, me sh\u00ebnja raciste, kund\u00ebr artistit t\u00eb madh shqiptar. Ai e kapi dhe e l\u00ebshoi t\u00eb sapo operuarin, Kadri Roshi, n\u00eb krevat, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb thes me rroba. Kjo ndodhi n\u00eb syt e saj dhe t\u00eb nuses s\u00eb djalit t\u00eb tij Klitit, (Mela). Seferina k\u00ebrkoi menj\u00ebher\u00eb\u00a0 drejtuesit e spitalit dhe ju k\u00ebrkoi atyre shpegime dhe distancimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb infermierit nga pavioni ku ishte aktori I madh shqiptar. Drejtori i spitalit, erdhi dhe i k\u00ebrkoi falje Kadri Roshit, Seferin\u00ebs dhe Meles e cila, ende ishte e p\u00ebrlotur. N\u00eb vdekjen e artistit, familja Roshi e njoftoi p\u00ebr ceremonin\u00eb mortore dhe ajo, me Mel\u00ebn udh\u00ebtuan p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit t\u00eb Kadri Roshit, q\u00eb e donte gazetaren dhe e kishte pag\u00ebzuar me emrin e s\u00eb bij\u00ebs, duke e quajtur \u2018<strong>\u2019Mira e Athin\u00ebs\u2019\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Shpesh ambasadori yn\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, \u00a0Kastriot Robo, e kishte shoq\u00ebruar Seferin\u00ebn n\u00eb pavionet spitalit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u2019\u2019Aghia Sophia\u2019\u2019. Ai edhe n\u00eb vlersimet, q\u00eb i b\u00ebnte pun\u00ebs dhe humanizmit t\u00eb Seferin\u00ebs, para aktivist\u00ebve t\u00eb shoqatave t\u00eb emigranteve q\u00eb vepronin, n\u00eb Athin\u00eb, nuk kursehej ta falenderonte me \u201ctheks\u201d t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ju fut vet vullnetarisht, me p\u00ebrkushtim k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, duke sakrifikuar. Rrinte pran\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, d\u00ebgjonte shqet\u00ebsimet prind\u00ebrve e tyre n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve dhe komunikonte me mjek\u00ebt. Mund\u00ebsonte\u00a0 plot\u00ebsimin e dokumentave dhe formular\u00ebve t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb Ambasad\u00eb e Konsullat\u00eb, si\u00a0 dhe n\u00eb Institucionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb greke. \u00c7do gj\u00eb ua b\u00ebnte vullnetarisht hallexhinjve shqiptar\u00eb, duke shpenzuar shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsim e k\u00ebtyre dokumentave.\u00a0 E b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me vetdije edhe pse kishte kosto jo t\u00eb vog\u00ebl. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte fal\u00eb formimit dhe shpirtit t\u00eb saj human, q\u00eb e karakterizonte. \u00a0Ajo, asnj\u00ebher\u00eb nuk pranoi para (t\u00eb holla), nga k\u00ebto familje te vobekta, kur dihet mire, se sh\u00ebrbimet q\u00eb realizoheshin prej saj, kishin kosto t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Johanis Stinjos<\/strong> ishte kryekirurgu q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb spitalit ku punonte, realizoi n\u00eb koh\u00eb me profesionaliz\u00ebm, humaniz\u00ebm e me mjaft sukses, t\u00eb gjitha operacionet me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e vegj\u00ebl shqiptar\u00eb. Dhe ishte ky kontribut edhe i Seferin\u00ebs, q\u00eb n\u00eb ambjentet e spitalit, t\u00eb\u00a0 ishte i pranish\u00ebm shum\u00eb her\u00eb\u00a0 edhe ambasadori i vendit ton\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, z. Kastriot Robo. Ai shkoi n\u00eb at\u00eb spital I shoq\u00ebruar nga gazetarja, p\u00ebr t\u00eb falenderuar mjek\u00ebt dhe personelin e spitalit, p\u00ebr trajtimin e mir\u00eb, q\u00eb ju kishin b\u00ebr\u00eb ata bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Seferina gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ishte b\u00ebr\u00eb si e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb pavionet e spitaleve. At\u00eb e njihnin dhe e respektonin jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt q\u00eb i kishte z\u00ebn\u00eb halli, por edhe punonj\u00ebsit e spitalit, sepse shpesh komunikonin me t\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn greke, p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj, kur t\u00eb af\u00ebrmit e tyre nuk dinin t\u00eb komunikonin n\u00eb gjuh\u00ebn e v\u00ebndit. Ishte ajo q\u00eb ju p\u00ebrkthente mjek\u00ebve shqet\u00ebsimet e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe informonte prind\u00ebrit e pacient\u00ebve, p\u00ebr ecurin\u00eb e sh\u00ebndet t\u00eb tyre. Ndiqte me rigorizitete procedur\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr ta dhe ecurin e sh\u00ebndetit t\u00eb shqiptar\u00ebve pacient\u00eb n\u00eb spitalet helene.