{"id":1413,"date":"2014-07-14T11:50:58","date_gmt":"2014-07-14T11:50:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1413"},"modified":"2014-08-06T14:07:14","modified_gmt":"2014-08-06T14:07:14","slug":"interviste-ekskluzive-me-aktorin-dhe-skenaristin-e-famshem-hollivudian-billy-bob-thorthon-ne-filmat-e-mi-te-ardheshem-do-jete-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/interviste-ekskluzive-me-aktorin-dhe-skenaristin-e-famshem-hollivudian-billy-bob-thorthon-ne-filmat-e-mi-te-ardheshem-do-jete-shqiperia\/","title":{"rendered":"Interviste ekskluzive me aktorin dhe skenaristin e famsh\u00ebm hollivudian, Billy Bob Thornton: N\u00eb filmat e mi t\u00eb ardhsh\u00ebm, do jet\u00eb Shqip\u00ebria!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Nju Jorkut, ne Manhatan, aktori dhe skenaristi i famsh\u00ebm hollivudian, Billi Bob Thornton, do t\u00eb organizonte nj\u00eb event special p\u00ebr miqt\u00eb dhe gazetar\u00ebt e shou bizit. Ashtu, me natyr\u00ebn rebele dhe me nj\u00eb humor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai do t\u00eb miq\u00ebsohej shum\u00eb shpejt edhe me ata q\u00eb nuk i kishte takuar m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb fat kishte edhe korrespondenti yn\u00eb, q\u00eb i propozoi atij t\u00eb bisedonin ekskluzivisht p\u00ebr ne dhe ai, pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb fliste p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb. P\u00ebr arsye t\u00eb angazhimeve, itenerari Los Anxhelos-Nju Jork \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shpesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe ai tha se do t\u2019i p\u00eblqente q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve, t\u00eb m\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e, pse jo, nj\u00eb dit\u00eb edhe t\u00eb shkruante p\u00ebr t\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta e tij<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga artistet m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs hollivudiane. Lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb varf\u00ebr e n\u00eb nj\u00eb kasolle alpine n\u00eb Kanzas, Billi Bob Thornton u rrit madje pa elekricitet, por fal\u00eb talentit t\u00eb tij, ai u nis p\u00ebr studime n\u00eb Los Anxheles, ku studioi p\u00ebr aktrim, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim nuk ka qen\u00eb aq leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij ai fillon dal\u00ebngadale t\u00eb kap\u00eb majat e karrier\u00ebs s\u00eb tij si aktor dhe si skenarist. N\u00eb fillim, me rolet t\u00eb vogla, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe protaganist n\u00eb shum\u00eb filma. Filmi \u201cSling Blade\u201d sh\u00ebnon kulmin e suksesit t\u00eb tij, duke fituar disa \u00e7mime. Bashk\u00eb me filmin, nj\u00eb vend te r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e tij z\u00eb edhe muzika, t\u00eb cil\u00ebn e kishte nisur q\u00eb n\u00eb fillimet e viteve \u201970, me krijimin e grupeve t\u00eb para muzikore. Ai ka qen\u00eb p\u00ebr tre vjet i martuar me aktoren me t\u00eb famshme t\u00eb Hollivudit, Anxhelin Zholi. Menj\u00ebher\u00eb pas ndarjes n\u00eb paqe me aktoren, Billi do t\u00eb b\u00ebnte martes\u00ebn tjet\u00ebr, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb, Bellen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Marko Caka: &#8211; Zoti Bill, s\u00eb pari, ju fal\u00ebnderoj q\u00eb pranuat t\u00eb jepnit nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Billy Bob Thorton: <\/strong>&#8211; Oh, ju lutem, edhe p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb me an\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs suaj, m\u00eb jepni mund\u00ebsi t\u00eb flas me lexuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E njihni Shqip\u00ebrin\u00eb? Dini ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb di. Kam d\u00ebgjuar se jan\u00eb nj\u00eb popull i vuajtur, por shum\u00eb i dashur dhe bujar. Di q\u00eb edhe v\u00ebllez\u00ebrit Belushi jan\u00eb shqiptar\u00eb dhe me shpirt humori. I ndjeri Xhon Belushi ishte ikona e brezit ton\u00eb; me humorin e tij, ai u dha gjith\u00e7ka amerikan\u00ebve. Ishte nj\u00eb aktor i madh! M\u00eb vjen keq q\u00eb t\u00eb tilla talente t\u00eb rralla u mungojn\u00eb amerikan\u00ebve dhe ekraneve tona. P\u00ebr t\u00eb, mund t\u00eb flas\u00eb edhe miku im Kenky Fridman, i cili ka jetuar m\u00eb shum\u00eb pran\u00eb tij. Xhoni ka qen\u00eb nj\u00eb nga frym\u00ebzuesit e tij n\u00eb karrier\u00ebn si humorist.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Vijm\u00eb te familja juaj. Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jetoj n\u00eb Beverly Hills, n\u00eb Los Anxhelos, bashk\u00eb me gruan dhe vajz\u00ebn time, Bellen. Vajza \u00ebsht\u00eb jeta ime dhe m\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrkushtohem m\u00eb shum\u00eb asaj. M\u00eb p\u00eblqen kur q\u00ebndroj pran\u00eb saj dhe dua t\u00eb luaj me t\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dashur me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju keni qen\u00eb i martuar me Anxhelin Zholi e cila, kuptohet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e njohur edhe p\u00ebr ne. \u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr t\u00eb ju, q\u00eb e keni njohur nga af\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Anxhelina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktore e madhe, por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb grua shum\u00eb e mir\u00eb dhe me shpirt t\u00eb madh. Kur u njoh\u00ebm s\u00eb bashku, ajo nuk ishte aq e famshme, nd\u00ebrsa un\u00eb isha shum\u00eb i famsh\u00ebm. Lidhja jon\u00eb e ndihmoi m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb afirmonte talentin e saj t\u00eb madh, por edhe t\u00eb tregonte shpirtin e saj human, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe komuniteteve. Ajo \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e vendeve t\u00eb varf\u00ebra dhe kontributi i saj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. P\u00ebrsa i p\u00ebrket lidhjes, ne u ndam\u00eb se donim t\u00eb b\u00ebnim jet\u00ebn ton\u00eb, por edhe ajo donte t\u00eb ishte m\u00eb e lir\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb nuk e kemi urryer nj\u00ebri-tjetrin. Pra, vazhdojm\u00eb t\u2019i respektojm\u00eb familjet tona. Un\u00eb ndjehem shum\u00eb i lumtur me zgjedhjen time, me gruan e tanishme dhe me vajz\u00ebn q\u00eb e dua shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Mendoj se edhe Anxhelina e do shum\u00eb familjen e saj t\u00eb madhe, bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj, Bradin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A jeni penduar p\u00ebr ndarjen me t\u00eb dhe a ju mungon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk ka arsye, se ne kemi vendosur me d\u00ebshirat tona; nuk mund t\u00eb vazhdonim m\u00eb s\u00eb bashku. Edhe njer\u00ebzit at\u00ebher\u00eb shpreheshin se nuk e meritoja t\u00eb q\u00ebndroja me t\u00eb, pasi kishim shum\u00eb dallime nga nj\u00ebri-tjetri, pak a shum\u00eb, mosp\u00ebrputhje karakteresh. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ishim bashk\u00eb, e donim shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, edhe Anxhelin Zholi ka th\u00ebn\u00eb se ju \u201ckeni nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe dhe t\u00eb bukur, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qesh\u00ebsh derisa t\u00eb t\u00eb dhembin brinj\u00ebt\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E fal\u00ebnderoj p\u00ebr komplimentin e saj dhe shpresoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim ta ket\u00eb edhe tani, madje e kam shkruar edhe n\u00eb librin e fundit t\u00eb autobiografis\u00eb sime. N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb un\u00eb kam kam qen\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb ne i respektojm\u00eb vlerat e nj\u00ebri-tjetrit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr humorin, po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb i p\u00eblqej shum\u00eb batutat. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime dhe i jetoj kudo q\u00eb shkoj dhe n\u00eb \u00e7do moment. Po t\u00eb jetosh mes njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb gjesh shum\u00eb dhe nuk do t\u00eb ndahesh nga batutat, gj\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb ka munguar. Pastaj, Anxhelina ka jetuar tre vjet me mua, e ka ndjer\u00eb n\u00eb \u00e7do momemt humorin tim dhe k\u00ebshillat e mia, t\u00eb cilat e ndihmuan p\u00ebr karrier\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebt\u00eb e konfirmova edhe gjat\u00eb fjal\u00ebs suaj n\u00eb eventin special n\u00eb rrethin e miqve njujorkez\u00eb, kur \u00e7do fjali kishte nj\u00eb batut\u00eb dhe njer\u00ebzit nuk pushonin s\u00eb qeshuri&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>E v\u00ebrtet\u00eb. Edhe ju tani q\u00eb keni shum\u00eb pak koh\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, besoj se i doni batutat e mia! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sigurisht q\u00eb po. Zoti Bill, ju keni qen\u00eb nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm n\u00eb filmin tuaj \u201cSling Blade\u201d, ku jeni vler\u00ebsuar me shum\u00eb \u00e7mime. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit! Ai film mbetet nj\u00eb nga arritjet e mia n\u00eb kinematografin\u00eb e Hollivudit, e cila ndikoi dhe n\u00eb rolet e tjera me artist\u00ebt Penelope Kruz, Mat Dilan dhe Kenju Rivs. Un\u00eb jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb pas muzik\u00ebs, pjes\u00eb e jet\u00ebs sime u b\u00eb edhe kinematografia. Tani po u jap m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi skenareve t\u00eb filmave dhe librave q\u00eb shprehin edhe humorin tim. Humori \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam n\u00eb gjak dhe m\u00eb shoq\u00ebron kudo q\u00eb shkoj. Pastaj, ne amerikan\u00ebt e duam shum\u00eb humorin dhe jemi nj\u00eb popull gazmor q\u00eb \u00e7do gj\u00eb duam ta marrim me t\u00eb qeshur dhe jo seriozisht. Me Nju Jorkun m\u00eb lidhin shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb karrier\u00ebs sime ku k\u00ebrkoja fam\u00ebn dhe ky vend ishte nj\u00eb pik\u00eb referimi i sukseseve t\u00eb mia.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb vendlindjen time thon\u00eb: \u201cBuz\u00ebqesh gjithmon\u00eb, edhe n\u00ebse nj\u00eb buz\u00ebqeshja jote \u00ebsht\u00eb e trishtuar\u201d. Banor\u00ebt e qytetit tim jan\u00eb t\u00eb dalluar p\u00ebr humorin dhe batutat e tyre. Qyteti nuk jeton dot pa to. Sa q\u00ebndron kjo p\u00ebr vendet e tjera?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, e sakt\u00eb se pa buz\u00ebqeshjen, njeriu nuk jeton, por k\u00ebt\u00eb e themi edhe ne amerikan\u00ebt dhe besoj se edhe n\u00eb vendet e tjera. Si quhet vendlindja juaj? Ia vlen t\u00eb m\u00ebsosh vendet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur shpirt\u00ebrisht pas humorit&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Quhet Shkod\u00ebr dhe ndodhet n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend me bukuri t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb laget nga deti, liqeni dhe lumenj. Atje, jeta pa humor, nuk ka kuptim!<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Uau, ia vlen ta eksplorohet! Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend interesant, meqen\u00ebse jeton me batutat dhe kjo tregon se njer\u00ebzit din\u00eb t\u00eb shmangin stresin e dit\u00ebs me humorin e tyre. Mbase k\u00ebtu ndikon edhe natyra e saj e rrall\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin mendim kam edhe p\u00ebr britanik\u00ebt, sidomos irlandez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb n\u00eb gjak humorin q\u00eb e jetojn\u00eb n\u00eb \u00e7do moment. Prandaj edhe buzeqeshja \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb e bukur q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb jet\u00eb. Me vjen mir\u00eb p\u00ebr qytetin tuaj q\u00eb e trash\u00ebgon k\u00ebt\u00eb motiv; \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebndet p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet sepse jeta ka shume dallg\u00eb dhe probleme q\u00eb njeriu duhet t\u2019i kap\u00ebcej\u00eb vet\u00ebm me humor. Prandaj edhe njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb humor, jan\u00eb me sh\u00ebndet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka p\u00ebr lexuesit shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb vij shum\u00eb shpesh n\u00eb Nju Jork dhe m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb m\u00ebsoj m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Kam d\u00ebgjuar fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull, prandaj, pse jo, n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb shkruaj di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb filmat e mi t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shum\u00eb faleminderit, zoti Thornton! <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit edhe juve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Nju Jorkut, ne Manhatan, aktori dhe skenaristi i famsh\u00ebm hollivudian, Billi Bob Thornton, do t\u00eb organizonte nj\u00eb event special p\u00ebr miqt\u00eb dhe gazetar\u00ebt e shou bizit. Ashtu, me natyr\u00ebn rebele dhe me nj\u00eb humor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai do t\u00eb miq\u00ebsohej shum\u00eb shpejt edhe me ata q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[210,211,209],"class_list":["post-1413","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kinema","tag-billy-bob-thorthon-ne-filmat-e-mi-te-ardheshem","tag-do-jete-shqiperia","tag-interviste-ekskluzive-me-aktorin-dhe-skenaristin-e-famshem-hollivudian"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1413\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}