<\/p>\n<p>Dikur kam shkruar edhe un\u00eb p\u00ebr humanizmin e nj\u00eb grupi aktivistesh emigrante shqiptar\u00eb, kur shkuan dhe ofruan ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, 10 vje\u00e7e aso kohe. Quhei, Enida Shuli. Nj\u00eb dor\u00eb kriminele\u00a0 kishte v\u00ebn\u00eb eksplozive n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, p\u00ebr terror ndaj familjes s\u00eb saj. F\u00ebmija q\u00eb hapi e para der\u00ebn, humbi dy k\u00ebmb\u00ebt e saj n\u00eb at\u00eb akt banditesk n\u00eb qytetin e Lushnjes, n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>I telefonova Serefin\u00ebs dhe ajo erdhi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb spitalin \u2018\u2019Aghia Sophia\u2019\u2019. Dha kontributin e saj n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.\u00a0 Ajo luftoi me t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb e saj, deri sa e bindi ish ministrin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, doktor Leonard Solis, t\u00eb akordonte nga fondi i Buxhetit t\u00eb Shtetit, shum\u00ebn prej nj\u00eb miljon lek\u00ebve, p\u00ebr spitalin grek. Dhe Enida Shuli, do t\u00eb arrinte t\u00eb delte nga spitali, jo n\u00eb krah\u00ebt e prind\u00ebrve, por me k\u00ebmb\u00ebt e veta, edhe pse ato, ishin thjesht\u00eb proteza.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1998 \u2013 2004, kur ajo u s\u00ebmur vet, u operua dhe pas operacionit, vuajti nga nj\u00eb paraliz\u00eb tek shputat e k\u00ebmb\u00ebve q\u00eb e mundoi rreth 5 vjet, duke pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ecie. Ndihei e pik\u00ebllluar, q\u00eb nuk ishte m\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb vazhdonte at\u00eb pun\u00eb humane q\u00eb p\u00ebr vite kishte realizuar. Megjith\u00eb hallet e problemet q\u00eb ka patur e ka, ajo kontaktet me mjek\u00ebt i kishte dhe i ka t\u00eb vazhdueshme edhe sot, q\u00eb nuk ndodhet m\u00eb me banim n\u00eb Greqi. A i din\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebto? Mendoj se nuk i din\u00eb. Kjo, sepse Seferina Serani nuk punoi asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u201cbuj\u00eb\u201d, apo p\u00ebr t\u2019u dukur. Ajo nuk synoi asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb \u201cdekorat\u00eb a stimul \u201d tjet\u00ebr. Ishte dhe mbetet e k\u00ebnaqur, q\u00eb ju gj\u00ebnd pran\u00eb me humanizmin e saj, n\u00eb ato kohra t\u00eb v\u00ebshtira, bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb vet. B\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mund\u00ebshme p\u00ebr ta, me aq sa ju dha e kishte edhe mund\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh, n\u00eb bised\u00eb me dr. Amarildo Loshe, mjekun nga Kor\u00e7a, i cili punoi disa vjet\u00eb n\u00eb spitalet e Athin\u00ebs, edhe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, flasim mes nesh dhe kujtojm\u00eb me nostalgji shok\u00ebt e shoqet e mrekullueshme q\u00eb kontribonin n\u00eb ato vite t\u00eb v\u00ebshtira. Ai me shum\u00eb respekt, me flet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kontributin e\u00a0 Seferin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka njohur nga af\u00ebr. Flet me mir\u00ebnjohje p\u00ebr pun\u00ebn, forc\u00ebn e fjal\u00ebs dhe vullnetin e hekurt t\u00eb\u00a0 k\u00ebsaj zonje t\u00eb nderuar, q\u00eb nuk u kursye asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb jetuar, jetojn\u00eb e punojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, n\u00eb Greqi. Por si\u00a0 Amarildoja, ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si,\u00a0 Isuf Danaj, me profesion m\u00ebsues, Sotir Goxhaj, publicist, etj., q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb opinion e ruajn\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e tyre p\u00ebrshtypjet m\u00eb t\u00eb mira, <strong>p\u00ebr \u2018\u2019Humanisten e Heshtur\u2019\u2019, Seferina Serani.<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><strong>Emigrant, publicist ne USA, (ish sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Federates s\u00eb Shoqatave Shqiptare n\u00eb Greqi).<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb misterioze. Ka t\u00eb pa pritura t\u00eb shumta, t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme e t\u00eb hidhura, t\u00eb d\u00ebshiruara e t\u00eb pa d\u00ebshiruara, po gjithnj\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e dashur p\u00ebr ta jetuar. Ndonj\u00ebher\u00eb jeta t\u00eb privon, t\u00eb jep edhe ndonj\u00eb \u2018\u2019shuplak\u00eb\u2019\u2019, edhe kur nuk e meriton. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb, q\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb ndihesh i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":14179,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-14177","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14177\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}